Berisha: Nuk jap këshilla kur nuk mi kërkojnë! Deklaratat e mia ishin denoncim

Ish-kryeministri Sali Berisha, në intervistën e tij për RTV Dukagjinin, tha se në deklaratën e tij për Kosovën, ai nuk i ka dhënë asnjë këshillë presidentit Hashim Thaçi, pasi ai këshillon vetëm ata që ja kërkojnë.

Ish-kryeministri tha se në statusin e tij ai denoncoi atë se çfarë po ndodh me kufijtë e Kosovës.

Intervista e Plotë:

Ermal Panduri: Përshëndetje miq të RTV Dukagjinit, takohemi në një edicion special, ndodhemi në Tiranë, ndodhemi në zyrën e ish kryeministrit, deputetit z. Sali Berisha. Z. Sali Berisha kënaqësi që na pranuat, faleminderit shumë për gadishmërinë tuaj që të përgjigjeni pozitivisht në këtë intervistë.

Faleminderit ju Ermal dhe televizionin tuaj, shfryrtëzoj rastin t’ju përshëndes ju, ekipin dhe të gjithë teleshikuesit si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që do të ndjekin këtë emision.

Z. Berisha njerëzit që ju kanë përcjellur karrierën por edhe në jetën tuaj politike por edhe private, thonë që qysh në vitin 1991  ju i njihnit mirë rrethanat e Kosovës, i njihnit mirë edhe gjeografinë e Kosovës. Sot kur flasim për kufinjtë si i përcepton Z. Berisha kufinjtë e Kosovës.

Tropoja është Malësi e Gjakovës, është pjesë e këputur nga trungu i saj Kosovë, kështu që interesi im për Kosovën është më i natyrshmi i të gjithë interesave të tjerë. Sot që diskutohen kufinjtë e Kosovës e para gjë që më vjen në mend, këtu të jemi të hapur me ata që na ndjekin)…

Dhe këtë ta kërkoj gjatë krejt intervistës.

…. më vijnë faqet më të zeza të historisë tonë kombëtare që i kemi shkruajtur vet ne shqiptarët, se ne jemi shumë të aftë, të gatshëm për të etiketuar, demorilizuar, fjaësuar të tjerët… Jo se s’ kanë faje, kanë faje të ronda dhe krime të shëmtuara ndaj nesh, por ne i kemi bërë vetes atë që s’na kanë bërë të tjerët. Unë do të ndalem vetëm në këto, po them 70 vitet e fundit, spo shkoj më parë. Pushtimi i Kosovës nga Serbia nga ushtritë e Titos u realizua kryekëput me mbështetjen e fuqishme të vëllezërve tradhëtar shqiptar…

Po flisni për Hoxhën?

Po flas Enver Hoxhën sepse Tito arriti të themelojë në Tiranë repartin e tij të Partisë Komuniste Jugosllave …

Po!

Arriti të krijojë, sic thotë vetë Titoja… shih nuk kam më dëshirë të merrem me histori por të injorosh historinë, historia të ndëshkon. Pra, Tito krijoi repartin, krijoi dhe Lëvizjen Clirimtare të Shqiptarëve me qëllimin më kryesor për të shtypur Lëvizjen Nacionaliste të Shiptarëve dhe për ti sjellë brigadat shqiptare, sic i solli, ne Kosovë gjoja për clirimin por në të vërtëtë si prarojë e armatës e divizioneve  dhe brigadave serbo- malazeze për pushtimin e saj. Gjaku i shqiptarëve të Kosovës është gjaku që u derdh për shkak se brigadat shqiptare, me urdhër të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, që ishte i pranishëm, bënë gjithcka ndaj atyre që i pritën si vëllezër dhe ata u thoshin vëllezër keni serbët,. Ata kërkonin bashkim me Shqipërinë kta predikonin bashkim- vëllarëzim me Serbinë dhe faktikisht  morën pjesë në cdo masakër që u krye përfshi Masakrën e Tivarit në gjithë trajektoren nga Kukësi gjersa u kalua Buna

Ka përgjegjesi Enver Hoxha?

Direkte! Direkte pa ansnjë diskutim ka dokumenta por nuk po hyjmë sonte ne histori. Akti i dytë ne na ka ndjek. Akti i dytë i tradhëtisë madhore kombëtare ishte vota e deputetëve të Kosovës në vitet 80 një kohë kur rinia e Kosovës mbushi rrugët, sheshet e Prishtinës u përgjak

Po flisni per supremimin e  autonomisë?

Sigurisht, po flas sepse ata ju nënshtruan terrorit të Millosheviqit dhe votuan duke dhene një votë në kundërshtimit flagrant të interesave kombëtare shqiptare.

Kishte në mesin e tyre edhe që nuk votuan. Në mesin e tyre ishte edhe Riza Uka?

Ata që nuk votuan, ata do ju jemi mirënjohës përjtetë po aty u votua cka nuk e bënë koratët, çka nuk e bënë sllovenët, çka nuk e bëri askush tjetër përveç parlamentit të Kosovës.

Sot kush ka faj?

