Bigg V: Mall për Tiranën, së shpejti një këngë dedikim

Djaloshi nga Tetova që ka pak kohë që i është futur skenës së muzikës vjen në një rrëfim për gazetën “KohaJonë” duke rrëfyer jetën dhe punën e tij, vështirësitë që ka hasur deri në arritjen e një suksesi, deri tani të kënaqshëm. Valdrin Islami, apo i njohur ndryshe si Bigg V mes të tjerash tregon se i mungon shumë Tirana, vendi ku kaloi tre vite studimi, për planet në muzikë, pjesëmarjen në festivalin e Shkodrës dhe disa gjëra të tjera si një i ri 23 vjecar.

Na i përshkruaj fillimet tua në muzikë Bigg V.?

Në vitin 2006 me disa shokë të gjeneratës sime bëmë një studio, në të cilën gjysmën e ditës e kalonim aty, pas disa vitesh shumica morën rrugë të ndryshme, por unë nuk u dorëzova. Kam punuar me projekte, por më rrallë. Në vitin 2010 bëra studion time, të cilën sot e kësaj dite vazhdoj me projekte të reja, kurse ky vit ka qenë për mua. Për beat-a është kujdesur Dj Nago me të cilin kam punuar dy projekte, Primo Drum Beats & Lennox.

Sa e vështirë ka qenë kariera në fillim dhe nga kush je ndihmuar?

Si çdo artist fillimet janë shumë të vështira, në Tetovë mungon përkrahja për artistët e rinj, por unë falë mbështetjes së vëllait tim dhe kompanisë Laktoza, e cila më ka ndihmuar në dy projektet e fundit ia dola.

Sa projekte ke realizuar deri më tani?

Në vitin 2010 realizova albumin tim të parë me 10 këngë, kurse jashtë albumit kam rreth 30 këngë, të cilat tashmë nuk gjenden në youtube, por më shumë rëndësi u jap projekteve në vijim.

Ke tentuar të kapësh tregun në Shqipëri e Kosovë?

Pas dy projekteve “Whats up Tetovë” dhe “Theje shishen” t’ju them të drejtën jam i kënaqur me pritjen e publikut dhe mediave. Kam pasur përkrahje që nuk e kam pritur. Mjafton të bëj diçka të veçantë se tregu është i njëjtë.

Si është realizimi i një kënge fillimisht nga kush inspirohesh?

Realizimi i një kënge nuk është dhe aq i lehtë, por më mjafton melodia, inspirimi më vjen direkt nga vetja dhe tekstet e mix master i bëj të gjitha në studion time.

E ke gjetur veten në muzikë, skena është e stërmbushur, ke hasur vështirësi e inate kolegësh?

Është pak e vështirë, por shpresoj se do ia dal. Unë kam respekt për të gjithë dhe ju uroj punë e suksese pafund. Mua më intereson vetëm rruga që kam nisur, sepse akoma nuk jam bërë për inate (qesh).

Kush është Bigg V?

Valdrin Islami, rrjedh nga një familje intelektualësh. Jam 23 vjec nga Tetova. Jam në vit të V të studimeve, me status single (qesh), kaloj kohën më shumë në studio e aktivitetet sportive.

E viziton shpesh Tiranën?

Kam qenë shumë i angazhuar me xhirimet e këngëve të fundit dhe nuk kam pasur kohë shumë. Mua më mungon Tirana, sepse tre vite studime i kam kaluar atje, pastaj bëra transferim në Tetovë. Më lidhin shumë gjëra dhe shpresoj që së shpejti t’ju vizitoj.

Do jeni pjesëmarës në Shkodra Fest, na fol pak për këtë projekt?

Këngën për festival e kam gati, jam në bashkëpunim me një gocë të talentuar nga Shqipëria. Për këtë projekt kam punuar një muaj. Është zhanër RnB dhe Hip Hop, shpresoj që të pritet mirë nga publiku.

I ke kënduar Tetovës, po në ndonjë projekt të radhës do t’i këndosh Tiranës, apo Prishtinës

Tetovës time i kam kënduar për tre vite që më ka munguar kur u ktheva nga Tirana e kam punuar këtë projekt gjatë në kohë, kurse tani kam mall për Tiranën e që kam një të kaluar. Shpresoj shpejt të bëj një të tillë.

Me kë do doje të bashkëpunoje.

Flori Mumajesin dhe Ledri Vulën.

Tani që këngët e tua kanë filluar të dëgjohen, ka nisur vardisja e fanseve?

Ndihem i lumtur, i dua të gjithë ata që më përkrahin dhe më japin force. Do vazhdoj me surpriza dhe besoj që nuk do i zhgënjej.

Planet për të ardhmen?

Kam shumë plane. Pas festivalit do jem me një projekt të ri për xhirimet e fundvitit, pastaj kam një këngë me klip për dimër e për më shumë detaje mendoj t’ia lëmë kohës më mirë.

 

Ermal Mamaqi kërkon azil?

Ermal Mamaqi nuk ndalet me batutat e tij. Ndërsa çështja e azilit është një problematikë mjaft e prekshme, ai ka sjellë humor me anë të një situate që e ka publikuar në Facebook. "Rri në radhë dhe dëgjoj një shllap-shllup. Aq keq dëgjohej sa mendova se po putheshin. Ktheva kokën dhe shoh një tip nja 55 vjeç që hante çimçakiz si lopë. Kur hapte gojën nxirrte gjuhën dhe më prekte pak cepin e xhaketës.

 

SHKARKO APP