Eduard Ndocaj: Në parlament mund të vete me kapele

 

Eduart Ndocaj është personazhi i ditës. Ai do të bëhet sot deputeti më i ri i Kuvendit. Para betimit, mbrëmjen e djeshme ai ka dhënë një intervistë për emisionin "Opinion".

Ku e morët vesh lajmin?

Ishim në një kantier dhe një mik më telefonoi për vendimin e KQZ-­së.

Përse e latë ritmin në Milano dhe vendosët të ktheheshit në Shqipër? Si ju lindi ideja për t’u bërë deputet?

U propozova në listë dhe e pranova me kënaqësi. Si u njohët më zotin Rama? Me zotin Rama jam takuar për herë të parë në Milano.

Ai takimi i famshëm për faturën 7­8 mijë eurosh?

Ishte i dyti. Takimi ishte i jashtëzakonshëm se erdhën mbi një mijë shqiptar në atë hotel për të takuar liderin e opozitës.

E besuat zotin Rama për atë që tha?

Po, pavarësisht se shumë pika nuk u realizuan.

Patët takime të tjera?

Po, patëm dhe tre takime të tjera. Më vonë mora vesh që isha në listë.

Pra, nuk e kërkuat ju?

Jo.

Sa para shpenzuat në fushatë?

E kalojnë gjysmë miliardë lekë. Nuk kisha shpresa për t’u zgjedhur se isha i gjashti në listë.

Quheni njeri i pasur?

Modest. Nuk hyj në njerëzit e pasur në Itali. Në Shqipëri po. Në Milano kam ik në moshën 19 vjeç, në qershor të vitit ’96.

Pozimi me kapele?

Ishim në një udhëtim në Meksikë. Nga vjen ky pasion prej kaubojsi.

Kapelen e mbani gjithmonë në kokë?

Kapelen e kaubojsve nga filmat. Është një aksesor i pëlqyeshëm.

Ku i blini këto?

Kjo është blerë në Republikën Domenikane.

Keni shumë kapele? Do t’i mbani në Parlament?

Nuk e di, por nëse do të bëhen objekt bisedash do t’i mbaj.

Do jetoni në Shqipëri apo në Milano? Keni banesë në Shqipëri?

Po, jetoj në fshat… 

Në fshatin e Preç Zogajt?
 
Po.
 
Keni ju fuqi të ndryshoni diçka?
 
Do përdor të gjitha fuqitë e mia.
 
Nëse ju kërkoj një sugjerim publik për Ramën?
 
Sugjerimi sot është që të largojë fjalën burg për çdo problem që ka Shqipëria sepse nuk mund të edukohet një popull me dhunë, por kur t’i japësh një ekonomi, një vend pune. Të mos t’i lësh mundësinë që të vidhet.
 
Edhe ju e keni ndjesinë që këtu vidhet?
 
Këtu është vjedhur komplet.
 
Me cilët politikanë keni miqësi?
 
Me të gjithë.
 
Keni bërë dhurata për ta?
 
Kanë qenë reciproke.
 
Kush janë njerëzit më të afërt për ju në Parlamentin e Shqipërisë, me cilin do ndani kohën?
 
Nuk kam emra konkretë.
 
Cili është shqetësimi yt i parë?
 
Shqetësimi im është emigracioni. Ne kërkojmë më shumë mbështetje është që ne kemi 25 vjet që nuk votojmë për t’u përfaqësuar. Emigrantët janë të përjashtuar totalisht.
 
Votimet në Shqipëri kanë shumë probleme, me LSI­-në ka pasur probleme?
 
Në zgjedhjet e kaluara kam parë se vota e qytetarit nuk arrin ashtu siç duhet. Është kthyer në një pazar të turpshëm sepse nuk mund të blihet edhe ai pak dinjitet.
 
Blihet vota e çdo qytetari. Kush e blen?
 
Politika.
 
Blen dhe maxhoranca?
 
Në 2013 PS nuk ka blerë asnjë vota.
 
Po LSI?
 
Kemi pas raste që ka ble vota.
 
Si?
 
Në disa mënyra.
 
Do përpiqeni të mos ndodhë?
 
Në 2015 kjo u tregua.
 
Pati tentativë për t’i blerë?
 
Po.
 
Nga kush?
 
Nga LSI­-ja.  

SHKARKO APP