Moikom Zeqo mëkon “Pak dritë mbi enigmën e kulturës së lashtë shqiptare”

Në një publikim të datës 21 Shtator 1994 në gazetën “Koha Jonë”, poeti, shkrimtari, studiuesi, publicisti dhe arkeologu, Moikom Zeqo, sjellë një rivlerësim të trajtimit të hershmërisë të shqiptarëve në publikimet e bëra. Në shkrimin me titull “Një dorëshkrim i vjetër për shqiptarët dhe Durrësin” dhe nëntitull “Pak dritë mbi enigmën e kulturës së lashtë shqiptare”, ai i referohet një romani poetiko-kalorsiak, “Florimont”, vepër e poetit të quajtur Aimmon De Varennes, shkruar me sa duket në vitin 1188. Romani prej 13.680 vargjesh është një përzierje e habitshme e mitologjisë dhe historisë që ka për subjekt bëmat e Florimontit, birit hero të dukës së Durrësit, të quajtur Matakas. Baba i dytë i Florimontit u bë mësuesi i ditur durrsak, Flokar. Qasja e Moikom Zeqo në këtë trajtim është një pretendim i tij se emri i Shqipërisë mesjetare del për herën e parë në librat e kronistëve bizantinë si Mihail Ataliati dhe Ana Komnena, në shekujt XI-XII, në formën Alvanoi, Alvania. Dorëshkrimi grek i vjetër, i shfrytëzuar nga poeti Aimmon na jep të drejtën, që të kërkojmë një kufi shumë më të hershëm të emrit të “tokës së Shqipërisë”, (Albanisë), se sa shekulli i XI e XII.

Në mbyllje të këtij shkrimin, Moikom Zeqo shpreh siguri se dorëshkrime të vjetër ruajnë shumë enigma shqiptare të mrekullueshme për të ardhmen.

Albert Vataj

Një dorëshkrim i vjetër për shqiptarët dhe Durrësin

Pak dritë mbi enigmën e kulturës së lashtë shqiptare

Në gazetën “Drita” më 4 shtator 1988 botova shkrimin “Shekulli i XII: Tema shqiptare në një roman në vargje”. Ishte fjala për romanin poetiko-kalorsiak, me dhjetëra mijëra vargje, në frëngjishten e vjetër, “Florimont” vepër e poetit të quajtur Aimmon De Varennes, shkruar me sa duket në vitin 1188.

Për këtë roman kanë bërë hulumtime edhe profesor Ruzhdi Ushaku nga Ulqini, si dhe profesor Mahir Domi. Më 1989 kërkova nga një studiuese gjermane të hulumtonte në Universitetin e Getingenit për librin e botuar në këtë qytet, më 1932, nga frankofoni Alfons Hilka për romanin “Florimont”, ku përfshihej tërë teksti në frëngjishten e vjetër, si dhe analiza filologjike, diakronike dhe sinkronike e kësaj vepre tepër të rrallë. Studiuesja (Helga Stein) ma dërgoi gjithë librin të fotokopjuar – që e konsideroj nga gjërat më të çmuara të bibliotekës time.

Kush është Aimmon De Varennesi?

Studiuesit mesjetarologë thonë, se Aimmoni, qe francezi lindur në Ballkan, në Greqi. Prindërit i kish me origjinë nga krahina e Lionit, të Francës.

Ka udhëtuar shumë nëpër Ballkan e ka gjasa edhe në Durrës. Më pas u vendos në kështjellën Chatillon, pranë lumit Azurgue, afër Lionit, ku përfundoi edhe romanin nga viti 1188.

Romani prej 13.680 vargjesh është një përzierje e habitshme e mitologjisë dhe historisë e ka për subjekt bëmat e Florimontit, birit hero të dukës së Durrësit, të quajtur Matakas. Baba i dytë i Florimontit u bë mësuesi i ditur durrsak, Flokar, që sipas Ushakut është një emër i përbërë shqip, (flokë dhe ar, pra, Flokëarti).

Për subjektin dhe shtjellimin artistik kemi folur në shkrimin tonë botuar në “Drita”. Këtë herë dua të tërheq vëmendjen në një fakt jashtëzakonisht interesant për kulturën shqiptare në përgjithësi.

