Esterina: Canën do e zgjidhja si më të bukurin, Balajn për në shtrat

Esterina Tafili është një tjetër ish-lojtare e “Big Brother” të cilën e kanë kapur kamerat nga fotografët e Kampionatit Europian si tifoze figurante në mbështetje të Shqipërisë. Një bjonde me gërsheta dhe një brune u panë rrugëve të Lionit teksa mbështesnin Kombëtaren në stadium, duke rënë menjëherë në sy të meshkujve që gjendeshin në fanzonën e Lyonit, madje disa prej tyre u kanë kërkuar të bëjnë fotografi bashkë. Modelja 22-vjeçare, e cila jeton në Milano, zbulon më shumë për “Panoramën” rreth eksperiencave të saj për djemtë e Kombëtares dhe surpriza me drita të kuqe që kishte rezervuar për Kombëtaren…

Si ishte eksperienca e ndjekjes së ndeshjes në Shqipërisë me Rumaninë?

U ndjeva pak e bezdisur pasi çdo sekondë na kërkonin foto, jo vetëm brenda stadiumit, por edhe jashtë tij. Kjo ishte ndeshja e parë që ndoqa live dhe më vjen mirë që u komentova në portale si modelja që i solli fat Kombëtares, me golin e Armando Sadikut.

Cilët janë futbollistët që të tërheqin më shumë në skuadrën e Kombëtares?

Nëse do fluisnim për pamjen, më pëlqen Odise Roshi, Taulant Xhaka dhe Lorik Cana.

Cili të duket mashkulli më seksi prej tyre?

Më seksi normal që më duket Lorik Cana

Ke deklaruar se të ka puthur në një nga club-et e Tiranës. Do të kërkojë më shumë prej tij?

Nga Cana po, vetëm se ka një problem se është i martuar. Po ë ishte beqar, po.

Me cilin nga futbollistët do të doje të shkoje në shtrat?

Me Bekim Balajn, meqënëse ai më ka kënduar dhe këngën “Më ka shku mendja me u fejue”, gjatë festës së madhe që u bë në “Crazy Calvin”.

Nëse Kombëtarja shqiptare do të kualifikohej në Europian, cila ishte surpriza me drita të kuqe që kishe premtuar?

Do të dilja nudo e pikturuar me flamurin tonë kuq e zi.

SHKARKO APP