Babai i pilotit: S’e martova dot, më 7 gusht kishim dasmën

Vesel Hoxha, babai i pilotit të rënë në detyrë gjatë një stërvitjeje rutinë ushtarake, nuk arriti dot të gëzonte dasmën e të birit. Mes dhimbje e lotësh, ai pret e përcjell të afërm e miq që e ngushëllojnë. Ai ka mbaruar edhe vetë Akademinë Ushtarake dhe si oficer në detyrë, e konsideronte të birin edhe koleg të tij. Kishte qenë dëshira e Donaldit për të ndjekur gjurmët e të atit. Ai kishte lënë në mes Inxhinierinë dhe nisi Shkollën Ushtarake për pilot në Itali. Pak ditë më parë, Donaldi bashkë me të fejuarën e tij, një mësuese nga Kuçova, kishte qenë për të festuar ditëlindjen e babait të tij, vizitë kjo që do të ishte e fundit për të në familjen e tij. Kolegët ushtarakë e çuan trupin e pajetë të Donaldit në Kuçovë rreth orës 04:00, aq sa të “çmallej” për të fundit herë. Në orën 09:00, trupi i të ndjerit është vendosur në mjetet ushtarake, të cilat e transportuan në Tiranë ku do të kryhej ceremonia dhe më pas lamtumira e fundit e të dy pilotëve në Varrezat e Dëshmorëve.

***

Hoxha, si e mësuat lajmin e vdekjes së djalit tuaj?

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht mësova diçka nga televizori. Pashë lajmin që kishte rënë një helikopter në liqenin e Shkodrës. Unë nuk e dija se djali atë ditë do të ishte në Shkodër për stërvitje. Më pas doli lajmi që djali im ishte i plagosuri. Pavarësisht kësaj, unë u nisa menjëherë në drejtim të Shkodrës. Tani që po flas, nuk më besohet ende se ka ndodhur kjo ngjarje. Kur mbërritët, e kishin nxjerrë trupin? Kur mbërrita, e gjeta djalin pa jetë. Kjo ishte tronditja më e madhe dhe nuk di si ta përshkruaj. Humba ndjenjat, kur u përballa me tim bir në atë gjendje. E mblodha veten duke e përqafuar trupin e tij dhe nuk ndahesha dot… Me atë tronditje që kisha për këtë ngjarje të rëndë që na ra në pjesë, u ktheva për të qetësuar familjen dhe fëmijët në Kuçovë. Në shtëpi kishte nisur kuja. Nuk isha në gjendje t’i thosha asgjë as nënës së tim biri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa kohë kishit pa e takuar djalin?

Katër ditë kisha pa e takuar. Ai erdhi bashkë me nusen e tij, pasi unë festoja ditëlindjen. Biseduam kryesisht për dasmën e tij që e kishim prerë në datën 7 gusht. Ndejti vetëm një natë, pasi i duhej të kthehej për përgatitjet që po bëheshin për festimet e 7-vjetorit të NATO-s.

Ishte dëshira e djalit për t’u bërë pilot?

Donaldi e kishte ëndërr pilotimin. Ai sakriتخrkoi duke lënë në gjysmë shkollën që vazhdonte për Inxhinieri mjedisi dhe vazhdoi Shkollën Ushtarake për pilot në Itali. Pasi mbaroi studimet atje, ishte tepër i kënaqur. Me sa duket, ky ka qenë fati i djalit. Por unë nuk arrita dot të bëja një dasmë dhe ta martoja…

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?