Sot ç’po ndodh? Po ndodh, janë vënë në tepsi kufinjtë e Kosovës, në një kohë kur Kosova ishtë në pushtimin Serb dhe u miratua në shtator të vitit 1992  dokumenti i samitit të OSBE- së, Kosova u nxor zë i vecantë në dokumentin e samitit ku shkruhej se do të zgjidhet nëpërjet dialogut Prishtinë- Beograd  me palën  e tretë. Cka do të thotë kjo? Cila ishte kjo? Ky ishte ligji i parë ndërkombëtar qe e nxirrte Kosovën,  e bëntë Kosovën eligjibël për faktorin ndërkombëtar

Kishte hezitim nga amerikanët deri në momentin kur u sqarua se pala e tretë nuk është Shqipëria por janë amerikanët…

Pa diskutim, ata hezituan por pasataj ata e mbështetën dhe kjo bëri të mundur që ndërmjetësit ndërkkombëtarë të zbresin në Kosovë dhe Prishtinë dhe ta trajtojnë në themel çështjen e Prishtinës, çështjen e Kosovës në kufinjtë ekzistues aktual. Në vitin 1994 ka një rezolutë të pa përsëritshme në histori, Rezoluta e Organiztatës së Kombeve të Bashkuara e votuar nga 137 shtete, e cila pasi dënon me terma më të ashpra regjimin e Millosheviqit, shprehet në mënyrë tekstuale se kjo organizatë i njeh Kosovës, popullit të Kosovës të drejtën e vetvendosjes. E drejta e vetvendosjes në kuptimin e OKB,  në kuptimin e kësaj organizate e këtyre parimeve, ishte e drejta që me referendum të përcaktojnë pavarësinë, bashkimin me Shqipërinë, konfederatë me Serbinë, pra cfarëdo që do të dëshironin qytetarët e Kosovës brenda këtyre kufinjve.

Pse nuk u shfrytëzua kjo e drejtë?

Prit vijmë më tutje. Dokumenti i Rambujesë kishte në bazë këtë rezolutë dhe fliste për Kosovën në këta kufinj. Marrëveshja e Kumanovës, e kapitullimit të Serbisë, sanksionoi se Serbia jo që ska punë me Kosovën  në këta kufinj por do largohet edhe nja 40 kilometra me ushtri sa ështe rrezja e gjyleve të topit në mënyrë që mos të mund të kërcënojë. Në asnjë lloj rrethane askërkush përvec Beogradit nuk ka vënë në diskutim kufinjtë e Kosovës tani mjerisht po i venë shqiptarët dhe kjo është absolutisht akt dramatik  në historinë tonë kombëtare. Ermal, pra kemi marrëveshjen e Kumanovës kemi gjykatën ndërkombëtare, gjykata ndërkobëtare, ligji ndërkombëtar njohu Kosovën si shtet në kufinjtë e saj në përputhje me të drejtën kombëtare, me këta kufij. Para kësaj kemi dokumentin Ahtisari, dmbi bazën e të cilit u themelue shteti aktual i Kosovës, nuk thotë asnjë fjalë për kufinjtë, nuk ka asnjë fjalë për kufinjtë. Në mënyrë paradoksale dhe pse Serbia… Serbia vetëm këtë kërkonte. Serbia nga viti 93 me Dobrica Qosiq  deri më sot nuk kërkonte gjë tjetër veçse ndarjen e Kosovës, ndarjen e Kosovës, dhe në fund kur humbi Kosovën, tani mbi Ibër, kufirin mbi Ibër ..

Po!

Pra cili ishte kundërshtimi, kjo është shumë e thjeshtë, kjo është një përpjeke për Serbinë e madhe.

Ndërkohë Serbia thotë përpjeke për Shqipërinë e Madhe…

Po sigurisht se ja dhamë ne, ja dhamë ne asaj. Prit ka zhvillime më dramatike që mund të jenë. Serbia e ka ngritur këtë problem me dhjetra herë që nga viti 99 deri sot. Në vitin 2005, nuk kisha as një muaj kryeministër. Në Selanik po pinim një kafe me Vug Drashkoviqin, Kohta Karamaliqin dhe të tjerë. Dhe Vugu më thotë, Sali ne duhet të takohemi bashkë, në për 48 ore i zgjidhim problemet.

Domethënë ka pasur përpjekje që qështja e Kosoës të zgjidhej mes Shqipërisë dhe Serbisë?

Te jashtëzakonshme, dhe qeveria, unë, qeveria ime duke ditur se kjo dëmton interesin e Kosovës ka refuzuar në mënyrë kategorike, por nuk ka refuzuar vetëm palën serbe, më është kërkuar në momente të caktuara edhe nga miq shumë të çmuar që unë të ndërhyjë.

Nga amerikanët…

Miq shumë të cmuar që unë të ndërhyjë,  unë kam thënë jo nuk ndërhyjë, unë  mbështes udhëhqjen e Kosovës dhe e kam mbështetur udhëheqjen e Kosovës. Tani del që për arsye, një mijë arsye, Serbia rrëmbën paqen Kosovës, Serbia hubin luftën, ne e kthejmë në fitimtare të paqes, dhe me c’ të drejtë, me c’motiv? Në qoftë se ne, ta zëmë para dy vitesh, Serbisë i thuhej “plac” nga komuniteti ndërkombëtar kur kërkonte Mitrovicën sepse e ke për Serbinë e madhe, tani i themi ne “jo nuk është Serbia që po kërkon, po kërkojmë ne tani”.

