Djegia e makinave, Filipi tregon për lidhjen me Desarën
Desara Mançellari del sot para Gjykatës për masë sigurie me akuzën e shkatërrimit të pronës, pasi dogji 3 makina me benzinë.
Ish-dashuri i saj, Filip Qosja Papajani thotë se të gjitha akuzat e saj se e ka dhunuar nuk janë të vërteta. Ai tregon me detaje se çfarë ka ndodhur mes tyre, madje ka deklaruar se mesazhet e publikuara në internet mes tij dhe Desarës janë bërë nga motra e ish-të dashurës së tij, pasi i kanë vjedhur llogarinë në Facebook.
“Jo unë nuk e kam dhunuar asnjëherë. Po të kishte ndodhur realisht, pra të ishte dhunuar nga unë dhe babai im, ajo duhet të kishte shkuar në polici e të denonconte. Ajo nuk është dhunuar asnjëherë prej nesh”, thotë Filipi.
21-vjeçari në një intervistë për Gazetën Shqiptare pohon gjithashtu se ka qenë vetë ai që i ka dhënë fund lidhjes 10-mujore, pasi gjatë kohës kur ka qenë në Greqi dhe Desara në Tiranë, kjo e fundit e gënjente.
Sa i përket komenteve në Facebook të kushërirës së Desarës se Filipi jetonte me 2000-lekësha për t’i blerë iPhone të dashurës, ai sqaron: “Babai im është ndërtues dhe jemi në gjendje shumë të mirë ekonomike. Sara e di këtë gjë sepse gjithë verës ajo është larë bashkë me motrën e kushërirat e veta në pishinat e mia. Kemi dalë shpesh për jetë nate bashkë edhe në Tiranë e sigurisht që s’kam qenë me 2 mijë Lekësha, kjo sepse familja ime më ofron një status më të mirë ekonomik”.
I riu tregon se vajza që shkruan në Facebook sikur është kushërira e Desarës, në fakt është motra e saj. Filipi konfirmon se nuk ka bërë denoncim ndaj Desarës për djegien e makinave dhe as nuk do t’i flasë nëse del nga paraburgimi.
Filip, ju jeni përfolur shumë këto ditët e fundit nga ish-e dashura juaj, e cila ka ardhur në lagjen ku banoni ju e ka djegur 4 makina. Vajza pretendon se ju e keni dhunuar, e keni bërë?
Jo, nuk e kam dhunuar asnjëherë. Po të kishte ndodhur realisht, pra të ishte dhunuar nga unë dhe babai im, ajo duhet të kishte shkuar në polici e të denonconte. Ajo nuk është dhunuar asnjëherë prej nesh.
Si është historia? Ti ke qenë i dashuri saj, apo jo?
Po, unë kam qenë i dashuri i Desarës, por vendosa të ndahesha me të, pasi gjatë kohës që kam qenë jashtë shtetit, kuptova që ajo më gënjente dhe kjo gjë më bezdisi. Ajo mendoi të bënte jetën e saj kur unë isha larg, ndërsa mua më thoshte gënjeshtra. Kur erdha nga jashtë shtetit i thashë se historia jonë nuk mund të vazhdonte më. Kemi debatuar bashkë, por jo me duar. Pas dy-tri ditësh babai im e ka takuar atë, sepse shpesh ka qenë babai im që qetësonte ujërat kur ne ishim të zënë. Ajo ishte në një lokal dhe ne e morëm, shkuam te lokali ynë. Pas kësaj kemi dalë, kemi folur pa asnjë problem.
Po pse u sqaruat me Sarën dhe me babain?
Ajo filloi të më kërcënonte me fjalë, më thoshte mbaje mend…
Sa kohë kishe me vajzën?
Kisha 10 muaj. Isha vetëm në lidhje, nuk isha i fejuar me të, por ajo hynte e dilte në shtëpinë time dhe kishte relata të mira me prindërit e mi. Por pas djegies së makinave dhe identifikimit të saj po dalin shumë fjalë rreth meje e familjes sime, të tipit që babai im dhe unë e kemi dhunuar, mami ka prishur fejesën…
Në fakt ti ke qenë në Greqi për të bërë ushtrinë?
Shkova në Greqi, por nuk e bëra ushtrinë.
Ju jetoni atje ndërkohë?
Jo, unë jetoj në Shqipëri, por shkoj shpesh sepse kemi biznese atje.
Në Facebook kushërira e Sarës ka publikuar mesazhe ku shkruhet se ti po jetoje me 2 mijë lekësha për t’i blerë asaj iPhone.
Babai im është ndërtues dhe jemi në gjendje shumë të mirë ekonomike. Sara e di mirë këtë gjë, sepse gjithë verës ajo është larë bashkë me motrën e kushërirat e veta në pishinat e mia, kemi shkuar bashkë jashtë, në lokalet që familja ime posedon, ka qenë bashkë me familjen time. Kemi dalë shpesh për jetë nate bashkë dhe në Tiranë e sigurisht që s’kam qenë me 2 mijë lekësha, kjo sepse familja ime më ofron një status më të mirë ekonomik.
Ti mendon që ajo i thotë gjithë këto për çështje inati?
Po sigurisht për çështje inati, sepse s’ka asnjë arsye tjetër.
Ndërkohë Sara është e ndaluar nga policia, ju keni bërë denoncim?
Po, Sara është e ndaluar nga policia dhe deri sa u verifikua nga ata, u ndalua. Personat e tjerë që iu dogjën makinat kanë bërë denoncim, neve jo.
Keni dhënë deponim në polici?
Po, kam deponuar dhe i kam thënë të njëjtat gjëra që po ju them dhe juve, pra që jemi ndarë e kemi debatuar me fjalë, por jo me dhunë.
Si e morët vesh që ajo po hakmerrej karshi teje?
Unë mora një mikun e vet familjar në telefon dhe i thashë të pyesë motrën e saj pse po i bëjnë të gjitha këto gjëra dhe ai më tha që po i bën të gjitha nga inati që unë të tërheq denoncimin, ndërkohë që unë s’kam bërë denoncim, por është bërë vetë nga policia ndalimi i saj, sepse u identifikua nga kamerat përreth.
Nga është Sara?
Sara është me origjinë nga Përmeti, por lindur e rritur në Tiranë.
Pra, jeton në Tiranë me familjen e saj?
Po, jeton me familjen ka dhe një motër më të vogël, që unë e kam trajtuar si motrën time, kemi dalë bashkë shumë shpesh, sepse ajo dilte rrallë ngaqë kishte probleme me shëndetin dhe unë e kam ndihmuar për këtë problem. Dhe të gjitha mesazhet dhe videot i bën motra e saj nën pseudonimin “kushërira”.
BW