Fotografi akuzon ministritë: Më kanë vjedhur fotot

Fotografi Fation Plaku, i njohur jo vetëm për udhëtimet e tij të vecanta, por edhe për fotot autentike që sjell, përmes nhjë statusi në FB ka denoncouar përdorimin e këtyre fotove pa të drejtën e autorit, jo vetëm nga didsa biznese private, por edhe nga institucione të rëndësishme shtetërore. Plaku pohon, se  Ministra e Ekonomise dhe Turizmit e më pas edhe  Ministria e Transportit dhe Infrastruktures kanë përdorur pa të drejtën e autorit, fotot e tij. Më poshtë statusi i plotë i Fation Plakut.

Te dashur miq
Sot zbulova qe abuzimit me te drejten e autoresise se fotove te mia, i eshte shtuar edhe Ministria e Transportit dhe Infrastruktures. Pas Ministrise se Ekonomise dhe Turizmit tundimit ndaj vjedhjes se pronesise time, nuk i shpetojne jo vetem bizneset private,  por edhe nje organ tjeter i larte shteteror, Ministria e Transportit dhe Infrastruktures. Me poshte keni fotot e vendosura ne akset nacionale nga kjo Ministri duke vjedhur mundin, sakrificen, pasionin dhe punen time te kushtueshme nepermjet nje klikimi kopjues ne faqen time.
Me e rende kjo situate behet ku organet shteterore qe supozohet se duhet te na mbrojne ne nga abuzimet dhe shkeljet e ligjit, jane ato te parat qe abuzojne me ligjin dhe me pronen time private, tallen me perkushtimin tim dhe injorojne punen e madhe dhe investimin personal qe qendron mbrapa atyre fotografive.
Ju siguroj te gjithe ju miqve te mi, shqiptareve e te huajve te ndershem qe gjithmone keni vleresuar punen time, se une nuk do te lejoj asnje cenim ndaj prones time krijurse. Per kete kam marre menjehere mbeshtetjen nga Agjencia Kolektive e te Drejtave te Autorit Albautor, organizatat nderkombetare ne kete fushe per te mbrojtur ne rruge ligjore punen time ndaj vjedhjes se saj te vazhdueshme, per me keq nga organe shteterore.

SHKARKO APP