Dr. Halimi: Së shpejti në xhiro me një Harrley Davidson
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova është i pakursyer kur vjen puna tek jeta e tij. Ai tregon çdo gjë, nga hallet e pacientëve, tek të vetat, e deri tek zgjidhja që do i japë trfikut në Tiranë duke sjell uljen e çmimit të taksive, kështu që njerëzit mos të përdorin më makinat private por taksi.
I ftuar në emisionin OKTAPOD të Turjan Hyskës Kosova ka treguar se së shpejti do të dalë rrugëve të Tiranës me një motorr Harrley Davidson, të cilin thotë se e ka pasur që nga viti 1988.
Biseda e plotë për motorrin
Turjan Hyska: Kur është hera e fundit që keni hipur në urban? Na trego ndonjë histori të rinisë me urbanin, se urbani atëherë ka qenë present në jetën tuaj.
Halim Kosova: Turi, të falenderoj njëherë për ftesën dhe për këtë gjetje origjinale se nuk e kam parë ta ketë bërë ndonjë television tjetër.
Në qoftë se është punë për t’i hypur ndonjë gjëje, unë kam qejf t’i hipi “Harrley Davidson”-it!
Turjan Hyska: Vërtetë? Ke passion për motorrat?
Halim Kosova: Jo, po “Harrley Davidson”-in e parë e kam pasur unë në Shqipëri, pa dashur, me një fjalë.
-Turjan Hyska: Dhe si është historia?
Halim Kosova: Në ’88 kam pasur mundësinë që ta marr. Por, 25 vite pa lëvizur, sado që “Harrlëy Davidson” prapë kishte nevojë për ca riparime, dhe madje mund ta shifni dhe te dyqani ku po rregullohet, pra po vihet në punë. Që para se të dilte emri, më lindi dëshira dhe kur e shihja aty në garazh pse mos e vija edhe njëherë në punë, edhe besoj shumë shpejt do të më shihni të qarkulloj… Çdo “Harrley Davidsson” shife, kur të heqi atë kaskon se mund të jem unë poshtë kaskës!
Turjan Hyska: Kështu si po del, gjatë fushatës do të dalë që keni qenë edhe Supermeni. Se tani, që ju keni hipur në “Harrley Davidson” qe… E para njëherë e bëmë lajmin pa filluar intervistat. Nesër i ke gazetat: Kosova me Harrley Davidson.
Halim Kosova: Shif të them dhe diçka tjetër. Më qëlloi që të ndihmoj në lindje presidentin e “Harrley Davidson”-it në Shqipëri. Dhe duke bërë bisedë kështu, më tha që kemi porositur një kostum, një veshje specifike, dhe në qoftë se di t’i hipësh motorrit, ndoshta nndonjë ditë mund të vish me ne. I thashë; si do t’i hipi mototrrit, unë kam pasur i pari “Harrley Davidson”, ti më thua… Më tha “s’ka mundësi”! Si ore s’ka mundësi?! E kam në garazh. Aman ore tha, ne kemi të dhëna që e ka pasur dikush, po s’po e gjejmë se cili është ai.
Turjan Hyska: Po kush ta dha “Harrley Davidson”-in?
Halim Kosova: Kam qenë për specializim…
Turjan Hyska: Të pëlqeu?
Halim Kosova: Absolutisht po! Por ishte e vetmja mënyrë që ti mund të merrje për të udhëtuar, sepse atëhere nuk lejoheshin gjërat e tjera dhe motorri me ndonjë arsye të vogël ishte e mundur t’u merrte, kështu që…
Turjan Hyska: Për urbanin nuk më tregove, kur ke hipur për herë të fundit…
Halim Kosova: S’po më kujtohej ekzakt, prandaj i bëra pak bisht, por ndoshta para nja 25-30 ditësh.
Turjan Hyska: Për fushatë?
Halim Kosova: Sigurisht për fushatë! Për urgjencat që kam pasur unë, edhe autobusi më duhej mua për të shkuar në urgjencë!
Më tej DR. Halimi ka treguar edhe për emocionet kur Basha i komunikoi që do të ishte ai kandidati i PD-së për Bashkinë Tiranë. Këtu Dr. Halimi ka ndarë diçka mjaft intime nga raporti me gruan e tij. ja ç'thotë ai:
Turjan Hyska: Personi i parë që ju ia thatë pasi morët njoftimin nga zoti Basha?