Jo  Presidenti Thaçi thotë që nuk do të ketë vetëm shkëmbim të territoreve por vetëm korrigjime?

Jo, nuk merrem me lojëra fjalësh, ajo është më e keqe do dalë unë edhe aty.  Ajo është akoma më keq, ajo është tregti e pastër. Shiko, Beogradi ka një gjë. Do të lexosh Beogradin, duhet të lexosh edhe Prishtinën. Mediat në Prishtinë, Beogradi Ii nxjerr tezat në Prishtinë nuk i nxerr në Beograd. Cfarë thonë tezat që dalin në Prishtinë? Thonë më mirë të marrin Preshevën se sa t’i humbasim edhe Preshevën, edhe Mitrovicën. Ka gjë më anti shqiptare se kjo?

Dhe kjo nga frika për krijimin e një asociacioni që do ta  shëndrrojnë nënjë pushtet të tretë?

Do të dal unë aty… Të marrim pak një herë realitietin, se dalim pak te kjo qepja- shqepja e kufinjve, se kjo është pak si rrobaqepëset …po e korrigjoj pak jakën e xhaketës, se kjo është ajo që do bëj…

Po thoni që Thaçi po e luan rolin e rrobaqepësit?

Jo më fal një minutë. Këto vijnë të gjitha të gatshme, këto janë  të para-fabrikate që vijnë nga ata të cilët, atyre bravo ju qoftë, hoqën akuzën e komunitetit ndërkombëtar për Serbinë e madhe dhe thanë që sjemi ne por duan këta shqiptarët ata të cilët duan tani…., dhe madje duam edhe Preshevën, Bujanovcin por edhe Medvegjën, e cila është dy herë Presheva, është baraz Preshevë- Bujanovc të marrë se bashku, por ka 400 shqiptarë, e kupton vet ti se e varin nja 400 herë në kalinekdan Sandrin e Edi Ramës, se kështu i thotë ky Vuqiqit, po të guxojë të japi Medvegjën. Dhe dalim tani me teorinë që cfarë do marrin, cfarë pazari? Pazari është një ose dy fshatra në Medvegjë, që as nuk kemi punë janë serbë, do marrin disa fshatra në Bujanovc që as nuk kemi punë janë serbë.. Do marrim Preshevën, Presheva është një territor 261 km, një pjesë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e dashur shqiptare, me një rol shumë të madh në historinë tonë kombëtare por fatmirësisht e ruajtur si trevë shqiptare, dhe Presheva mund të mbetet, në qoftë se shqipëtarët ndjekin një politikë si duhet, mund të mbetet në shekuj shqiptare. Pra hajde tani te vemë Urën në Ibër dhe të thëmi që nuk po bëjmë ndarje e nuk po bëjmë as shkëmbim por po bëjë korrigjim, po marrim dhe në një fshat këtu.. e ke ndëgju apo jo, se njëherë thonë Preshevë- Bujanoc dhe Medvegjë….

E thuash në shumës z. Berisha, nuk është  që po e thonë por po e thotë, është një person.

Nuk është vetëm ai, vetëm fare nuk është të them une ty…

AKR që ka ekzekutivin, udhëheq me ekzekutivin  është  deklaru kundër, NISMA që është pjesë e koalicionit është deklaru kundër, LDK  kundër VV kundër. Z. Thaqi është i vetmi madje edhe  nga ish partia e tij.

Tani edhe unë kam shumë respekt dhe me dhimbjen më të madhe detyrohem  të marr një pozicion të tillë haptaz kundër, që e kam marrë në rastet më të jashtëzakonshme. Kam preferuar heshtje edhe durim mund të mos ju kenë pëlqyer por e kam patur dhe kam vepruar shumë drejtë.

Jemi dështmitarë!

..por në rast të tillë as nuk mund të heshtë, as nuk mund të pranojë, por kam vetëm një thirrje për deputetët  e Kosovës, të mos lejojnë te luhet më kufinjtë e shtetit të tyre se bëhen dmth kjo ështe cbërja e Kosovës, mire u zhbë lufta, u zhbë Kumanova, u zhbë një pjesë, jo plotësisht, edhe Ahtisari që e la në kufi Kosovën, në këta kufinjë dhe pse? Më fal, a ka interesa Serbia në Kosovë? Po ka . A jam unë që të njihen interesat e Serbisë në Kosovë? Po jam. Cili është interesi i Serbisë, i ligjshëm? Është garancia e serbëve të Kosovës. A ka sot qytetar, minoritar në botë me të drejta më të mëdha se sa sërbët e Kosovës. Më thuaj… Po unë le ti bie te gjitha burive të botës Beogradi, dhe unë marr 100 komisione dhe u them hajde shifni më gjeni një minoritet në Europë, më gjeni një minoritet në botë që disponon të drejta më shumë se një serb në Kosovë. Ja pra, Serbia s’ ka hallin e të drejtave, Serbia ka hallin e Serbisë së madhe. Serbia e di që toka është e përjetshme dhe jo njerëzit. Serbia gjen pastaj shqiptar me të cilët  bënë pazaret që do.

