De Biasi në “Opinion”: Ja formacioni për në Francë

 

De Biasi tregon se ka marrë shumë oferta pas kualifikimit të Shqipërisë në “Euro 2016”. Një ofertë shumë e lartë thotë ai i ka ardhur nga Emiratet e Bashkuara dhe për këtë ka vënë në dijeni Presidentin e FSHF Armand Duka.

Gjatë emisionit “Opinion”, trajneri i kuqezinjve flet edhe për lojtarët e rinj që pritet t’i bashkohen Kombëtares si dhe për fazën përgatitore që i pret para finaleve të europianit.

Intervista e plotë e De Biasit dhënë për “Opinion”:

Fevziu – Z. De Biasi, mirëmbrëma dhe mirëserdhët në studion e “Opinion”

De Biasi-Mirëmbrëma, z. Fevziu.

Fevziu-Jeni në fund të një gare pak të vështirë, por plot me emocione. Doja t’ju bëja një pyetje që ua bëra dhe disave prej lojtarëve. Në fillim të sezonit, e keni menduar qoftë dhe një herë të vetme se ne mund të shkonim në Francë?

De Biasi– Menjëherë pas hedhjes së shortit dyshoja shumë se mund të shkonim në Francë. Pastaj, me fitoren ndaj Portugalisë dhe me barazimin në shtëpi me Danimarkën. po.

Fevziu- Që në fillim e mendonit?

De Biasi– Unë jam njeri që mendon pozitivisht pavarësisht nga vështirësitë. Kjo është një nga gjërat që më karakterizojnë.

Fevziu– Po, por ka gjëra të vështira që nuk i kalon dot.

De Biasi-Sigurisht që ka më shumë vështirësi nga sa mund të kisha pasur në një rrethanë tjetër. Por unë mendoj që fitorja e parë është ta mendosh një gjë të mundshme.

Fevziu– Kthehemi pak në kohë, kur ju pranuat të jeni trajneri i Shqipërisë. Keni menduar ndonjehere qe Shqiperia mund të shkonte në finale apo thjesht donit të ngrinit një skuadër që të luante mirë?

De Biasi– Objektivi fillestar ishte të përmirësonim rezultatet e deri atëhershme të kombëtares. Por jo rastësisht në 29 shkurt në Gjeorgji iu dhashë djemve një letër ku shkruaja se ne mund të shkruanim historinë, nëse ata do të respektonin instruksionet e mia dhe të stafit. Kishte nga ata jashtë ekipit që qeshnin me këtë deklaratë. Por une mendoj se për të fituar një ndeshje, fillimisht duhet të besosh se mund ta fitosh atë. Nëse mendon se nuk ia del, nuk ke për të fituar kurrë. Kështu që gjëja e parë ishte të punoja me mendjen e djemve.

Fevziu-Domethënë ju filluat të mendonit se ne mund të shkonim në finale fill pas ndeshjes me Portugalinë dhe barazimit me Danimarkën në minutë të fundit?

De Biasi-Kur arrin të besh 4 pikë me skuadra kaq të rëndësishme, madje duke fituar me Portugalinë, mendoj qe fiton besim në vetvete. Sepse me fitoret fillon ti vesh në jetë gjërat që thua, përndryshe bëhesh i pabesueshëm.

Fevziu-Pastaj erdhi ndeshja me Beogradin që ishte më e vështirë si në fushë edhe jashtë saj. E prisnit një ndeshje kaq të tensionuar në Beograd?

De Biasi-Po, sigurisht, pasi i dija zhvillimet jashtë futbollit.

Fevziu-Si ishin lojtarët para ndeshjes, sidomos ata që vijnë nga Kosova dhe që kanë një histori të gjatë e të hidhur me serbet?

De Biasi-Shumë të tensionuar. E ndienin shumë ndeshjen. Fillimin e ndeshjes e vuajtën shumë, sidomos 15-20 minutat e para. Pastaj e morën në dorë situatën. Patëm 2 mundësi të mira, një me Lorikun dhe tjetrën me Mavrajn. Deri në ndërprerjen për goditjen nga këndi, se pastaj nga njëra anë droni nga ana tjetër lotsjellëset bënë të ndodhte ajo që ndodhi dhe u ndërpre ndeshja.

Fevziu– Si e kujtoni këtë moment? Tani që shihni dhe filmimet…

De Biasi– Një moment shumë i shëmtuar dhe me frikë sidomos kur hynë në fushë tifozët u bë e rrezikshme. Sipas meje stadiumi nuk ishte i përshtatshëm për një ndeshje të atillë. E kemi thëne tashmë.

Shikoni si hyn tifozi në fushë. Kjo është jonormale. Rreth stadiumit kishte forca policore e megjithatë ai dhe shumë të tjerë hynë në fushë. Pas pak hyn dhe i famshmi tifoz serb Ivan që të qetesojë turmën gjoja.

Fevziu-Patët frikë në atë moment?

De Biasi-Po, pasi këto fërkime mund të kishin stimuluar njerëzit të hynin në fushë dhe turma eshtë vështirë të menaxhohet. Frikën më të madhe e patëm kur ishim në dhomat e zhveshjes, pasi patëm makth se mos turma hidhte derën në tokë dhe hynte brenda.

Fevziu– Po a kishte siguri, policë?

De Biasi– Kishte sigurisht, po çdo bënin policët kundër gjithë asaj turme të tërbuar?

Fevziu-Autoritetet serbe u duk sikur nuk mbajtën qëndrim të mirë në dhomat e zhveshjes?

