Çiljeta e ka me qejf kur e ngacmojnë në rrugë
Çiljeta Xhilaga është një ndër femrat më tërheqëse mes personazheve të famshëm shqiptar. Dhe sigurisht kur ajo ecën rrugës, për shkak të formave shumë të lakuara trupore, por edhe për famën e madhe, të gjithë kthejnë sytë, madje edhe i hedhin fjalë. Vetë Çiljeta përgjigjet për “Who” dhe zbulon disa detaje mjaft interesante për të gjithë lexuesit.
Ndihem më seksi kur…
…vazhdojnë të më ‘gjuajnë’ edhe tani që jam bërë mami (qesh). Bëj shaka. Janë të shumta momentet që e bëjnë një femër të ndihet seksi. Një mesazh dashurie nga partneri im më bën të ndihem seksi.
Do të bëja një çift të mirë me një mashkull që…
…do t’i ngjante babait të Fernandos. Ndoshta do duhej që të ishte më pak i angazhuar me punë, që të qëndronte më shumë në Tiranë, sesa në Londër.
Nëse do të kisha një makinë kohe do të kthehesha në…
…fëmijëri. Kam kujtime të mrekullueshme nga ato vite. Do doja t’i rijetoja me të njëjtin intensitet.
Më ka pëlqyer gjithmonë në fshehtësi…
…që të parashikoja të ardhmen time, derisa një moment kuptova që atë e kemi vetëm ne në dorë.
Në një bar më pëlqen të porosis…
…lëng portokalli të shtrydhur, në verë sidomos. Vdes për lëngjet e frutave, sepse përmes tyre marr gjithë vitaminat e nevojshme, duke qenë se me ushqimin nuk i kam fort mirë punët kohët e fundit.
Nëse do të kisha një xhind dëshirash, do t’i kërkoja që…
…të provoja edhe një herë ndjesinë e të qenit nënë, këtë herë me një vajzë. Dua shumë që Fernando të ketë një motër, ose një vëlla, çfarëdo qoftë, mjafton që ai të mos rritet i vetëm.