Ambasadori francez: Shqipëria, një vend me mundësi të shumta
Flet ambasadori francez në Tiranë, z.Bernard Fitoussi.
i i vlerësoni ju investimet franceze në Shqipëri dhe cilët janë sektorët kryesorë ku ata kanë investuar?
Prezenca franceze në Shqipëri nuk është në fakt e rëndësishme në fushën ekonomike: stoku i investimevevlerësohet të jetë rreth 84M€ dhe Franca është investitori i 11 për Shqipërinë.
Investimet franceze janë megjithatë shumë cilësore: dy banka franceze janëtë pranishme në Shqipëri (Société Générale dhe Credit Agricole), megjithëse kjo e fundit vendosi të largohej nga gjithë zona e Europës Juglindore, pra së fundmi edhe nga Shqipëria, Morpho prodhon kartat e identitetit dhe pasaportat, grupe të mëdha si GDF Suez, Schneider, Egis kanë zyra përfaqësimi dhe kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë. KLP Industrie është prej 10 vitesh pronare e minierës së Selenicës. Grupi Mazars ka zyrën e vet në Shqipëri prej janarit të këtij viti.
Ne kemi organizuar nëntorin e vitit të kaluar, në Paris, një ditë për të promovuar Shqipërinë në Ubifrance (tani Business France), me praninë e tre ministrave shqiptarë. Më shumë se 40 ndërmarrje franceze ishin të pranishme për t’u informuar rreth potencialeve tëShqipërisë në sektorët e energjisë, transportit dhe teknologjive të reja. Shumë prej tyre kanë ardhur në Shqipëripër të filluar kontaktet, megjithësekjo nuk ështëpërkthyer ende në investime konkrete.
Pas viteve 1990, investimet franceze në Shqipëri kanë qenë të dobëta. Si e shpjegoni ju këtë tendencë?
Është e vërtetë, investimet kanë qenë tëdobëta.
Kjo shpjegohet në thelb me strukturën e ndërmarrjeve industriale franceze. Ne kemi grupe tëmëdha të cilat janëndërkombëtare dhe shumë të zhvilluara në eksport. Këto grupe interesohen për projekte të mëdha dhe kërkojnë tregje të strukturuara mirë.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) franceze eksportojnë akoma pak: ato janë tëtërhequra dhe i frikëson risku. Nga ana e vet, në Shqipëri, më shumë se 90% e ndërmarrjevejanë SME.
Ne na del pra detyrë që të forcojmë bashkëpunimin midis ndërmarrjeve të dy vendeve tona. Ne punojmë për këtë qëllim. Duhet të krijojmë partneritete që kanë në themel besimin reciprok.
Shqipëria është akoma pak dhe keq e njohur në Francë, por puna jonë për ta promovuar thellohet gjithmonë e më shumë. Privatizimet e mëdha të realizuara në Shqipëri kanë tërhequrvëmendjen e grupeve tona të mëdha: Aeroport de Paris (ADP) mori pjesë në tenderin për koncesionin e Aeroportit të Tiranës, prodhuesittanë të çimentosndoqën dhe morën pjesë në privatizimet e fabrikave të çimentos këtu, Electricité de France (EDF) u interesua gjatë privatizimit në 2008 të ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë. Por këto projekte nuk u konkretizuan.
Cilët janë për ju sektorët kryesorë që mund të interesojnë ndërmarrjet franceze këtu. Mund të na citoni ndërmarrje të interesuara për Shqipërinë?
Franca është lider botëror në fushat e aeronautikës, transportit, ndërtimit,financa, industrisësë luksit, bujqësisë dhe produkteve ushqimore. Franca është gjithashtu lider në prodhimin e makinerive dhe pajisjeve, makinave. Ndërmarrjet franceze të inxhinierisë kanë një reputacion botëror.
Markat më të mëdha të produkteve të bukurisëjanë franceze, medikamentet franceze janë të njohura përcilësinë e tyre.
Bujqësia dhe agro-industria: Franca është lider botëror në prodhimin e lëndëve të para (grurë, produkte eterovajore, kafshë dhe shpendë) si dhe produkte ushqimore (produkte qumështi e mishi, verë dhe pije alkoolike).
Në sektorin e zënies dhe transformimit(përpunimit) të peshkut, Franca njihet botërishtpërekspertizën e saj. Kontakte midis profesionistësh francezë dhe shqiptarëjanë marrë tashmë. Kompetenca franceze në sektorin e turizmit është gjithashtu e njohur botërisht. Ne kemi filluar të lançojmë tashmë aksione promovimi, sidomos pas hapjes së linjave ajrore direkte midis Parisit dhe Tiranës nga Adria, ndërkohë që në korrik do tëfillojë edhe Transavia (linjë’low cost’ e Air France).
Dhe për ta mbyllur, produktet franceze janë ende shumë pak të pranishëm nëShqipëri, edhe pse shqiptarët e njohin cilësinë e produktit francez, gjë e cila vërtetohet edhe me shprehjen që ju keni: E ka bërë frëngu, kur një produkt ështëcilësor.
Nga kontaktet që ju keni me ndërmarrjet, si e gjykoni ju klimën e biznesit në Shqipëri gjatë këtyre dy vjetëve (ka përmirësime apo është përkeqësuar) dhe pse?
