Agron Duka: Grida, kandidate më e mirë se unë. Humbi për arsye jopolitike
Kohët e fundit një ndër çështjet më të diskutuara ka qënë ajo e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me trafikimin e qenieve njerzore por edhe implikimin e politikës në këtë trafik, është fjala konkretisht për një deputet i cili ndodhet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është dënuar për trafikimin e qenieve njerëzore . A keni ju një koment për këtë lidhur, me atë cfarë ka bërë opozita e cila e kishte si çështje kryesore, betejë kryesore, të politikës së saj në 6 muajt e fundit apo është vetëm nje retorikë e saj deri tani?
Natyrisht që kam koment, nuk besoj se ky ësht një problem që ka ardhur në mënyrë të menjhërshme dhe të papritur, një fenomen që ka filluar ka kohë në politikën shqiptare. Sipas mendimit tim faji bie mbi të dyja palët sepse duke parë si qëllim kryesor fitimin e zgjedhjeve qoftë ato vendore apo parlamentare, filluan të fusin në politikë njerëz që në mënyra të ndryshme mund të mblidhnin dhe vota. Kush janë këto mënyra të ndryshme? Njerëz të fortë me para , pavarsisht nga e kaluara e tyre. Njerëz të tillë u shfrytëzuan si nga PD-ja dhe PS-ja. Si problem sipas mendimit tim, nuk u shfaq sot por ka kohë që ka filluar. Natyrisht është në leverdi të opozitës ta përdorë si argument për vete dhe nuk besoj se është retorik. Faktikisht opozita me veprime konkrete tregoi që po distancohet nga fenomene te tilla te dekriminalizimit, siç ishte rasti i tërheqjes së njerit nga kanditatët e saj dhe me emra konkret përfoli dhe tha… për mendimin tim emra konkretë të njerëzve që ishin si kandidatë për kryetar bashkie të së majtës, por për mendimin tim dua të them që ndoshta gabimi i saj ishte që në ato vende ku ajo mendonte dhe që kishte argumenet të plota, që kishte njerëz me rekorde kriminale nuk duhet të tërhiqte kandidaturat e saj. është e kotë shpresa , që përballë njerëzve të tillë, të cilët përveç asaj që janë në pushtet, se dihet që e majta tashmë është në pushtet, kanë edhe probleme të tjera si thashë unë, para etj etj dhe hyn tëk këta të fortë, të mbash shpresë të fitosh dhe ta mundësh atë, kurese në rast se opozita do t`i tërhiqte kandidaturat e saj në këto vende ku kishte argumenta të plota nuk do të legjitimonet procesin, këta njerëz tashmë nuk mund të quheshin kryetar bashkie të mirëfilltë.
A ishte opsion, a u diskutua kjo?
Unë kam pasur një mendim të tillë.
E ke shfaqur në partinë tënde apo edhe në koalicion ?
Natyrisht në partinë time, në koalicion nuk kam patuar mundësi, por gjithsesei nuk besoj se kjo nuk është diskutuar qoftë edhe me krerët e Partisë Demokratike. Po sipas meje do të ishte një veprim i zgjuar.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha e ka si një alibi të vetën, si një arsye për humbjen në zgjedhjet e 21 qershorit, pra humbjen e opozitës, a është vetëm kjo arsyeja apo ka disa të tjera që çuan në një humbje në fakt të thellë të Partisë Demokratike në 21 qershor?
Kjo ësahtë një ndër aryset, por nuk është vetëm kjo aryseja, gjithmonë sipas mendimit tim. Një arsye tjetër është edhe ndarja territoriale ku ndarja administrativo territoriale u bë vetëm nga mazhoranca pa pjesëmarrjen e opozitës.
