Halim Kosova: Ja si më “rrëmbyen” me helikopter
Nga Enkel Demi
Ka 25 vite që dëgjojmë të njëjtat gjëra, ujë 24 orë etj. Etj. Ju prapë këtë premtim jepni?
– Në fushata mund të thërrasësh specialist sa të duash, por ka shumë pak njerëz që çfarë thonë e bëjnë. Unë këtë 4-vjeçar do të zgjidhet përfundimisht problem i ujit të pijshëm. Tirana harxhon ujë për 1 milion banorë, por ky ujë nuk shkon tek banorët se ka humbje. Programi pilot do të nisë menjëherë tek lagjia nr.2 dhe më pas në të gjithë Tiranën.
– Flisni për një Tiranë të pastër, por si do të bëhet kjo kur në Tiranë nuk ka asnjë banjo publike?
– Unë e nis në 21 qershor punën, por unë e kam filluar interesimin edhe për ktë cështje, sepse përderisa ka problem duhet të gjejmë edhe një zgjidhje. Duke folur pak më specifikisht për problemin e banjove që ngritët ju, unë propozoj që të bëjmë diçka urgjente me banjo plastike, sa të zgjidhim pastaj përfundimisht po me urgjencë këtë problem. Pra, unë propozoj që të kemi një zgjidhje emergjente dhe nje afatgjatë.
– Pastrimi i Tiranës si do bëhet?
– Ka një plan, sepse para se të jem kanididat jam qytetar i Tiranës. Unë do të jap zgjidhje edhe pastrimit. Për shembull janë përllogaritur se ka nevojë për 4500 kazanë për të hedhur plehrat e seleksionuara. Por enkel duhet të kujtoj se pas çdo lloj plani qëndron njeriu, planet nuk mjaftojnë. Duhet bërë diferencimi i plehrave për ta bërë Tiranën më të mirë, jetën tonë më të shëndetshme. Është llogaritur se duhen 23.7 milion euro për përpunimin e mbetjeve në Sharrë, në mënyrë që edhe vendi aty të mos jetë i kontaminuar. Në rrugë duhen 1 mijë kosha, Tirana ka nevojë për 5 makina moderne që të lagim rrugët, do të ketë dhe disa makina të vogla që të mbledhin plehrat në zonat ku nuk shkojnë dot makinat e mëdha. Më të filluar punë do të shoh situatën e higjesnës dhe përpunimit të mbetjeve urbane, pasi aktualisht nuk është ajo që dëshirojnë qytetarët.
– Me betonin si do silleni, do jepni leje ndërtimi?
– Unë nuk ka firmosur asnjë. Sa më shumë beton, aq më pak shëndet. Jemi shumë minis me kënde lojrash, parqe. Tirana ka një plan të miratuar, e përveç tij, Tirana e madhe do të kërkojë dhe një plan tjetër që do të bëhet brenda 3 muajve të parë. Nuk ka patur vëmëndjen e duhur për çdo zonë. Çdo banor i Tiranës duhet të ketë të njëjtat standard, të njëjtat kushte.
– Ju jeni vozitës shumë i mirë më makinë, keni shkuar shpesh në Dajt besoj dhe keni parë apartamente të pa shitur, a ka ndonjë shans që bashkia të ndërhyjë në këtë lloj tregu?
– Sot ( dje) kisha një takim më ndërtues, ku kam paraqitur idetë e mia se çfarë mendoj për të ardhmen. Por nuk ka vetëm në zonën e Dajtit,edhe në Kashar apartamente të pa shitur. Janë rreth 8 mijë pa u shitur, unë takoj përditë njerëz që kanë nevojë për strehim. I takon bashkisë së Tiranës që të harmonizojë këto dy probleme, atë të pallateve të pashitura dhe të pastrehëve. Unë mendoj se duke qenë se industria e ndërtimit ka rritur dhe ka ndikim të ndjeshëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto duhet t’i krijohet mundësia që këtij sektori të mos i groposen lekët. Nga ana tjetër ne jemi të interesuar që njerëzve në nevojë t’i krijohet mundësia që të kenë një banesë. Këto janë ende disa ide sesi mund të harmonizohen këto dy problem. Unë sapo të kem në dorë ta zgjidh, do ta bëj.