De Biasi-Do thosha më shume kur u mbyll ndeshja. Ja për shembull një polic që kërkon telekomandën e dronit a thua se e pilotonim ne.

Fevziu– Pse e kërkonin kur e dinin të sigurt që dronin nuk e kishin futbollistët?

De Biasi-Nuk e di. Nuk duhet të linin asgjë pa kontrolluar. Shiko si kërkojnë për ku e di unë se çfarë, një gjë që nuk ekziston. Duhet ta bënin për sy e faqe.

Fevziu-Këto janë pamje që nuk shihen kurrë në një fushë futbolli

De Biasio-E di. Në 40 vjet si futbollist dhe trajner nuk kam parë kurrë të ndodhë një gjë e tillë. Shikoni, këtu shihet policia që na kontrollon çantat, një gjë jashtë logjikës. Gati një dhunim i privatësisë që teorikisht nuk mund ta bëjnë. Po ne u treguam të gatshëm të hapnim dhe çantat për të na i kontrolluar.

Fevziu-Pasi u larguat nga stadiumi dhe nga aeroporti i Beogradit, e mendonit që një turme aq e madhe njerëzish do t’ju priste në Aeroportin e Tiranës? Pashë që ju u surprizuat.

De Biasi-Sigurisht që u çudita shumë nga ajo pritje. Dukej sikur kishim ardhur nga një luftë dhe jo nga një ndeshje futbolli. Kjo ishte e pabesueshmja

Fevziu-Është shumë për një lojtar që përveç ndeshjes të ketë dhe presionin politik, historik? Kjo është e rrallë për futbollin.

De Biasi-Shumë e rrallë.

Fevziu-E dinin lojtarët që kishin një peshë më të madhe sesa thjesht një ndeshje ?

De Biasi-Po. E dinin. Duhet të mbronin krenarinë kombëtare, kishin dëshirë të fitonin edhe për ca arsye të tjera, për ndonjërin ishte dhe kujtesë për të afërmit e humbur.

Fevziu-Çfarë ju thatë lojtarëve para ndeshjes në Serbi dhe para ndeshjes këtu?

De Biasi-Janë ndeshje që nuk duan karikim. Janë boll të ngarkuara emocionalisht dhe mund të të paralizojne.

Fevziu-Ku gabuam në ndeshjen ne Shqipëri?

Çfarë ndodhi?

De Biasi-Në Shqipëri gabuam në një aspekt. Duhet të kemi parasysh që Serbia është skuadër me lojtarë të mëdhenj me klas e talent. Gabuam që hëngrëm golin sepse ishim në atë pozicion në kërkim të fitores të entuziasmuar dhe fakti që Portugalia kishte bërë gol. Besoj se duhej të ishim pak më shumë reflektues dhe më pak impulsiv.

Fevziu– Juve i thatë lojtarëve të shkojnë para?

De Biasi-Absolutisht jo. Ishte dëshira e tyre dhe ekzaltimi prej turmës e cila i donte me çdo kusht fitues. Të gjithë i donim fitues, por mund të fitohet ndryshe.

Fevziu-Deri në fund të ndeshjes u pa që serbët donin 1 pikë.

De Biasi-Serbët besoj që me barazimin këtu ishin shumë të lumtur. Për fat të keq ne donim fitoren që ta mbyllnim çështjen e kualifikimit. Ndikoi pak kjo. Por ne gabuam faktikisht.

Fevziu-Si ishin lojtarët në fund të ndeshjes?

De Biasi-Shumë, shumë të zhgënjyer

Fevziu-Po ju?

De Biasi-Më shumë se ata, sepse besoj se nganjëherë flakim tutje mundësi shumë të mëdha sepse nuk luajmë me mend, por tërhiqemi nga isntikti. Instikti duhet për të tjera gjëra. Këtu duhet të reflektosh dhe të vesh në lojë gjithçka.

Fevziu-Mbase ishte dhe një shok ndeshja me Portugalinë. Për ne që e kemi parë Shqiperine në gjithë këta vjet, kemi pasur një fatalitet të minutave të fundit. Kjo ka ndodhur vitet e fundit, se më parë humbisnim që në fillim. Si shpjegohet ky fatalitet?

De Biasi-Le te themi që aspekti fizik në një ndeshje si ajo me Portugalinë dhe Serbinë merr shumë rëndësi. Në fund të ndeshjes fillon i humbet energjitë.

 

Fevziu– Po janë lojtarë që luajnë në klube me kualitet të lartë, nuk janë më si lojtarët e dikurshëm që luanin në kampionatin shqiptar dhe që nuk e kishin këtë përgatitje fizike.

De Biasi-Shpesh në mënyre të vullnetshme ne humbim shume energji për ti bërë presing kundërshtarit i cili është më i zoti nga pikëpamja teknike. Kjo shpesh të bën të vraposh e të humbësh energjitë kot. Po pershembull këtu me Portugaline ne goditëm shtyllen, 3-4 goditjet e ronaldos, një kundërsulm dhe si dhe në ndeshjen kundra Serbise ne donim të fitonim dhe u ç’ekuilibruam. Ja në këtë rastin këtu ishim vendosur keq në fazën transitore siç quhet teknikisht. Kurse këtu pësuam gol se flejmë në një markim individual. Sigurisht që edhe gabojmë…kur të gjithë mendonin që kishte mbaruar. Pastaj pësojmë gol nga Veloso që është 1.78 i gjatë dhe e markonte dikush që ishte 1.85. Edhe në këtë rast ne flejmë. Eshte një aspekt në të cilin duhet të përpiqemi të rritemi, sepse prej këtyre episodeve fitohet ose humbet ndeshja.

