Gazetari provokon Ramën: Çdo thonit nëse Tsipras shkruante se Skënderbeu është grek?

Ashtu siç ishte paralajmëruar, televizioni grek Skai transmeton sonte një intervistë të kryeministrit Edi Rama pas ashpërsimit të toneve mes Athinës dhe Tiranës zyrtare në lidhje me disa çështje pezull mes dy vendeve që de juro janë ende në luftë.

I pyetur nga gazetari grek Alexis Papahelas se çfarë do të thoshte kryeministri shqiptar nëse Tsipras do të postonte një status në Facebook, ku të shkruante se Skënderbeu ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë Rama ka këmbëngulur në deklaratën e tij të bërë për Akropolin. Ai tha se do ishte një fakt i mirë historik që një shqiptar u gjet në vendin e duhur.

Gazetari: Faleminderit që erdhët, si e shihni marrëdhënien me Greqinë në këtë pikë?

Rama: Nëse e shohim në tablonë e madhe është një marrëdhënie shumë e rëndësishme. Ka qenë në startegjinë tonë për politikën e jashtme që Greqia është partner strategjik, me të cilën kemi shumë gjëra për të ndarë së bashku. Interesat e shqiptarëve dhe grekëve janë më të mëdha se atë që mund të na bëjnë këto çështje, të na ndalojnë të ndërtojmë së bashku një të ardhme me të mirë.

Gazetari: Ju në 2003-in ishit kryetar bashkie dhe thatë se në vendet e Ballkanit ka histori.

Rama: Nuk është e jashtëzakonshme dhe nuk më besohej se çfarë zhurme shkaktoi kjo foto në Greqi. Ajo çka unë bëj që është që të bëjë një kronike me foto në Facebook-un tim. I parë nga këndvështrimi i dikujt që nuk beson se politika ka të bëjë me zëvendësimin e historisë por se beson se politika që bën histori. Nuk kam ndryshuar, në të kundërtën mendoj se ky është një detaj që tregon shumë.
Ajo çka thash ishte miqësore dhe diçka që zbulonte një marrëdhënie që shkon pas në kohë. Ka shumë shembuj reagues të njerëzve që i njohim apo jo.

Gazetari: Pavarësisht nëse është e saktë historikisht apo jo, ju duhet ta kishit ditur që do të krijonte trazira?

Rama: Jo përkundrazi, fakti që shqiptarët kanë kontribuuar për të mirën e shoqërisë greke dhe fakti që shumë njerëz në atë kohë flisnin shumë njerëz shqip, nuk e bën Athinën një qytet shqiptar. Ka të bëjë me faktin që kemi qenë kaq të lidhur. Duhet të mendojmë se sa shumë gjëra mund të bëjmë për njeri-tjetrin, dhe jo të mbytemi në ujëra të errëta të nacionalizmit dhe manipulimit mediatik.

Gazetari: Nëse kryeministri grek Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu sipas disa historianëve të njohur ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju dhe shqiptarët?

Rama: Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar.

Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri- tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri-tjetrin.

Gazetari: Cili është koncepti, ju e quajtët Shqipëria e natyrshme?

Rama: Shqipëria e madhe apo Shqipëria e natyrshme, nuk janë nocione që janë prodhuar nga ne. Shqipëria natyrale është një nocion që është prodhuar nga të tjerë, të cilët janë trembur apo e kanë krijuar atë për shkak të axhendave të ndryshme, por kjo është si të thuash t’u vësh fajin grekëve sot për Megala Idea që ishte një ide e një kohe të caktuar që nuk ka të bëjë me vendet tona. Shqipëria natyrore është Shqipëria evropiane. Ne kemi një histori shumë interesante duke qenë se jemi një komb me dy shtete. Ka shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi.

Gazetari: Po pastaj?
Rama: Nuk ka asnjë plan. Nuk ka asnjë ide edhe të parashikueshme që t’i mbledhë këto në një Shqipëri të Madhe, por do ishim pjesë e një Evrope të Madhe. Kufijtë bëhen të parëndësishëm.

Gazetari: Sa për të qenë të qartë ‘Shqipëria i mbaj kufijtë siç janë sot’ e keni parë në shkolla shqiptare apo qeveria greke ka ndaluar disa shqiptarë që përbënin një literaturë me një propagandë.