Opozita e refuzoi pjesëmarrjen …
Opozita e refuzoi dhe sipas mendimit tim bëri gabim, sepse nëse opozita kishte si qëllim stratigjik të hynte në zgjedhjet vendore duhet patjetër të merrte pjesë në komision. Përderisa nuk morri pjesë në komsionin dhe pozita, maxhoranca bëri si të dojë, kushdo që të ishte ashtu do të bënte , pra përveç ndarjes administrativeterritoriale bëhet edhe një ndarje sipas leverdive elektorale, atëherë ky ishte një gabim tjetër i opozitës, i lidershpiit të opzitës sipas mendimit tim. Kështu që është një ndër aryset e humbjes. Arsyeja tjetër është edhe ajo që thoni ju dhe ajo që përdor opozita, pra e vërtetë është që në disa nga bashkitë kryesorë, jo në të gjitha , sepse faktikisht unë nuk e di çfarë ndodh në të gjithë Shqipërinë, ka ndoshur kjo që janë përdorur para, janë blerë vota etj. D.m.th lufta nuk ka qenë e barabartë.
Sidoqoftë, a ishtë cilësia e kandidatëve një nga arsyet mendoni ju që çoi në humbjen në disa bashki, psh në Durrës atje ku ju ishit një ndër kandidatët e mundshëm?
Unë kam qenë një nga kandidatët e mundshëm , ndoshta Partia Demokratike duhet të ishte më fleksibël në përcaktimin e marrëdhënieve të koalicioneve dhe të mblidhte sa më shumë drejt vetes aleatët e saj dhe jo të largoheshin siç ishte rasti i PDKsë apo ndonjë rast tjetër sporadik , por gjithsesi për sa i përket pyetjes suaj direkte në mënyrë absolute, them që nuk ishte arsye cilësia e kandidatit sepse cilësia e kandidatit të Pratisë Demokratikë, zonja Duma plotësonte të gjitha kriteret sipas mendimit tim, ishte njeri që vinte me kontribute nga parta demokratike .
Sa kontribute kishte Grida Duma?
Tani , kontributet nuk maten në kohë besoj unë, kontributet maten në cilësi Grida kohët e fundit me aq sa e njoh unë jetën partiake të partisë demokratike, ka qënë gjithë kohës aktive, qoftë në media qoftë edhe brenda Partisë Demokratike, ka dhe funksione brenda partisë, që unë nuk jam në gjendje të them se cilat janë funksionet e saj.
Aktivizimi i saj siç ju po thoni rezultoi të mos ishte i mjaftueshëm, ose kontributi i saj në Partinë Demokratike mesa duket rezultoi të mos ishte i mjaftueshëm, për shkak se kjo është përkthyer në vota kundër në fakt të Partisë Demokratike dhe është fjala për një pjesë ku Partia Demoktratike gjithmonë e ka fituar, është nje pjesë e qytetit bazuar në analiza që janë zbardhur deri tani në media, do të thotë që Grida Duma ka humbur vota fanatike të Partisë Demokratike në Durrës ….
Sipas meje jo . Do më lësh të plotësoj atë që nisa, d.m.th kush është Grida sipas konceptit tim , si e perceptoj unë. Pra siç thashë në kontributin në Partinë Demokratike, me formim akademik, njeri që ka treguar që di të menaxhojë për aq kohë sa ka punuar në strukturat shtetëror, njef jetën politike shumë mirë, kështu që unë mendoj se cilësia e kandidatës të së djathtës në Durrës nuk linte për të dëshiruar, përkundrazi ndoshta po të bëhej një krahasim i tillë me emrin tim unë mendoj që ishte më lart se unë me këto tregues që thamë, përsa i përket asaj që u votua ose jo nga demokratët sic thoni ju, dhe në qytetin e Durrësit, une mendoj që kjo vlen të bëhet një analizë e thellë për çfarë arsye ndodhi humbja në Durrës. Mund të jenë edhe këto që thoni ju , sipas mendimit tim jo, sepse vet faktet tregojnë që aty ka pasur shumë paradokse në zonën elektorale të Durrësit . Për shembull, ju nuk e dini por Durrsi ka disa zona të majta , konfiguracioni i ri i Bashkisë së Durrësit , siç është ishKomuna e Ishmit , ishkomuna e Manxës që janë lehtësisht majtas, tradicionalisht majtas, aty Grida fitoi. Vende ku janë tradicionaisht djathtas siç janë Komuna e Rashbullit, humbi me një sai të madhe votash , apo në zonën e kënetës po ashtu, kurse ne Komunën e Katundit të ri fitoi me shumë pak vota.