Fevziu-Kthehemi dhe njëherë te sezoni i tanishëm. Duke iu rikthyer Beogradit, e mendonit se i meritonim 3 pikët?

De Biasi-Besoj se po. Nuk kisha asnjë dyshim se në fund do ti merrnim 3 pikët, edhe pse pas 2 vendimeve te UEFA-s isha shumë i tronditur në pritje të vendimit përfundimtar.

Fevziu-Në mes të sezonit ne kishim marrë 3 pikë me Serbinë dhe ishim në rrugë të mbarë për më Paris. Mendonit në ato momente se do të shkonim?

De Biasi-Besoj se po. Po për mua ndeshjet kyç ishin ato të shtatorit. E kisha thëne që 4 dhe 7 shtator ishin datat vendimtare për ne. Nëse arrinim të mundnim konkurrentin tonë Danimarkën shkonim direkt në Paris. Për fat të keq në Danimarke vetëm barazuam, por për fat të mirë e mbyllëm me barazim se ishte ndeshje e fortë. Edhe pse humbëm një rast në minutë të fundit për të fituar, po në fund të fundit këto gjëra bëjnë ndryshimin.

Fevziu-Pastaj erdhën 2 ndeshjet me Portugaline dhe Serbine. Skuadra dhe tifozet ishin pak të zhgënjyer. Pas kësaj shkuam ne Armeni. Kam ketu dhe ca momente festimesh. Çfarë ndodhi? Dëgjova se keni thënë që “mbase fitojmë”ne Armeni. Ishit thuajse i sigurt që ne mund të fitonim. Pse besonit në fitoren e Shqipërisë?

De Biasi-Thjesht u kapa pas historikut të kualifikimit. Fituam ndeshjen e parë, barazuam të dytën, fituam te tretën ne gjykatën e arbitrazhit, të katerten e fituam, të pestën barazuam në një situate të veshtire. Humbëm 2 ndeshje në minutën e 90’ dhe në të 92’, pra pas mbarimit të minutave të rregullta. Dhe luajtëm me goxha skuadra. Aty do luanim me Armeninë, që sigurisht ka një skuadër të mirë, po që nuk ka më ç’pret nga kualifikimi. Ata sigurisht që e kishin vullnetin, por ne kishim shumë më shumë arsye për të luftuar në fushë. Iu thashë djemve që nëse do të nxirrnin në pah gjithë cilësitë që kishin treguar pergjate gjithë kualifikimit, atëherë do të fitonim ndeshjen dhe do të shkonim direkt në Paris.

Fevziu-Dhe goli erdhi shumë shpejt. Pas 22 minutave loje Shqipëria po fitonte 2-0. Ju besonit se kjo mund të ndodhte?

De Biasi: Po isha plot besim por në futboll nuk mund të thuash kurrë qe ia dola. Po ju kujtoj ndeshjen e Milanit kur fitonte në Ligën e Kampioneve kunder Liverpulit 3-0. Pjesën e parë të gjithë e dimë si perfundoi. 3-3. Duhet të jesh gjithmonë i kujdesshëm. Unë u nervozova shumë në pushimin e ndeshjes, më shumë se në ndeshjet e tjera.

Fevziu: Pse?

De Biasi: Për të mbajtur lart vëmendjen e futbollistëve.

Fevziu: Përse e bëtë këtë, mos ndoshta nga frika se ata mund të mendonin se ndjeheshin të kualifikuar?

De Biasi: Pse? Pse është më mirë të parandalosh se të kurosh, themi në nga anët tona. Pra isha shumë i nervozuar gjatë pushimit të ndeshjes. Ju thashë futbollistëve që të impenjohen maksimalisht dhe të luajnë sikur ndeshja të ishte 0-0, pasi sikur të na shënojnë një gol ndeshja hapet sërish.

Fevziu: Sepse barazimi nuk kualifikonte Shqipërinë?

De Biasi: Po pikërisht ashtu.

Fevziu: Pas këtij goli menduat se ishim të kualifikuar?

De Biasi: Po pas këtij goli isha i bindur se ishim të kualifikuar dhe ndeshja kishte përfunduar.

Fevziu: Çfarë përjetuat në minutat e fundit të ndeshjes?

De Biasi: Kam qenë gjatë gjithë kohës duke i thirur nga pankina që të ishin të përqëndruar.

Fevziu: Pse kishit frikë?

De Biasi: Po patjetër pasi në futboll duhet shumë pak për te fituar apo humbur ndeshjen. Në futboll duhet pak. Është si një çip qe po e stakove dhe nuk impenjohesh e ke shumë të vështire të arrish në fund të ndeshjes.

Fevziu: Tani jeni në Francë. Ju keni thënë se nuk besonit se mund të kualifikoheshit në kampionatin europian. Përse po shkon Shqiperia në Francë, për të bërë një shëtitje si një ekip i vogël, apo çfarë tjetër?

De Biasi: Ne do ti bëjmë gjërat me seriozitet si i kemi bërë deri tani dhe duke trajtuar çdo situatë në mënyrën e duhur. Ne do të shkojmë në France pa peshën e parashikimeve se çfarë duhet me patjetër të bejeme dhe ky eshte nje avantazh I madh. Dhe do te provojmë të japim maksimumin. Me lojtarët do të flas sapo ti takoj në nëntor për ti përgatitur psikologjikisht që ata të jenë gati në verë. Sepse duhet të mberrijmë në këtë europian në gjendjen më të mirë psikologjike dhe fizike. Ne kemi nevojë për një përgatitje të mirë fizike, të kemi një gjendje të mirë fizike.

