Albano: Dashuria me Rominën, fantastike për aq sa zgjati
A mund të pyes pse me kaq shpejtësi, je i lodhur?
Mund ta themi.
Si ja bën të këndosh live më shumë se një orë, pothuajse dy orë?
E bëj gjithmonë. Për ne është normale.
E di, por si ja bën? Mos ndoshta keni një fermë me vërë?
Unë jam një njeri i egër.
Ka ndikuar e ngrëna bio?
Unë jam i tëri ushtrim i përditshëm, shumë lëvizje fizike dhe kjo ndihmon shumë.
Nuk dua të jem patetike por ishit i jashtëzakonshëm sonte.
Pse e thua këtë?
Sepse ndonjëherë, sidomos ne gazetarët intervistojmë një këngëtar që për ne është i madh dhe mbase, të rrëshqet pak situata nga duart nga emocioni apo emotiviteti.
Po ja del shumë mirë, pa merak.
Faleminderit, atëherë, 20 minuta do rrime këtu kështu që, pije ujin qetësohu pak.Jo, sepse zotëria aty tha që duhet të mbarojmë shpejt prandaj, po më fut pak stres.
Epo kemi impenjime të tjera.
Okay, me të drejtë me gjithë impenjimin që keni, me gjithë koncertet që bëni. Keni edhe 5 fëmijë? Po si ja dilni?
Unë e shpenzoj gjithnjë kohën time në kualitet. Mbase fëmijët e mi do të kenë një sasi të limituar kohe, por kur qëndroj me ta lind kualiteti dhe kur lind kualiteti, të ndihmon te jetosh më mirë?
Po martesa e vajzës suaj? Ju ndihmoi edhe ajo?
Fantastike. Është thjeshtë fantastike.
Ka një thënie këtu tek ne që leket shkojnë tek lekët, mos është kjo një lloj koincidence?
Dëgjo, po ti ku e di a kam para unë?
Atëherë vetëm vajza…Ka gjetur njeriun e duhur.
Unë kurrë nuk ja kam kërkuar dhe kurrë nuk do ja kërkoj. Kam lexuar, siç ke lexuar ti nëpër gazeta qe ky zotëri ka para, por unë kurrë nuk e kam pyetur kush është. Ajo që kam kuptuar është që midis tyre ka një mal me dashuri dhe uroj të rezistojë edhe në pjesën tjetër të jetës së tyre. Paratë janë si femrat ikin dhe vijnë.
Dhe ju mund ta thoni me siguri këtë sepse keni pasur shumë gra në jetën tuaj.
Jo shumë, dy.
Tani unë pyes veten, keni kohë të martoheni edhe një herë të tretë?
Kam dhënë boll kohë.
Tre here?
Një herë.
Pra jeni martuar vetëm një herë dhe Loredana ka qenë vetëm mikesha juaj, në rregull.
Po dhe kemi dy fëmijë të mrekullueshëm. Jo nuk jemi martuar. Nuk kam ndërmend të martohem më. Është e rëndësishme të kesh familje. Martesa është thjeshtë letër, nuk shërbejnë për asgjë. Me këtë nuk po them që të tjerët nuk duhet të martohen. Kush të dojë, te martohet. Vajza ime sapo u martua.
Në të vërtete imazhi i Albano Carrisit për mua..Është një imazh i trashëguar nga prindërit e mi. Mamaja ime më thoshte gjithmonë kur isha e vogël se dashuria ekziston për sa kohë ekzistojnë Albano dhe Romina.
Po, po ka pasur shumë.
Shumë fare ka pasur edhe më shumë diskutime, edhe më shumë kontradikta i kanë thënë gjithnjë gazetat këto.
Ishte fantastike për sa kohë ishte fantastike. Por pastaj, si të gjitha gjërat. Disa situata zgjasin gjithë jetën, edhe përtej jetës, të tjera 30 vjet siç ishte edhe ajo mes nesh…qe nuk janë pak.
Eh,po. Por ju keni të njëjtën energji gjithmonë. Unë jam 35 vjeç, mund t’ju drejtohem me ti?
Po po.