Z. Berisha më lejoni  të ju lexoj dicka për këto reagime që  vju I bëni ka pasur një reagim  nga presidenti Thaqi: “ Institucioni  I Republikës së Kosovës sot më së paku  I duhen këshillat e të  dëbuarve me votë massive nga skena politikek, vecanërisht atyre të viteve 92- 97. Tregtonin dhe bënin që me punë të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të ballkait Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre u kujdesën me devotshjëri qëme rezervuarët e tankeve dhe autoblinadve të jenë të mbushura plot përkundër faktit se Bashkësia Ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk I  duam këshillat e atyre që strehuan Binlladenin vrasësin e civilizimit botëror…..dhe Arkanin vrasësin shqiptarëve të Kosvës . Nuk I duam këshillat  e atyre që burgosën komandanin  legjendar Adem Jashari si dhe komandantë të shquar si Fehemi Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe UCK e etiketuan si terroriste. Këta që  sot kundërshtojnë  vullnetin e shqipëtarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës përv bashkim me Kosovën janë të njejtë që presidenti Rugova për së gjalli  nuk I lejoi  ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre I takojnë kohës së turpit  të historisë shqiptare.

Nuk merrem absolutisht me çështje personale dhe komente personale por në respekt të qytetarëve të Kosovës unë duhet të shpjegoj sa vijon.

Në vitet 92 – 97’,  Shqipëria, në një përballje të fuqishme në arenën diplomatike botërore mposhti Serbinë në mënyrën më përfundimtare, Në këtë kontekst, në jetë  mbas viteve 90 dy armiq kam pasur. Njëra ishte Enver Hoxha dhe enveristët sepse atyre ju shemba pushtetin, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe popullin shqiptar, parajsën që kishin ndërtuar mbi ferrin e shqiptareve,  dhe Sllobodan Millosheviqi, I cili e pa  veten te humbur në cdo forum ndërkombëtar me dokumenta dhe ligje ndërkombëtare. U përpoq të bëjë gjithçka ndaj meje sikur unë u përpoqa të bëj gjithçka ndaj tij. Kjo është e vërteta. Tani një nga ato përpjekjet e tij ishtn shpifjet dhe shpikjet për Bin Ladenin sepse duhej që Shqipëria, për shkakt të bësimit fetar të racizmit te tyre ndaj myslimanëve, të paraqitej  si një strofull…. Në atë kohë kur Millosheviqi I shtronte keto teza Shqipëria ishte, dhe fatmirësisht ka dokumenta,  nga vendet që luftonte me suksesin m ëtë madh terrorizmin  ndërkombëtar, për këtë te sygjeroj te lexosh Neë York Times e asaj kohe, Herald Tribune,  Los Angelos Times etj etj

Pra Thaçi po shërbehet me të pavërtetat e  Millosheviçit…

Pra Shqipëria, thonë shërbimet partnere, dha kontribut, duke më cituar dhe mua “kardiologu Berisha” më shumë se cdo vend tjetër  ish komunist dhe vendet tjera. Në vitet 2005- 2013 Shqipëria ka pasur disa nga bashkëpunimet më sensitive  qoftë në shërbimin informativ të shtetit qoftë me shërbimin e ushtrisë, me shërbimet  e partnerëve tanë  më të mëdhenj, operacione dhe veprime nga më sensitivet, dhe ështe anëtare e NATO-s. Tani kjo është e vërteta sa i përkket Bin Ladenit  të krijuar në Beograd.

I kanë të ndara të gjitha këto. Vetëm çështja e Embargos me Jugosllavine.

Së pari është UCK. Në vitin 1992, kur unë jam bërë president i këtij vendi, në Shqipëri janë stërvitur me dhejtra e qindra luftëtarë të UCK, që të gjithë nën kujdesin dhe ombrellën e Qeverisë së Kosoves, presidentit Ibrahim Rugova  dhe kryeminsitrit Bujar Bukoshi, që kishin ministër mbrojte, shef shërbiesh të fshehta. Midis të tjerëve, nga ata që kam takuar, është i dokumentuar, edhe komandanti Adem Jashari në kohë ai nuk ishte një legjendë sic është sot. Pra ata janë armatosur, stërvitur  në Shqipëri,  gjë e cila përbmënt njëproblem. Së dyti, gjatë  gjithë atyre viteve,  të gjithë ata që kanë dashur të kryejnë veprime kundër serbëve në Kosovë janë ndihmuar, janë  përcjellë gjer në kufi. Një vrast i vetëm ka qenë  rasti i Zahir Pajazitit, i cili pa njoftuar kërkënd kishte marrë një thes me  armë  dhe e kapin rojet e kufirit në Has, e ndalojnë, e arrestojnë dhe sa merret vesh pytetet Qeveria e Kosovës dhe autoritetet thonë që të lirohet dhe u çlirua. Ansnjë proces gjyqësor nuk ekziston ndaj asnjë luftëtari të UCK në territorin e Shqipërisë.