Fevziu: Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë eleminatoreve të këtij kampionati?

De Biasi: I vështirë, i veshtire, kanë qenë dy ndeshjet e parafundit me Portugalinë dhe Serbinë. I vështirë pasi të vjen vërtet shumë keq kur ti humb në sekondat e fundit, kur ti mendon se ke arritur një rezultat të rëndësishëm. Pra kjo duhet të na shërbejë që të mos harrojmë. Pasi kjo mund te na ndodhë edhe në Francë. Faza mbrojtje duhet kuruar njëlloj si ajo sulmuese. Sepse një pasim i bërë mirë vendos një shok të skuadrës në pozitë për të shënuar, ndërsa e kundërta ndodh kur bën një pasim të gabuar dhe e ve në vështirësi shokun e skuadrës.

Fevziu: De Biazi kur ju firmosët kontratën me kombëtaren shqiptare çfare dinit për Shqipërinë, për futbollin shqiptar?

De Biasi: Shumë pak, madje aq pak sa fillova të studioja futbollin shqiptar në momentin që kisha marrë situatën në dorë. Nga Shqipëria njihja Valon Berhamin që ishte kosovar. Erion Bogdani që luante në Serine A. Njihja Myrtaj që luante në Breshelo dhe e kisha takuar disa herë. Pastaj nuk është se kishte protagonist të tjerë në futbollin Italian.

Fevziu: Në momentin që pranuat të bëheshit trajner i Shqipërisë cili ka qenë objektivi tuaj. Ju keni thënë që donit të përmirësonit nivelin e kombëtares shqiptare.

De Biasi: Gjithçka nisi nga dëshira ime për t’u vënë në provë, pasi është një gjë të stërvitesh një klub futbolli dhe është diçka tjetër të stërvitësh një kombëtare futbolli. Edhe pse unë jam i mendimit se të dyja mund të bëhen në të njëjtën mënyrë me ndryshimin e vetëm se kur stërvit një klub nuk ke shumë kohë në dispozicion. Por mendësia dhe përkushtimi në punë janë të njëjtë.

Fevziu: Me ardhjen tuaj në skuadrën kombëtare ndodhi diçka që nuk kishte ndodhur më parë. Të paktën sipas mendimit tim. Shqipëria për herë të parë kishte për çdo pozicion në fushë dy ose tre alternativa dhe kjo për meritë tuajën pasi ju zbuluat shumë futbollistë që luanin nëpër Europë. Si arritët ti zbuloni këta futbollistë, ishin ata që ju kontaktuan apo ishit ju që i zbuluat?

De Biasi: E para që duhet thënë është fakti që kur erdha unë ne nuk kishim këtë dëshirë qe kemi sot për të gjetur futbollistë që mund të luanin me kombëtaren. Objektivi ishte që të ndërtonim një ekip të mirë dhe për këtë duhet të udhëtonim shumë. Në fakt për këtë në fillim na kanë akuzuar edhe se shpenzonim shumë duke udhëtuar për të zbuluar futbollistë që mund të ishin të vlefshëm për kombëtaren, por që të gjitha këto ishin të nevojshme për të përmirësuar skuadrën.

Fevziu: Kritikat vinin se nuk besonte kush se këto udhëtime mund të përmirësonin skuadrën?

De Biasi: Pikërisht. Unë them se një nga gjërat më të rëndësishme në futboll është kontakti që ka trajneri me lojtarët. Pasi ti i shikon kur luajnë por kur ti flet me ta kupton më shumë, çfarë mendojnë dhe se çfare roli mund të kenë në mes të një skuadre futbolli. Nëse ti shkon aty dhe thua, o sa bukur luan ai, e dua këtë lojtar. Por ndoshta ai luan vetëm për vete është egoist. Kur ai bën gol është i lumtur por nëse skuadra humb atij nuk i bëhet vonë fare, kjo sa për të të dhenë një shembull. Këto janë themelet për të ndërtuar nje grup fitues. Besoj se te gjithe ata qe duhet te ndertojne një grup. Shikojmë motivimin e lojtarëve dhe se sa mund të përfshihen ata në një projekt me gjithë skuadrën. E si mund ta bësh kete gje? Duhet të flasësh vetë me futbollistët, ndryshe nuk bëhet.

Fevziu: Si i zbuluat futbollistët shqiptarë që luajnë në Zvicër? Shqipëria ndonjëhere duket si Kombëtarja e Zvicrës B.

De Biasi: Edhe tek shpresat e Zvicrës ne kemi disa lojtarë shqiptarë që së fundmi kanë shënuar gola me duket se ka 9 a 10 lojtarë shqiptarë, për fat të keq në fakt. Në radhë të parë pamë karakteristikat teknike të lojtarëve, moshën e tyre pastaj shkuam ti takonim dhe pamë në çfarë rolesh luanin dhe më pas shkuam ti takonim.

Fevziu: Pranuan menjëherë të vinin me kombëtaren apo nuk ishte dhe aq e lehtë?

De Biasi: Po në fakt pati edhe ndonjë që bëri disi të vështirin por zgjidhja erdhi kur u vendos që lojtarët që kishin luajtur me ekipet shpresa të një shteti tjetër mund të luanin me ne. Ishte rasti Bashës. Ishte i pari dhe në fakt ai ishte dhe çelësi për të shkuar dhe për të marrë dhe gjithë të tjerët.

Fevziu: Sepse Basha ka luajtur me Shpresat e Zvicrës? Por edhe Mavraj ka luajtur me Shpresat e Gjermanisë.

