Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 09:28 Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE? Botuar në radion gjermane DW- Pak muaj më parë, kryeministri i Malit të Zi tha se “dy vende fqinje përpiqen të bllokojnë anëtarësimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Vendimi për mbylljen e TikTok shkon në Gjykatën Kushtetuese

Vendimi për mbylljen e TikTok shkon në Gjykatën Kushtetuese

Aktualitet
E martë, 25 Mars 2025 16:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion gjermane DW-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vendimi i qeverisë shqiptare për mbylljen e platformës TikTok për 12 muaj do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Organizata të medias e shoqërisë civile dorëzuan kërkesën.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 13 minutash
Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit ...

Para 22 minutash
Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 1 ore

Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, Birn Albania dhe Qendrës për Fuqizimin Ligjor dorëzuan të martën (25.03.) kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e TikTok.  Qeveria shqiptare vendosi më 6 mars të mbyllë platformën e njohur. ‘’Vendimi për mbylljen totale të TikTok është hap ekstrem dhe i pajustifikuar që shkel lirinë e shprehjes, të informimit dhe liritë ekonomike të qytetarëve” – u shpreh Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj, përpara godinës së Gjykatës Kushtetuese. Sipas Myzyrajt legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte ‘’një precedent të rrezikshëm të censurës digjitale, që mund t’i hapte më pas rrugën edhe mbylljes së rrjeteve të tjera sociale”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndalimi i aplikacionit u argumentua në vendimin e qeverisë në Shqipëri me pretendimin se përmbajtja e pakontrolluar mund të sillte efekte negative mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve. Avokati, Franc Terihati, njëherësh drejtues i Qendrës për Fuqizimin Ligjor u shpreh se mbyllja duhet të ishte masa e fundit. ‘’Parimet dhe të drejtat mund të kufizohen vetëm në bazë të interesit publik, kjo nuk provohet me fakte në VKM. Edhe nëse ndodh cënimi i interesit publik, kufizimi duhet të ndodhë në mënyrë të kufizuar” – u shpreh avokati.

Pretendimet e opozitës për censurë parazgjedhore

Fill pas vendimit të qeverisë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, i kërkoi kompanive të internetit, të marrin  masa për bllokimin e aksesit në Tik tok në territorin shqiptar. Kjo përfshinte bllokimin e adresave IP përkatëse dhe serverëve DNS të lidhur me aplikacionin.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendimi për mbylljen e platformës Tik Tok u mor nga qeveria pas konsultimeve të gjëra me prindër dhe mësues. “Një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike”, shkruante Rama në platfomën X.

Megjithatë Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti këtë veprim censurë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen në muajin maj. ‘’Është një akt hakmarrës i Edi Ramës ndaj kritikave që i bëjnë të rinjtë” – u shpreh kryedemokrati, i cili thirri edhe një protestë kundër mbylljes së Tik tok, e cila u mbajt në sheshin përpara kryeministrisë në 13 mars.

Tik tok-u vijon të përdoret – për fushatë

Një vëzhgim i kryer nga Qëndresa Qytetare, një organizatë që merret me monitorimin e zgjedhjeve parlamentare, ka konstatuar se platforma Tik Tok vijon të përdoret në Shqipëri për qëllime elektorale. ‘’Jo vetëm përfaqësues të opozitës, por edhe drejtues të qarqeve apo kandidatëve potencialë nga Partia Socialiste po e përdorin këtë platformë për të bërë fushatë”, shprehet Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës. ‘’Ata vijojnë ta përdorin këtë rrjet social, për të shpërndarë materiale që i shërbejnë fushatës së tyre, madje duke ndarë edhe video me vetë kryeministrin” – shton më tej Xhemollari. Ai thotë se të gjitha palët po e shfrytëzojnë këtë moment duke qenë se mbyllja e platformës Tik Tok nuk është finalizuar ende e plotë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 13 minutash

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 22 minutash

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 1 ore

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 1 ore

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 15 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.