Dule: Drejtësia, do ‘peshkojmë’ vota nga PD-ja

Z. Dule, si e shihni rolin e opozitës?

Nuk është i lehtë roli i opozitës në asnjë vend të botës, e sidomos në raste të tilla të mëdha. Largimin e Berishës nga Kuvendi nuk e shohim si një gjest konstruktiv, pasi e vështirëson jetën parlamentare. Nuk ka rëndësi nëse ka qenë apo jo e qëllimshme. Përjashtohet për dhunë verbale ish-kryeministri i një vendi, kur fjalori që përdoret në kuvendin tonë ka agresivitetin, fyerjen, të të gjitha palëve.

A mendoni se opozita nuk e do reformën në drejtësi? 

Nuk e besoj këtë. Opozita kërkon pikën 88 sipas rekomandimit të Venecias. Për ne është një qëndrim i pranueshëm, dhe nuk ka arsye pse mazhoranca mund të mos japë mirëkuptim. Ne operojmë në një vakum informimi. Sepse u përqendrua reforma në një debat dypalësh. Kur ne mendojmë se do ishte më efektive nëse do ishte një tryezë ndërparlamentare. Ku secila forcë politike të përfaqësohej sipas peshës politike. Çdo opozitë nuk do dëshironte që nëpërmjet të kësaj reforme të lejonte hapësirën më të vogël të mundshme për të ushtruar influencën e vet në të ardhmen e sistemit të drejtësisë. Ne duam një reformë që mund t’i rezistojë kohës. Nëse do shihni gjithë sistemin tonë është në çdo hap e pranishme politika. Se zgjidhen me konsensus se me 2/3 apo 3/5 është parlamenti që ka fjalën e vet. Për të qenë i saktë seri në fund do të doja të vija në pah dy aspekte për retoriken e kryeministrit. Nuk i falet kryeministrit që në parlament, kur duhet të jetë numri 1 për kompromisin, nuk i falet retorika. Thotë të shihni çdo ndodhe me ju pas reformës, pse reforma na qenka një kërcënim për politikën. Nuk ka arsye për ta bërë këtë, provokon me këtë retorikë. Nga ana tjetër ne insistojmë që kryeministrit të kishte vazhduar dialogun me kreun e opozitës.

Ju do ta votoni këtë reformë nëse kalon në mënyrë të njëanshme? 

Ne për momentin e vlerësojmë si legjitime kërkesën e opozitës, dhe vlerësojmë se kërkesa nuk është taktike por strategjike. Nëse diskutohet kjo, ne nuk kemi pse të shkojmë në një votim të njëanshëm. Nuk do doja të flisja më tej, për qëndrimin tonë në parlament.

Nuk keni marrë ende një vendim?

Jam plotësisht i qartë, nëse do të shpreheshin votat e qarta, nuk do të ndihmonin në vijimin e dialogut dhe kompromisit. Nëse votat e çdo Duleje, do ishin në një krah, do të ndikonin në një anë. Nuk është i drejtë manifestimi i kësaj vote. Nuk duhet të jetë një proces traumatik parlamentar por një proces funksional. Vota e 7, 8 deputetëve nuk duhet të japë rëndësi për çështje madhore.

Po thirrja e ambasadorëve për çdo deputet… 

Ambasadorët janë korrekt në thirrjen e tyre. Duhet ta vlerësojmë këtë preokupim por duhet të jemi të qartë që ne e kemi kryer detyrën si parlamentar nëse do kemi dhënë mendimin, vlerësimin dhe votën tonë. Nuk e di nëse ambasadorët kanë nxitur vota individuale. Është kushtetuta që i drejtohet ndërgjegjes së çdo deputeti. Kemi parti ushtri dhe mbizotëron fryma partiake dhe jo kushtetuese.

