Floida Kërpaçi: Propozime për ndryshime në maturën shtetërore
Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi e vlerëson reformën në arsim si problematike. Në një intervistë për Ora News, Kërpaçi thotë se LSI do të paraqesë në Minsitrinë e Arsimit një rezolutë me propozime nga kjo maturantët dhe ekspertë të fushës për rregullimin e sistemit.
LSI ka zhvilluar një takim me maturantët. Cili ishte qëllimi i këtij takimi?
Kjo erdhi si një nevojë nga diskutimet epërditshme të LRI me gjimnazistë dhe maturantë në gjithë kryeqytetin, përsa i përket Maturës Shtetërore të këtij viti por edhe sfidave të arsimit në vendin tonë. Kauzën e maturës shtetërore në fakt nuk është hera e parë që si LRI dhe si LSI, jemi të impenjuar sepse që në themelimin e saj një ndër kauzat kryesore të LSI ka qenë dhe jemi marrë shumë nga afër përsa i përket Maturës Shtetërore. Sot erdhëm në këtë takim që besoj ishte shumë i nevojshëm i kërkuar nga vetë maturantët për tu informuar në lidhje me procedurat, në lidhje me pikëpyetjet që ata kishin për maturën shtetërore por edhe për të dhënë pikëpyetjet dhe për të dhënë komentet edhe mendimet e tyre përsa i përket procesit sesi është apo edhe sesi sugjerojnë ata që të ndryshojë në vitet që do të vijë. Ajo që më bën përshtypje në fakt është se informacioni që kanë maturantët dhe gjimnazistët e para është i cunguar por edhe në ato raste që ekziston, si jepet në një shkollë nuk jepet në tjetrën, pra nuk është uniform në të gjithë vendin dhe kjo më shqetëson sepse kur ky problem ndodh në Tiranë, imagjino se çfarë ndodh në gjithë Shqipërinë apo në zonat më rurale që edhe mundësitë janë akoma më pak për të aksesuar informacionin.
Përse është kjo mungesë informacioni?
Unë nuk çuditem që ka një mungesë informacioni sepse edhe prioriteti që i ka dhënë qeveria arsimit është jashtëzakonisht i papërfillshëm për të mos thënë zero. Por edhe strategjitë edhe mënyra sesi është menaxhuar dhe konceptuar zhvillimi i arsimit në Shqipëri është në gjendjen e saj më të mjerueshme dhe në fakt sot më vjen keq për gjimnazistë që janë akoma 16-17 vjeç dhe teksa i dëgjon nuk shikon që ata të kenë shpresë për të qëndruar në vendin e tyre por e shohin të ardhmen e tyre gjetkë sepse janë zhgënjyer që nga arsimi në Shqipëri dhe pastaj kur mendoj për papunësinë dhe për vështirësitë e tjera sociale shoqërore në Shqipëri atëherë e humbasin shpresën dhe nuk e shikojnë aspak shpresën te qeveria e Edi Ramës.
Nuk i kanë informuar mësuesit?
Një nga problemet e tyre janë kriteret për universitetet. Informacioni i dhënë nga mësuesit është që futuni online dhe konceptojini. Por problemi i madh qëndron që ai kërkon interpretim nga ana e mësuesve sesi duhet ti kuptojnë ata përqindjet, se kë duhet të zgjedhin ata si lëndë dhe okay në Tiranë mund të bëhet diçka e tillë. Po kur flasim për një zonë që nuk ka mundësi informacioni, interneti? Çfarë ndodh? Ne duhet ti japim maturantëve shanse të barabarta, nuk mund ti shikojmë vetëm në Tiranë por duhet të shikojmë ça ndodh me situatën në gjithë Shqipërinë. Jo më larg sesa 7-Marsi ne me disa gjimnazistë ishim në një fshat shumë afër Tiranës, vetëm 20 km në fshatin Vilëz( Zallbastar) dhe shkuam për ta vizituar. Ajo që më bëri përshtypje që edhe pse ishin kaq afër nxënës të klasës së parë iu duhej të udhëtonin 3 orë për të shkuar në shkollë në këmbë, 3 orë për ardhur dhe pastaj mos të flasim për strategjitë e tjera që ndjek ministria në atë shkollë sepse nuk zbatohet absolutisht asgjë. Nuk kishte mundësi për të zhvilluar arsimin, nuk kishte dritare, nuk kishte mjetet e nevojshme. Pra ishin në kushtet më të mjerueshme që të mendosh që jemi kaq afër Tiranës. Imagjino ata që janë akoma dhe më larg syrit tonë. Gjithashtu një shqetësim që e ngritën sot gjimnazistët në fjalët e tyre është neglizhenca që ka qeveria për të rinjtë edhe për vetë ata. Përsa i përket vendimmarrjeve që merr për të rinjtë dhe nuk i pyet aspak. Ngritën shqetësim edhe për reformën, se qeveria është mësuar tashmë dhe i duket sikur mund të komandoj çdo gjë. Reforma që nisin në mes të vitit si ajo 3 lëndë në 6 orë apo një urdhër i ri që po qarkullon tani nëpër shkolla që provimet mund të bëhen në tarracën e shkollës, apo jashtë. Pra janë jashtëzakonisht shumë, prandaj e kam thënë gjithmonë që janë një qeveri pa drejtim dhe po i detyrojnë dhe qytetarët që të largohen jashtë vendit. Prandaj janë shumë të shqetësuar sepse dhe ata vetë e ndiejnë që qeveria nuk merr asnjë lloj përgjegjësie për ta. Buxheti që ju ka vendosur 0.01 dhe nuk denjon që ti pyesë dhe tu marrë një mendim, a thua se janë të rinjtë vetëm për të zënë ato karriget.
