Elita Demiri, shqiptarja që përfaqëson Australinë në “Miss World 2016”
Është e famshme përtej kufijve të Shqipërisë. Pjesë e shumë fushatave në ndihmë fëmijëve dhe e familjeve në nevojë, ajo mbi të gjitha është shqiptare e suksesshme. Prej shumë vitesh jeton në kontinentin e largët, por asnjëherë nuk e ka harruar origjinën. Quhet Elita Demiri me prejardhje nga Maqedonia. Një pjesë të jetës e ka jetuar në Gjermani e tani kryesisht merret me modë dhe art që nga viti 2010. Menaxhere e kompanisë Reverse, modele e Samer Khouzamit, pjesëmarëse në Javët e Modës atje, si dhe kandidante potenciale për të përfaqësuar Australinë në “Miss World 2016”, Elita tregon për veten dhe jetën e saj.
Prej disa vitesh jetoni në Australi, pse kjo zgjedhje?
Në fakt ka qenë zgjedhje e prindërve të mi, të cilët u vendosën në Australi.
Mendoni se atje profesionalizmi në punë është në nivel më të lartë?
Po, gjë që më ka orientuar deri tani, gjithçka që bën atje është pjesë e profesionalizmit.
Na e përshkruaj punën tënde atje, profesionin që ushtron?
Klasike, që përshkruhet nga koha dhe faktet.
Kush është Elita përtej imazhit të bukur, sepse tek shqiptarët shumë pak njihesh?
Jam filantropiste, kam pasion arkeologjinë, astronominë dhe fotografinë. Më pëlqejnë librat, teleskopat posaçërisht bibliotekat dhe vendet antike.
Ke jetuar më herët në Gjermani?
Po për disa vite më radhe, kohë kur vëllai mori pjesë në një ekip futbolli gjerman, por jemi larguar prej disa vitesh nga atje.
Aty nuk kishte kushte për punë, apo…?
Nuk kisha ndërmend unë në fakt që të punësohesha, pasi brenda asaj kohe që kasha në dispozicion merersha edhe me provimet e fundit të Mjekësisë.
Çfarë dallon mes modeles dhe fotomodeles, ti cilën e bën më mirë?
Modelimi është një drejtim me shumë degë, kurse fotomodelimi bën pjesë vetëm në fotografi dhe të dyjat janë favorite e mia, kështu q ëpse jot ë dyja?!
Je adaptuar mirë në punë, të ka ndodhur të hasësh në paragjykime?
Nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë problem të tillë, pasi askush nuk më sheh si shqiptare dhe falë Zotit jetoj në një vend psikologjikisht të civilizuar.
Me cilët emra të njohur ke punuar deri më tani, pasi flitet për bashkëpunime të tilla?
Kohën e fundit jam modele e Samer Khouzamit, ku me padurim pres të kthehet në nëntor Peter Coulson, i cili është një ndër më të afërt dhe fotografët më të mirë në Hollywood dhe në botë, Reverse dhe Nude by Natyre, reklamë kjo që më ka dhënë shumë famë këtu.
Çfarë synon në një të ardhme të afërt?
Këto javë që vijnë kam prova dhe casting për evente të modës që do mbahen shumë shpejt në Melburn, katalogjeve për veshje dhe make-up, si dhe flokë, Samer Khouzami Shou dhe “Miss World Australia 2016”.
Përvec modelingut, me çfarë tjetër merresh?
Tek unë gjithçka lidhet me modën. Jam menaxhere e kompanisë Reverse, e cila vitet e fundit ka pasur shumë sukses, jashtë kësaj merrem me fitness, meditim dhe not.
Krahas modës, je pjesë e organizatave që ndihmojnë fëmijët dhe njerëzit në nevojë?
Po, me Kryqin e Kuq jam që nga viti 2008, “Salvation Army”, “Smith family” dhe e fundit “Cambodian Child & Hope”, ku vitin tjetër mendoj të vizitoj dhe të jap mësim në gjuhën angleze.
Mendoni se femrat e bukura duhet të kontribuojnë më shumë në këtë drejtim?
Kjo e karakterizon një femër të bukur, kapitalizmi është një virus që kaplon çdo shekuj pa marrë parasysh në cilën kohë jetojmë. Duhet të jetë obligim të kujdesesh për ata që kanë nevojë, sidomos jetimët.
Ku dallon moda nga Australia dhe Europa?
Moda në perceptimin tim është art pa dallime dhe çdo art ka modë.
Je akoma e re, ke menduar ku do e shohësh veten pas 10 vitesh?
Qëllimet dhe dëshirat janë shumë të mëdha, deri atëherë uroj shëndet dhe pozitivitet. Asgjë nuk është e pamundur në këtë botë.
Mendon të vazhdosh jetën atje, apo të kthehesh një ditë në Europë?
Oh! Nuk besoj se Melburnin mund ta zëvendësoj me ndonjë vend tjetër. Sa i përket Europës atje do jem në 2016 për punë dhe do vizitoj familjen.
Si ndjehet Elita mes australianëve?
Si në shtëpi. Nuk ka dallim mes meje dhe vendasve australianë.