“Droga”, Noka: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Kupola e Policisë e përfshirë

Deputeti demokrat, Flamur Noka tha sot se e vetmja zgjidhje për situatën në vend është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Në një intervistë telefonike për News24, ish-ministri i Brendshëm tha se Guardia di Finanza ka monitoruar vetëm 17% të territorit dhe ka rezultuar se ka 5-fishim të sipërfaqes duke shtruar pyetjen se nëse do kishte monitoruar të gjithë vendin sa do ishte kjo sipërfaqe?!

“Vetëm 17 % ishte e monitoruar nga Guardia di Finanza. 5-fishimi i sipërfaqes është shifër e frikshme. Ajo që ne kemi paralajmëruar që në Shqipëri është 5-fishuar u konfirmua nga GDF. Ajo konfirmon se edhe fara e re, vietnameze e hyrë në dogana, është mbjellë 2-3 herë, ka pasur 2-3 kultivime. Është një alarm i madh për shoqërinë shqiptare. Karteli po shkatërron gjithçka”, tha Noka.

Ju keni qenë i pari që keni denoncuar situatë me kanabisin vietnamez, si ka mbërritur?

Swiss Digital Desktop Reklama

Holanda konfirmon, mediat holandeze, zyrtarët holandezë se 2 milionë fara të kanabisit janë blerë në Holandë dhe kanë ardhur në Shqipëri. Ne e bëmë publike dhe e denoncuam. Mirëpo kryeministri, ministri i brendshëm, siç e kanë bërë në modë, mohuan në mënyrë kategorike duke bërë edhe ironi se mos është japoneze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fara vietnameze por edhe fara e vendit ka dominuar dhe ka mbushur vendin.

Guardia di Finanza ka monitoruar vetëm 17% dhe deklaron se ka 5-fishim po të kishte monitoruar gjithë vendin?!

A do ishte zgjidhje përdorimi i forcave ushtarake në kushtet e krijuara?

Është vetëm një gjendje e jashtëzakonshme që mund të japë zgjidhje për situatën. Drejtorët e qarqeve janë ata që drejtojnë këtë biznes kriminal në Shqipëri.

Unë po ju them situata që është në Shqipëri në lidhje me territorin e mbuluar me kanabis është për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Kupola e policisë e përfshirë në mbjellje dhe trafik të drogës. Përveç fitimeve marramendëse luhet edhe loja për të blerë votën, siç ndodhi në Dibër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?