Çfarë u ofron LSI këtyre të rinjve?
Ne kemi bërë vit pas viti takime të tilla, vitin e kaluar kemi dalë me një rezolutë për Maturën Shtetërore të cilën e paraqitëm në Ministrinë e Arsimit dhe këmbëngulëm shumë që ato pika të realizoheshin pavarësisht se jo të gjitha pikat u morën në konsideratë, një pjesë e tyre u realizua duke përmirësuar sadopak sistemin. Fakti që këtë vit u detyruam të bëjmë një konferencë tjetër duke dalë me një rezolutë tjetër do të thotë që sistemi vazhdon akoma të mos ofrojë mundësi të barabarta dhe të mos jetë akoma i rregulluar. Edhe kësaj here do të dalim me një rezolutë të cilën do ta dorëzojmë ditën e hënë në Ministrinë e Arsimit. Është një rezolutë me pika/propozime nga vetë maturantët.
Cilat janë këto propozime?
Propozimi i parë është që gjimnazistët, kërkojnë që të zbatohet këshillimi i karrierës. Ata e shikojnë këtë si një problem shumë të madh sepse nuk zbatohet në shkollë dhe pa diskutim që aty ku nuk kemi një brez të mirëorientuarpadiskutim që dhe vendimet që ti merr janë të gabuara.Por këtu kthehemi te gabimet e qeverisë e cila nuk ka bërë ende një studim të tregut të punës pavarësisht se ne kemi këmbëngulur sepse në momentin që ti ke një studim të tregut të punës ti ke mundësi ta orientosh gjimnazistin dhe maturantët drejt degëve që janë të kërkuara dhe ke mundësi për ti sistemuar në vendin e punës.
E dyta që ata kërkojnë është që të ketë një grupim ose një staf të mirkualifikuar i cili do të zhvillojë një tur për mirëinformimin e të gjithë maturantëve jo vetëm në Tiranë por në gjithë Shqipërinë për ti bërë ata të kuptojnë kriteret, si të aplikojnë, lëndët që do zgjedhin. Si ata do ti perceptojnë kriteret që të vendosin universitetin. Ku duhet të drejtohen këta maturantë, drejt cilave degë. Cilat janë degët më të aksesueshme dhe që kanë dhe treg pune në Shqipëri.
E treta dhe shumë e rëndësishme që ata kanë për qeverinë që mos ti shikojë ata si të rinj dhe ti shpërfilli por ti shikojë si të rinj me vlera dhe me ide dhe ti marrë mendimin dhe ti bëj pjesë të diskutimeve kur vendoset për fatet e tyre, apo kur merren vendime se ku do të zhvillohen provimet e maturës, në cilat mjedise. Dhe në fakt sipas diskutimit të tyre ndërrimi i ambientit të provimit nga ambienti i klasës iushkaktonte një dëm psikologjik sepse klasa është si një ambient familjar dhe të bën të ndihesh edhe më komod. Këtu ka nevojë për diskutim dhe gjëja më e rëndësishme për ta është që mos të shpërfillen dhe të bëhen pjesë e këtyre diskutimeve.
Problemi tjetër jashtëzakonisht shumë i madh ka të bëjë me arsimin profesional dhe këtu ngrihen dy probleme. E para që qeveria nuk ka fare strategji për arsimin profesional dhe tani e ka bërë akoma edhe më konfuze situatën sepse nga ministria e arsimit e ka çuar në përgjegjësinë e ministrisë së financave. E dyta shumë shqetësuese për gjimnazistët është që ata nuk i shohin fondet që diskutohen apo fasadat që thuhen në televizor për fonde që jepen për arsimin profesional. Nuk arrijnë ta kuptojnë dot në terren sepse nuk janë bërë investime në shkollat e tyre. Laboratorët e tyre nuk janë në standardet europiane. Kurrikulat dhe lëndët e tyre vazhdojnë akoma të jenë të metodologjisë së vjetër nuk i janë përshtatur ligjit të ri të arsimit profesional dhe për këtë arsye ngritën pikëpyetje shumë të madhe dhe thanë që pse na gënjejnë dhe pse na bëjnë sikur nuk jetojmë ne në këtë realitet sepse në fakt këto investime nuk janë hedhur për arsimin profesional sepse po të kishim sot do kishim laboratore edhe më pranë standardeve europiane. Dhe ngritën një pikëpyetje shumë të madhe të cilën ne do tia adresojmë dhe ministrisë së arsimit por edhe ministrisë së financave të na japi përgjigje sesi është alokuar fondi, buxheti për arsimin profesional.
