Braimllari: Goditja e popullit për Ramën, siç u bë me diktatorët e mëdhenj

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ditën e djeshme nga protesta e banorëve të ”Astirit” është prononcuar për ”Gazeten Standard”. Ai theksoi se mbështet protestën e qytetarëve, ku pohoi se kjo protestë është e drejt legjitime e tyre. Gjatë fjalës së tij ai ka garantuar se LSI-ja do jetë pranë tyre në çdo moment, pasi kjo qeveri i ka braktisur shqiptarët. Deputeti i LSI-së ka kujtuar se këto banesa që kryeministrit Rama ka dhënë urdhër për ti shembur, kanë paguar të gjitha faturat e Aluizmit dhe shumë prej tyre janë të legalizuara. Braimllari deklaroi se protestat do të jenë masive dhe Edi Rama do pësojë një një goditje të madhe nga shqiptarët.

Si e shihni ecurinë e protestave të banorëve dhe si e parashikoni vazhdimin e tyre?

Opozita i është bashkuar protestës pasi qytetarët e këtyre zonave i kanë bërë thirrje deputetëve që të jenë prezent për ti përkrahur dhe mbështetur. Protestuesit në Astir i kanë bërë thirrje deputetëve socialist që të vinë dhe të bisedojnë, por deputetët e maxhorancës kanë hezituar të komunikojnë me to, duke i shpërfillur dhe përgjigjur më arrogancë dhe më pas protesuesit i janë drejtuar deputetëve të opozitës. Ajo çfarë dua të them për protestat e oraganizuara në Tiranë, dua të theksojë se protestuesit janë në të drejtën e tyre ligjitime për të protestuar sepse po protestojnë për një të drejtë themelore që ka të bëjë më pronën private, e cila mbrohet dhe në kushtetutë. E kuptoni se ku ka përfunduar vendi, po protestohet për një të drejtë themelore, dhe në vend që të protestoni për rritje çmimesh, për rritjen e taksave, çmimin e lartë të naftës, shqiptarët protestojnë për pronën, shtëpitë e tyre.

Ky kryeministër deri aty e ka çuar këtë vend, duke i dhunuar. Të gjithë shqiptarët janë të njohur me teorinë e Edi Ramës ‘bashkëqeverisje më qytetarët’, por kjo nuk nuk ekzisto. Ne i kemi thënë dhe nuk kemi pikë dyshim, që kjo qeveri nuk po bën bashkëqeverisjë më qytetarët, pasi ka bashkëqeverisjë me krimin e organizuar dhe me oligarkinë. Nëse do kishte bashkëqeverisje me qytetarët Edi Rama do dilte dhe do vinte këtu për të dëgjuar zërin e qyetetarëve dhe banorëve të Unazës së Re, Shkozës, Bregut të Lumit. Kemi një komunikimë të Edi Ramës me këto banorë para fushatës, ku i bën thirrje të votojnë partinë socialiste, sepse edhe nëse Enver Hoxha të çohet nga varri shtëpitë e tyre nuk prishen por do të legalizohen.

Pra ky kryeministër mashtrues dhe i papërgjegjshëm i ka mashtuar në fushatë dhe tani po i burgos dhe i arreston me policinë. Pra është vërtetuar njëherë e përgjithmonë që Edi Rama është një kryeministër mashtrues, një kryeministër arrogant, i cili nuk i do qytetarët e tij. Protestuesit janë duke vazhduar me protestat sepse janë në të drejta e tyre sepse po ju shemben prona e tyre, ku për vite të tëra i kanë ndërtuar me djers dhe me gjak. A nuk është turp, pasi për 22 vite kanë paguar taksa këto banorë, për 22 vite kanë qënë në respektimin e ligjit, ju kujtojë që kanë paguar faturat e Aluizmit, është proçeduar me legalizimin dhe shumë prej banesave janë legalizuar, pra janë pajisur më çertifikatë pronësie.

Nëse kjo do ishte një zonë studimore, një zonë e zhvillimit si ka mundësi që është avancuar me procesin e legalizimit, si ka mundësi se një pjesë janë pajisur me çertifikatë pronësie dhe një pjesë tjetër nuk janë pajisur? Pra kemi një ndarje selektive, ndaj këto banorë, janë në të drejtën e tyre. Dhe protesta do jetë gjithmonë e madhe dhe më masive, ku çdo dite e më shumë po rritet numri i protestuesve, çdo ditë e më shumë po ndërgjejgjësohen për të drejtat e tyre.

A do ketë një skenar bashkimi të gjithave protestave në një të përbashkët?

Kjo nuk më takon mua ta them sepse këto protesta janë protestat e qytetarëve, opozita i është bashkëngjitur qytetarëve, janë qytetarët të cilët ato protestojnë për të drejtat e tyre. Ne jemi në mbështetje të qytetarëve për një gjë ne jemi të bindur që protestat do të jenë shumë më masive, qyetarët do protestojnë sepse fatin e tyre nuk e ka në dorë Edi Rama, por e kanë qytetarët sepse, ju ka shkuar aty ku nuk mban më. Patëm studentët që dolën në protestë, dhe ishte një protestë komplet e organizuar për rritjen e tarifave dhe aspak politike. Të gjithë protestat që po organizohen janë qytetare dhe do të jenë masive, është po e njëjta situatë siç ka ndodhur në Francë, është edhe në Shqipëri, nëse Edi Rama nuk tërhiqet nga qëndrimet e tij, dhe nëse Edi Rama nuk i dëgjon kërkesat e banorëve për dëmshpërblim, qytetarët e këtij vendi nuk kanë më durim për të përballuar arrogancën, papërgjegjshmërinë e një kryeministri hajdutërinë e Edi Ramës. Bëhet fjalë për hajdutëri të pronës, bëhët fjalë për korrupsion me tendera, për të mbushur xhepat e Edi Ramës, dhe për të varfëruar shqiptarët çdo ditë e më shumë. Protestat do të jenë masive dhe goditja e popullit për Edi Ramën do të jetë tipike, siç janë goditur diktatorët më të mëdhenjë.

Si e komentoni nxjerrjen me forcë të qytetarëve nga ana e policisë për të shembur banesat e tyre?

Edi Rama ka një skenar shumë të qartë për të tërhequr vëmëndjen dhe për të shkëputur përgjegjsinë e tij po fut policinë e shtetit në konflikt me qytetarët. Qytetarët nuk kanë asnjë revoltë ndaj policisë, qytetarët e kanë me Edi Ramën sepse po ju merr pronën e tyre. Edi Rama kërkon gjithmonë të fusë policinë e shtetit në sherr më qytetarët, kërkon të krijojë një konflikt mes shqiptarëve, por qytetarët janë të vendosur për të protestuar kundra Edi Ramës, pasi ai është fajtori kryesor i kësaj situatë.

Opozita dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë e vendosur për të mbështetur qytetarët në çdo protestë. Ne jemi të vendosur pro qëndrimit të qytetarëve sepse qytetarët janë në të drejtën e tyre legjitime. Në fund të fundit unë jam deputeti i Tiranës dhe kjo është detyra imë të mbrojë interesat e qytetarëve të Tiranës. Dhe iu bëj thirrje gjithmonë e më shumë të ndërgjegjeson qytetarët, oponinon publik, pasi sot Edi rama po godet dhe po ju ushtron presion banorëve, të Unazës së Re, Shkozës dhe të Bregut të Lumit, nesër ai do të vij të shemb shtëpitë e shqiptarëve.

SHKARKO APP