Artan Hoxha: Pas karantinës frikë nga krimi i rrugës

Gazetari i Abc News, Artan Hoxha  në një bisedë direkte më Endri Xhafon është shprehur se nga e gjithë situata e  karantinës mund të kemi një rritje të shtuar të krimit të rrugës që ka  qenë në qetsi gjatë kësaj kohe.

Hoxha ndër të tjera në një lidhje direkte për abcnews.al ka theksuar se për të përballuar një situatë të tillë dhe për të mos lejuar që krimi të shpërthejë pas mbylljes së situatës së pandemisë, duhet të jenë funksionale të gjithë hallkat kryesore të vendit sipas tij është e pamundur që policia ta mbaj nën kontroll të gjithë situatën.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Duhet të ketë një plan masash që mund të parandalojë një pjesë të trazirave që vijnë nga shtresat në varfëri ekstreme.

Në momentin që do e kenë të pamundur që të mbijetojnë ato do e kenë të pamundur që të mbijetojnë. Duhet të kemi parasysh se jo çdo gjë varet nga policia në këtë situatë pasi duhet të funksionojnë edhe institucionet e tjera. Që këtyre stresave në nevojë tju shkojnë edhe të gjithë ndihmat e nevojshme, tu shkojë rroga e famshme e luftës në mënyrë që ato të mos thyejnë masat e Covid 19 dhe të dalin e të tentojnë që të grabisin apo ku të mundin që të sigurojnë bukën e gojës. Raste të tilla mediat botërore tashmë i kanë raportuar pasi janë goditur biznese dhe kompani të mëdha, ku u tentua edhe thyerja e burgut në Bergamo të Italisë ku pati edhe të plagosur, këto janë raste që kanë ndodhur në shumë vende të botës”, ka thënë gazetari Hoxha.

Pjesë nga biseda:

Do të thuash se varfëria do të mund rrisin kriminalitetin e rrugës

Nëse deri më tani një muaj pas vendosjes së masave  anti Covid 19, izolimi, masat ekstreme ndikuan që të ulet krimi i rrugës do të thotë se kjo situatë nuk do të vijojë gjatë.

Kjo situatë do të vijojë për sa kohë të jetë e nevojshme, nuk mund të lehtësojmë situatën nga frika se na kriminalizohet një pjesë e shoqërisë.

Theksoj në këtë rast shtresat që jetojnë në varfëri ekstreme, që nuk mund të rezistojnë pa ndihmë, nëse ato do të lihen pa ndihmë dhe mjete jetese kthehen në një problem për shoqërinë. E theksoj se policia e shtetit nuk është e vetmja hallkë që mund të parandalojë një përhapje të tillë krimi. Autoritetet qendrore që kanë premtuar se do të çojnë para këto premtime që janë bërë duhet të shkojnë atje dhe në kohën e luftës që të parandalojnë një tjetër situatë.

Duhet të ndihmojmë ato që kanë vetërt nevojë dhe jo ti ndihmojmë se do na kriminalizohet nuk duhet të ndihmojmë nga frika se mund të radikalizohen.

Po ti referohemi edhe shembujve botërorë kemi dhe të të SHBA-së  ajo që doja të theksoja është një dukuri që e kam vënë re se përveç përpjekjeve që kanë pasur grupet kriminale që të jenë afër trafikantëve të lëdëve narkotike, për të çuar para dhe  gjatë kësaj kohe pjesë të ndryshme të policisë kanë kohën e duhur dhe momentin e artë që të godasin disa nga grupet përfituese. Dhe të parandalojnë e të bëjnë të mundur arrestimin e tyre siç ndodhi me kapjen e vëllezërvë Çala në një banesë në qerret të Kavajës, që ishte një nga aksionet më të mira të policisë gjatë muajve të fundit. Ajo që unë bëj apel është që përveç ruajtjes për infektimin e efektivëve të saj duhet të ketë në vëmendje kontrollin e territorit dhe të ndalojë aktivitetit që kemi të bëjmë me faktin e mbjelljes së kanabisit./abcnews.al

SHKARKO APP