Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E diel, 18 Tetor 2026, 22:12 28 të lënduar nga protesta, 14 persona vijojnë të marrin mjekim në spitale Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar informacionin për personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke bërë me dije se vetëm gjatë ditës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia reagon
  • Studentët protestues
  • Arlind Qori
  • Lea Ypi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Selia e PD
  • Komisariati nr.3
  • Dorëheqja e Ramës
  • Rusia reagon
  • Studentët protestues
  • Arlind Qori
  • Lea Ypi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Intervista e Ibrahim Rugovës për “Der Spiegel”, 1989: Serbët vijnë përsëri si hakmarrës

Intervista E diel, 25 Janar 2026 17:43
Intervista e Ibrahim Rugovës për “Der Spiegel”, 1989: Serbët vijnë përsëri si hakmarrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Intervistë e Ibrahim Rugovës për revistën “Der Spiegel”. Ibrahim Rugova, 44 vjeç, profesor i letërsisë në Universitetin e Prishtinës, është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës

“Der Spiegel”: Këtë javë serbët përkujtojnë me pompozitet 600-vjetorin e betejës  së Fushë –Kosovës, në të cilën perandoria mesjetare serbe u mundua nën sulmin e turqve: pritën mbi një milion patriotë serbë. E ndiejnë shqiptarët si provokim këtë festë?

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

12 Tetor 2026, 20:49
Ambasadori Malaj takim me Presidenten e Kosovës: Jemi pranë jush në rrugën drejt BE-së

Ambasadori Malaj takim me Presidenten e Kosovës: Jemi pranë jush në rrugën drejt BE-së

12 Tetor 2026, 15:01

Rugova: Natyrisht, është provokim. Është thjesht një festë shoviniste serbe. Unë do ta pranoja marshimin në qoftë se do të kishim të bënim me një vlerësim kulturor të kësaj beteje të rëndësishme me një vlerësim kulturor të kësaj beteje të rëndësishme për tërë Jugosllavinë.

“Der Spiegel”: Po ka qenë populli serb ai që luftoi atëherë kundër turqve?

Rugova: Ekzistojnë prova të mjaftueshme historikisht që në betejë morën pjesë gjithashtu hungarezë, kroatë, boshnjakë dhe, natyrisht, shqiptarë.

“Der Spiegel”: Por shqiptarët vetëm në anën e turqve…

Rugova: Jo, në anën e princit serb Lazar. Në fund të fundit shqiptarët në vitin 1389 ishin ende të krishterë dhe luftonin gjithashtu islamin. Besimin e myslimanëve ne e kemi marrë nën pushtimin turk. Miti shovinist i Fushë- Kosovës lindi në shekullin e 19-të, pas krijimit të shtetit serb.

“Der Spiegel”: A keni frikë se tani mund të ketë përsëri përleshje të përgjakshme midis serbëve dhe shqiptarëve:

Rugova: Mjafton të mendoni: një milion serbë të nxitur, të cilët do të sistemohen në hotele, pansione, bile edhe në banesa private në të gjithë Kosovën. Do të pihen dhe do të mburren. Një fjalë e gabuar mund të shërbejë si shkëndije në fuçinë e barutit.

“Der Spiegel”: Shqiptarët kanë qëlluar mbi serbët. A përgatiten ata për një luftë civile?

Rugova: Njerëzit nuk shikojnë më rrugëdalje tjetër. Gjatë protestave gjithmonë kështu ndodh: në qoftë se mbeten pa asnjë jehonë, atëherë duhet thirrur me zë më të lartë.

“Der Spiegel”: Po kush duhet t’ju përgjigjet? Presidenca shtetërore jugosllave, qeveria serbe?

Rugova: Përshtypja ime është se në Jugosllavi ka forca, të cilat dëshirojnë pikërisht aksione terroriste në Kosovë. Në qoftë se te ne ka të shtëna, atëherë kjo shërben si justifikim për të rritur represionet. Dhe në qoftë  se rezistenca e shqiptarëve kundër hegjemonisë serbe në vendet e huaja mund të denoncohet si terrorizëm, atëherë mund të mendohet që simpatia ndërkombëtare për çështjen tonë do të humbasë shpejt. Ju mund ta mendoni se kush bën spekulime të tilla.

“Der Speigel”: Ka mundësi që serbët dhe udhëheqësi i tyre, Milosheviq, shpresojnë të kenë dobi nga një ashpërsim i konfliktit. Por, presidenca e shtetit dhe qeveria federative nuk mund të kenë ndonjë interes për një luftë civile.

Rugova: Ndoshta. Atëherë ka arritur kulmin koha për të ndërhyrë dhe për të ndaluar arbitraritetin serb. Pjesë e strategjisë së presionit është madje rehabilitimi i famëkeqit, ministrit të Brendshëm Rankoviq. Me këtë duan ta justifikojnë shtypjen e përgjakshme në Kosovë në të kaluarën.

“Der Spiegel”: Para pak kohësh në Kosovë ishte një delegacion i Parlamentit Evropian për t’u njohur me gjendjen. Delegatët biseduan edhe me Ju. Për këtë shtypi serb akuzoi deputetët, se kishin kërkuar kontakte vetëm me armiqtë e serbëve.