Është arrestuar Adem Jashari?

Absolutisht jo kurrë, kurrë  ndonjëherë. Është ë tëra trillim i atyre që janë arrestuar për motive të tjera.

A është arrestuar Hashim Thaçi?

Nuk kam parasysh këtë. Shiko, për një gjë të siguroj, asnjë shqiptar i Kosovës në këtë vend nuk është arrestuar dhe nuk mund të arrestohet për veprimtari të UCK, për veprimtari clirimtare të Kosovës, kjo  kurrën e kurrës. Për të tjera, nqs ti shkon në diskotekë ta zëmë, nuk është rasti por po e maar si shembull, dhe bënë grushta e tjera tjera, aty rendi është rend, por për veprimtari politike asnjë kurrë.

Zoti Berisha…

Kjo është e kuzhinës së Enver Hoxhes …kjo është një fabrikim i kuzhinës së Enver Hoxhes..

Unë po e kuptoj që nuk dëshironi të lëshoheni në komente, megjithatë në 13.., megjithatë, për korrektësi në 13 gusht të vitit 2009, atëherë kryeministri Thaci I ankohej zevendës ambasadorit amerikan, dokumente të Ëikileaks-it të publikuara, thotë që Berisha po na përzihet në punët tona të brendshme, pengojeni që të mos na përzihet

Po, është e vërtetë që janë, po unë Uikileksin nuk e marr shumë për bazë sepse e vërteta është që ai mblidhte

A janë dokumente zyrtare?

Tani të them një gjë, unë kam konstatuar që ai ambasadori mblidhte cdo gjë nga gazetat edhe i çonte si lajme të mirëfillta, të jem i sinqertë me ju

… nëse i ankohet drejtpërdrejt, se ktu flitet për Uikileaksin, kështu që I ankohet

Por në qoftë se është ankuar, absolutisht është ankuar për të mbuluar problemet e tij, sepse Sali Berisha,… Shiko cilido që e njeh Sali Berishën ka një mënyrë dhe vetëm një veprim, i bëj gjërat publike. Unë shprehem publikisht, kjo ështe gjithcka, kurrë nuk bëj mbledhje të fshehta, kurrë nuk bëj tentativa të fshehta, unë gjithcka e kam publike dhe për mua kjo m’ka funksionuar, nuk them prandaj se sa është ankuar në 2009 , mund të jetë ankuar 100 here, ska asnjë vlerë kjo për mua. Se më the që spo t’përgjigjem për embargon.. por ka dokumenta ndërkombëtare që cilido që nuk do të shpifë për Shqipërinë shkon dhe i lexon… Dokumentat ndërkombëtare thonë se 96 % e naftës Serbisë shkon nga Danubi, nga Rumania

Nga Rumania?

Nga Rumania dhe nga dikush tjetër, jo Danubi, jo Rumania e kto jo tjerat. Tani cila ishte embargo, embargo ishte ndëshkimi më i madh për Kosovën, se në Serbi nuk vuanin për naftë ata edhe tanket i kishin plot, edhe traktorët i kishin plot. Kosova s’kishte naftë, gjysma e Kosovës, 2/3 e tokave të Kosovës mbeten djerrë, edhe kanë vazhduar të mbeten djerrë edhe disa vite mbas clirimit të saj sepse cmimi i naftës shkoi në stratosferë.

Unë publikisht  kundërshtoja embargon por në të vertëtë unë zbatoja embargon, pra në qoftë se thosha nuk jam dakord me embargon e naftës edhe në OKB, unë prapë zbatoja se embargoja ishte ligji ndërkombëtar, dhe cfarë mund të ketë patur? Mund të ketë patur raste pkontrabande, këtë nuk e përjashtoj kurrë sepse cdo shtet mund të ketë …

Keni pasur një takim me Bullatoviçin në vitin 1993 në shtator të vitit 1993..

Po!

Dhe ka kërkuar lehtësira për…

Jo, nuk ka kërkuar, jo ata nuk kanë kërkuar absolutisht domethënë ata erdhën të trembur, të thëm të vertëtën tashti,  erdhën më shumë për një fqinjësi të mirë por, tashi mos te hy ne atë s se i kam prit si zot shpie, por ata, jo ata nuk kërkuan naftë.

Nuk kërkuan naftë?

Jo nuk kërkuan naftë… absolutisht, asnjëherë, është Milo gjallë tani, se sdi ku është Bullatoviçi, nuk kanë kërkuar, kanë ardhur  me Milon, kanë qenë te dy bashkë, por s’kanë kërkuar naftë.. dhe nuk kanë kërkuar. kemi kapur një tanker që e fusnin në liqenin e Shkodrës, ia kemi shkatërruar kontrabadistëve dhe kjo është e gjithë legjenda. Ato janë në OKB, në qoftë se Shqipëria shkelte embargon, në mënyrë të vullnetshme, Shqipëria vendosej nën sanksione, por Shqipëria ka luftuar me eficëncë kundër kontrabandës dhe respektimin e embargos, kontrabandën zero nuk e ka asnjë vend i botës.

