Barriera shpëton jetën e nxënësve në Qafë-Thanë (FOTO)

Falë barrierës së vendosur në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në zonën e Qafë-Thanës, sot janë shpëtuar jetët e shumë të rinjve.

Autobusi me të cilin po udhëtonin gjimnazistët nga Roskoveci ka dalë nga rruga dhe një pjesë tij ka tejkaluar barrierën duke rrezikuar të përfundonte në greminë. Pjesa e pasme e mjetit ka ngecur në barrierë, çka ka shmangur tragjedinë.

Fatmirësisht asnjë nga të rinjtë nuk ka marrë dëmtime të rënda, por kryesisht vetëm disa gërvishtje. Ata ndodhen aktualisht në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Përplasja ka shkaktuar panik brenda në autobus dhe të rinjtë kanë dalë nga dritaret për shkak se mjeti ndodhej buzë greminës. Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

SHKARKO APP