Po në qytet?
Dhe në qytet humbi.
Këtu ishte pyetja ime në fakt, te qyteti….?
Unë mendoj, mbështes tezën, që Grida nuk kishte as mundësi financiare të përballonte fushatën krahasimsht me kundërshtarin e saj, i icli hodhi shumë para, sipas meje, nuk është hera e parë që e them që bleu shumë vota, kështu që përballja nuk ishte e barabartë. Po të bëjmë një analizë gjithmonë sipas meje, në të gjitha ballafaqimet publike, mediatike, me analsitë dhe gazetarë të ndryshëm, të cilët e kanë formimin më shumë sesa një votues i nivelit mesatar, apo jo, sepse analistët dinë të bëjnë analiza përtej pikpamjeve politike, gjithmonë Grida përkrahej nga opinioni gazetaresk, ndërsa në të gjitha rastet Dako pothuaj ka hasur probleme në të gjitha ballafaqimet me gazetarët. Ajo ka qënë vetëm në evidentim… Një, dhe e dyta. Si mund të më thoni ju që Dako ishte më mire se Grida pas dy mandateve të konsumuara. të cilët duhet të reflektojnë një votë kundra.
Ky është problemi i Gridës, sepse Vangjush Dako hyri në këto zgjedhje për sa pamë ju u referuat dhe mediave, i sulmuar nga mediat. E kundërta ndodhi me Gridën për të cilën shumë analistë dhanë mbështetje që do të thotë se Vangjush Dako ishte një nga kandidatët që presupozohej të humbiste nga e majta, pra ishte në disfavor, duke marrë parasysh dhe faktine e blerjes së votave si thoni ju ashtu siç thonë edhe të tjerë të manipulimit, ai e fitoi garën ndjeshëm, me rezultat të thellë, që do të thotë se zonja Duma ka humbur më shumë se kandidatët e tjerë demokrat, ka humbur bashkinë për të cilën të gjtihë kishin pritshmëri për fitore…..?
Unë ju thashë që për të nxjerrë konkluzione të sakta , duhet një analizë e vërtet që besoj se Partia Demokratike duhet ta ketë në plan ta bëjë, siç e kemi dhe ne Partia Republikane, megjithëse rezultatet e Partisë Republikane në Durrës dhe në të gjithë Shqipërinë kanë qenë lehtësisht më të mira se në zgjedhjet paralmentare, por gjithsesi duhen bërë me patjetër analiaza. Por mendimi është që kandidatura e Zonjës Duma ishtë një kandidaturë cilësore dhe unë gjithmonë mendoj se pabarazia jo mediatke, por pabarazia financiare në fushatë, blerja e votës në konceptin tim nuk qendron vetëm në atë: të jap 50 mijë lekë dhe më jep një votë, por Dako siç e dini ka shumë nga drejtorët të cilët ai është ndikuar për t`i emëruar, spo i përmend emrat e tyre të cilët kanë shumë punonjës, të cilët u vunë rresht, këtu ka fakte konkrete, partia në pushtet i kërkoi votat, të gjithë administatës dhe njerëzve që i kishte punësuar dhe ky ishte një avantazh për Dakon. Kjo e ndihmuar edhe nga shpenzimet, shpenzimet e Dakos ishin maramëndëse, flitet për qindra mijra euro krahasismisht me shpenzimet modeste.
Në rast se i referohemi blerjes së votës ka paur një betejë…
Ta thashë që unë e konceptoj ndryshe, jo më thjesht të jap 50 nijë lekë të jap një votë , është më komplekse.
E kundërta ndodhi në Vorë aty ku u duk, se Partia Demokratike e kishet të humbur në fakt, për shkak të përqendrimi të të fortë thuajse të gjithë shtetit në Vorë për ta fituar këtë bashki. Në fakt nuk ndodhi. Astrit Patozi e fitoi atë betejë….