De Biasi: Po pikërisht dhe kishim përshtypjen se ata nuk mund të luanin për Shqipërinë. Pastaj takuam një avokat i cili na tregoi se si mund të bëhej për ti pasur në kombëtare këta lojtarë. Dhe kjo na lejoi që të hapej një perspektive e re për futbollin shqiptar.

Fevziu: Rasti me domethënës ishte ai i Adnan Januzaj. Për të cilin u bë dhe një fushatë e madhe për ta sjellë në Kombëtaren shqiptare. Por ai zgjodhi Belgjikën dhe tani nuk aktivizohet asnjë minutë.

De Biasi: Kohët e fundit nuk e kanë grumbulluar fare me kombëtaren belge.

Fevziu: Pse nuk pranoi Adnan januzaj të luante me Shqipërinë, çfarë ndodhi?

De Biasi: Problemi me Januzaj ishte se ne nuk arrinim të flisnim dot personalisht me atë, por çdo gjë duhet me parë ta diskutonim me babain e tij. Me të atin e Januzaj nuk kam arritur të flas asnjëherë. I kam dërguar shumë mesazhe por nuk mu përgjigj asnjëherë. Në fakt ja kam dërguar në disa gjuhë për ta kontaktuar i kam dërguar mesazhe në shqip, në frëngjisht, dhe në anglisht, por asnjë nga këto gjuhë nuk më është përgjigjur. Unë mendoj se kjo është një gjë vërtetë e trishtueshme sepse së paku ai mund të përgjigjej dhe të thoshte që Januzaj nuk do të vije më ne, por të paktën do të merrnim një përgjigje. Mjaftonte që të më thoshte zoti De Biasi ose De Biasi shkurt, djali im nuk do të luaj për Shqipërinë, kaq.

Fevziu: A gaboi Januzaj në zgjedhjen e tij, ose më mirë a gaboj i ati pasi vendimet me sa duket i merr i ati?

De Biasi: Unë mendoj se Januzaj është një lojtar shumë i mirë me potencial të jashtëzakonshëm. E kam parë për herë të parë kur hyri në lojë tek Mancester Junajtid, tre vjet më parë, 20 minuta përpara fundit të ndeshjes dhe bëri gjëra të jashtëzakonshme. Këtë kur e sheh në fushë thua ky është një lojtar i jashtëzakonshëm, por duhet folur me të. Ndoshta është një djalë shume i mire që është keshilluar keq. Sot ai nuk po kalon një moment të mire me Belgjikën që po kalon një moment shumë të mire dhe ka lojtarë shumë të mirë, por që ai nuk po grumbullohet me ekipin dhe njëkohësisht nuk po aktivizohet.

Fevziu: Ju patët edhe një problem ndoshta më shumë mediatik me Rey Manaj që luan me Interin. Çfarë ndodhi me të?

De Biasi: Absolutisht asgjë e jashtëzakonshme. Ju përcoll diçka që unë kisha thënë për të, gjë e cila ishte diçka pozitive dhe jo negative, dhe duke qenë se ai ndoshta nuk është shumë i zgjuar nga pikëpamja e komunikimit gaboi por e kuptoi me njëherë gabimin dhe u pendua, por duhet thënë se eshte i ri dhe prandaj ndodhin këto gjëra. Ai është vetëm 18 vjeç, ka lindur në vitin 1997, është një femijë por është një djalë shumë i mire. Kemi folur bashkë të hënën ose të martën në Milano.

Fevziu: A është një lojtar i mirë?

De Biazi: Po është një lojtar shumë i mire deri sa luan me Interin. Ka luajtur disa copëza ndeshjesh, por është ende i ri dhe këto cilësi teknike që ka duhet të shoqërohen edhe me një mendje të ftohtë për t’u rritur si futbollist.

Fevziu: A do të jetë Manaj pjesë e Kombëtares shqiptare në Francë?

De Biasi: Çdo gjë do të varet vetëm nga ai. Nëse ai do të bëjë një kampionat të mirë me Interin po patjetër që mund të jetë pjesë e ekipit në Francë.

Fevziu: Po nuk luajti?

De Biasi: Po nuk luajti do ta ketë më të vështirë.

Fevziu: Dua tu bëj një pyetje shumë të rëndësishme. Ju do të shkoni në Francë me të njëjtët lojtarë që arriti kualifikimin apo do të ketë hapësirë edhe për emra të tjerë?

De Biasi: Unë mendoj se në vija të përgjithshme që grupi do të jetë ky. Kjo edhe për një arsye të thjeshtë pasi ky grup na ka dhënë kënaqësi të papërshkrueshme. Fjala grup në një skuadër futbolli përkthehet me faktin se të gjithë janë miq me njëri- tjetrin dhe luftojnë për një qëllim të vetëm. Dhe besoj se ky fakt duhet mbajtur me patjetër në konsideratë.

Fevziu: A ka lojtarë të tjerë që mund të bëhen pjesë e kësaj kombëtareje që luajnë nëpër botë?

De Biasi: Po, po, janë të paktën tre që janë shumë interesant.

Fevziu: Kush janë këta lojtarë?

De Biasi: I pari eshte Rey Manaj që sapo folëm. Një lojtar tjetër luan në Zvicër. Është Tarashaj te Grasshopers. Rashica në Hollandë.

Fevziu: Pastaj është dhe Ajeti, vëllai i tij.

De Biasi: Po që luan në Zvicër me Bazelin.

Fevziu: Që mund ti thërrasim në Kombëtare?

De Biasi: Po, po.

Fevziu: Fakti që Shqipëria është kualifikuar në Kampionatin Europian a ndikon tek lojtarët që të vijnë në kombëtare?