– Erion Veliaj e cilësoi pyll betoni Bulevardin e ri. Si e komentoni ju?
– E keqja më e madhe në këtë vend është kur politika ndërhyn në fusha që nuk i takojnë. Ai projekt është aporovuar nga këshilli bashkiak, ekspertë etj
– Gjatë bisedës me Veliajn ai më tha që sulmet personale kanë qenë shumë të mëdha. Ju nuk keni bërë asnjë sulm të tillë. Si shpjegohet?
– Unë flas gjithmonë për vete. Nuk jam marrë as me 4 vitet e fundit të Bashës as me 11 vitet e Ramës. Unë politikës i kam hyrë vonë, ndaj ndjej se jam në shërbim të qytetarëve, jo të politikës, ashtu siç kam qenë për 35 vjet çdo ditë në shërbim të qytetarëve.
– Doktor, ju keni thenë se Lana do të kthehet në parkim apo jo?
– Jo, nuk është kështu. Nqs do më pyesësh realisht sesi e përfytyroj Lanën do të të thoja se e kam kënaqësi që të vizitoj çdo qytet që ka një lum që e përshkon. Por unë do te rishikoj çdo mundësi për rivitalizimin e Lanës, që të jetë me ujë të bollshëm dhe të pastër. Nëse nuk bëhet kështu do shikohet se çfarë do të ndodhë më të. Unë do të bëj gjithmonë më të mirën për qytetarët e Tiranës.
– Keni drejtuar spitalin “Mbretëresha Geraldinë”, dhe kjo punë ishte per ju një lloj simboli për luftën kundër korrupsionit? Por Bashkia është shumë më e madhe se një spital…
– Spitali nuk është aq e thjeshte të menaxhohet. E kam nisur punën si drejtor i dy spitaleve, atij nr. 1 dhe nr. 2, ndiqja dhe punimet e maternitetit tek Brryli, Cili ishte sekreti im? Mirëmenaxhimi, idetë, dhënia e shembullit personal. Korrupsioni nuk filloi në 23 qershor enkel, për këtë të siguroj. Problemi është çfarë qëndrimi mban qeveria ndaj korrupsionit të denoncuar. Kudo ku mungon mbikqyerja ka mundësi për korrupsion. Parimi im ky: Nëse unë ndërtoj një familje të sukseshme, një punë të sukseshëm, aq më mirë është për vendin për pacientët. Nqs ju flisni për korrupsionin, unë mund të them se ka korrupsion të madhe të vogel. I madhi është më firmat farmaceutike dhe ky I hap pastaj rrugën dhe korrupsionin të vogël. Por unë çdo lloj forme të tillë e kam luftuar gjithmonë, duke vënë në funksion numra publikë apo dhe nr personal për çdo denoncim që kanë patur qytetarët.
Kush do t’i mbikqyerë të gjithë këto?
E di sa herë që nis një punë që në fillim i them vetes, por në realitet kush do të ta vërë notën ty për punën që bën? Ndaj siç të thashë unë punoj në mënyrë transparente dukë vënë në funksion numra për ankesa. Unë i kam dhënë provat në sistemin shendetësor, do të ketë një zyrë të veçantë vetëm për ankesat.
Do ulni taksat?
Është një ndër prioritetet. Ulja e taksave i lehtëson qytetarët. I dini historinë e taksave të biznesit të vogël? Rama ia mori me luftë Berishes atë taksë dhe bravo i qoftë, por kur iku ia mori prapë bashkisë dhe ia kaloi qeverisë. Ajo taksë duhet të kthehet në bashki përsëri.
Çfarë mendoni për pjesën historike të qytetit?
