“Basti” i qeverisë për kazinotë, Arben Malaj: Vendimi i duhur

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të martë se duke filluar nga 31 dhjetori nuk do ketë asnjë pike bastesh apo kazino në asnjë zonë të banuar në gjithë vendin.

Në vendimin më të fundit në mbledhjen e qeverisë Rama, me tone të ashpra ka kërkuar edhe heqjen brenda 24 orëve te reklamave për bixhozin.

Ku ndryshim drastik do të bëhet i mundur përmes një ligji që qeveria ka miratuar këtë të martë dhe që së shpejti pritet të marrë miratimin nga parlamenti.

Një lëvizje disi e papritur në këtë moment që pritet të ketë një ndiim të madh në qytetet e mëdha dhe zonat e banuara të Shqipërisë, ku kazinotë dhe pikat e basteve janë të mbira kudo, për një vështrim më të thellë në sy të një kritiku të ekonomisë ka folur në edicionin qendëror të lajmeve në Vizion Plus ish-ministri i Financave, Arben Malaj.

Malaj në fjalën e tij ka theksuar se kjo është një industri që në thelb më shumë ka faktorin social sesa ekonomik.

 Qeveria e majtë e pati nis para 5 vitesh këtë ide, që në fillimet e pushtetit të saj duke e quajtur marrëzi kombëtare dukurinë e basteve dhe të lojrave të fatit, nga pikpamja sociale kuptohet se pse qeveria i kthehet kësaj ideje por nga pikpamjaekonomike cila do të ishte impakti i kësaj nisme?

Në thelbin e analizës sonë do të qëndrojë në impaktet sociale sepse ato kthehen në kosto, kthehen në kosto të individëve  kthehen në kosto të familjes, dhe të shoqërisë për shkak se përhapja kaq e madhe e lorjave të fatit është kthyer në një nga pikat më të errëta edhe me kostot që krijohen në familje, me rritjen e numrit të divorceve dhe rritjen e numrit të kriminalitetit në vend. Pra faktori ekonomik nuk del në thelb të këtij debati, por sociali po.

 

Janë 54 milion dollarë që qeveria ka thënë se i ka futur në arkën e shtetit vitin e kaluar për arsye të taksave të tatimeve të kësaj industrie.

Sigurisht, edhe shuma e përdorur 139 milion euro është një para e madhe që del nga xhepat e shoqërisë shqiptare, e dyta përdorimi i këtyre parave në lorjat e fatit për të përfituar është shumë i vogël. Pasi kjo industri është në duart e ekspertëve që manipulojnë edhe nga pikpamja psikologjike organizojnë që ai që mbetet brenda të bjerë viktimë. Kështu që është kthyer në një shqetësim kombëtar, dhe çdo qeveri duhet të përputhë qeverisjen e saj me shqetësimet kombëtare, në këtë aspekt masa është e duhur. Ndërsa përsa i përket efeketeve ekonomike ne kemi parasysh aktivitetin e saj që do të zvogëlohet, do të kemi të papunë, do të ndodhë me pasuritë e patunshme që janë në shërbim të kësaj industrie që janë në qendër të qyeteteve kryesore, por nuk është vetëm fakti por dhe sasi është shumë e madhe se në çdo vend tjetër të përhapjes së lojërave të tjera të fatit. Spostimi i tyre ka kosto për biznesin, i cili duhet të vrapojë për shkak të periudhës së shkurtër që i ka dhënë qeveria. Fatkeqësisht do të kemi disa impakte jo pozitive nuk po them negative, siç është rritja e përkohshme e fatkeqësisë, siç është tronditja në tregun e pasurive të patundshme dhe pastaj presioni që ne kemi parë që shpesh herë kjo industri ka shumë mundësi për të pasur para joligjore, informale dhe kriminale dhe ajo ka ndikuar herë pas herë të ndikojë vendimarrjen në qeveritë e ndryshme shqiptare lidhur me fatin e tyre.