Halim Kosova: Njëherë… në mos gabojmë Erjon Cula, ishte një nga njerëzit më aktivë që është te njësia 5, më aktivin që unë kam pasur rastin ta njoh edhe kur kam qenë deputet në atë zonë. Ai po më priste poshtë dhe do s’do, rastësia e solli që një nga njerëzit që më ka ndejtur më afër më qëlloi tamam përkrah në momentin që unë dola nga zyrat e Partisë Demokratike me këtë lajm. Së bashku pimë një kafe. Kuptohet që sapo u ula mora bashkëshorten në telefon dhe i thashë që “kshu kshu” është konfirmuar.
Turjan Hyska: Çfarë tha bashkëshortja?
Halim Kosova: Absolutisht “Urime”!
Turjan Hyska: Përse nuk e përfshini atë në fushatë? Nuk e kam parë në takime.
Halim Kosova: Kush tha? Kush tha që s’e kam përfshirë? Po takimet me gruan i bëj në shtëpi unë, pse do t’i bëj në rrugë?
Turjan Hyska: Ju e dini shumë mirë që shpeshherë nëpër fushata të gjithë liderët apo kandidatët si ju e përdorin këtë!
Halim Kosova: Po s’jam lider unë! S’jam lider unë! Po çfarë pune ka bashkëshorjta ime mor vlla?
Turjan Hyska: Po them për t’ju shtuar pikë! Që përkrah një burri të suksesshëm rri dhe një grua goxha e zgjuar.
Halim Kosova: Po është, po në shtëpi. Përse do jetë me mua? Unë them që kush e merr me vete është falls. Unë kështu mendoj. Ka mënyra të tjera se si mund të bashkëpunojë një çift, nuk është puna që tit a marrësh kështu e të dalësh.
Turjan Hyska: E morrët lajmin dhe vendosët ta pranonit. Keni bërë ndonjë staf tuajin, apo pranuat stafin e partisë demokratike? Pra, disa njerë të besuar në staf janë njerëz të përzgjedhur nga ju, apo ju kanë thënë që do punoni me “filanin, filanin, filanin”? Stafi është shumë i rëndësishëm!
Halim Kosova: Turi, se ti je beqar. Të të them disa gjëra, kur je burrë i martuar. Kur mer lajmin, do të shosh në shtëpi. Unë shkova afërsisht në orën 12 të natës. Dhe kur shkon në shtëpi, do të shkosh në krevat. Dhe kur shkon në krevat fle me gruan.. Dhe pasi biseduam e ja thashë më me hollësi atë që më kishte ndodhur në darkë, atehere bëmë sikur na zuri gjumi. Mirëpo ishte një lajm që nuk mund të kalohej aq kollaj, kupton? Dhe fillova unë, kthehu këtej, kthehu andej, kthehu këtej… Dhe nusja ime në fakt e ka gjumin kështu; “paf’ sa vë kokën, fle. Dhe e kam stërvitur në fakt, se nuk ka pasur mënyrë tjetër me punën që kam pasur unë, që është zgjuar kushedi sa herë gjatë natës. Dhe kështu si nëpër gjumë, në mos gaboj ishte ora 3, 3 e gjysmë, më tha mua: Po mirë more burrë, ça ke që “vër vër vëër” po luan në krevat, s’po më lë as mua, sado të rëndë e kam gjumin…”. Eh mi nuse i thashë, paska qenë e shkruajtur që të mos flej njëherë rehat në jetën time, por gjithmonë të jem kështu në shërbim të njerëzve. Dhe njëherë që kujtova siku e mbylla këtë lloj jete intensive, “tak’ doli një gjë tjetër, por që me shumë kënaqësi e kam pritur, sepse nga çdo lloj pagjumësie, nga çdo lloj mendimi që ti ke për të zgjidhur ca probleme, kuptohet që përfiton një grup i madh njerëzish, në varësi të asaj që ti i ofron! Kështu që thashë: Hajde se do kem kohë për të fjetur në ‘dynjanë’ tjetër, kështu që këtë ‘dynja’ po e shfrytëzoj për punë.