I njoh këngët e tua që kur isha 5 vjeçe. Nuk do ta besoni, isha 5 vjeçe. Burri im është italian dhe më thotë ti dëgjon Albanon, por për brezin tonë, Albanon e dëgjon mamaja ime. Ndërsa këtu në Shqipëri. Nuk është e vërtetë kjo gjë. Këtu e dëgjojnë të gjithë Albanon edhe të rinjtë, shumë të rinj. Edhe nëpër lokale. Ti shkon të hash në një restorant dhe janë në sfond këngët e tua.
Shenjë e mirë apo jo?
Është një shenjë e mirë, sepse je një këngëtar profesional. Sa mirë që nuk dëgjohen komercializma.
Koncertin e parë në Shqipëri e keni bërë kur keni shënuar demokracinë.
Në 1989.
Ju keni shënuar demokracinë me atë koncert. Unë bëra disa intervista më parë me zonja dhe zotërinj që kanë ndjekur edhe koncertin tuaj të parë. Ata mendojnë se kur ju keni kënduar, ti, më mirë jo ju, jo ti. Kur keni kënduar këngën Liberta ju rrëqethej mishi.
Po sonte?
Sonte mendoj që sikur të ishte bërë një marketing më i mirë dhe më mirë do kishte shkuar. Por ata që qëndruan janë ata që ju duan vërtetë dhe sidoqoftë salla ishte plot. Kështu që komplimente ju jeni porta që keni hapur dyert e demokracisë.
Këtë frazë ma ka thënë kur ka qenë i ftuar në shtëpinë time në fermën time, Bamir Topi. Ish presidenti. Dhe ma tha, nuk e di nëse ti e di por, dyert e demokracisë i ke hapur ti. Më dukej pak tepër por më shpjegoi se sapo ka dëgjuar atë këngë u kuptua se diçka duhej te ndryshonte dhe ne fakt ndryshoi.
Po, në fakt jemi në 2016 dhe si e shihni Shqipërinë?
Të rinuar, të zbukuruar, ecën me hapin e kohës dhe falë demokracisë kjo gjë është e mundur.
Mirë, unë për të gjithë ata që ndjekin programin tim do të doja, edhe pse ju në fakt thatë shumë edhe me koncertin, të thotë atë që dëshiron të thuash mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të flas si shqiptar apo si italian?
Flisni si italian.
Dua të them që po eci me këto hapa. Ndihet një energji speciale në këtë komb, një dëshirë për të qenë me kohen, një dëshirë për të thënë edhe ne ekzistojmë dhe gardhi nuk është më prej kohesh. Mbi të gjitha ajo masë emigrimi që ishte në ato vite që e dimë të gjithë tani më duket sikur është zhdukur.
Sipas këndvështrimit tuaj a ka ndryshuar edhe opinioni i italianeve për shqiptarët?
Në çdo vend të botës është e bukura dhe e shëmtuara, në çdo vend të botës ka njerëz të mirë dhe jo të mirë. Ne italianëve prej shumë kohësh na kanë quajtur të gjithëve mafiozë. Mafia ishte patjetër, ndoshta është me siguri edhe tani, por italianët nuk janë mafiozë, ka një pjesë që përqafon atë lloj kulture dhe e çon përpara, por italianët nuk janë mafiozë, ashtu si shqiptarët nuk janë të gjithë ashtu siç i përshkruajnë. Kam njohur shumë njerëz, më shumë se të mirë dhe unë në një gotë shoh pjesën gjysmë plot, jo atë gjysmë bosh.
Dhe unë shpresoj që ky mesazh përveçse tek ne shqiptarët të shkoje edhe në Itali tek italianët.
Po nuk është e nevojshme, e dinë.
E dinë, por e thënë nga një këngëtar i famshëm ka një tjetër kuptim. Po më bën përsëri shenjë zotëria. Më bëri të bëj një intervistë kaq të shpejtë sa nuk e kam bërë kurrë. Kështu që faleminderit.
Se shpejti.
Po, shpresoj në një tjetër koncert tuajin, në ambient të hapur, sepse sot koha nuk ishte në favor.
Po, ishte kundra nesh e vërtete, por fituam gjithsesi. – “Report TV”.