Fotoreporteri Nuri Çumani: Kryeministri Rama më vodhi foton
Fotoreporteri që prej një viti ka nisur betejën ligjore me kreun e qeverisë për foton e këngëtares Vaçe Zela
Fotoreporteri i njohur Nuri Çumani prej një viti është në një proces gjyqësor me Kryeministrin Edi Rama. Shkak është bërë publikimi i një foto të Vaçe Zelës në faqen zyrtare të Facebook të Kryeministrit. Fotoja u publikua nga Kryeministri, duke retushuar dhe ndryshuar disa elementë kryesorë të saj. Në një intervistë për “Koha Jonë”, fotoreporteri Çumani tregon për kaluarin e proceseve gjyqësore ku është paditur kreu i Qeverisë, por edhe Ministria e Kulturës. Ai thotë se gjyqi me Kryeministrin është pezulluar edhe për shkak të presioneve indirekte.
Z. Çumani kini hapur një proces ligjor me Kryeministrin Edi Rama për autorësinë e një fotoje të këngëtares së njohur Vaçe Zela.
Në fakt procesi nuk ka nisur vetëm me Kryeministrin, por edhe me disa media dhe një media italiane. Jam ndalur tek Kryeministri për faktin se është një rast i papercendetë. Është i paprecendë sepse një Kryeministër duhet të jetë modeli i zbatimit të ligjit dhe shembulli sesi respektohen të drejtat e autorit. Nga ana tjetër, Kryeministri në profesionin e tij është artist dhe si njeri i artit, si piktor, ai më shumë se kushdo tjetër duhet ta dijë rëndësinë e punës së krijuesit. Unë kam rezerva dhe për mediat, për mënyrën sesi ato e kanë përdorur ose më sakë shpërdoruar këtë foto, por kjo është shumë më e rëndë tek një artis që është dhe Kryeministër i vendit.
Cila është historia e kësaj fotoje?
Bëhet fjalë për një foto të realizuar nga unë me këngëtaren Vaçe Zela në banesën e saj, në vitin 1983. Është një foto e rrallë artistike që për mua ka vlera të veçanta. Është një nga fotot më të rralla që unë kam realizuar me këngëtaren e njohur. Unë kam mijëra foto të këngëtares, në skenë për shkak të punës që kisha si fotoreporter i Teatrit të Opera dhe Baletit, por kjo është një foto re realizuar në studion e saj në banësë që dhe ajo vetë e ka pëlqyer dhe më ka shprehur vlerësime të mëdha. Është bërë në banesën e saj, në studion e saj dhe ka mjaft domethënie. Pasi e ka parë, Vaçja më ka thënë se kjo foto do të mbetet historike. Dhe në fakt ashtu ndodhi, kjo është dhe arsyeja për të cilën u vodh.
Fotoja është marrë nga Kryeministri dhe është vendosur në faqen e tij zyrtare në Facebook. Është përdorur ditën që këngëtarja e madhe ndërroi jetë. Më pas është marrë edhe nga mediat e tjera. E para, unë ende nuk e di sesi fotoja ka dalë në publik, sepse ka qenë në arkivin tim personal dhe e kisha planifikuar të ishte pjesë e një ekspozite që do të hapja këto kohë. Por nuk është vetëm ky problemi kryesor, jo vetëm fotoja është vjedhur por dhe është ndryshuar duke i bërë montazh. Nëse e shiheni foton time origjinale dhe foton që ka publikuar kryeministri është bërë një ndryshim rrënjësor. Ai mund të bëjë çdo gjë me punimet e veta, por ajo është fotoja ime ka një autor dhe duhet respektuar të drejtën e autorit. Skandali është bërë edhe më i madh kur të njëjtën foto që ka publikuar Kryeministri unë e pashë gjatë homazheve zyrtare për Vaçe Zelën në një poster të madh nga Ministria e Kulturës. Më pas e pashë në të gjitha mediat e ditës dhe në një media në Itali. Jo vetëm fotoja është ndryshuar, por mediat i kanë vendosur dhe logon e tyre, sikur të ishte një prodhim i redaksisë, ndërkohë që fotoja ka një tjetër histori dhe tjetër autor. Kjo është një vjedhje e hapur e së drejtës së autorit.
Në çfarë faze është procesi gjyqësor?
Procesi aktualisht është pezulluar. Gjyqtarët jo vetëm nuk kanë arritur t’i japin një drejtim këti procesi, por shtyjnë seanca pas seancash pa arritur të kuptojnë as minimalen e të drejtës së autorit.
Pse ndodh kjo?
Sepse kanë frikë. Është një akuzë ndaj Kreut të Qeverisë dhe kanë frikë të gjykojnë një çëshje. Unë nuk e di nëse e kanë orientim apo është frikë e natyrshme kur hynë në lojë emri i kryeministrit, kushdoqoftë ai. Vetëm se di të them se procesi është pezulluar dhe ne seanca ka pasur kërkesa që vetëm me thelbin e çështjes nuk kanë të bëjnë.
Juve u kanë bërë presion për nisjen e këtij procesi?
Presion direkt jo, por që kur kam nisur procesin, inspektorët e tatimeve dhe kontrollet kanë filluar të vijnë shumë shpesh në studion time. Jo vetëm tani që kanë nisur aksionet, por edhe më para, sapo nisi procesi. Nuk e di nëse bëhen direkt nga lartë, por fakti është që janë më shumë se 10 kontrolle që nga nisja e procesit.
A jeni ankuar tek Ministria e Kulturës tek institucioni që mbron të drejtat e autorit?
Ministria e Kulturës ka bërë gafën më të të rëndë. Sepse është institucioni që duhet të kujdeset për mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe ditën që zhvilloheshin homazhet për Veçe Zelën, bëri poster pikërisht këtë foto pa marrë leje dhe pa përmendur dhe emrin e autorit. Kam hedhur në gjyq dhe Ministrinë e Kulturës. Kur vetë ministria vjedh foton çfarë mund të presës për respektimin e të drejtës së autorit. Ministria ka bërë tender për bërjen e banderolës me miliona lekë dhe nuk është kujtuar për gjënë më elementare. Në ç’vend të botës ndodh kjo?
Jam ankuar tek Zyra e të Drejtës së Autorit ku kam marrë dhe certifikatën e autorësisë për këtë foto. Kam nisur proceset gjyqësore, por siç duket në ketë vend askush as Kryeministri, as Ministria e Kulturës dhe as gjykatat nuk kanë interes të respektohet ligji.
Një pjesë e gjyqeve janë pezulluar, apo janë në apel. Çfarë do të bëni nëse të gjitha paditë rrëzohen?
Do e çoj në Gjykatën e Strasburgut. Kam vendosur kontaktet e para dhe jam në pritje të përfundimit të procesit, pot nuk do ta përfundoj më kaq.
Intervstoi: Qamil Xhani