Klima e biznesit ështënjë element kyç që rrit ose zvogëlon interesin e investitorëve. Bota e biznesit ështënjë botë e vogël. Eksperiencat e mira qarkullojnë shpejt, të këqijat, akoma më shpejt. Qeveritë shqiptare kanë bërë dhe bëjnë prej shumë vitesh përpjekje për tëpërmirësuar klimën. Një investitor ose edhe njëshitës ka nevojë të ndihet i sigurt. Ai nuk do që klauzolat e kontratës së tij të modifikohen gjatë realizimit të kontratës. Ai ka nevojë të ketë një kuadër ligjor solid, që nuk do të ndryshojëçdo 4 vjet. Ka nevojë të ketë përballë tij, vendimmarrës kompetentë dhe të ndershëm, në gjendje përt’ju përgjigjur shpejt kërkesave të tyre.
Aplikimi i ligjit dhe funksionimi i sistemit gjyqësorbëjnë pjesë në pikat e dobëta të Shqipërisë sot. Është parësore që një reformë e thellë e drejtësisë të garantojë shtetin e së drejtës, mbrojtjen e së drejtës së pronës dhe të inkurajojë sipërmarrjen.
Cilët janë faktorët kryesorë që investitorët marrin parasysh para se të vijnë në Shqipëri (klasifikojini sipas rëndësisë; ambienti i të bërit biznes, niveli i taksave; korrupsioni, pozicioni gjeografik etj…)
Nga kontaktet që ne kemi me ndërmarrjet franceze, më duket, pikë së pari, niveli i taksave ka shumë rëndësi, sidomos kur vende të tjera të rajonit ofrojnë tarifa fiskale më avantazhuese.
Do të citoja së dyti, mbrojtjen nga korrupsioni: asnjëndërmarrje franceze nuk do të marrë “riskun e reputacionit” që do të kishte të bënte me aplikimin e praktikave kriminale. Një rast korrupsioni do te bënte që shoqëria në fjalë të humbiste shumë në termat e imazhit të saj, sidomos në tregje ekzigjente si tregu i BE apo SHBA. Do të ishte e padrejtë të mohohen përpjekjet e rëndësishme që kanëndërmarrëautoritetet shqiptare për të luftuar korrupsionin, por përpjekjet duhet të thellohen më tepër.
Së fundmi, në vend të tretë, do të citoja pozicionin gjeografik:Shqipëria, vetëm, ështënjë treg i vogël, por, nëse marrim në konsideratë tregun me popullsi shqipfolëse, sikurse edhe të konsiderohet gjithë rajoni i Europës Juglindore, Shqipëria mund të jetë pikënisje përnjë investitor i cili do të donte të penetronte një treg të ri, me karakteristika europiane dhe afër qendrave ekonomike të BE, si dhe afër tregjeve të Lindjes së Afërme dhe të Mesme.
A është Shqipëria konkurrente me fqinjët e saj (Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, etj…)
Jo. Një analizë e strukturave ekonomike të këtyre vendeve tregon se secili ka avantazhe të krahasueshme dhe të veçanta. Për shembull, disa prej vendeve që ju citoni propozojnë taksa më avantazhuese. Por Shqipëria, nga ana e vet, ka një pozicion gjeografik të mirë, pasi ka dalje shumë të mirë në det.
Qeveria ka deklaruar se do të adoptojë së shpejti tre ligje të rëndësishme, njëri mbi projektet strategjike, tjetri mbi zonat e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik dhe i treti mbi turizmin. Të shpresojmë që këto ligje jo vetëm të adoptohen, por mbi të gjitha të aplikohen, për t’ju përgjigjur nevojave të investitorëve shqiptare dhe të huaj.
Cilat janë avantazhet krahasuese të Shqipërisë për të tërhequr investimet e huaja dhe cilat janë rekomandimet tuaja për qeverinë shqiptare në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga këto avantazhe…
Shqipëria është një vend me mundësi të shumta: bujqësia, turizmi, peshkimi, energjitë e rinovueshme, infrastruktura, minierat etj. Është një vend i sigurt dhe mikpritës. Të gjitha qeveritë, gjatë këtyre24 viteve, janë treguar të favorshme për zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe thithjen e investimeve. Fuqia punëtore është e kualifikuar dhe e lirë. Duhet që mundësitë e mëdha të gjejnë shpejt konkretizimin e tyre.
Shansi i parë i Shqipërisë është rinia e saj, së cilës i duhet ushqyer dëshira për të marrë përsipër e për t’u realizuar në Shqipëri. Emigrimi do të ishte një humbje e dyanshme: për të riun dhe për vendin e tij.
Aktualisht, investitorët italianë (ata nuk janë të vetmit), janë duke lënë Lindjen e Mesme dhe Kinën për t’u rikthyer në Europën në zhvillim. Si mund të përfitonte Shqipëria nga kjo tendencë?
Jam dakord me ju. Ka investitorë europianë të cilët po lënë sot Azinë dhe Lindjen e Mesme për t’u vendosur më afër vendit të tyre, në mënyrë që të reduktojnë kostot e transportit dhe të fitojnë në cilësi. I takon Shqipërisë të bëjë përpjekjepër t’i bindur ata tëvijnëe të vendosen këtu. Në këto kohë tëvështira, duhet ditur si të tërhiqet vëmendja e investitorëve.
Kaloj një pjesë të ditës sime të punëspër të nxjerrë në pah këto mundësi të shumta të Shqipërisë dhe për t’ua prezantuar ato, investitorëve të ardhshëm francezë. Por vetëm autoritetet shqiptare, pronarët e ndërmarrjeve, punonjësit dhe shoqëria civile mund t’i transformojnë këto mundësi në projekte konkrete dhe pasuri reale.
"Monitor"