Unë gjykoj që Grida hyri në lojë pa pasur ndonjë ekseperiencë, duke menduar që thjesht do të votohet lirshëm , sepse votimet mazhoritare janë shumë të vështira përfshijnë në to edhe ato elementë që thatë ju për Vorën, në Vorë ndodhi ndryshe, sepse kandidati i Vorës ishte ishKryetar i Bashkise dhe kishte një eksperincë shumë të madhe plus pati edhe mbështjtje..
Kishte edhe një konsum ndërkohë…kishte dhe disa akuza ndaj tij..?
Në zgjedhjet mazhoritare ka patur shumë eksperiencë. Pati dhe një mbështeje të fuqishme dhe nuk u dorzuan asnjëherë si Z.Patozi, Z. Mediu etj. Përveç faktit që mesa di unë, nuk besoj se jam i gabuar, diferenca e trashëguar në vota djathtas në Vorë ishte shumë më e madhe se në Durrës, ndërsa në Durrës nuk ka një diferencë të tillë votash e majta me të djathën kështu që megjithëse fotoi Z.Ismaili u ngushtu diferenca e votave, fitoi me një minimim votash, pra dhe atje u rresikua.
Para se të vendoseshin kandidatët për kryetar bashkie ju ishit një ndër kandidatët favorit dhe e shpallët kandidaturën tuaj dhe prisnit miratimin nga Partia Demokratike, në këtë kohë u bën edhe sondazhe, për kandidimin tuaj por edhe për emra të tjerë të Partisë Demokratike, përpara se Grida Duma të ofrohej në këtë garë. Referuar mediave të asaj kohe rezultoi se ju e fitonit këtë garë..?
Sipas sondazheve gjithmonë se sondazhet nuk janë realitet, është e vërtet janë bërë tre sondazhe, dy nga ana ime dhe nje nga Partai Demokratike ku rezultova fitues po u argumentua nga Partia Demokratike dhe nga shumë njerëz të tjerë qoftë dhe analistë politikë, duke qenë se Durrësi është një ndër bashkitë më të mëdha në vend, bashkia e dytë më e madhe në vend , do ishte mirë që kandidatura të ishte e Partisë Demokratike dhe jo e një partie aleate të vogël në thonjëza siç është Partia Republikane. Natyrisht ne në fillim ngulem këmbë, por pastaj në negociata me Partinë Demokratike pranuam që të mbështesnim, madje ne që në fillim thamë që do të mbështesim kandidaturën që do të dal nga e djathta.
Dhe u bë një sondazh tjetër ose disa të tjerë ku u testuan eksponentë ose isheksponentë të Partisë Demokratike në Durrës, të tjerë dolën fitues nga sondazhet ndërkohë Grida Duma erdhi si një suprizë për Durrësin…
Nuk besoj! Nuk e di që mund të ketë dalë ndonjë më mirë se Grida Duma në Durrës brenda Partisë Demokratike.
Mediat kanë shkruar të kundërtën ….?
Nuk e di se çfarë kanë thënë mediat . Unë ju thashë që nuk është një llojë sondazhi me relaitetin, sidomos me realitetet shqiptare sepse sondazhet bëhen në një hapësirë të lirë ku mendohet se njerëzit do votojnë lirë, sepse në fund të fundit mendimiet do i japin të lira sipas metodës që bëhen sondazhet dhe jo nën presion të cilat shtohen me afrimin e fushatës, jo nën presion qoftë ekonomik etj, kështu që fakti tregoi që ndodhi ndryshe. Mendoj që edhe nëse emri im do të ishte pavarsisht sondazheve mund të kishim pothuajse të njeta rezultate që patëm edhe me Gridën.
Ndërkohë keni humbur në Durrës si opozitë edhe në qytete të tjera, në bashki të tjera edhe analiza duket se po vjen shumë vonë, ndërkohë që e majta ka humbur shumë pak bashki dhe ka nisur analizën dhe ka marrë masa për vendet ku ka humbur. Pse jeni kaq të ngeshëm ju zoti Duka në analizën tuaj?
