Fleckenstein: Politikanë të Shqipërisë, mësoni nga Kombëtarja juaj

Zv/Presidenti i S&D dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka një mesazh të fuqishëm për politikën shqiptare, tashmë që ajo ndodhet në udhëkryq për votimin e reformës në drejtësi. Në një intervistë për ‘dritare.net’, dhënë gazetares Arta Tozaj, ai thotë nga Brukseli, se fajtorët e mungesës së kompromisit për reformën në drejtësi, do të dalin në fund të procesit, por nga vendimet e tyre varet e ardhmja e gjithë vendit. Fleckenstein këshillon edhe çfarë shembulli të ndjekë politika shqiptare, për të kuptuar si ata të bëhen bashkë për fitoren e Shqipërisë.

Sa larg BE-së na mban reforma e drejtësisë?

Ka mbetur vetëm një pikë dhe duhet të jetë e mundur zgjidhja e këtij problemi të vetëm. Bëhet fjalë për emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata as nuk duhet të jenë pjesë e klasës politike dhe as procesi nuk duhet të dominohet nga mazhoranca.

Swiss Digital Desktop Reklama

A i keni identifikuar fajtorët e mungesës së kompromisit, apo do të ndëshkoni gjithë shqiptarët ( jo vetëm klasën politike) ?

Swiss Digital Mobile Reklama

Politikanët gjithmonë trajtojnë çështje për njerëzit e vendit të tyre. Sa prej tyre janë fajtorë mund të thuhet vetëm në fund. Por, më vjen keq, nga kjo përfiton, ose vuan, i gjithë vendi.

A e keni humbur durimin me klasën politike shqiptare? Çfarë mesazhi keni për ta?

Nuk jam lodhur me ta, por do t’i këshilloja klasës politike të shoh kampionatin evropian. Lojtarët e ekipit tuaj kombëtar ndeshen zakonisht për ekipe të ndryshme kundër njëri-tjetrit. Por, tani ata luftojnë së bashku për një fitore të përbashkët. Janë të bashkuar për Shqipërinë. Do të ishte mirë të merrej ky shembull nga politika.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?