A keni dështuar me kontrollu pra edhe ato tanket që kanë hy.. a

Tanket… Jo i kapëm ne…

I kapët?

I kapëm ne, se cfarë të bënë këta? Ngaqë se kalonin dot në pikat e doganave, kishin ndertuar tanker të mëdhenj edhe i kalonin nën ujë, i tërhiqnin me gomone.. I kapëm, nuk kishim ne mjete siluruese apo mjete ushtarake në liqenin e Shkodrës, por gjetëm mundësi i kapëm dhe i asgjesuam.

A keni zhvilluar takim në Shkodër me Arkanin në vitin 1992?

S’kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnejherë, përvec takimeve ndërkombëtare. Kjo është e verteta.

A është treguar Arkani gjatë kohës…

Ky është vetëm një trillim i kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare qe bashkëpunojnë bashkë. Arkani të strehohej, po pse të strehohej Arkani, Arkani vriste e priste në Kosovë, pse, si do strehohej Arkani?

Te komenti Thaçit thuhet qe është strehuar edhe Arkani..

Tani zotëri, do flas e do e mbyll unë këtë punë por kurrën e kurrës. Kurrë ndonjëherë. E kam dëgjuar për herë të parë këte shpifjë, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe une kam ngel ë.., kurrë s’mund të vintë. Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shum naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri.

Zotri Berisha, si u ndjetë personalisht kur I lexuat të gjitha këto komente të zotëri Thacit. Dua një përgjigjjë, pa aspak diplomaci dua ndjenjë personale tuajën

Absolutisht nuk kam asnjë lloj gjë personale, e vetmja gjë që dua të them është, dy gjëra janë.

Së pari Sali Berisha nuk i ka dhënë këshilla kujt, se këshilla u jap atyre që kërkojnë, kush më kërkon këshillë i jap mendimin. Sali Berisha ka bërë denoncime. Ato cka unë kam publikuar ato janë denoncime. Këshillat janë për zotin Mustafa, që erdhi në takim dhe une diskutova me shumë preokupim për gjendjen e shqiptarëve në luginë, diskutuam, i thashë se në shtator do marr nismën që të kemi një zë në buxhetin e Shqiperisë për luginën, uroj që edhe Kosova ta merr një të tillë, se u takuan dy qeveritë dhe dhanë nga 50 mijë euro, u këputën, dhanë 50 mijë euro për Preshevën, që ishte qesharake.. dhe pjesët e tjera natyrisht janë që të gjitha denoncime dhe nuk kanë lidhje fare me këshilla.

Së dyti, për sa i përket të gjithë këtyre të tjerave, nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lanat e kuzhinës së Beogradit, kjo është e vetmja përgjigje që kam.

Do të dëshiroja të ndalesha pak në historinë dhe mardhëniet tuaja me Rugovën. Zotëri Berisha, Thaci shkruan se po jap këshilla për të mos pasur korrigjim kufijsh, ju jeni të njejtët që Rugova në te gjallë nuk ju lejoj që ta shkelnit Kosovën?

Unë besoj se bashkëpuntorët e afërt të Rugovës i dhanë pergjigjjën më të mirë këtij trillimi. Unë kam besimin më të madh se Rugova nuk bashkëpunonte kurrë me ata të cilët nuk lanë gjë pa bërë për ta zhvlerësuar dhe nxjerrë nga skena politike dhe qe ishte Qeveria Socialiste ne Shqipëri. Për sa i përket marrëdhënieve të mia me Rugovën, gjatë luftës dhe pas luftës ato kanë qenë më të shkëlqyerat që mund të ishin. Jam takuar me të, në Crans Montana, jam takuar me të dhe kemi koordinuar në takime të tjera ndërkombetare dhe kam shprehur ato konsiderata qe unë kam për këte gjeni të politikës shqiptarë, të botës shqiptare. Megjithatë unë e kam arkivuar me kohë atë rast sepse aty urdhërdhënës ishte Bernard Kouchner, i cili, pse unë e kam arkivuar, sepse ai qe nje gurvenator shumë i mirë për Kosovën dhe për mua pastaj të tjerat ishin të parëndësishmë. Unë besoj se Bernard Kouchner I meriton të gjitha nderimet nga shqiptarët. Kjo është e gjithë arsyeja pse unë nuk jom ndal asnëjehere te ai problem kurrë.

Kush ju pengoj që të vinit në Kosovë deri në vdekjen e Presidentit Rugova?  

Jo,  nuk është se kam pas pengesa. Nuk mund te them se m’ka penguar njeri

Nuk keni pasur?

Jo nuk kam pasur.

A keni pasur ftohje në marrëdhënie me Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova?

Kemi patur një dallim në vitet 96 lidhur me faktin se unë kam qenë për një linjë në radikale, sepse nuk shifja një perspektivë zgjidhje me gandizmin e tij, me të cilin ai e çoi ceshtjen e Kosovës gjer në dhomën ovale. Dhe mendoja që duhej të radikalizohej, kurse Rugova besonte se rruga e tij…,  në fakt ai i kishte bërë një sfidë totale, kishte krijuar pushtetin paralel ndaj pushtetit serb, kishte vendosur strukturat e pushtetit te tij, por përsëri Kosova ishtë nën pushtim. Kjo ka qenë një periudhë e shkurtër… gjatë luftës unë kam komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me Presidentin, pas lufte jam takuar me shumë shumë kënaqesi më të, pra marrëdhëniet mund të thëm që kanë qenë të shkëlqyera dhe ruaj për të admirimin dhe shkallën e respektit më të thellë.