Këtë pytetje duhet t`ia bësh Bashës dhe jo mua. Unë i ngeshëm jam sepse…
Po në Partinë Republikane ka një analizë?
Partia Republikane po bën analiza, gjithsesi mendohet që nga shtatori të jetë më e thellë ndoshta mund të bëjmë edhe ne një rizgjedhje të kryetarve të bashkive në rrethe do fillojmë të identiofikojmë figura për 2017 dhe të jeni të sigurt juve, dhe ja po e deklaroj te televizoni juaj se në 2017, jam apo nuk jam une kandidat për deputet se ajo nuk i dihet, të jeni të sigurt që Partia Republikane do të ketë një numër të konsiderueshëm deputetësh në parlamentin e ardhshëm.
Pra, ka hyrë në një proces riorganizimi Partia Republikane?Patjetër. Besoj se edhe opozita duhet të bëjë të njejtën gjë. Mesa di unë brenda shtatorit opozita do bëjë analizë edhe për vendet përgjithësisht për vendet ku ka humbur, ndoshta do bëjë një farë ristrukturimi, të partisë në këto vende, besoj se do jemi edhe ne të ftuar si aktorë të këtyre fushatave dhe do japim mendimin tonë dhe duke pasur parasysh edhe gjendjen e konomike dhe një farë konsumi që po vjen në rritje të mazhorancës mund të ketë posiblitet dhe mundësi që opozita, gjithmonë duke ditur të punojë jo të bëjë gabime të tilla siç bëri me ndarjen administrative ku e pranoi ndarjen si e bëri mazhoranca dhe hyri në zgjedhjet eklektorale ashtu siç desh mazhoranca por të jetë më e zgjuar atëhërë mendoj se i ka të gjitha shanset, edhe me konceptin e bashkëpunimit dhe jo të përjashtimit të asnjë lloj mendimi kundër njerit apo tjetërit . E rëndesishme është që njerëzit të punojnë në grup. Më vonë pastaj pasi fitohet ka mudnësi sipas kontributit njerëzit edhe të shpërblehen, e kam fjalen gjithmonë në hirarkinë shtetërore . Nëse veprohet kështu është shumë e mundur të fitohet nëse jo mund të vazhdojë e njeta rrugë . E rëndësishme është që popuulli shqiptar ndihet mirë me atë që fiton. Nuk është ndonjë fatkeqësi e madhe që fitoi e majta apo e djathata. Megjithëse konceptet e majtë e djathë sipas mendimit tim janë shumë larg relaitetit. Këtu ka vetëm emra të përveçëm Edi Rama, Sali Berisha, Lul Basha, Fatos Nano.
Ishim duke folur për humbjen brendapërbrenda opozitës?Populli është i kënaqur me votën e tij, padyshim, që është i kënaqur ndoshta ka raste sipas mendimit të tij, në vendt të caktuar në moment të caktuara që edhe populli gabon por gjithmonë është i detyruar të lajë gabimin e tij.
Kryetari i Partisë Demokratike për protesta në shtator, përse i duhen opozitës këto protesta, a ka kohë për protesta dhe a është kjo zgjedhja më e mirë apo i duhet të merret me analizën brenda saj për asryet e humbjes?