Maturantët me drejtuesit e shkollave dhe mësuesit e tyre i kanë diskutuar më para këto probleme kanë marrë ndonjë përgjigje?
Patjetër që kanë diskutuar por edhe mësuesit janë të kufizuar në informacion prandaj thashë në fillim që informacioni që ka një shkollë nuk e ka shkolla tjetër. Dhe përsa i përket rolit dhe figurës së mësuesit pa diskutim që duhet falenderuar figura e mësuesit dhe duhet suportuar për gjithë misionin që ka te brezi i ri por padisksutim duhet tërhequr vëmendja e qeverisë për ti suportuar dhe më shumë mësuesit me trajnime me kualifikime, për të mos lejuar situata që kemi sot kur shohim figurën e mësuesit që detyrohet edhe e shohim në situata që asnjëri nga prindërit nuk do ta shikojë që mësuesi godet apo ofendon të rinjtë sepse nuk është kjo figura e mësuesit të nderuar që ne e respektojmë dhe e vlerësojmë në Shqipëri prandaj qeveria duhet të kthejë vëmendjen dhe duhet të rrisë pagat e mësuesit dhe duhet ta shikojë mësuesin.
E ka në plan në fakt të rris pagat e mësuesit..
Qeveria ka plane në ëndrra po nuk ka plane në strategji reale dhe të realizueshme.
Përveç takimit, rezolutës ka pasur edhe mesazhe politike sot nga znj. Kryemadhi drejtuar të rinjve, një apel për tiu bashkuar politikës në mënyrë që të ndryshojë këtë realitet të hidhur tha ajo. Si mund ta ndryshojnë të rinjtë këtë realitet?
Në fakt shumë prej të rinjve, e shprehën edhe vetë që angazhohen në politikë sepse e shikojnë politikën si një instrument për të ngritur zërin e tyre, për tu përfaqësuar dhe për ti adresuar problematikat. Dhe në fakt edhe unë shpreha dhe i thashë që më erdhi shumë mirë në fakt që jashtëzakonisht shumë të rinj iu bashkuan atij takimi dhe vetëm se ata besuan te LRI si një forum i cili adreson problemet dhe shqetësimet që ata kanë në nivel lokal dhe qendror në qeverisjen qendrore. Kështu që padiskutim që politika është një instrument dhe unë gjej rastin tu bëj thirrje të rinjve që të bashkohen me bindjen që ata kanë por të bashkohen me një qëllim të madh, me qëllimin për ta bërë vendin tonë vendin ku të rinjtë ku duan të jetojnë, vendin ku të rinjtë duan të kenë një ardhme më të mirë këtu, ku të rinjtë kanë një arsim më të mirë, vendin ku të rinjtë kanë një punësim të mirëpaguar dhe vendin ku ne të rinjtë do të punojmë që prindërit tanë dhe brezat pasardhës të kenë mundësi më të mira dhe të krijojmë kushte më të mira. Për këtë padiskutim që gjithësecili prej nesh duhet të angazhohet, duhet të japi vizionin e tij dhe e thashë dhe sot që ne si të rinj nuk mund të lejojmë më që Edi Rama kryeministri i vendit tonë të na vendosi kufij ne. Jo absolutisht ne jemi qytetarët e Shqipërisë ne jemi e ardhmja e këtij vendi dhe ne do ia vendosim kufijtë.
Çfarë kufijsh?
Kufijtë janë në çfarëdolloj mënyre, e para njëherë kufij është që të të vendosi një reformë e cila është në dëmin tënd. Kufij është të të bëjë 0.01% buxhet. E kam për reformën 3 lëndë në 6 orë.
Ajo ka rezultuar si nismë pozitive…
Ka disa mendime në fakt p.sh një grupim të rinjsh që ishin aty sot diskutuan dhe nuk e shikojnë këtë sot si një nismë pozitive sepse e shohin si shumë stresuese , nuk kanë mundësi të marrin më të mirën, nuk kanë mundësi që të shprehin mendimin e tyre kritik. Pra ka një diskutim në këtë reformë. Por gjithë ky diskutim duhet të ishte ndërmarrë më përpara, duhet të ishte marrë mendimi i gjimnazistëve, i mësuesve i prindërve dhe jo thjesht se erdhi një dëshirë dhe tani duhet të implementohet dhe sistemi nuk mund të vendoset në funksion të kryeministrit por vetë qeveria duhet të jetë në funksion të qytetarëve. Këtu është problemi më i madh që qeveria është në funksion të një grupimi njerëzish që punojnë dhe përfaqësojnë interesat e qeverisë.