Në vitin 1893, studiuesi J.Psichari ka botuar në revistën autoritative filologjike “Romania”, vëllimi XXII në faqet 158-163, tezën “Le roman de Florimont: contribotion a l’historie – litteraire etude des mots grecs dans ce roman” (“Romani Florimont: kontribut për historinë e letërsisë – studim për fjalët greke në këtë roman”). përmbajtjesore e romanit, se ngjarjet kanë të bëjnë me historinë e Filipit, babait të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, në shekujt V-IV para erës sonë, kur legjendat për Aleksandrin e Madh bëhen të zakonshme e kanë një lloj ringjallje intelektuale e mitike.

Etydi i Psicharit është dimensionuar në lidhjet filologjike, të glosave greke, që kanë ndikuar dukshëm te vepra e Ammionit, çka shpjegon lindjen dhe jetën e tij në mjediset greke e ballkanike, si dhe një problem të mirëfilltë shkencor të shkallës së  greqizmave në frëngjishten e vjetër, në kontekstin e pjesëmarrjes në kryqëzatat, ku francezët mesjetarë luajtën rol të dukshëm dhe të raporteve me greqishten bizantine, më saktë, me vetë shtetin bizantin të kohës.

Po Psichari na kumton një dëshmi me vlerë historike të dorës së parë, se poeti Aimmon ka shfrytëzuar për romanin e tij në frëngjisht një “dorëshkrim të vjetër grek, legjendën dhe historinë e Florimontit”, pra, një tekst më të hershëm, një bazament grek për romanin e tij, që në fakt e ka adaptuar në frëngjisht, ose e ka përkthyer në mënyrë krijuese dhe të lirë.

Ndërsa dorëshkrimin e ka gjetur në një qytet grek, legjendën e Florimontit e ka dëgjuar me veshët e tij dhe e ka mbledhur vetë. Aimmoni është kështu një poet, i cili paraprakisht njeh tekstet e lashta, i shfrytëzon, po edhe si të thuash është një mbledhës folkloripër legjendën, që lidhet me  Durrësin dhe subjektin shqiptar të trimit Florimont, bir i Matakës.

Çfarë përfaqëson ky dorëshkrim i rëndësishëm? Padyshim, që ka qenë më i vjetër se sa shekulli i

XII. “Florimont” në Getingen 1932 faqe CXLII) flitet për legjendën shqiptare, për gjyshin dhe babain e Florimontit, të cilët, (sipas dorëshkrimit) nga një mal i lartë me emër Eleneos shikonin “la terre d’Albanie” (“tokën e Shqipërisë”).

Në këtë dorëshkrim mali Eleneoskthehet në frëngjishten e vjetër në ekuivalencën “montaigne flourie” (“mal i lulëzuar”). Këtë aspekt e ka kapur dhe Alfons Hilka dhe R. Ushaku dhe mendojnë se emri Eleneos në greqisht do të thotë të njëjtën gjë.

Këtu e ka bazën konceptuale dhe krijimi i antroponimit Florimont. Po me një nuancë të re kuptimore nga oronimi Eleneos. Florimont zbërthehet në ekuacionin Flor del mont, në kuptimin “Lulja e malit”, ose lumal, në aspektin e rëndomtë të përgjithshëm, që në këtë rast është personalizuar si emër i përveçëm. Se nuk mund të përcaktojmë sot, gjeografike, poshtë Jugut të Shqipërisë.

Historianët antikë, që nga Homeri përmendin malet e Meqenëse, emri i Shqipërisë kultizuar, madje dhe një mal të tillë përmendet si “Albania” ne gjithashtu mund të vëmë në spikamë se ky emër lidhet me shekullin e II të erës sonë në hartën e Ptolemeut, gjeografit dhe eruditit të Aleksandrisë, me emrin e qytetit ilir të Albanopolit në këtë hartë antike.

Dihet, që mbas antikitetit të vonë (shekulli i VI i erës sonë) krishtërimi i fetarizon edhe subjektet dhe temat dhe emrat e nuk i pranon legjendat pagane të mirëfillta dhe duke patur parasysh, se tema e romanit “Florimont” nuk ka një zotërim dhe një konvertim të plotë të krishtërimit në subjekt dhe në frymën e veprimit të aventurës mund të shtojmë, se dorëshkrimi paraprak në greqisht i ka takuar periudhës së antikitetit të vonë. Pra, është tepër i lashtë për subjektin e mesjetarizuar dhe të kthyer në një epos kalorësiake.

