I drejtoi gishtin e mesit juventinëve, tifozët bardhezi kërkojnë heqjen e yllit të Contes

Një grup tifozësh të Juventusit nuk duan që në selinë e klubit bardhezi të ruhet ylli vlerësues për trajnerin e Interit, Antonio Conte. Pas ofendimeve dhe provokimeve dje në mbrëmje mes teknikut të zikaltërve dhe drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”, disa ultras bardhezi kanë kërkuar që klubi të heqë nga muzeu i tij yllin e meritave dhe sukseseve të Contes si lojtar dhe trajner i Juventusit.

Gishti i mesit i treguar dje ndaj Juventusit është konsideruar si një shenjë fyerjeje ndaj tifozëve dhe klubit. Megjithatë, klubi italian nuk ka vendosur të shprehet për propozimin në fjalë.

“Ai nuk e meriton yllin në stadium, duhet t’i hiqet”, shkruajnë në rrjetet sociale disa tifozë fanatikë të “Zonjës së Vjetër”. Edhe pse kontributet dhe sukseset e Contes për Juventusin nuk mund të mohohen, fakti që ai drejton rivalin e përjetshëm të bardhezinjve, Interin dhe sjellja e mbrëmjes së djeshme e ka kthyer atë në një armik për ekipin torinez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?