Arian Çani: Kolegët po hedhin kunja ndaj njëri-tjetrit për të rënë në sy. Njerëzit do hanë gjellën e Ramës deri sa ta vjellin. Pastaj vjen Basha…

 

Ah po… Se për pak harrova. Ju më pyesni në fund nëse emri i kryeministrit të ri një dite do të jetë apo Lul Basha? Patjetër por me një kusht: Që të mos japë në asnjë rast dorëheqjen nga posti që i ka mbetur. Edhe pas dështimeve të tjera elektorale… Më kujtohet në 2009, kur Rama humbi zgjedhjet politike – unë kisha muhabet me të në atë kohe – më tha i dëshpëruar në telefon “do ta lë fare këtë punë, do jap dorëheqje”’… Hahahah… Pas pak orësh me thanë që të njëjtën gjë u kishte thënë dhe disa gazetarëve të tjerë. Unë nuk di çfarë i kanë thënë ata Ramës. Por unë vetë i thashë: Dorëheqje? Ç’thua? U çmende? Në asnjë mënyrë.

La prochaine sera la bonne… Një fjali po e lë frëngjisht për pordhë që ta përkthejë Bejtja me google translate… Se Bushati dhe Shkullaku s’kanë nevoje për translate… Hahahah… Ja kështu… Ciao Peke. Urime për Syrin… Të fala Meros… Hahahaha

Intervista e plotë me gazetarin Arian Çani

Mero Baze, Andi Bushati dhe Andi Bejtja kanë bërë analizën e tyre për raportet Rama-Meta tek “SYRI.net” këto tre ditë. Secili me analizën e vet, por që nuk ka kaluar dhe pa akuza ndërmjet kolegësh. Betja ju bën të qartë gazetarëve “frankofon” se nuk përmirësohet jetesa dhe anglishtja e tyre në rast se largohet Ilir Meta nga skena politike. Mero Baze i konsideron gazetarë opozitë të gjithë ata që flasin për një përplasje Rama-Meta. Si e gjykoni përfshirjen e analistëve kryesorë në debate dhe akuza personale, me shkak raportin Rama-Meta? A ju duket se edhe analistet po rrjeshtohen në krah të njërit dhe të tjetrit?

Arian Çani: Të them të drejtën, nuk është se e kam ndjekur shumë telenovelën politike të kësaj vere… Kam pasur gjëra më interesante për të bërë. Megjithatë tani që po më pyesni ju, po i hedh një sy… Me shumë se një përpjekje për të informuar një lloj publiku bazik që vazhdon të konsumojë të tilla telenovela, këto ‘kunja’ kolegësh më duken me shumë një përpjekje zbavitëse për të bërë zhurmë dhe tërhequr vëmendjen. Unë jam partizan i këtyre teknikave dhe nuk i paragjykoj aspak. Madje shpesh bëhem dhe vetë protagonist. Mediat shërbejnë edhe për të nxjerrë shpesh inatet dhe xhelozitë mes njerëzve që prodhojnë media. Pse jo. Mua personalisht nuk me bezdisin. Për aq kohë sa ka ende konsumatorë, pse jo. Sa për rreshtimin e analisteve, nuk di ç’të them shumë sepse vete nuk jam analist. Por nëse rreshtohen, nuk ka asgjë te keqe. Un jam për gazetarinë e angazhuar.

“Mediat verore” sipas kryeparlamentarit Meta, dhe “mendje jo të shëndosha” sipas deputetit Vasili po flasin për kërcitje raportesh ndërmjet Edi Ramës e Ilir Metës. Bushati u shpreh se Meta dhe Rama janë thyer keqas, e për këtë ka më shumë se një dëshmitar. Që nga gazetar qiraxhinj në Lalz, e deri tek botues afër Ilir Metës. Bejtja e kundërshton të ketë dijeni për një përplasje të tillë, por nuk e përjashton. Për ju a ekziston një përplasje Rama-Meta dhe ju anën e cilit do mbanit?

