Berisha: E vërteta për kandidimin e Gridës, Dukës dhe Kosovës

 

Ish kryeministri Sali Berisha rrëfehet në një intervistë për emisionin “Oktapod” në ‘Vizion Plus’. Berisha sqaron zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale, Duma e Kosova, raportet me Bashën, vlerësimin e tij për situatën parazgjedhore, mendimin për kandidatin e së majtës për Tiranën etj.


Turjan Hyska– Kemi hyre ne nje fushate per zgjedhjet lokale por qe ka nje specifike kesaj radhe. Mungon ne takime, mungon ne mitingje, mungon ne kontakt me popullin Sali Berisha. Si ja beni kur te tjeret jane aktore dhe ju jeni vezhgues, dhe reagoni vetem nepermjet facebookut, konference per shtyp apo ndonje interviste televizive? Ju mungon terreni?

 

Sali Berisha– Absolutisht jo, sepse fushata dhe doreheqja jane te papajtueshme, une kam dhene doreheqjen dhe nuk jam zemerthyer per asnje minute te veteme pse une dhashe doreheqjen. Ai ishte nje vendim shume i kahershem i imi te cilit une ju qendrova dhe i kam qendruar vendimeve te mia. Por ne qofte se une do shkoja ne fushate, nuk me duket se pas doreheqjes do te beja ndonje veprim te goditur.

 

Turjan Hyska– Edhe ne qofte se kete do jua kerkonte partia, baza duke qene se ju do te shtrengoni radhet dhe mund te sillni vota djathtas?

 

Sali Berisha– Fushatat jane beteja. Ato udhehiqen nga nje lider, dhe cdo variant tjeter pervec udheheqjes se tyre nga nje lider, do te ishte kercenues per rezultatin e betejes. Ne kete kontekst une kam besim sse cdo anetar i Partise Demokratike, mbeshtet fuqishem Kryetarin Lulezim Basha dhe udheheqjen e re te partise dhe eshte besimplote te nje fitore e merituar me 21 qershor.

 

Turjan Hyska– Edhe pse quhet shpesh diversion por njerzit ne pergjithesi, media, ata qe bejne opinion nuk jane te bindur se zoti Basha e ka tejkaluar periudhen kur lideri eshte ish kryeministri Sali Berisha , ne partine demokratike. Dhe te gjithe thone se ai eshte i mbrojturi juaj. Mendoni se tani pas dyt vitesh ka dale nga hija juaj zoti Basha?

 

Sali Bersisha– Une mendoj se zoti Basha ka hyre ne garen per kryetar te Partise Demokratike si vetja e tij, si nje i ri. Ju mund te cuditeni por si te ndjerit Sokol Olldashi ashtu edhe zotit Lulezim Basha, ne menyre absolute te dyve, kur me kane pyetur se cafre do bejme, u kam thene do te vendosni vet. Pyetja e dyte, mire por ti cafre mendon ? Plotesoni te gjitha kushtet per te bere garen..

 

Turjan Hyska– Kjo eshte fushata e pare e zotit Basha si kryetar i Partise Demokratike, duket sikur zoti Basha eshte ne rrugene  duhur?

 

Sali Berisha– Eshte ne drejtimin e tij, nuk eshte ky drejtimi apo stili i Sali Berishes por eshthte stili origjinal i Lulezim Bashes. Ne dy vite ai ka konturuar nje lloj opozitarizmi i cili ne menyre te padiskutueshme dallon nga opozitariami qe bente Sali Berisha. Dhe kjo besoj se eshte ne me te miren e partise Demokratike. A ka arritur Lulezim Basha te jete bindes per mbare elektoratin shqiptar, zgjedhjet jane dhe do te tregohet. Por askush nuk mund te thote se ky zoteri ne kto dy vjet nuk ka deshmuar rrugen e tij, stilin e te berit opozite, perpjekjen e tij.

 

Turjan Hyska- Eshte e vertete qe sherbimi informativ ju jep gjithe keto informacione?

 

Sali Berisha-Nuk ka nevoje per sherbi informativ (tregon fotot ne ipad). Te gjitha jane foto te bera ne kohen e Edi Rames. Po dy vilat ne parkun rinia te ndertuesit te sarajeve te Surrelit.

 

Turjan Hyska- Po si ka mundesi qe ai ju akuzonte juve qe vidhnit para, ju dhe familja..ju akuzoni ate qe ai vjedh para, si ka mundesi qe politika shqiptare vazhdon me akuzat e vjedhjes se parave?

