Besnik Jakaj: Rilindja e ndjen humbjen, do ndëshkohet nga administrata publike

Për nisjen e fushatës elektorale dhe thirrjen e vendeve të BE që ajo të jetë e qetë dhe bazuar te programet, i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV ishte kandidati për deputet i LSI në qarkun e Tiranës, Besnik Jakaj. Lidhur me fushatën që do ndjekë LSI, z. Jakaj u shpreh se partia ku ai bën pjesë ka njerëz të cilët kanë investuar për veten dhe nuk kanë asnjë tendencë për të sulmuar apo manipuluar, ndërsa thekson se Rilindja e bën këtë gjë për faktin se ndjen humbjen dhe se sipas tij ndëshkimin do e marri nga administrata publike.

“Në fakt unë mund të flas për LSI dhe për shkak të situatës së tensionuar në disa qarqe po shohim listat me vëmendje se nga aty burojnë të gjitha por edhe nga fryma që përcjellin liderët politike. LSI ka skuadër të jashtëzakonshme, pra njerëz që kanë investuar për veten dhe duan të japin kontributin e tyre. Këta njerëz në asnjë rast nuk bëjnë pis fushatën nuk kanë tendencë të sulmojnë apo intimidojnë askënd, por në shumë raste si ato në Elbasan apo Durrës janë bërë diferencat dhe ata që reagojnë në atë mënyrë ndjejnë humbjen dhe reagojnë në ato forma që reagojnë. Kjo është frika e komisioni europian që i bën thirrje qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse opozita nuk ka çfarë manipulon”, u shpreh Jakaj.

Ndërsa i pyetur nëse Partia Socialiste është duke provokuar në këto zgjedhje Jakaj deklaroi se qeveria po shkel ligjin në mënyrë të hapur. Më tej ai deklaroi se prej 3 muajsh Rama nuk është duke bërë asgjë veçse duke përdorur vaksinimet kundër Covid.

Qeveria po shkel ligjin në mënyrë të hapur. Kemi parë dhe kryeministrin që i kanë dërguar shkresë se po përdor asetet publike për fushatën elektorale, unë si mjek mund të them se prej 3 muajsh  kryeministri nuk po bën asgjë përveçse po përdor vaksinimin për fushatë. Mua këto nuk më shqetësojnë fare, por është shqetësuese që ne nuk jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje të ndershme sepse Rilindja ndjen humbjen. Rama e di se nuk mund të fitojë sepse nuk po presin as socialistët në asnjë vend, po punojnë po për të mos pasur një humbje dramatike, dhe këto lënë një shije të keqe dhe do kemi sërish raporte negative. Ne si qytetarë duhet të shkojmë të votojmë. Kodi nuk është bërë si duhet dhe sot shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin atë që duan. Përveç programit, partisë, siglës qytetarët kanë shanset për të votuar të preferuarin e tyre”, tha ai.

Z. Jakaj, BE kërkoi konsensus në fushatë dhe pranimin e rezultatit. Pse kjo pasiguri se palët mund të mos pranojnë fjalën e popullit?

Sepse shihet tendenca e qeverisë për të manipuluar zgjedhjet. Prej më shumë se 6 muajsh është denoncuar me zë e figurë se po dhunohet dhe rilindja do ndëshkohet nga administrata publike, sepse të gjithë drejtorët e rilindjes detyrojnë që nga dogana, tatimet instituri i shëndetit publik që vendi sot po kalon një krizë të tmerrshme ata ju kërkojnë punonjësve të mbledhin kartat përndryshe do largohen nga puna. Kjo është frika që ushtron komisioni europian, që i bën thirrje qeverisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse opozita s’ka çfarë manipulon. Unë si kandidat i LSI nuk më tremb kjo gjë sepse duke pasur kontakt me ta e di  se mezi po presin të votojnë kundër drejtorit injorant.

3.Z. Jakaj, sa mendoni se do të ndikojë mënyra se si e ka menaxhuar qeveria situatën e Covid tek votimet e 25 prillit?

Dëgjoja dje komitentin e ekspertëve, komitetin e partisë në fakt se masat do rrinë të njëjtat për baret, restorantet etj, ndërkohë sot rilindja do bëjë takim me 300 veta në sheshin Skënderbej. Teorikisht janë lejuar tubimet, por çfarë do bëjmë do dëmtojmë biznesin sepse fashat e orarit kanë treguar se nuk kanë pasur asnjë përmirësim. Logjika e efektit është vetëm për t’ju nxirë jetën  njerëzve. Nëse 6 apo 7 pasdite kemi një fluks qytetarësh në lokale në 8 bie canga e Ramës, dhe ata shkojnë në shtëpi. Thjesht kjo dëmton bizneset se nuk jep efekt në përhapjen e virusit. Një model për të ushtruar presion ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

SHKARKO APP