Arian Çani: Në çdo cift ka gjithmonë përplasje, çarje apo thyerje. Në rastin e këtij çifti, unë mendoj se s’ka asnjë interes, a ka çarje, thyerje apo përplasje. Lajmi do ishte nëse ka apo do të ketë divorc. Ata të dy kanë bërë një martesë me kontratë. Kështu që gjithçka mund të ndodhë. Deri sot, divorc nuk ka. Të tjerat janë pa vlerë për mua… Un kam një raport miqësor dhe te vjetër me Metën që daton nga fillimet e mia në gazetari aty nga vitet 90… Mendoj se Meta është një politikan profesionist. Ai është sot në majën e piramidës politike jo sepse dikush ia ka dhuruar këtë, por sepse ka punuar shumë për të arritur këtë rezultat. Mund te jesh ose jo me Ilir Meten. Mund ta duash ose jo. Por një gjë është e sigurt. Qe jeta eshte nje xhungel, politika edhe më shumë. Më të fortët mbijetojnë. Kështu mendoj unë. Te tjerat janë moralizime dhe emocione që nuk na japin asnjë shpjegim për fenomenin. Me Ramën kam qenë dikur deri në 2010. Pastaj u ndamë. Rama vazhdoi me sukses ngjitjen e tij në karrierë dhe sot mund të them se ia ka arritur. Aq më mire për të.

Si e shikoni rritjen në këto përmasa të LSI-së? A mendoni se një rritje e tillë është natyrale dhe tashmë Ilir Meta është një kërcënim për dy partitë e mëdha?

Arian Çani: Nuk mendoj se partia e Ilir Metës është kërcenim për dy partitë e tjera. Në këtë sistem, tregu nuk le hapësira bosh. Nëse LSI po rritet, një nga dy partitë e mëdha ose re dyja bashke, i bie të kenë pësuar një tkurrje… Un mendoj se rritja e LSI, nuk i dedikohet as blerjes se votave qe disa përpiqen ta akuzojnë dhe as ndonjë rrethanë tjetër. Meta është me këmbë ne toke. Të gjithë ata që e akuzojnë duke futur ne analizat e tyre elementë që kanë të bëjnë me moralin, nuk japin ne fakt asnjë shpjegim për fenomenin.

Si e gjykoni qeverisjen e Edi Ramës në këto dy vjet?

Arian Çani: Me punën që bëj, unë jam nga ata që nuk e kam fshehur asnjëherë mendimin dhe qëndrimin tim për Ramen dhe mënyrën se si ai qeveris këtë katund të madh. Pa u futur në detaje, mund të them vetëm se populli e votoi në shumicë koalicionin e majtë edhe në zgjedhjet e fundit. Zërat e ndryshëm që flasin për varfëri të shtuar, për taksa të rritura sërish, për arbitraritet dhe për mungesë investimesh publike janë të mirëpritura dhe duhen dëgjuar me kujdes. Por realiteti elektoral sikur nuk përputhet me këto zëra kritike. Ç‘të them.

Opozita Basha. A besoni se kjo lloj opozitë do ta sjell Bashën në pushtet? E besoni se një ditë kryeministri i Shqipërisë do të ketë emrin Lulzim Basha?

Arian Çani: Në fakt, ajo që unë besoj është se çfarëdo lloj opozite që të bëjë Basha, asgjë nuk e shpejton apo ngadalëson ardhjen e tij dhe partisë së tij në pushtet. Po flasim gjithnjë në kushte ‘normale’. Për momentin shqiptaret janë duke ‘shijuar’ pushtetin e Ramës. Është një ushqim si çdo ushqim tjetër – ndryshon vetëm forma – që njerëzit do ta hanë, katër, tetë, pse jo edhe 12 vjet. Mos duket ndonjë çudi. Deri në momentin që do mërziten dhe do ta vjellin. Deri sa një ditë Basha të vijë me një menu të re… Dmth e njëjta gjellë por emri do ndryshojë pak…

 

Ah po… Se për pak harrova. Ju më pyesni në fund nëse emri i kryeministrit të ri një dite do të jetë apo Lul Basha? Patjetër por me një kusht: Që të mos japë në asnjë rast dorëheqjen nga posti që i ka mbetur. Edhe pas dështimeve të tjera elektorale… Më kujtohet në 2009, kur Rama humbi zgjedhjet politike – unë kisha muhabet me të në atë kohe – më tha i dëshpëruar në telefon “do ta lë fare këtë punë, do jap dorëheqje”’… Hahahah… Pas pak orësh me thanë që të njëjtën gjë u kishte thënë dhe disa gazetarëve të tjerë. Unë nuk di çfarë i kanë thënë ata Ramës. Por unë vetë i thashë: Dorëheqje? Ç’thua? U çmende? Në asnjë mënyrë.

La prochaine sera la bonne… Një fjali po e lë frëngjisht për pordhë që ta përkthejë Bejtja me google translate… Se Bushati dhe Shkullaku s’kanë nevoje për translate… Hahahah… Ja kështu… Ciao Peke. Urime për Syrin… Të fala Meros… Hahahaha

SHKARKO APP