 

Sali Berisha- Une jam shume i hapur. Ne qofte se ai dhe cdo njeri tjeter mbi toke do te gjeje tek Sali Berisha me shume se 125m apartament banimi dhe ato para qe jane te deklaruara ne ILDKP, une mbaj te gjithe pergjesite e mia.

 

Turjan Hyska- Po ju cfare i keni gjetur Rames pervec atyre qe ka deklaruar ne ILDKP?

 

Sali Berisha– ka deklaruar 3 mije euro dhe ka nje pallat 5 katesh e shoqja pa asnje fature bankare.

 

Turjan Hyska– qe e ka bere perpara se te ishte bashkeshortja e zotit Rama ..

 

Sali Berisha- Ate nuk e dime as une as ti ..por faktikisht nuk egziston anje fature tatimore, doganore, ndertimore per pallatin. te marrim Surrelin..a nuk eshte Edi Rama qe ka deklaruar, dhe dihet boterisht, 3 mije euro para tre vjetesh? Dhe vet i pastrehe? Kurse tani nderton nje vile me gjatesi themelesh 57 m, me toke te blere 2 dollare? Por po te them qe joo aty por edhe me larg si distance nuk eshte aq e lire toka. Edhe 10-20here me e shtrenjte. Te vij tani tek Lalezi. Nuk ka shqiptare qe nuk e di se ajo vile nuk ka asnje lidhje me Sali Berishen. Ajo vile i perket kunatit tim gjysma dhe dhendrit tim gjysma tjeter. Dhe ajo vile eshte blere prej tyre ne ate kohe kur pak kush shkonte atje. Ne vitin 2001. gjithcka qe ka nxjerre Taulant Balla eshte e tera shpifje i nje njeriu ordiner i keqperdoruar nga Edi Rama. Nxirrte njeher vilen e nje biznesmeni qe po ndertohej qe skishte lidhje me mua. Dhe kur i tha biznesmeni qe ajo eshte e imja, pastaj u kthye te tregoje vilen e kunatit tim. Kunati im ka njezet e ca vite qe eshte biznesmen. I cili per hir te se vertetes, cilido qe ti beje bilancin. Ai ka ruajtur te njejtin ritem pothuaj edhe gjate kohes se qeverisjes sime edhe tani. Ai eshte njeri qe punon me fasadat, me xhamin me veshje. Tani eshte nje periudhe qe ai ka pune mjaft per shkak se ka arritje kualifikimi dhe eshte shume i kerkuar. Ose dhendri im. Ka punuar ne Kosove, vajza si senior officer 7 vite. Dhendrri po kaq. Ai eshte nip i nje familje e cila eshte pronare kryesore e tokave ne Tirane. Ata cdo qindarke e kane te kontrolluar dhe transparente. Nqs dikush thote se eshte e njejte pasuria transparente, taksapaguar me ate tjetren qe sdihet nga vjen, qe zonja Rama tha se  e ka ndertuar me parate e Kurbanit.

 

Hyska: A e keni penguar ju zotin Basha të bëjë koalicion me zotin Topi?


Berisha: Shkakun e koalicioneve të Ramës mund ta gjesh edhe në këtë studio. Po shof para meje Oktapodin. Po shoh tentakulat e tij. Aty mund të vesh fare mirë trungun e Ramës dhe koalicionin e tij. Kaq. Basha nuk mund të ishte i tillë, sepse kjo nuk funksionon, nuk shërben. Besoj se t’u përgjigja për pyetjen e parë.

– T. Hyska: Pyetja e dytë ishte për sa i përket zotit Topi.
Berisha: Jo nuk e kam penguar fare, sepse nuk jam marrë absolutisht. Jo, nuk e pengoj. Kryetari i partisë më kërkon mendim, unë i jap. S’më kërkon, atëherë jo. Nuk më ka kërkuar mendim për zotin Topi, absolutisht.

– T. Hyska: E keni penguar ju kandidimin e zotit Duka në Durrës?

Berisha: Jo, absolutisht! Jo! Tjetër punë c’mendohet, por s’është kurrë e vërtetë!

– T. Hyska: Si është e vërteta? A ka një të vërtetë?

Berisha: E vërteta është se kryetari i Partisë Demokratike mendonte se Durrësi duhet të jetë i Partisë Demokratike, pa asnjë vërejtje personale për Agron Dukën.

