Deputeti i PS: Zhvillim pozitiv që Lefter Maliqi (drejtori i Qeverisë) përfaqëson opozitën

Opozita dhe shumica vijojnë të mbajnë të njëjtat qëndrime në lidhje me pozicionet e tyre respektive. Pozicione që i kanë zënë qe nga data 21 shkurt, dita kur nisi kriza politike në Tiranë me aktin simbolik të dorëzimit te mandateve parlamentare nga ana e krerëve te opozitës se bashkuar. Duket që kjo është një krizë e cila do të vijojë gjatë dhe nuk ka ndonjë parashikim te besueshëm lidhur me ecurinë e saj. Për të diskutuar më shumë në lidhje me këtë çështje në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë deputeti i PS-së, Besnik Bare.

Për ju personalisht përse opozita përse Basha, e ka marrë këtë pozicion radikal?

Lajmi se komandanti suprem i NATO-s në Evropë deklaron se Rusia është e interesuar që të ketë destabilitet në Ballkan dhe nuk është e interesuar për integrimin euroatlantik të këtij rajoni. Nga ana tjetër kur shikon tablon e ngjarjeve në Ballkan të bën përshtypje sidomos aty ku ka faktor shqiptar në Mal të Zi , në Kosovë, Në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, sipas emrit të ri, i cili ka problematikë siç është më shumë e stimuluar  enxitur dhe kërkohët që ky rajon të qëndrojë me këto probleme që ka. Gjithahstu mua dhe njerëzve natyrshëm më shkon mendja se vallë është në koherencë lideri i PD-së me këtë. Unë uroj që të mos ishte ktu. Unë do të thosha se vetë interesat e Rusisë në këtë rajon janë shumë të mëdha dhe për shkak të zhvillimeve të viteve të fundit ne këtë lloj tendence e kemi parë qartazi në Malin e Zi në 2016, por unë do të uroja që të mos kishte një koherencë ndërmjet atyre dhe mendoj se ose është naivitet ose lidhet me dy faktorë që unë i quaj real në zhvillimet në Shqipëri. Së pari është faktori i reformës në drejtësi, këta njerëz kanë shumë gjynahe dhe i tremben realisht konsolidimit. Sigurisht edhe e majta ka njerëz që mund të kenë gjynahe por përmasat mund të jenë të ndryshme në radhë të parë dhe e dyta është se këto institucione që po ngrihen nuk do të jenë asimtrike por ssimetrike. Që do të thotë që nëse majtas ka njerëz që kanë probleme me ligjin, shkeljen e ligjit dhe korrupsionin padyshim që do të jenë pjesë e hetimeve dhe gjykimeve por ama e majta ka një ndryshim, ajo në bllok ka votuar dhe është e interesuar që të ketë zhvillime sa më të shpejta që këto institucione të jenë në vendin e duhur ndërsa e djathta po e saboton kjo tregon se frika është më e madhe.

Ju e dini dhe ju siguroj se fjalë të njëjta asimetrike me ju thotë pala tjetër

Ka një faktor tjetër dhe ai lidhet me statusin politik të Bashës, i cili nuk ka alternativë tjetër, ai kërkon destabilitet pasi ai ndodhet në një situatë shumë delikate brenda partisë së vet, aq më tepër me futjen e deputetëve në lista, ato nuk i ka vendos Edi Rama por i kanë pas vetë në lista dhe kjo shton mundësinë që të ndodh një lloj kompesimi.

Zoti. Bare kritikët e qeverisë dhe të kryeministrit dy ditët e fundit në studiot e televizioneve italiane dhe median e shkruar italiane. Ishte një tur propagandistik i organizuar në panik nga ngjarjet e Tiranës?

Jo absolutisht  unë them se është përgjegjësi e qeverisë e kryeministrit që të gjithë këtë mjergull, sajesë, provokacion që nuk i bën vetëm qeverisë por të gjithë popullit shqiptar duhet që patjetër të kthjellohet sa më shpejt. Shqipëria ka probleme patjetër, që të mos ndjejë probleme ekonomike vendi tonë do i duhet që të ketë një zhvillim ekonomik me dy shifra që normalisht është e vështirë siç ndodh me vendet aziatike, por ne kemi një situatë ekonomike që ndyrshon në raport me kohën e PD-së në lidhje me rritjen për një vit. Atëherë Ramës si kryeministër patjetër që do të dalë dhe të theksojë që këto të ruhen maksimalisht.

Një numër kandidatësh nga lista e opozitës janë duke zënë vendet bosh në Parlament, çfarë prisni ju si parti qeverisëse do të mbushet e gjithë salla?

Sigurisht edhe mund të mos mbushet, por në këtë situatë unë e vlerësoj si faktor pozitiv sepse do të ishte më e sikletshme nëse do të ishin vetëm ne, ardhja e atyre njerëzve që kanë qenë në lista dhe kanë bërë fushatë për të fituar PD-ja pra kanë qenë kundërshtarë tanë sigurisht e komplementon parlamentin dhe e bën më të plotë. Kjo mendoj se u shërben të gjithë shqiptarëve dhe unë i quaj të përgjegjshëm ato njerëz të cilët nuk e kanë ngjirur të ardhmen e tyre me të ardhmen e Bashës. Kurse një pjesë Basha vetë onturazhi i tij gjithçka e lidhin me këtë faktor, sa e destabilizon Shqipërinë në mënyrë që të precipitojnë ngjarjet.

SHKARKO APP