De Biasi: Po, ky është një avantazh shumë i mire pasi kanë kuptuar se mund të jenë pjesë e një ekipi që shkon të luajë një kompeticion shumë të rëndësishëm. Dhe kjo na ndihmon për të tërhequr vëmendjen e futbollistëve shqiptarë që nuk janë ende pjesë e kombëtares.

Fevziu: Pas ndeshjes me Armeninë pyeta të gjithë lojtarët kur ishin të pranishëm në studion time se përse kishin zgjedhur Shqipërinë dhe të gjthë më thanë se kishin bërë një zgjedhje me zemër dhe jo një zgjedhje për karrierën. Si mendoni ju, a do të bëjnë të njëjtën zgjedhje me zemër këta lojtarë nëse nesër do të thirren në Kombëtaren e Kosovës?

De Biasi: Kjo është një pyetje shumë e bukur. Unë besoj se gjithë kush duhet të bëjë një analizë për të parë se ku e thërret zemra, nuk di të ta them se çfarë do të ndodhë.

Fevziu: A do të na krijojë probleme pjesëmarrja e ekipit të Kosovës në kompeticionet ndërkombëtare?

De Biasi: Unë besoj që jo, ne aktualisht kemi një grup shumë të mire dhe për më tepër kemi mundësi që në dy-vjeçarin e ardhshëm ta pasurojme grupin edhe me lojtarë të tjerë.

Fevziu: Unë di që ju keni takuar disa trajnerë në Shqipëri dhe që vëzhgoni në menyrë sistematike lojtarët e rinj në ekipet kombëtare të moshave. A ka lojtarë të rinj shqiptarë të talentuar?

De Biasi: Po, po ka disa lojtarë që janë shumë interesant. Në kombetaren e 21 vjeçarëve ka disa lojtarë që po rriten dhe që kanë të dhëna shumë të mira. Përshembull në sulm jane disa, Manaj, Latifi, ai djali që luan me Vitesen që nuk më vjen në mendje emri me cilësi vërtet shumë të mira. Rashica në mesfushë që ka edhe ai cilësi shumë të mira. Edhe Coze që luan në Greqi që luan mbrojtës dhe sipas meje mund të ketë një të ardhme te suksesshme. Domethënë janë të rinj dhe kanë vërtet shumë cilësi të mira por duhet parë se a kanë një mendësi profesionisti.

Fevziu: Me këto që ju po thoni e ardhmja e Shqipërisë është e garantuar me këta lojtarë?

De Biazi: Po besoj se po. Sepse ne nisemi nga një bazë shumë e mirë. Shiko këtë foton këtu. Kaçe është datëlindja ’93, Hysaj eshte ‘94, djem që janë 21, 22 vjeç.

Fevziu: Skuadra jonë ka një mesatare 23 vjeç, është një nga kombëtaret me moshën më të vogël në këtë kompeticion?

De Biasi: Po. Nuk është keq përkundrazi është një aspekt shumë pozitiv. Sepse ka mundësinë të rritet shumë në 2-3 vitet e ardhshme. Nëse këta djem aktivizohen në klubet ku luajnë dhe maturojnë eksperiencën e duhur, po, mund të kenë një të ardhme shumë të mirë.

Fevziu: Në një intervistë të presidentit Duka përpara ndeshjes me Serbinë tha se i vetmi lojtar që ka postin e titullarit të sigurte është vetëm portieri Etrit Berisha. A është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës?

De Biasi: Etriti është një lojtar vërtetë shumë i rëndësishëm për ne. Me Berishën në portë kemi rritur vërtet shumë cilësinë e skuadrës. Na jep siguri mbrapa dhe është shumë i mire në dalje duke qenë se në futboll sot janë shumë të rëndësishme daljet e portierit. I vetmi problem është fakti që nuk po aktivizohet rregullisht te Lacio duke përjashtuar rastin e fundit ku u aktivizua në Europa League ndërsa në kampionat luan marketi. Por nëqoftëse ai do të luante rregullisht dhe mos harrojme që Etriti eshte i ’89-tës, pra 27 vjeç, një portier në këtë moshë cilësohet shumë i ri, mund të përmirësohet akoma më shumë.

Fevziu: Ku do të qëndroje Kombëtarja shqiptare në Francë?

De Biasi: Pasnesër do të shkoj vetë në Paris për të parë 6 hotele nga të cilët kemi marrë kontakte deri më tani.

Fevziu: Ku ndodhen, në periferi të Parisit?

De Biasi: Ne veri të Parisit midis Lilës dhe nuk më kujtohet tani emri i qytetit tjetër.

Fevziu: A keni ju ndonjë qytet apo stadium të preferuar ku doni të luani?

De Biasi: Për mua jo, njëri vlen tjetrin.

Fevziu: Cana më tha se i pëlqen që të luaj në Velodrom të Marsejës.

De Biasi: Ah po, atë e therret e shkuara e tij në klubet ku ka luajtur prandaj ka edhe preferenca. Për ne nuk është e rëndësishme ku luajmë në veri apo në qendër në Lion apo në Tuluzë, apo në Nisë, por edhe nëse luajmë në Paris akoma më mirë, por një gjë mund ta them me siguri që ne do të na shoqerojnë shume tifozë.

Fevziu: Kjo është e sigurtë.

De Biasi: Kjo është jashtë çdo diskutimi.

Fevziu: Do të luajme midis Belgjikës, Gjermanisë, Zvicrës, Italisë që jane plot me shqiptarë, që do të shkojë të gjithë në Paris dhe më pas në qytetet e tjera ku do të luajë kombëtarja shqiptare.

