Eurodeputeti Brok: Nëse gjysma e raportit të ODIHR qëndron, zgjedhjet bien

Kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian  Elmar Brok tha në një prononcim për mediat se nëse gjysma e raportit të OSBE është e vërtetë, atëherë siç shprehet Brok, rrjedhimisht i bie që zgjedhjet janë të falsifikuara dhe do e ngrejë këtë shqetësim në rendin e ditës javën e ardhshme në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian.

Zoti Brok, ç’mendoni për raportin e OSBE/ODIHR, për zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe shqetësime të ngritura si shitblerja e votës apo presioni mbi votuesit?

Mendoj, se ky raport është befasues. Sikur edhe gjysma e këtij raporti të jetë e vërtetë, atëherë duhet të themi që  këto zgjedhje janë të falsifikuara. Unë do ta vë këtë raport në rendin e ditës së të hënës së komisionit të punëve të jashtme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do t’a fusni për diskutim në këtë komision?

Swiss Digital Mobile Reklama

 Po, do ta përfshij në rendin e ditës për të informuar anëtarët e komisionit të punëve të jashtme për falsifikimin e madh të zgjedhjeve.

Jeni i shqetësuar për këtë?

– Po, jam shumë i shqetësuar për këtë dhe pavarësisht se çfarë ndodhi, zoti Rama humbi 20% të votave të përgjithshme. Kjo është drejtësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?