Flet e dashura e Artur Kurtit: E doja shumë, nuk kishte thikë në dorë
M. është 29 vjeçe. E veshur me të zeza, ma bën me dorë, nga ballkoni i katit të dytë, të një pallati të vjetër, pak metra larg shtëpisë së Artur Kurtit, burrit që u vra të hënën, në korridorin e apartamentit të tij. Nga ai ballkon, ku M. e kishte pritur Arturin, çdo herë, për pesë vjet, ajo e pa për herë të fundit , rreth orës 19 të së hënës, kur ai i tha se po ikte te nëna.
Nuk jam e sigurt për orën, – thotë ajo për dritare.net .M. mësoi nga lajmet se Arturi kishte vdekur. Nuk e besoi dhe e mori në telefon. Telefoni doli mbyllur. E pranoi vdekjen e tij, vetëm kur shkoi në varrim. “Pasi të gjithë ikën, unë mora një taksi dhe shkova me vajzën. E qamë të dyja dhe vumë lule mbi varrin e Turit. Pastaj erdhëm në shtëpi, edhe nuk dalim të dyja. Ku të shkojmë tani?” Kur e pyet si janë njohur, M. tregon: “U njohëm në një lokal, unë sapo erdha nga Dibra në Tiranë. E divorcuar, me një vajzë 5 vjeç. Ai më pëlqeu dhe unë doja një njeri të kujdesej për mua dhe vajzën. Arturi ishte njeri i mirë, është kujdesur shumë për ne. Ai fliste gjithë kohën për të birin, me shumë krenari, por e donte vajzën time. Djalin e tij e kam takuar një herë, me Turin, djalë shumë i mirë. Edhe gruan ia shikoja. Të gjithë flisnin mirë për të. Por ata nuk ishin të ndarë. Unë nuk di të jenë divorcuar. Di vetëm që Arturi jetonte me nënën në shtëpi dhe gruaja jetonte me djalin”.
Kur e pyet çfarë ndodhi atë natë, M. tregon se ai e mori në telefon, kur ajo ishte nga liqeni me vajzën. “Më tha, që ishte poshtë pallatit. E kuptova se kishte pirë. Mezi fliste. I thashë që të mos ikte se isha afër. Në fakt isha larg, por vrapova. E gjeta në një lokal të lagjes, me një raki dhe kafe para. Vetëm. Shkuam bashkë në shtëpi. Vajzën e nxora të luante me shoqet. Turi ishte keq, qante. Nuk më tha pse, por them se e kishte nga pija. Ai pinte shpesh, por nuk tregonte çfarë kishte, as ankohej kurrë. Unë gjithmonë e qetësoja. Nuk e pyesja. Dhe atë ditë e ndihmova të shtrihej në divanin këtu, i vura lecka me ujë derisa u bë më mirë.”
Kur e pyes a kishte me vete thikën me të cilën u tha se shkoi në shtëpinë e gruas, atë ditë, M. thotë me siguri, që i pa të gjitha rrobat e tij, kur i hoqi në divan, por nuk kishte asgjë. Kur Artur Kurti doli për herë të fundit nga ajo shtëpi, M. e ndoqi me sy nga ballkoni. Ai nuk kishte gjë në duar. Por ajo nuk di të shpjegojë çfarë ndodhi në shtëpinë e tij atë natë. “Do i them dhe policisë,” – thotë,- “nuk kanë ardhur, por besoj do të vijnë. Do i them këto që të thashë ty.” “Nuk kam qenë unë shkaktarja,”- thotë mes lotëve.
“Mbase nuk duhet të qaj për burrin e një gruaje tjetër, por ai më donte dhe unë e doja shumë. Të betohem nuk më ka lënë asgjë. Nuk kam gjëra të tij, veç një makine që përdorja dhe dua ta dorëzoj në familjen e tij. Tani nuk di ç’do bëj. Ai kujdesej për mua dhe vajzën, por nuk mendoj për këtë, mendoj vetëm si iku ai. Ndërsa unë jam gjallë. Të paktën.” M. jeton në një apartament me një dhomë gjumi, ndërsa korridori është edhe kuzhinë edhe lavanderi, edhe sallon, edhe kuzhinë. Është veshur me të zeza dhe një rrip i shtrëngon barkun. Kur e pyes a i bën keq kjo bebit, thotë që ajo në media dëgjoi se është shtatzënë. “Menjëherë bëra testin, por nuk doli gjë. Mbase dhe jam, do e bëj prapë testin. Gjithsesi unë jam 29, dhe nuk jam 25 vjeçe dhe as pesë muaj shtatzënë. Ndoshta është një vajzë tjetër, por unë nuk e kam pyetur kurrë Turin për këto gjëra. Nuk bëja kurrë pyetje, e doja shumë, për ta pyetur. Megjithëse nuk besoj, ndoshta media e ka gabim”. M. është e hutuar dhe e frikësuar. Është vajza 10 vjeçare që kujdeset për të dhe e përkëdhel, e qetëson. Frika e M. tani është vajza: “Mos ma marrin meqë bëra këtë gabim? Shkova me burrin e një gruaje tjetër dhe nuk e di, nëse po të kapën, të marrin vajzën. Se pastaj do vdes dhe unë…”/dritare.net/
Ja dosja e prokurorisë për vrasjen
Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi nga gjykata caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Leonard Ristani, si edhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditë për shtetasin Jurgen Kurti, të dyshuar si autorë të veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim, nëngjarjen e ndodhur në dt. 04.04.2016, ku mbeti i vdekur shtetasi Artur Kurti.
