Ilir Daja: Nuk e tregoj strategjinë tonë, ndaj BATE ishte sukses historik

Ilir Daja ka folur pas suksesit 4-1 në ndeshjen e parë ndaj BATE Borisov, që afron me kalimin për në grupet e Conference League.
“Kjo fitore i shkon Lindon Emërllahut, sepse dje është operuar, është pika jonë e fortë. Fitorja shkon për tifozët e Suharekës, të Kosovës. Në pjesën e parë kemi pasur tri katër raste me portierin dhe kemi marrë një gol, futbolli i ka këto, nga një ekip që ka më tepër përvojë se ne, ka lojtarë shumë të mirë. Nëse e shtrijmë përgjatë 90-minutëshit, e kemi dominuar, me lojë gola dhe raste.
Duhet të kishim shënuar më shumë gola. Gjithsesi, rezultati 4-1 përballë një kundërshtari me përvojë, me të gjithë këto element, është fitore e madhe. Futbollistët e meritojnë një bravo të madhe për të që kanë bërë, një skuadër e një qyteti të vogël, por me zemër të madhe.
Ne, trajnerët, nuk zbërthemi nga ana tekniko-taktike, sepse kemi edhe një ndeshje tjetër. Është sekret profesional, as unë dhe as djemtë nuk mund të tregojmë se kush ishte strategjia jonë.”