E përmendët vitin 96 po flasim per vitin 1996 a jane ftuar diplomatët shqiptarët nga Tritan Shehu, po flasim pra për vitin 96 dhe a u është thëne qe të përkahet Demaci qe ishte linjë me radikale dhe përbente ndryshim të kursit në politikën e përkahjes ndaj Rugoves

Absolutisht jo, kurrë. Adem Demaci në atë kohë, qe e kisha mik, mik e kam patur atë, mik, mund të kishim dallime por për mua është një ikonë e qendresës shqiptare. Kam ruajtur me të marrëdhenie shumë të afërta kur unë isha president republike, edhe me vonë kur isha në opozitë e kam takuar, edhe gjatë Rambujesë e kam takuar, ka ardhë, nuk kisha unë ide se ai mund të zevendesonte LDK-në. Ajo që kisha unë dëshirë ishte që të radikalizohej lëvizja në Kosovë me demonstrata, me protesta, i gjithë ky ishte qëllimi im.

A ju kanë kërkuar amerikanët në vitin 1992 që te influenconit te Rugova dhe shqiptaret e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe në mes të Millosheviqit dhe Paniqit të përkrahej Paniçi?

Më kanë kerkuar të marrin pjesë ne zgjedhje por jo të përkrahin, të kuptohemi. Presidenti Rugova…

Sepse Paniçi njihej si amerikan?

Jo nuk ma kanë kërkuar. Ekzaktësisht, për këtë kam shpjeguar edhe disa herë tjera dhe jam shumë i kthjellet. Mua më erdhën ne takim Sajrus Vens dhe Lordi Ouen  dhe meqënëse Rugova kishte deklaruar se Kosova nuk do marre pjëse në zgjedhje, më kërkuan mua që ta bind Rugovën që Kosova të marrë pjesë ne zgjedhje dhe unë thashë nuk e bëj dhe ua shpjegova. Dhe historia bëri qe ata të më jepnin të drejtë mua, dhe cfare ju thashë unë. Edhe po t’u thotë Rugova qytetarëve te Kosovës në këtë terror dhe pushtim të egër, ata nuk shkojnë ne zgjedhje. Por, cfare do na ndodhi, – i thashë unë, – ju do humbisni një interlokutor në Kosovë,. Po në qoftese e humbet Rugova autoritetin, me ke do bisedoni ju, – i thashë. Dhe u dhashë një keshillë, një sugjerim. U thashë shkoni takoni vetë Rugovën dhe bisedoni prapë, dhe ata e bënë. Ata nga Beogradi morën Paniçin, nuk i thanë të vijë por Paniçi shkoi dhe sapo hyri në Prishtinë i dolën serbët atij, desh e bënë cope Paniçin, dhe kta ngelen te shokuar.

Deshën të shkojnë pa të?

Pa të, po tani edhe keqardhjen edhe për Paniçin e kishin sepse ai u erdhi me ta. Te Rugova ata ngelën jashtëzakonisht të kënaqur, te suprizuar, me nje bisedë civile, dhe erdhen më thane mua pas ketyre zhvillimeve “ti kishe të drejtë”.

Keni shkruar në facebook se në vitin 1991, regjimi i Enver Hoxhës kishte planifikuar të vriste Ibrahim Rugovën?

Jane dokumentat, janë dokumentat që donin të na vrisnin të dy në vilën e Presidentit. Aty janë të shkruar dokumentet. I ka botuar dokumentet, besoj se i ka Blendi Fevziu në libër të botuara.

A ka pasur plan për vrasjen edhe tuajën edhe të Ibrahim Rugoves?

Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës, dhe natyrisht tregoi menjeherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti.

Zotri Berisha kur u takuat për herë të fundit me zotri Rugovën. Cili ishte takimi I fundit me të?

Takimi i fundit… Unë takimet i kam bërë jashtë me të. Domethënë kur erdha në Kosovë, erdha në mortin e tij, jashtë e kam takuar, në Crans Montana, e kam takuar në takime të tjera ndërkombëtare pra jo në Kosovë.

Njerëzit që të njohin, e nisa kështu bisedën thonë që dy herë në jetë ju kanë parë me sytë e mbushur me lotë. Herën e parë në avion kur erdhët në mortin e Ibrahim Rugovës dhe herën e dytë kur ishit për vizitë, per herë te parë, ishte pikërisht vizita në Gjakovë. Do te ndalesha tek avioni, a keni pasur bisede me atëherë përfaqesuesin e Shqipërisë në Kosovë, zotëri Çekun, Arben Çekun që juve nuk ju informoi mirë për gjendjen reale shëndetesore të Ibrahim Rugovës.