Kokëdhima ka bërë thirrje për mosblerje votash…

Nuk mund ta njoh se ku qëndrojnë marrëdhëniet e zotit Kokëdhima me kryeministrin. Nuk do doja të merresha me të. Ai është marrë shumë me mua por unë nuk do doja. Nuk është e lehtë që t’i hiqet mandati nga Kushtetuesja. Fjala e urtë “Pemës së rrëzuar nxitojnë t’i presin degët”. Ne në PBDNJ nuk u gëzuam kur iu hoq mandati siç mund të jetë festuar në PS apo kryeministri.

E keni quajtur kryekeqbërës? 

Nuk është në pozitat e një parlamentari dhe pozita e tij ë3shtë e rënduar. Nuk është aspak e këndshme. Kishim një komunikim të vështirë por komunikonim. Më ofroi disa këshilla para miratimit të reformës administrative. Edhe unë do isha i gatshëm t’i jepja disa këshilla.

Keni ndonjë të tillë?

Ai e bëri kur unë nuk kisha nevojë. Nuk vetëofrohem nëse nuk e kërkon ai.

Ju jeni për 2/3 apo për një zbatim të propozimit sipas opozitës të nenit 88? 

Ne jemi për një frymë konsensuale. Nuk e kanë të gjithë parasysh se çfarë do të ndodhë pas miratimit. Reforma në drejtësi do prekë jetën e vendit për shumë vite. Implementimi i kësaj reforme do krijojë në vazhdimësi probleme të tilla dhe do kërkojë në vazhdimësi konsensuse të tilla. N.q.s nuk biem dakord për konsensus apo 2/3, le të bëjmë një kapërcim. Le ta votojë ky parlament siç e ka sjellë paketën e ndryshimeve dhe menjëherë pas asaj, pasi të jetë përfunduar edhe reforma zgjedhore të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Me qëllim që reformën në drejtësi të mos e implementojë ky parlament, por parlamenti i ri i zgjedhur nga sovrani.

Si e keni parë qëndrimin e LSI-së në këtë proces?

Kemi një lojë midis 2 partive kryesore dhe kjo është një mangësi. LSI ka qenë në pozitat e një lojtari që luan një lojë të detyruar, pa strategjinë e vetë. Realizohet takimi Rama-Basha kemi praninë e LSI-së si një violinë e dytë. Nuk duhet ta pranonte Meta.

Duhet që reforma në drejtësi të kalojë. Kjo është një retorikë, ashtu thonë të gjitha, PD, PS…

Ka ardhur momenti që këtë ta provojmë të gjithë me fakte. maxhoranca duhet të japë kompromisin. Të japë konsensusin për pikën 88 të Venecias dhe mënjëherë opozita të japë konsensusin e saj.

Partitë e vogla ankohen pas ndryshimeve të 2008 të Kodit Zgjedhor, a mund të përmirësohet kjo?

Nuk kemi patur deri më sot zgjedhje me të vërtetë të lira. Zgjedhje të mirëfillta të lira, nuk kemi patur. Problemet janë të shumta. Vërejtjet e bëra nga ndërkombëtarët janë të shumta. Klasa politike është ndërgjegjësuar. Tashmë nevojitet konsensusi i dy forcave të mëdha politike, përndryshe do të kemi ritualin e zgjedhjeve të dështuara.

Ju i jeni bashkuar 48 partive që kanë bërë propozimet e tyre për ndryshimet në Kod. Mendoni se është i mundur votimi elektronik? 

Është plotësisht e mundshme, dhe është e domosdoshme. Nëse jeta politike nuk qartësohet nga sëmundja kronike që janë zgjedhjet jo të lira, jo të ndershme, nuk mund të ketë reforma integruese. Sistemi zgjedhor është i padrejtë. Por është e drejta e çdo shumice që të zgjedhin sistemin brenda një kuadri të duhur sistemin zgjedhor që ato preferojnë. Unë do preferoja një sistem nga ana proporcionale. Nuk ndodh në asnjë fenomen të jetës, që një palë apo dy palë të administrojnë një proces për interes të të gjitha palëve. Kjo ndodh vetëm në vendin tonë. Votat e PBDNJ i numërojnë numëruesit e PS apo PD. – ‘News 24’

SHKARKO APP