– T. Hyska: Dakord, por zoti Mediu ka deklaruar të kundërtën: Që ju kërkua me insistim PD që të kandidojë zoti Duka, për hir të sondazheve.
Berisha: Kjo nuk do të thotë që unë di gjithçka pastaj pas asaj që them këtu. Mundet po, mundet jo.

– T. Hyska: Është pak e cuditshme të mendoni që ju nuk dini për gjërat që ndodhin në PD.
Berisha: Unë nuk merrem me problemet organizative të partisë, në mënyrë absolute. Kryetari i Partisë Demokratike më ka thënë mua se e vetmja arsye është se duhet ta ketë Partia Demokratike Durrësin. Kjo ka qenë!

– T. Hyska: Si arritët tek emri i Grida Dumës?
Berisha: Arriti kryetari me “poll”-e. Absolutisht. Bëri sondazhin dhe Grida Duma dilte më lart se kandidatët e tjerë në Durrës. Dilte mjaft më lart!

– T. Hyska: Thueht që Grida Duma ka një lloj mbrojtjeje nga ju.

Domethënë që politikisht e vlerësoni shumë, dhe le të themi e keni katapultuar e i keni dhënë bekimin tuaj. E vërtetë është?
Berisha: Ata që mendojnë kështu gabojnë! Unë mendoj se Grida Duma ka dëshmuar se është vetja e saj! Është një nga debatueset më të pëlqyera nga elektorati i qendrës së djathtë. E pranishme në mënyrë të vazhdueshme në media, përveç curriculukmit akademik që ka. Unë mendoj që ajo nuk ka nevojë për mbështetje. Absolutisht. Unë pot ë garantoj një gjë. Lulzim Basha, një muaj para se ta caktonte mendoj unë se nuk e ka pasur ndërmend ta caktojë! Por “poll”-et dhe propozimet. Ishte propozuar nga baza dhe kryetari e futi në studim.

– T. Hyska: Si, ju keni pasur pasionin të kishit një shtëpi, dhe nuk e bëtë dot?
Berisha: Absolutisht s’e bëra, haptazi!

– T. Hyska: Po pse s’jua bënë fëmijët?
Berisha: Zotëri, fëmijët kanë jetën e tyre.

– T. Hyska: Të jesh 24 vjet në krye të një vendi ku politika është akuzuar që ka vjedhur sistematikisht, që janë bërë me vila, me palate e me saraje, dhe jut ë most ë keni mundësinë të bëni një shtëpi?
Berisha: Absolutisht, kam një apartament 127 metra katrorë, por jam lindur e jam rritur në një shtëpi që ka një sipërfaqe të paktën 300 metra katrorë.

– T. Hyska: E paskemi edne një ëndërr në sirtar, të parealizuar!
Berisha: Jo! E kam hequr me kohë!

– T. Hyska: E ku e keni menduar?
Berisha: Kam pasur shtëpinë time ku unë jam lindur. Kulla ku jam rritur. Ka një sipërfaqe mbi 300 metra katrorë.

– T. Hyska: tani që nuk jeni aq shumë i zënë, a jeni kthyer në Tropojë?
Berisha: Nuk kam shkuar, jo! Ajo pati pësuar dëmë shumë të mëdha. Unë kam miq plot.

– T. Hyska: Nuk keni filluar ta rikonstruktoni? Se në njëfarë mënyre ju jeni një figurë që ka një histori, dhe këto janë elementë historikë.
S. Berisha: Po e rikosntrukton djali. Ajo pati dëmtime serioze, por po e rikonstrukton djali.

– T. Hyska: Po për zotin Kosova a ndikuat ju që të ishte kandidat?
Berisha: Jo! “Poll”-et, “poll”-et. Jua them kështu…

– T. Hyska: Po për zotin Bojaxhi çfarë mendimi keni?
Berisha: Është i përzgjedhuri i maxhorancës për të dëmtuar Kosovën, kaq!
– T. Hyska: Përse është i përzgjedhuri i maxhorancës? Kur në fakt deklaratat më të forta po ia  bën edhe ndaj Veliajt!
Berisha: Lëre ç’po bën tani. Unë e njoh atë! Ai budalla nuk është! Më fal ë! ka një emër… Që të tallet me veten e tij, është larg parametrave. Atë e ngarkuan që të merret me naftën e me gjëra… Shiko, nuk ka rëndësi!

