Horoskopi ditor, e Mërkurë 3 Korrik 2024

Do të ktheheni në qendër të vëmendjes, por vetëm nëse do të tregoheni realisht të bindur për zgjedhjet e ndërmarra gjatë ditëve të fundit, sidomos lidhur me financat dhe marrëveshje të ndryshme. Në dashuri, parashikohen disa dyshime të cilat do ju shqetësojnë dhe do ju bëjnë të pasigurtë. Bëni kujdes me fjalët.

Demi

Gjatë kësaj dite duhet të kaloni pengesa të reja, të cilat do ju lejojnë që të besoni në vete dhe kapacitetet tuaja, por duhet të keni kurajo që të ndiqni intuitën tuaj, pavarësisht mendimeve të të tjerëve. Në dashuri do të jeni shumë pozitiv, ku parashikohen takime dhe rikthim pasioni.

Binjakët

Mos jini shumë konfliktual, pasi adresimi i ankthit në dashuri apo familje nuk do të jetë aspak i frytshëm. Rigjetja e paqes dhe qetësisë është më se e mundshme, por duhet të jeni të gatshëm që të pranoni edhe ndonjë kompromis.

Gaforrja

Mos kini frikë të guxoni më shumë në vendin e punës, pasi në këtë moment do të keni mundësinë që të tregoni hapur kapacitetin tuaj. Dita do të jetë mjaft me fat për dashurinë dhe zyrtarizimin e një historie që zgjat prej kohësh. Këshillohet që të jeni më të kujdesshëm me shpenzimet.

Luani

Duhet të jeni më të vendosur në organizimin e punës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrini të optimizoni më mirë kohën tuaj me familjen, miqtë ose partnerin/en. Do të jeni të impresionuar nga sjellja e një bashkëpunëtori tuaj.

Virgjëresha

Kjo është një ditë e cila favorizon riorganizimin e të gjithë projekteve tuaja, lidhur me një punë të rëndësishme. Në dashuri mos jini shumë impulsiv ose xheloz.

Peshorja

Po merrni garanci të rëndësishme një këtë periudhë, ku në vendin e punës parashikohen mundësi shumë të mira për të mbyllur negociata të rëndësishme. Në dashuri do të jeni të qetë dhe të sigurtë në veten dhe ndjenjat tuaja. Nuk përjashtohet edhe zyrtarizimi i një raporti.

Akrepi

Mos u dorëzoni, pasi ndonëse duke u përballur me të papritura, do të keni mundësinë që të fitoni sfida të rëndësishme dhe të përmbyllni të gjithë ato çështje të cilat i keni zvarritur prej kohësh. Horoskop i kësaj dite parashikon një fat të madh sa i takon takimeve.

Shigjetari

Kjo është një ditë mjaft e rëndësishme për të pushuar dhe për të sistemuar të gjitha çështjet e mbetura pezull në dashuri, por mundohuni që të mos tregoheni shumë konfliktual. Gjatë kësaj të mërkure, mund të vlerësoni siç duhet propozime interesante në vendin e punës.

Bricjapi

Kjo javë është mjaft interesante për të bërë investime të reja dhe për të nisur të ndërtoni të ardhmen tuaj profesionale. Duhet të jeni të gatshëm për tu përballur me disa diskutime me të afërm apo kolegë kokëfortë. Mundohuni të tregoheni sa më diplomatë, në mënyrë që të shmangni tensionet jo produktive.

Ujori

Mos u tregoni shumë të ngurtë në vendin e punës, pasi sjellja juaj mund të bezdisë bashkëpunëtorët tuaj dhe të krijojë vonesa të pakuptimta. Sa i takon dashurisë, duhet të tregoheni më të kuptueshëm në raport me partnerin/en. Kjo gjë vlen sidomos nëse së fundmi keni patur probleme me komunikimin.

Peshqit

Do të befasoheni nga një përgjigje që nuk e prisnit, e cila mund të ndryshojë plotësisht një projekt të ri. Në dashuri do të rikthehet romanticiteti dhe kjo, pasi më në fund iu është rizgjuar dëshira për të dashuruar. Në mbrëmje nuk do të mungojnë mundësitë e mira

SHKARKO APP