Në projektligjet që qeveria ka miratuar sot, duket se qeveria e ka radikalizuar qëndrimin e saj krahasuar me pesë vite më parë. Mbyllje totale e kazinove dhe e pikave të basteve, a ka përvoja të tjera të ngjashme në botë me këtë lloj qëndrimi drastik?

Ka pasur në vende të tjera po duhet të pranojmë dhe se nuk gjendet një vend tjetër, qoftë dhe vend nga europa lindore që të ketë një hapje kaq massive dhe një pushtim kaq të madh të lorjave të fatit në qendër të qyteteve pranë instuitucioneve shkollave kudo, duke bërë që të jetë shumë e lehtë të biesh viktimë e tyre. Në këtë aspekt përsa i përket masës është apo jo radikale besoj se në një mënyrë apo në një tjetër vetë biznesi është i ndërgjegjësuar se ky debat është i gjatë në ambjentin politik shqiptar dhe në një mënyrë apo në një tjetër kanë kërkuar të blejnë kohën jo të ndalin procesin, në këtë aspekt qeveria ka një avantazh që nuk është se papritur në një mëngjes ju thotë se do ju heq nga Tirana, ka katër vjet debat është shtyrë njëre me idenë se duhet më shumë kohë për tu zhvendosur dhe tani ka ardhur momenti final i zhvendosjes.

Prej kohësh opozita ka dhënë alarmin se pikat e basteve në të gjithë territorin gjatë këtyre 5 viteve jo vetëm që nuk janë ulur por janë dyfishuar sipas disave 4 fishuar, por qeveria këmbëngulëse barrafiskale, tatimet dhe fitimet që ka marrë nga kjo industry janë më të mëdha ndonëse numri i kompanive të liqensuara është më i vogël ky është vetëm debat politik apo jo?

Unë besoj se në këtë rast qeveria e ka të gjithë mandatin ligjor për ta cuar deri në fund atë që ka nisur 4-5 vite më para për ti zhvendosur lojrat e fatit. Lidhur me faktin që kanë marrë më shumë para, patjetër se biznesi është rritur më shumë dhe ti mund të marrësh më shumë para, nëse këto para nuk do të shkonin te lojrat e fatit ku do të shkonte. Do të shkonte për një jetë më të mirë të familjarëve, për një edukim më të mirë të fëmijëve, do të shkonte për një jetë sociale më të mirë, pra fakti që ajo shkon për lojrat e fatit nuk është një para e përdorur produktive për ne si ekonomist, edhe për faktin tjetër se ato që e përdorin këtë para bëjnë më shumë një jetë luksoze të shfrenuar sesa një jetë sociale.

Fuqia e indrustrise se lojrave te fatit eshte e madhe ndaj dhe kryeministri e la pak të kuptohej në mënyrë indirekte që individët që e kontrollojnë këtë sektorë ja kanë dalë që ta shtyjnë zbatimin e ligjit në një mënyrë, ose masat dhe idetë e qeverisë e kanë shtyrë në kohë. A besoni ju se qeveria do ta dërgojë përpara atë që e ka quajtur fundi i marrëzisë.

Unë besoj, pas një periudhe 5-vjeçare që e ka trajtuar këtë problem që e ka tentuar ta riorganizojë, që ka marrë masa kundër informalitetit të lorjave të fatit tani është në debat kredibiliteti i qeverisë. Qeveria ka pas kohë që të marrë një vendim të arsyetueshëm, do të ishte mirë që këtë vendim që herët e para ta dinin dhe agjendët e lojrave të fatit, sepse qeveria duhet të jetë sa më  transparente me vendimet e saj, jo thjesht ti respektoj ato në bizneset e tyre ku të lehtësojë implementimin e politikave qeveritare. Kështuqë në një mënyrë apo në një tjetër kryeministri ka theksuar tashmë që ka një presion, por në fund nëse qeveria e premton, mund dhe të mos e premtojë mund ta shtrijë në një kohë më të gjatë, por po e tha duhet ta bëjë, sepse pasojat e humbjes së kredibilitetit të qeverisë nuk shkojnë te lorjat e fatit, por funksionimi në tërësi i ekonomisë dhe politikës shqiptare.

SHKARKO APP