Gjykata për Krime të Rënda ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin, si edhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Leonard Ristani dhe “arrest në shtëpi” për Jurgen Kurti.
Nga aktet e deritanishme të referuara në Prokurorinë për Krime të Rënda, rezulton se: Në datë 04.04.2016,rreth orës 21.30 nga shërbimet e policisë gjyqësore është marrë njoftim se në vendin e quajtur Njësia Administrative nr.5, rruga “Zef Jubani”, kishte ndodhur një vrasje brenda familjes dhe konkretisht ishte vrarë shtetasi Artur Kurti. Mëpas, në lidhje me këtë ngjarje në Spitalin e Traumës kishte shkuar një shtetas i dëmtuar me armë të ftohta, i cili është identifikuar si shtetasi Leonard Ristani. Në apartamentin ku kishte ndodhur ngjarja banonin shtetasja Sh. Kurti dhe djali i saj Jurgen.
Ndërsa shtetasi Jurgen Kurti ishte në spital, pasi shoqëruar dajën e tij Leonard Ristani, i cili ishte plagosur në ngjarje. Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Leonard Ristanii cili shpjegon se motra e tij Sh. Kurti, pas një bashkëjetese shumëvjeçare me bashkëshortin e saj Artur Kurti, kishte mbi katër muaj që kishin vendosur të ndaheshin përproblem të ndryshme dhe motra e tij së bashku me djalin ishin larguar nga banesa kukishin jetuar së bashku për t’u zhvendosur në një banesë tjetër në rrugën “Zef Jubani” ecila po ashtu ishte në bashkëpronësinë e tyre.
Gjatë kësaj periudhe ndarjeje, sipas tij ,kunati i tij duke qenë se konsumonte alkool shkonte tek banesa ku jetonte motra e tij dhe kryente veprime të ndryshme duke dhunuar derën e jashtme të banesës si dhe duke fyerdhe ofenduar bashkëshorten e tij me tone të larta. E njëjta gjë ndodhi edhe më datën04.04.2016, ku rreth orës 19.00, shtetasi Leonard Ristani është telefonuar nga motra e tij,e cila i kishte thënë se bashkëshorti i saj Arturi kishte shkuar përsëri tek dera e jashtme ebanesës dhe kishte dëmtuar derën fizikisht duke i rënë me shkelma si dhe duke sharë, fyer dhe ofenduar bashkëshorten e tij.
Në këto kushte shtetasi Leonard Ristani ka shkuar në banesën e motrës së tij. Në kohën kur ka shkuar në këtë banesë, shtetasi Artur Kurti ishte larguar dhe në banesë ndodheshin motra e tij Sh….,shoqja dhe komshija e saj, L.P. dhe nipin e tij, Jurgen Kurti. Viktima ka marrë në telefon Sh…. dhe telefonin e ka marrëLeonardi dhe është përgjigjur. Arturi ka filluar ta fyejë dhe ofendojë Leornardin në telefon dhe i ka kërkuar ta priste tek banesa.
Më vonë ka shkuar aty viktima dhe ka trokitur, ku derën e ka hapur Leonardi. Viktima ka dashur të hyjë brenda dhe Leonardi nuk e lejonte. Në ato momente viktima ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur me të Leonardin, i cili ka bërë përpjekje për tu mbrojtur, duke arritur t’ia marrë thikën nga dora dhe e ka goditur viktimën i cili ka rënë në tokë dhe më pas ka gjetur vdekjen.
Është pyetur shtetasi Jurgen Kurti ka deklaruar se rreth orës 19.00 ka rënë dera e banesës së tyre dhe ka degjuar babain e tij Arturin të bërtiste, shante dhe ofendonte nënën e tij, por ata nuk e kanë hapur derën dhe ai ishte larguar nga banesa. Pasi është larguar babai itij nga banesa, nëna e tij ka njoftuar në telefon vëllain e saj (njëkohësisht dajon e tij)shtetasin Leonard Ristani, i cili ka mbërritur aty. Në banesë në këtë moment ndodhej vec nënës, dajës edhe shoqja e nënës e quajtur K…. Në këtë moment ka marrë në telefon viktima dhe telefonin e ka ngitur Leonardi të cilin ai e ka sharë dhe ofenduar.
Rreth 15minuta pas kësaj telefonate ka rënë zilja e derës dhe për të shkuar dhe të hapte derën ka shkur Leonardi. Pasi ka hapur derën i ati i tij Arturi ka filluar të shtyhej me Leonardin dhe një moment i ati i tij ka nxjerrë një thikë të madhe me bisht të kuq dhe menjëherë Leonardi është tërhequr për në brendësi të banesës, pasi ndodheshin tek dera e jashtme.
Sipas tij, me këtë thikë, viktima po godiste Leonardin, i cili është rrëzuar në dysheme dhe po godiste me këmbë për të mos lejuar Arturin t’i afrohej me thikë. Në këtë moment ka parë që babai i tij ka ecur dy-tre hapa për nga dera e jashtme dhe i gakosur në pjesën e kraharorit ka rënë në korridorin para derës së jashtme. Ai më pas ka shoqëruar Leonardin për në spitali i Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.
Nisur nga rrethanat e sipër përmendura, policia gjyqësore ka arrestuar në flagrancë shtetasit Leonard Ristani dhe Jurgen Kurti si përsona të dyshuar për kryerje të veprave penale të “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare “ dhe “prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” , të parashikuara nga nenet 79/c-25 e 279/1 të KoditPenal.