Rugova: E kundërta është e vërtetë. Delegacionit iu ndalua çdo kontakt me njerëzit në rrugë, prandaj ata e ndërprenë para kohe vizitën. Parlamentarët evropianë morën vetëm qëndrimet zyrtare: të mira për serbët dhe të këqija për shqiptarët.

“Der Spiegel”: Në pranverë serbët arritën me forcë të bëjnë një ndryshim të Kushtetutës, e cila u lejon atyre më shumë të drejta në Kosovë. Ju me miqtë tuaj kishit kërkuar një votim të popullit për të. Çfarë rezultate do të kishte dhënë, sipas mendimit tuaj, një referendum i tillë?

Rugova: Për ndryshim do të kishim votuar e shumta 10-15 për qind e zgjedhësve. Populli është në anën tjetër.

“Der Spiegel”: Çfarë ka ndodhur me 10 anëtarët shqiptarë të Kuvendit që votuan kundër kufizimit të autonomisë së Kosovës?

Rugova: Kryetari i Kuvendit, natyrisht një serb, ka kërkuar që këta kundërshtarë të hiqen nga postet e tyre. Së shpejti ata do t’i humbasin mandatet e tyre.

“Der Spiegel”: Çfarë ka ndryshuar në Kosovë që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së re?

Rugova: Në bazë të Kushtetutës janë vënë nën pushtetin qendror serb 5 fusha: policia, planifikimi ekonomik, drejtësia, mbrojtja territoriale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Por, edhe të gjitha fushat e tjera, nën parullën “uniteti i republikës, dominohen nga serbët”.

“Der Speigel”: Çfarë efekti ka kjo?

Rugova: Numri i klasave të shkollës së mesme në gjuhën shqipe reduktohet në mënyrë drastike. Vetëm këtë vit 11 mijë nxënës shqiptarë do të jenë të detyruar ta ndërpresin arsimimin e tyre me përfundimin e shkollës fillore sipas motos: shqiptarët injorantë janë më pak të rrezikshëm.

Der Spiegel”: Sipas njoftimeve të shtypit kroat, janë “izoluar” mbi 200 shqiptarë kosovarë. Ç’do të thotë kjo konkretisht?

Rugova: Qysh prej 33 muajsh ata mbahen pa proces gjyqësor, pa të drejtë për një mbrojtje dhe pa leje vizite nga të afërmit e tyre. Të paktën 245 shqiptarë janë në arrest izolimi: në shumicën e tyre intelektualë, por edhe drejtorë fabrikash dhe specialistë. Disa janë keqtrajtuar rënde në burg. Qëllimi i serbëve është të izolojnë udhëheqës të mundshëm të rezistencës shqiptare. Kur më 1966 Rankoviqi humbi përkrahjen e Titos dhe hoqën pasuesit serbë të Rankoviqit, ata kërcënuan se një ditë do të ktheheshin përsëri si hakmarrës. Tani kjo ndodhi.

“Der Spiegel”: Gazetat serbe pretendojnë se Kosova synon më shumë autonomi për t’u bashkuar me Republikën Socialiste të Shqipërisë.

Rugova. Kjo është një përrallë e vjetër propagandistike. Shumica e shqiptarëve të Kosovës e kanë pranuar plotësisht qenien e tyre në Federatën Jugosllave. Por duhet thënë se në qoftë se do të vazhdojë shtypja, atëherë populli do të kërkojë një rrugëdalje.

“Der Spiegel”: Dhe do të drejtohej?

Rugova: Ose në drejtim të Shqipërisë ose në drejtim tjetër.  Gjatë kohës së Rankoviqit qindra mijëra shqiptarë u arratisën në Turqi. Që nga viti 1981, 20 mijë shqiptarë janë larguar nga atdheu i tyre dhe jetojnë si emigrantë në Perëndi ose në republika të tjera të Jugosllavisë.

“Der Spiegel”: Edhe 40 mijë serbë janë larguar gjithashtu gjatë kësaj kohe nga Kosova: thuhet se janë dëbuar nga shqiptarët.

Rugova: Kjo është gënjeshtër. Natyrisht ka pasur grindje midis familjeve, por kjo ndodh edhe midis shqiptarëve. Në të vërtetë serbët nuk mund të durojnë që të ketë edhe shqiptarë në pozita drejtuese. Ata dëshirojnë të ndalojnë kohën. Pas vitit 1966 ne, shqiptarët, kemi pasur mundësinë të asimilohemi në shkolla dhe universitete (sot 90 për qind e popullsisë di të lexojë dhe të shkruajë) dhe kërkojmë të drejta të barabarta.

“Der Spiegel”: A lejon ende kontradikta midis serbëve dhe shqiptarëve një zgjidhje paqësore?

Rugova: Në qoftë se Serbia do të përpiqet përsëri të shtyp identitetin tonë kombëtar , atëherë do të ketë një kryengritje. Unë vetëm mund të paralajmëroj serbët: edhe ata janë një popull i vogël. Në të kaluarën sa herë që një popull i vogël është përpjekur  luaj rolin e një fuqie në Ballkan, kjo ka përfunduar me tragjedinë e vet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 7 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

2 Flet Erion Braçe për protestat
Para 7 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

3 Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me maska të protestës!
Para 7 orësh

Berisha: “Policia sulmoi selinë e PD, hodhi sasi të mëdha gazi”. Policia: Në PD u strehuan njerëzit me...

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 12 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.