Rama: Çfarë nënkupton me propagandë irredentiste. ka qenë një zonë që quhet Çamëri ku shqiptarët jetonin dhe për fat të keq nuk është ajo çka ju them fëmijëve. njerëzit as nuk mund të shkojnë atje ku kanë qenë shtëpitë e tyre dhe fëmijët e tyre, për shkak të çfarë?

Nuk kemi asnjë lloj pretendimi që të marrim territore për të marrë pjesë të Greqisë apo Serbisë, por ka ardhur koha ti kalojmë këto pengesa dhe ti themi a është e mundur që ata 80-vjeçar gra dhe burra që janë detyruar të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre dhe mos ti lënë të shkonin.

A është e mundur që personat të kalojnë kufijtë e Greqisë. Çfarë ka këtu? Meqë ra fjala do doja të thoja se duke u mbajtur peng i këtyre temave dhe duke i mbajtur peng të së shkuarës ne e ushqejmë nacionalizimin dhe u japim linjë për të ekzistuar.

Pse mos ta shohim me sy ketë se po këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre dhe shtëpitë e tyre kanë të drejtën të kthehen nëse dua dhe të pretendojnë nëse i duan pronat.

Gazetari: Ju e dini se ka protesta të gjalla të këtyre njerëzve të Luftës së Dytë Botërore se kanë kryer krime…

Rama: Ata pretendojnë ç’ka të duan. Po flas për të kaluar kufirin, të hyjnë dhe dalin, si gjithë shqiptarët. Ata keqpërdoren në kufirin grek. Flas për 80 vjeçar dhe nuk e besoja dot. Një grua 80-vjeçare më tha se kam ëndërr që të shkoj të shoh shtëpinë.

Nëse politikanët kanë detyrim të lexojnë historinë. A e dinë grekët se jemi në gjendje lufte? Një ligj mbretëror që është ende në fuqi. Jua them miqve të mi, Papandreu, Tripras, dhe Samaras. Po persë nuk e heqim këtë ligj të luftës dhe më pas i themi njerëzve që këtë ligj e vendosin si pengesë.

Ne jetojmë në një paradoks të përsosur Ballkanin. Kemi një ligj të gjendjes së luftës në të njëjtën kohë. Miqtë tanë thonë ‘eh ç’kuptim ka kjo’ Atëherë e shfuqizojmë. Nëse mendojmë për gjeneratat e ardhme mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku.

Nuk e duroj dot faktin që ka njerëz që më mendojmë atje si një person me ndjenja anti-greke. Jam i lumtur që ka persona që mendojnë se jam pro grek. Nuk ka asnjë hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’ në asnjë libër shqip.

Gazetari: Ka pasur një marrëveshje për kufijtë detarë të Greqisë, ju patët një rol kryesor për prishur këtë marrëveshje. Berisha tha se kishte një dorë proturke në këtë?

Rama: I kam vendosur një rregull vetes. Nuk flas asnjëherë për kundërshtarët e mi në anglisht.

Gazetari: Flisni në shqip…

Rama: Nuk më pëlqen t’i flas për politikën lokale një audience të jashtme. Nuk është jetike. Kur kjo marrëveshje u bë, ne mësuam nga disa njerëz të shoqërisë civile se kishte probleme me të.

Më thanë le ta bëjmë këtë një pikë të rëndësishme në axhendën tonë kundër qeverisë. Është e lehtë të luash me ndjenjat kombëtare dhe të fitosh disa pikë. Por thashë jo, le ta lëmë në duart e gjyqtarëve dhe ekspertëve dhe të kemi një proces.

Është vendimi i vetëm që mbaj mend që Gjykata Kushtetuese e ka marrë në unanimitet pra 9 me 0. Pra kishte një problem. Ju thashë miqve në Athinë le të ulemi ta zgjidhim. Le të ulemi me ekspertë. Kam propozuar edhe një palë të tretë që mund të zgjidhet nga ne.

***

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i flasë nga afër popullit grek në emisionin “Histori”, përballë një paneli me katër gazetarë të njohur të medias grek.

Deklaratat e bëra së fundmi nga kryeministri shqiptar janë trumbetuar nga mediat greke, disa prej të cilave e kanë cilësuar si një politikan nacionalist që po mban një kurs tensioni dhe përplasje me Greqinë.

 

(vijon)

 

BW

SHKARKO APP