Jo nuk kam pasur bisedë të tillë. Unë e kam ndjekur, e dija qe ishte me…

Sepse kishit nje vizitë të paralajmëruar pak ditë më pas.

Po, por unë e ndiqja gjendjen shëndetsore dhe e dija për të. Sigurisht qe do te them një gjë këtu. Në qoftë se bota shqiptare kishte një trim, ishte Ibrahim Rugova. Me thotë njëherë një francez, i cili kishte luftuar në Afganistan, ish-ministër i jashtëm i Francës shkruan një libër “Trimëria në 2 të mengjesit”, i them se cfare ke shkruar në këtë libër. Sali më thotë, nuk ka gjë më të vështirë po të rrethuan në 2 të mëngjesit, se nuk e merr veten për të mobilizuar, dhe ky është më trimi. I them, – e di kush është trimi, trimi është Ibrahim Rugova.  Po pse? Se ka kaq vite mbeti duke përsëritur katër fjali dhe nuk u mposht nga askush në botë. Eshtë ë vertetë që ishte pacifist, në fund e kuptuan që ishte pacifist radikal, në fund e kuptuan, nuk lëshonte aasgjë. Kur erdhi nga Rambuje u fut në flakë, u fut në flakë, nuk qendroi në Shqipëri jo, drejt e në Prishtinë. Shkoi sepse ai, edhe se harroj kurrë fytyrën e tij, trishtimin, kur e pa Prishtinen në flakë. Pra në qoftë se kishte një idealist të ideve të tij ai ishte, dhe ndaj fitoi, ai fitoi sepse qëndroi besnik i parimeve dhe vlerave që besoi.

Vizita juaj e parë në Gjakovë?

Tani, Tropoja është Malesi e Gjakovës. Në atë Malësi, kodra e Priftit, Katy ku eshtë shpia imë, ajo është një cerek ore, 20 min nga fshati i parë Morinë. Pra në një aspekt burrat dhe gratë e familjes sime, sidomos burrat, gjithë botën e tyre kishin Kosovën. Ata nuk flisnin ta zëmë Durresin apo ndonjë qytet tjeter, ata flisnin për Gjakovën, flisnin për Pejën, Prizrenin, Prishtinën. Këta i kishin vizituar dhe kishin të drejtë, domethënë ndjenin një dhimbje të tmerrshme nga këputja nga trungu  më të madhe sesa ata që ishin në pushtim, këta nuk gëzonin lirinë, këta nga mengjesi gjer në darke flisnin vetëm për Gjakovën, Pejën, Decanin, Junikun për miqtë, per të vrarët, pë r te gjallët. Kjo ishte  bota e tyre. Në këtë aspekt, ëndrra dhe në mendjen time kryeqyteti im ishte Gjakova, por qe nuk shkonim dot. Kisha qenë një herë me qerre por që s’mbaja mend asgjë dhe pastaj nuk shkoja dot, s’shkoja dot sepse ishte kufiri, dhe cdo gjë në shtëpinë time ishte e tregut të Gjakoves.. Unë jam rritur në një kullë ku bashkejtonin të gjitha kohërat nga luga e drunit tek serviset, nga aluminet te fajanset, të gjitha ishin blerë në Gjakovë… Pra në kete aspekt shkëputja e Tropojës ishte nje dramë e përjetuar nga ata që gjenerata para meje me nje trishtim dhe brengë të jashtëzakonshme e ushqyer pastaj tek pasaradhesit. Kjo ishte e vertetë dhe për mua, kështu që unë e thashë qe kam luftuar 60 vjet

Zotëri Berisha është përmendur ngritja e një permendoreje e Fadil Hoxhës në Gjakovë?

E kam dëgjuar dhe më duhet te thëm që kjo gjë është jashtëzakonisht e rëndë. Më duhet tu them atyre që unë kam respekt, qe e promovojnë një gjë të tille, lexoni pak mbledhjet e vitit 1945 me te cilat Fadil Hoxha anullon Bujanin, anullon atë qe kishte firmosur vetë, atë meritë që ai e pati në firmosjen në konferencën e Bujanit, të firmosur edhe nga serbët edhe nga shqiptarët, ku Kosovës i njihej e drejta e plebeshitit, Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha e tradhetuan në mënyrën më të pabesë. Ai ishte një akt ndërkombetar.

Dua të them një gjë, se shqiptarët duhet ta dinë, nuk ishte e përcaktuar cështja e kufijve të Shqipërise, ishte e hapur, dhe jo në interes të Shqipërisë, e mbante Greqia, por nga ana tjetër në qoftë se shqiptarët do të luftonin absolutisht kurrë Kosovën Tito nuk do e merrte, dhe Fadil Hoxha vendimin e Beogradit qe e mori Partia Komuniste, Rankoviqi, e transferoi dhe e mori në Prizren.

Aty ku u anullua Bujani …

Atëherë, a mund t’i ngrihetnjë tradhëtari të tij përmendore? Ai përfundon në koshin e turpit të historisë bashkë me Enver Hoxhën. Unë e kuptoj që ai ka anturazhin e vet dhe njërëzit që e përkrahin por ky është Fadil Hoxha..

SHKARKO APP