Unë besosj se duhen bërë të dyja, paralel edhe analiaza brenda saj për shkaqet e humbjes edhe protesta për arsye se ajo që ju e quajtët retorik por opozita e quan si argument të plotë të saj me emra konkretë, dekriminalizimi i politikës nuk po arrin të bëhet kështu që opzita bashkëngjitur kësaj dhe gjendjes ekonomike e cila duhet ta them për hir të së vërtetës po shkon gjithmonë e më poshtë, i ka të gjitaha arsyet që të bëjë protesta, po gjithmonë këto protesta duhet të jenë të palnifikuara jo të shpeshta që të sjellin lodhje por duhen bërë atëherë kur ka frymë dhe kur populli e ndjen. Në fund të fundit kështu është nuhataja e një lideri, momentin kur duhet ta bëj këtë protestë. Besoj se Basha së bashku me ekipin e tij duhet ti ketë këto eksperienca që të bëjë protesta dhe të jenë efektive për opozitën. Nëse flasim për nuhatje të liderit nuk është se kemi parë rezultate shumë të mira për shkak të nuhatjes së Lulëzim Bashës si lider… E ke fjalën për Lulëzim Basshën . Unë për vete nuk i vë faj Bashës por i vë faj të gjithë ekipit. Nëqoftëse do të vazhohet me këtë mendësi që një parti politike apo një tjetër duhe ta këtë vetëm një njeri besoj se shkojmë në regres dhe jo në progres. Basha i ka të gjithja mundësitë..
Mos ndoshta është Berisha njeriu që komandon ende dhe jemi në një situatë kur nuk mund t`i vëmë faj Bashës…?
Cfarë faji ka Berisha, është anëtar i Partisë Demokratike, udhëheqësi legjendar i Partisë Demokratike, dhe jep mendimet e tij nese mendimet e tij nuk shfaqen pozitive, pra nuk japin rezultat pozitiv atëher është faji i liderit që i percepton si pozitive, dhe i grupit që e shoqëron atë, sipas mendimi tim gjithmonë….
Pra, ju jeni pro këtyre protestave dhe jeni i bindur që do të krijohet frymë..
Nuk është se unë jam pro protestave, natyra ime është nuk është pro protestave, si natyre, unë po të kisha qenë udhëheqësi i një partie opozitare të madhe nuk do ta shikoja si një nga mundësitë për të ardhur në pushtet, si mundësinë kryesore, një nga mundësitë po por ju thashë që duke marë parasysh situatën dhe atë që e ka bërë si kalë betëje opozita dekrimiailizmin i cili nuk u realizua nga mazhoranca sic thatë dhe juve tashmë është mëshuar më shumë edhe nga ndërkombëtarët, ndoshta mendoj se mund të përdorët gjithmonë nëse gjendet fryma në popull duke parë edhe gjendjen ekonomike për të bërë protesta por gjithmonë në momemtin dhe kohën e duhur, protesta të stërgjatuara sipas meje nuk sjellin pozitivitet.
Meqënëse ju po e përmendni kaq shpesh çështjen e dekriminalizimit, meqënesë opozita e ka kauzë të vetën prej disa muajsh. A është kaq e pastër opozita nga elementë me të shkuar kriminale, me rekorde kriminale, është krejt e pastër apo ka edhe ajo gjynafet e veta në këtë pikë?
Nuk di të them, unë ju thashë juve në fillim kur më pyetët për çeshtjen, dekriminializimi nuk u shfaq sot dhe u çudit i gjithë populli shqiptar, ky ka ardhur hap pas hapi duke u përkrahur nga politika në përgjirhësi përfshi këtu të majtë apo të djathtë . Kështu në këtë kontekst as opozita nuk ështëë e pastër. Sepse nëse është e pastër sot nuk është e pastër në të kaluarën e saj , sepse këto njerëzit që erdhën deri këtu për t`i sjellë këta në pushtet , këta të majtët apo të djathtët nuk dolën përnjehë , kurse përsa i përket grupit paralemntar të së dajthës apo kandiatevë për kryetar bashkie unë nuk di të them ashtu sikur nuk mund të them për të majtë. Të më japësh një emër unë nuk kam asnjë se janë marrë me këtë punëë , besoj se të dy krahët politikë, kanë departamente që merren dhe bëjnë investigime dhe japin fakte konkrete. Për mua edhe po të pyesësh për një personazh i cili lakohet kohët e fundit Z. Ndoka, nuk di të them çfarë ka bërë se nuk kam pasur një dosje dhe nuk di asgjë por gjithmonë dëgjoj opinionet e njerëzve komptetentë për këtë punë dhe jam në një mendje me ta besoj se edhe mazhoranca nuk ka se si të ketë kundërshtime kur ka fakte konkrete ose anasjelltas.