Gasso: “Bone n’club”, si u njoha me Big Mamën…

Është shfaqur në bashkëpunim me Big Mamën në klipin e fundit “Bone n’club”, këngë kjo që bëri shumë zhurmë për shkak të fabulës në tekst. Gazmend Maliqi, apo i njohur ndryshe si Gasso tashmë vjen në një intervistë për suplementin e gazetës “Koha Jonë”, duke treguar të rejat e fundit, si dhe jetën e tij ndryshe nga ajo që mund ta ketë njohur publiku deri më tani.

Sapo keni realizuar një bashkëpunim me Big Mamën, pse pikërisht me këtë këngëtare?

Sepse Big Mama është një nga femrat më të suksesshme në skenën shqiptare, ka një stil unik dhe karakter të veçantë. Nuk besoj se duhen më shumë arsye sesa kaq, kuptohet përfshirë dhe talentin e saj në këngë.

Sa i kënaqur jeni nga ky projekt dhe cfarë mendoni për fillimet tuaja në karrierën muzikore?

Për të qenë i sinqertë, me këtë projekt jam i kënaqur më shumë se sa e kam pritur edhe pse në fillim kisha disi frikë për mënyrën sesi do të më priste publiku, por për fat të mirë gjithçka po shkon siç duhet dhe i falenderoj pa masë.

Ka qenë zgjedhja juaj Big Mama, apo përmes miqve jeni njohur dhe keni kontaktuar me të?

Ne të dy, pra unë dhe Big Mama kemi një mik të përbashkët dhe unë i kërkova atij që të ma prezantonte, pastaj u njohëm dhe i bëra ofertën për këtë bashkëpunim dhe ajo pranoi.

Kush është Gasso, pse ky emër, pse do të bëhesh i njohur në skenë pikërisht me këtë pseudonim?

Unë jam nga Gjilani, jetoj në Zvicër dhe jam 26 vjeç. Zgjodha këtë pseudonym, sepse e kam edhe si shkurtesë të emrin tim Gazmend. Kështu që, disa më thërrisnin Gazi, disa të tjerë Gasso e pastaj mbeti kështu siç edhe njihem më së shumti, Gasso.

Jeni duke punuar me projekte-këngë të reja? Cilat janë projektet që do të vijnë në vazhdim dhe në bashkëpunim me kë?

Po, sigurisht. Këngën e dytë e kam mbaruar, por po pres që së shpejti të nisim me xhirimet. Besoj në fillim të korrikut do e lançoj. Kjo këngë do jetë gjithashtu bashkëpunim me një emër të njohur, por nuk e zbuloj për momentin.

A është i dashuruar Gasso?

Shpresa vdes e fundit, por Gasso është i dashuruar (qesh).

Si zakonisht reperët janë avanturierë, jeni edhe ju në të njëjtën rrugë me ato të rreperave të tjerë?

Jo, jo, përkundrazi! Unë jam djalë i mirë e i urtë (qesh).

Mendon se përmes lidhjeve me femra të njohura mund të bëhet emër?

Jo, nuk do thoja ashtu. Ajo mund të jetë vetëm një plus, por pa pasur talentin dhe vullnetin e mirë për punë cilësore mund të bëhesh lajm për dy ditë, por karrierë nuk bëhet kurrsesi, kështu që nuk jam pro kësaj gjëje.

Cila do ishte femra ideale për ju?

Çdo femër që do kishte karakter të fortë.

Çfarë sekreti duhet të ketë një këngë që të bëhet hit, sipas jush?

Femra të zhveshura në klip, disa vetura luksoze, përzierë pak me ritme tallava. 100% del hit (qesh).

SHKARKO APP