– T. Hyska: Ju po thoni që është i futur nga e majta, për të marrë vota të djatha?
Berisha: Po Hermesi, e di… Jo Hermesi, më thuaj pak për Hermesin.
Po çtë keqe ka këtu? Ja ku e ke Bamirin, nënkryetarin tim. Ja ku e ke Bamirin, se si u ëmbëltua. Sa u bë President u ambjentua me Edi Ramën. Këto ndodhin, janë gjëra që ndodhin! Dhe u ankua se më ka bërë me detyrim Sali Berisha President! Po lëre të mos merremi me këto punë. Ai padiskutim që është kandidati i tyre për të dëmtuar halim Kosovën. Por unë gjykoj se qytetarët do të dinë të gjykojnë mirë, do të dinë të kuptojnë!

– T. Hyska: Ju duket i drejtë kërcënimi? (i Gjutëës)
S. Berisha: Absolutisht i dënueshëm! Pa asnjë diskutim! Edhe unë, si çdo Kryeministër, mund të kem pasur gjatë gjithë jetës sime kryeministrore me dhjetëra e qindra kërcënime. Në celularin tim, me emër mbiemër, ose pa mbiemër pa emër. Por s’jam marrë kurrë me to! Ky është qëndrimi im! Ai bën mirë që merret, por jo të bëjë padrejtësira, të mbajë tjetrin në burg edhe pasi i kishte dalë çdo e dhënë që s’ishte. Pse nuk shkoi t’i arrestonte dhe gjyshen, që vendos dhe bomba? nuk veprohet në këtë mënyrë! Nuk veprohet me pasione! Ti je Ministër. Kush ja ka dërguar mesazhin le ta gjejë. Unë dënoj çdo kërcënim! Por ama, që të vijë “Toyota” e blinduar para një muaji me çmim përrallor, edhe këto janë shpenzime të mëdha!

– T. Hyska: Edhe Benzi që u mor për Kryeministrinë ishte shpenzim i madh, 700 mijë Euro!
S. Berisha: Absolutisht s’e kam marrë kurrë për Kryeministrin. E kam marrë për delegacionet, kam bërë gjënë më të mirë dhe duhet të merrja dhe një tjetër për delegacionet! Sigurimi i delegacioneve të huaja është detyra më kryesore!

– T. Hyska: S’ka ndodhur ndonjëherë ndonjë incident.
S. Berisha: S’ka ndodhur sepse janë marrë të gjitha masat. pra, në atë “Benz” që kam blerë nuk jam futur qoftë dhe një herë të vetme. Kurse Edi Rama gjënë  e parë që bëri, mori atë “Benz”, dhe bëri gabimin më të madh se e kishte një “Benz” të blinduar Kryeministria, nga paraardhësit e mi! Pra ky mori atë tjetrin se ishte shumë më komod! Kalon nga qyteti në qytet me dopio blind. E ke vënë re se si është i fryrë si “fuçi”, mezi i mbërthehet xhaketa!

– T. Hyska: E njëjta gjë është thënë dhe për ju!
S. Berisha: Unë kaloja me një triko me mëngë të shkurtra. Gjithë jetën time kam veshur vetëm një herë antiplumbin në Afganistan, ku autoritetet e NATO-s e kërkuan. Kurrë s’kam veshur! Kurse ky shifeni si shkon, si “fuçi”!

– T. Hyska: Pse mendoni se e bën këtë?
S. Berisha: Ka frikë ky, është frikacak! Është i tmerruar shumë, i kompleksur nga frika! Ai vuan nga fobia! natyra e tij fobitë janë!

– T. Hyska: Po bashkëpunoni ju me zotin Doshi tani në Shkodër?
S. Berisha: Në mënyrë kategorike kurrë! Kurrë!

– T. Hyska: Zonja Topalli përse është anashkaluar në Shkodër?
S. Berisha: Jo! Zonja Topalli është nga më aktivet. Po bën fushatë.

– T. Hyska: Vazhdon të jetë pak e zhgënyer për zgjedhjen e zotit Basha?
S. Berisha: (qesh) Se çfarë sentimentesh ka ajo nuk e di, po për fushatën në Shkodër është duke bërë çdo ditë, ç’është e vërteta.

– T. Hyska: Vazhdon të jetë ajo femra më e fortë e Sali Berishës në politikë? Ka qenë krahu juaj i djathtë për shumë vite!
S. Berisha: Jo, ajo është e vetes së vet. Sigurisht nënkryetare!

– T. Hyska: Ditët e fundit do angazhoheni në fushatë? Nuk ju zgjohen dëshirat kur shikoni ato sheshe?
S. Berisha: Unë jam konsistent në mendimet e mia!

SHKARKO APP