Fasada e kryeministrisë, Artan Shkreli: “Provokim” dhe emancipim
Provokim dhe emancipim, kanë qënë dy fjalët me të cilat këshilltari për territorin i kryeministrit Edi Rama, Artan Shkreli ka përshkruar fasadën e re të godinës qeveritare.
Artan Shkreli: Është në vazhdën e lëvizjeve “provokatore” të kryeministrit, por nga ana tjetër shumë emancipuese për shoqërinë tonë. Debatet që kanë të bëjnë mbi artin, arkitekturën dhe mbi komponentët estetik të godinave, qoftë edhe nga më përfaqësueset nuk bëjnë vecse mirë.
Edhe pse ka vlerësuar kritikat për pamjen e re të kryeministrisë Arkitekti Shkreli theksoi se nuk duhet të nxitohemi për të gjykuar por gjithcka I duhet lënë kohës:
Artan Shkreli: Një ndërhyrje e tillë do të shikohet, sepse është koha që do ta vlerësojë pavarësisht mendimeve që kanë njerëzit.
Por kryeministri Rama vëmendje të vecantë i ka kushtuar edhe Piramidës e cila sipas Shkrelit është kthyer në prioritet edhe për kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj:
Artan Shkreli: Bashkia e re do të merret me rehabilitimin e parkut përpara Piramidës dhe të atyre platformave që sot janë shndërruar në gërmaadha të mirëfillta dhe shpesh herë janë të rrezikshme për qytetarët. Brenda këtij viti ose në fillim të vitit tjetër do të shpllet publike për qytetarët.
Shumë shpejt qendra e Tiranës do të nisë zbatimin e një projekti i cili do ta shëndërrojë atë në një unazë të vogël për të evituar kështu trafikun. Z.Shkreli theksoi se jo vetëm qëndra por edhe pjesë të tjera të kryeqytetit do ti nënshtrohen projekteve madhore nga ana e bashkisë të cilat do të konsultohen edhe me qytetarët.