Fevziu: Sa përpara se të fillojë kampionati do të shkoni në France me ekipin?

De Biasi: Pese ditë para, nga rregullorja e vendosur nga UEFA duhet të jemi në France. Brenda 5 qershorit.

Fevziu: Ju mendoni që të shkoni përpara kësaj date apo gjykoni se nuk është e nevojshme?

De Biasi: Jo nuk ikim më përpara sepse ne do të bëjmë dy javë përgatitje me ekipin në një vend të cilin nuk e kam vendosur ende, që mund të jetë Austria ose Italia por është dhe një mundësi për në Spanjë.

Fevziu: Që do të jetë gjithmonë jashtë Shqipërisë dhe Francës.

De Biasi: Po do të shkojmë në një vend malor që të mos jetë shumë i ftohte ku mund të punojmë mirë dhe të jemi gati për kompeticionin.

Fevziu: Po a do të zhvillojmë ndeshje miqësore deri sa të fillojë kampionati?

De Biasi: Gjatë përgatitjes që do të zhvillojmë në një nga këto vendet që ju thashë më sipër mund të bëjmë vetëm një ndeshje miqësore pasi nuk na duhen më shumë.

Fevziu: Në atë moment?

De Biasi: Gjatë përgatitjes vetëm një ndeshje.

Fevziu: Jo, po ju thoja përpara kësaj periudhe para qershorit?

De Biasi: Po do të bëjmë dy ndeshje miqësore në nëntor, akoma nuk është zyrtarizuar me Finlandën, duhet të luajmë në 13 nentor ne Elbasan, dhe në 17 do të luajmë në Kosove, besoj.

Fevziu: Më 17 nëntor Shqipëria do të luaj në Kosovë?

De Biasi: Në Prishtinë.

Fevziu: A dihet se me cilën skuadër do të ndeshemi në Prishtinë?

De Biasi: Përballë do të kemi kombëtaren e Kosovës. Nuk e di cilët lojtarë do të kemi përballë. Këtë gjë do ta vendosë Albert Bunjaku.

Fevziu: Nuk do të luhet ndeshja me Finlandën në Kosovë?

De Biasi: Unë mendoj se do të ishte më mirë të festonim me tifozët tanë në Shqipëri, këtu.

Fevziu: Si u prit në Itali kualifikimi i Shqipërisë duke parë që Shqipëria, gjendet në të njëjtin grup me Italinë në eleminatorët e Kampionatit Botëror?

De Biasi: Ishte një lajm i rëndësishëm, pasi një realitet i vogël si Shqipëria arriti të kualifikohet në një kompeticion kaq të rëndësishëm. U bë një pasqyrim shumë i madh nëpër televizione por edhe në mediat e tjera në përgjithësi, por e njëjta gjë ndodhi edhe në Spanjë, shumë vëmendje iu kushtua Shqipërisë. Më kanë telefonuar të paktën 20 gazetarë spanjoll të Madridit, Barcelonës dhe Valencias, ku unë edhe kam qëndruar, për të mos folur pastaj për radiot spanjolle. Spanjollët janë të hatashëm dhe dëgjohen shumë. Radiot në Spanjë ndiqen shumë, por në të njëjtën kohë pastaj janë edhe shumë invadent, nuk të lenë një sekondë të qetë.

Fevziu: Ishin të surprizuar nga ky lajm?

De Biasi: Po shumë të surprizuar.

Fevziu: A kanë më shumë frikë tani spanjollët për kualifikimin në Kampionatin Botëror duke qenë se jemi në të njëjtin grup?

De Biasi: Spanjollët më pyetën se çfarë mendon nëse do ta gjesh Spanjën edhe në europian duke qenë se do ta takosh në eleminatorët e Botërorit? Ju thashë se është keq për ju, ne do të kualifikohemi për në Botëror ju nuk e di.

Fevziu: Jemi në një grup shumë të vështirë, për eleminatorët e Botërorit?

De Biasi: Po patjetër është një grup shumë i vështirë, kjo vjen pasi ti ndodhesh në fashën e katërt dhe në këtë mënyrë gjithmonë skuadra e parë, e dytë dhe e tretë janë vërtet shumë të forta. Edhe ky grup ishte i vështirë dhe pastaj e pamë si përfundoi.

Fevziu: Cila ishte preferenca juaj, të kishit në grup ekipe të forta si Spanja dhe Italia ku Shqipëria luan më mirë me ekipet e forta apo do të preferonit të kishit në grup ekipe më të dobëta?

De Biasi: Duhet parë se si mbërrijnë këto ekipe në fazën finale, sepse nëse mbërrijnë të lodhura nga impenjimet e shumta që ato kanë sidomos me lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës, që mbërrijnë të lodhur në fazen finale pse jo. Ku ndoshta vijnë për pushime por dua të them se nga ana tjetër janë dhe shumë të fortë.

Fevziu: A mund të jemi në një surprizë në Francë?

De Biasi: Anglezët thonë kurrë mos thuaj kurrë dhe ne do të provojmë ta jetësojmë këtë moto.

Fevziu: Një nga gjërat që ka krijuar shumë zhurmë kohët e fundit është kontrata juaj me Federatën Shqiptare. Kur përfundon kontrata juaj?

De Biasi : Në tetor të 2017

Fevziu: Ju kanë ardhur oferta për tu larguar pas kualifikimit me Shqipërinë në Kampionatin Europian Franca 2016?

De Biasi: Pas kualifikimit të Shqipërisë jo, por përpara kualifikimit po.

