Gjosha: BE kërkon nisjen e reformës së gjyqësorit dhe prova për luftën kundër korrupsionit

“Shqipëria duhet të fillojë zbatimin e reformës së gjyqësorit dhe të prezantojë një gjurmë provash solide të hetimeve proaktive të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.  Ky është mesazhi i përcjellë nga takimi që ministrja e integrimit Klajda Gjosha ka zhvilluar me komisionerin për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të anëtarësimit, Johannes Hahn.

Në një intervistë për ABC News, ministrja Gjosha tregon, se ka kërkuar një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE.

Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit: « Unë si ministre e integrimit kam kërkuar që fjala e dhënë nga instancat më të larta të Bashkimit Europian qytetarëtve shqiptarë se në rastin se do të arrihej miratimi i kësaj reforme si dhe miratimi i komisioneve të vetiniut, Komisioni Europian do t’i japë Shqipërisë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqiëprisë në BE, të mbahet. Kjo ka qenë një kërkesë e dretpërdrejtë. Nuk është e rëndësishme, nëse do të kemi një rekomandim të kushtëzuar ose të pakushtëzuar. E rëndësishme është, që raport-progresi të na bëjë të gjithëve më të përgjegjshëm jo vetëm për zbatimin e reformës së drejtësisë, por që kjo reformë t’i japë zgjedhje edhe katër prioriteteve të tjera që mbahen ende pezull nga kjo reformë. Në të gjitha takimet që kam patur është theksuar zbatimi i reformës në drejtësi dhe përgjegjshmëria politike e të gjitha palëve në punën që duhet të bëjnë për zbatimin e reformës ».

Një sinjal tjetër i përcjellur gjatë takimit të stabilizim-asocimit BE-Shqipëri, por edhe gjatë konferencës për shtyp, është se diferencën e vërtetë do t’a bënin rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, siç është arrestimi i personave që mbajnë poste të larta. A mendoni që mund të realizohet kjo, sepse dukej vërtet si një parakusht për hapjen e negociatave?

Unë e kam dëgjuar shpesh këtë, por pavarësisht asaj ç’ka pritet në Shqipëri për arrestimet e nivelit të lartë, emra të ndryshëm, kjo në fakt nuk ka të bëjë me punën tonë të përditshme. Ajo që dudet të sigurojmë, është që reforma në drejtësi të fillojë të zbatohet me sukses dhe që të gjithë të jemi koshientë, që ne duhet të zbatojmë ligjin dhe që ligji është mbi këdo.

Komisioni Europian ka bërë të ditur se e ka marrë shumë seriozisht situatën e drogës dhe trafikut të drogës në Shqipëri. Cfarë i keni thënë ju Komisionit Europjan lidhur me përpjekjet e fundit që po bën qeveria shqiptare për luftën kundër krimit të organizuar dhe spexifikisht trafikut të drogës?

Unë kam bindjen, që raport-progresi përveçse do të shprehë përgëzimet që ka bërë policia e shtetit,  nuk do diskutohet që do të vazhdojë të na inkurajojë të gjithëve për të vazhduar në rrugën që kemi nisur për të luftuar kundër drogës, korrupsionit, krimit të organizuar e kështu me rradhë. Eshtë shumë e rëndësishme që Shqipëria jo vetëm  të shkatërrojë parcelat e kanabisit, por duhet zbuluar edhe rruga nga a e cila kjo vjen, personat përgjegjës e kështu me rradhë. Por që kjo të ndodhë, ne duhet t’i japim përparësi të veçantë zbatimit të reformë në drejtësi, se kjo do t’i japë zgjidhje edhe këtyre fenomeneve.

SHKARKO APP