J.Psichari shënon gjithashtu, se poeti Aimmon emrin Florimont e ka përkthyer nga emri Eleneos. Ndërsa po e shkruaja këtë shënim më ra në dorë një artikull i F. Novatis “Nouvelles recherches sur le “Roman de

Florimont”, botuar më 1891) në “Revue des langues romanes” Serie 4, t.V. Nga ky studim mësojmë se Aimmon De Varannes e ka kompozuar poemën romaneske dhe epike në bregun e lumit Azergues, në ishullin Barbe, ku janë edhe gërmadhat e kështjellës Varannese. Mbas vitit 1188 ka gjasa që poeti të ketë vdekur.

Dorëshkrimi i tij është shumëfishuar në disa variante dhe këto gjenden sot në biblioteka dhe antikuariume në Paris, Montepelje, Torino, Venedik etj.etj.

Botimi integral i varianteve, (që kanë ndryshime) do të ishte një nismë shkencore e rëndësishme për të kuptuar më mirë këtë vepër. Interesante është gjithashtu të thuhet, se personazhi, më saktë kryeheroi i romanit, princi shqiptar i Durrësit Florimont, nga romani i Aimmonit parapëlqehet dhe bëhet i tillë edhe në romane pranë Dodonës së thesprotëve të kalorsiake dhe krijime poetike të Pirros së Madh.

  1. Ushaku mendon, se përkthimi në shqip i antroponimit Florimont si “Lulja e malit” është më afër të vërtetës se sa përkthimi si “Lulja e botës” se fjala frënge mont, mode, ka edhe kuptimin e përgjithësuar të botës. Nga subjekti i romanit shohim qartë, se gjeografia e veprimeve janë hapësirat maqedonike të Filipitdhe të Aleksandrit, hapësirat e Durrësit dhe të Italisë së Jugut. Kurse hapësirat e Greqisë ishullore dhe të mirëfilltë gati nuk përmenden.

Pra, hapësira vepruese e legjendës dhe artit të romanit janë vise, që lidhen me Shqipërinë antike dhe mesjetare, me raportet e shqiptarëve me fqinjët. Hilka ka vënë në dukje, se nëna e Florimontit quhej Edoria, emër ky persian, që rrjedh nga edorlule, (frëngjisht Florie). se ky Fjala “Eleneos” mbetet e errët në kuptimin e sotëm, në kuptimin leksikor është mjaft e rrallë.

A është një dorëshkrim i greqishtes helenistike, d.m.th. i periudhës së mesme të shekujve. Në dorëshkrimin e vjetër të III-IV para erës sonë, apo i shfrytëzuar nga Aimmoni, po edhe antikitetit të vonë (i shekujve IV-V në një dorëshkrim tjetër të të erës sonë)? shkruar në prozë në frëngjishten. Duke u nisur nga e dhëna mesjetare, (shih Alfons Hilka) kemi kështu një lojë etimologjike, emri i së ëmës përkon me emrin e të birit deri diku. Kurse emri i babait Matakas lidhet me fjalën shqipe mat, d.m.th. breg lumi. Emri tjetër Flokar (Floquart), si dhe emri i një heroi tjetër të romanit Medon janë shqip.

Post Scriptum autorëve të tjerë. Pra, lëviz në subjekte të tjerë, është një personazh i shumëfishtë i aventurave të reja; Kjo dukuri letrare është e pashembullt dhe tregon influencën e veprës prej pionieri të Varannesit.

Është thënë në shkencën historike se emri i Shqipërisë mesjetare del për herën e parë në librat e kronistëve bizantinë si Mihail Ataliati dhe Ana Komnena, në shekujt XI-XII, në formën Alvanoi, Alvania. Dorëshkrimi grek i vjetër, i shfrytëzuar nga poeti Aimmon na jep të drejtën, që të kërkojmë një kufi shumë më të hershëm të emrit të “tokës së Shqipërisë”, (Albanisë), se sa shekulli i XI e XII.

Mjerisht kërkimet në arkivat e huaja kanë mbetur pezull dhe studiuesit shqiptarë dhe të huaj të mesjetës së hershme nuk kanë bërë kërkimet adekuate për këtë çështje që ne shtjelluam.

* Jemi të sigurt se dorëshkrime të vjetër ruajnë shumë enigma shqiptare të mrekullueshme për të ardhmen.

Moikom Zeqo

SHKARKO APP