Fevziu: Nga ekipe kombëtare apo nga klube?

De Biasi: Një ofertë që më ka ardhur nga Emiratet e Bashkuara, ia kam treguar edhe Dukës. Kontratën e kisha në dorë dhe ja tregova, por këtë gjë e bëra sepse nuk e kisha marrë në konsideratë, Dukës ia tregova për ta parë se sa e lartë ishte oferta, po këtu nuk e tregoj sa ishte, më mirë të mos e them. Më kanë ardhur oferta edhe nga federata të tjera, dy konkretisht por nuk do ti tregoj për respekt të atyre, që kane shkuar në vendin tim.

Fevziu: Në fakt janë dy çështje që duhen zgjidhur. Njëra është kontrata juaj që është bërë lajmi më i rëndësishëm kohët e fundit dhe e dyta vjen nga specialistët e futbollit. Ekspertët e futbollit thonë se De Biasi do ta lë Kombëtaren Shqiptare, pas Kampionatit Europian pasi kjo është maja dhe pas kësaj mund të bësh vetëm më keq, çfarë mendoni ju?

De Biasi: Unë nuk e kam menduar ende pasi unë jam mësuar si në jetën profesionele, por edhe atë të përditshme që ti hedh hapat një nga një, pa i bërë kurrë dy njëherësh. Tani nuk më duket e përshtatshme të flasesh se çfarë do të bëj pas Francës. Duhet të shohim se si do të shkojë kompeticioni dhe çfarë rezultatesh do të arrijmë. Por dua të theksoj se unë jam një person që i respektoj kontratat që firmos.

Fevziu: Pra ju do të qëndroni deri në tetor të 2017?

De Biasi: Po mund të ndodhë edhe kjo, por mund të jetë që Shqipëria të më thotë largohu se nuk të duam më.

Fevziu: A ju pëlqen të qëndroni në Shqipëri?

De Biasi: Po më pëlqen shumë dhe dua t’iu them se e kam bërë me shumë pasion punën deri më tani.

Fevziu: Cilat janë përshtypjet tuaja për periudhën që keni qëndruar në Shqipëri?

De Biasi: Nuk di të jap një përgjigjje, por me siguri mund të them se ka qenë një periudhë shumë impenjative në të gjitha drejtimet. Për shumë arsye të cilat nuk mund ti shpjegoj sot këtu.

Fevziu: A jeni kënaqur me zgjedhjen që keni bërë?

De Biasi: Po shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur pasi kam arritur në majë të malit, të cilin e kam ngjitur me shumë mund dhe sakrificë.

Fevziu: Ju kualifikoheni për herë të parë?

De Biasi: Unë kualifikohem për herë të parë skuadra për herë të parë Presidenti për herë të parë, lojtarët tifozët dhe unë besoj se kjo është një festë për të gjithë. A e di Blendi se çfarë më habit më shumë, që këto ditë i kemi shkuar nga mbrapa shumë gjërave të parëndësishme, ishte i imi i joti, mua nuk më intereson fare kjo gjë dhe është një gjë vërtet e jashtëzakonshme.

Fevziu: Këto janë gjëra që ndodhin shpesh në Shqipëri..

De Biasi: Unë mendoj se është bukur që të festohet për mundin, që është bërë dhe për rezultatin që kemi arritur. Merita në rradhë të parë shkon për Presidentin i cili ndodhet në majë të Piramidës sepse është ai që më zgjodhi mua, sepse unë zgjodha lojtarët, gjithsecili ka bërë punën e tij. Unë zgjodha lojtarët dhe bashkëpuntorët e mi. Meritë kanë dhe shumë persona që punojnë në Federatë por që puna e tyre nuk duket. Dhe kjo është fitorja e të gjithëve këtë doja ta theksoja.

Fevziu: Edhe tifozët që ju kanë ndjekur.

De Biasi: Po na kanë ndihmuar shumë.

Fevziu: Dua të të tregoj disa pamje që vijnë nga dhomat e zhveshjes së Armenisë. Shiheni pak këtë moment, nuk e di a e mbani mend? Këtu janë tifozët shqiptar të pakët në numër që inçizojnë skuadrën Kombëtare në Armeni.

De Biasi: Po festojnë sepse kanë minutat e fundit të ndeshjes.

Fevziu: Shihe pak se çfarë ndodh tani? Të festosh në një stadium jashtë Shqipërise ku atmosfera nuk ishte dhe aq e ndezur, si e kujtoni këtë moment?

De Biasi: Shumë e bukur, unë emocionohem përsëri kur i shoh këto imazhe krenare, për atë që kanë arritur dhe me një gëzim të madh në zemër.

Fevziu: Edhe në dhomat e zhveshjes ishte një atmosferë fantastike.

De Biasi: Po

Fevziu: Kam edhe një video tjetër, çfarë menduat…

De Biasi: Gjëja që më bëri përshtypje ishte Presidenti Duka që dukej në një formë të shkëlqyer, nuk e kisha parë kurrë kështu.

Fevziu: A e ke parë një filmim ku të gjithë lojtarët e hedhin në ajër Presidentin Duka?

De Biasi: Ta shohim.

Fevziu: Mendoj se e kanë patur pak të vështire ta bënin kete. Ishte diçka e jashtëzakonshme pasi nuk ishin në Shqipëri dhe nuk e ndjenin shumë atmosferën. Në Shqipëri ishte krijuar një atmosferë fantastike. Unë kam parë edhe disa video ku lojtarët hipinin në autobus dhe shkojnë nga stadiumi në hotel.

SHKARKO APP