Unë mendoj se jo vetëm turistët e huaj, por edhe turistët vendas janë të rëndësishëm. Ne kemi bërë një plan shumë të detajuar, kemi bërë atë që quhet ekonomia kreative duke vënë në pah resurset e Tiranës. Pazari i ri është miratuar si projekt nga Basha, por unë do të tentoj të ringe pazarin e artizanateve që të tregojë historinë e Tiranës. Betoni është minus për qytetin, ndaj duhet të ruajmë e të zhvillojmë ato pak hapësira që kanë mbetur.
Doktor, i kthehemi zonës së Liqenit artificial. Sot (dje) lexova nje status të prof . Artan Fugës. Thoshte dikur, kur kemi qënë të vegjël hidheshim edhe me Halimin dhe bënim gara noti, por tani as të moshuarit nuk bëjnë më plazh aty, si shpëton liqeni?
– Po është e vertetë. Unë dhe Fuga jemi moshatarë. Biles më kujtove dhe një histori me liqenin. Isha në gjimnaz dhe dihej që më 10 korrik ishte festa e ushtrisë dhe bëheshin parade të mëdha. Një ditë më pyet një mësuesi im: Halim a di not ti? Po, iu përgjigja. Hajde më tha. Dhe u nisëm më një makinë, nuk e kuptova dot se ç’lidhje kishte noti me makinën, ndaj pyes, ku po shkojmë? Më thanë në Farkë. Kjo më çoroditi dhe më shumë, po farka ç’lidhje kishte me notin. E mësova sapo shkuam, do të hidhemim nga helikopteri në liqen për demonstrim. Unë nuk isha hedhur kurrë nga lartësia, jo më nga helikopteri! Sidoqoftë u hodha dhe isha një ndër 6 personat që e bëmë këtë demostrim. Edhe familja ime e besoi vetëm kur më pa më salvaxhenten. Pse e kujtova këtë histori?! Ër faktin e thjeshtë së sot nuk mund të bësh më një gjë të tillë. Liqeni duket në agoni. Unë çdo gjë dhe qytetin dhe liqenin i shoh si qënie të gjalla që nuk kanë gojë të bërtasin, ndaj për ta duhet të bërtasim ne.
– Po sheshi Skenderbej, si ju duket?
– Është më mirë seç ishte, por për çdo gjë e dinë ekspertët. Ato do të ofrojnë ide dhe projekte konkrete. Unë në jetën time kam patur raste që mendimet me te mira i kam marrë nga njerëzit më të thjeshtë.
– Ju nuk keni asnjë lloj kompleksi politik, bile keni thënë se edhe Albana Dhimitrin mund ta bëni nënkryetare…
– Unë gjithmonë kam qenë pa këto kompelkse dhe në sherbim të qytetareve. Unë them gjithmonë që çdo njëri nuk duhet të rrijë dhe të shajë, por të lërë fjalët dhe t’i vishet punës. Unë mirëpres këdo që ka potencial për qytetin.
– Kreu i PD ka thënë se Bojaxhi dhe Tafaj janë pyka për këtë fushatë, ju i konsideroni të tilla?
– Unë gjithmonë kam thënë sesa të zihesh, e të debatosh është më mirë të mendosh për të dhënë një zgjidhje. Unë nuk kam hyrë në fushatë për të sharë askënd. Sot po bindem që njerëzit vlerësojnë më shumë njëriun sesa partinë. Unë i kam kërkuar qytetarëve që të vlerësojnë punën time dhe angazhimin tim për gjithçka mund të jap pas 21 qershorit.
– Çfarë mendoni për Velinë?
– Nuk jap konsiderata
– Ju do ta merrni në telefon nese humbi zgjedhjet?
– Më ka nisur një mesazh ditën e parë të fushatës, por nuk ia njihja numrin dhe nuk i jam përgjigjur menjëherë. E vlerësoj që do më marrë pas fitores.
– Cili është rezultati i zgjedhjeve?
– Është e qartë dëshira e qytetarëve të Tiranës, do ta shihni për 4-5 ditë.