Ilir Beqaj për skemën e mashtrimit me ilaçet: Përgjegjësit e skandalit do tu kthejnë paratë qytetarëve
Ilir Beqaj për skemën e mashtrimit me ilaçet: “Përgjegjwsit e skandalit do tu kthejnw paratw qytetarwve
Perballe vales se akuzave te opozites per afera korruptive dhe politika klienteliste ne shendetesi, Ministri Ilir Beqaj thote se mban pergjegjesi politike per gjithcka ndodh ne institucionin qe drejton . I ftuar ne emisionin “KAPITAL” te Aleksander Furxhi ne Vizion Plus, Beqaj flet mbi skandalin e rimbursimit te ilaceve, qe sipas medias ka nje dem prej afro 1 milione e gjysme dollare . Ai thote se pergjegjesit e kesaj skeme mashtrimi do tu kthejne parate e humbura qytetareve.
“U zbulua por ende nuk e dime se sa eshte shifra qe ka humbur. Pergjegjesi politike mbaj per cdo gje qe ndodh ne shendetesi. Keto para qytetareve do t’ia kthejne ata qe i kane marre sepse prandaj eshte prokuroria dhe njerezit e ligjit. Drejtoret e fondit te sigurimeve jane emeruar sipas cdo procedure te rregullt. Jane 14 depo ne prokurori, 16 farmaci dhe 25 mjeke qe kane shkelje administrative me fondin. Kjo eshte situata me rimbursimin dhe po vazhdojme te kontrollojme per te nxjerre probleme edhe me barna te tjera”.
Beqaj sqaron edhe ceshtjen e tenderit te barnave te fituar nga kompania “Omega pharm”, drejtuesi I se ciles eshte pas hekurave, qe sipas opozites perben hapurnje afere korruptive. Sipas Ministrit nuk mund te ndalohet pjesemarrja ne tender e dikujt qe nuk eshte shpallur fajtor dhe ne kete rast arrestimi eshte kryer pas shpalljes se fituesit. Ne kunderpergjigjje te akuave , Beqaj i kujton PD-se nje kontrate qe sipas tij eshte lidhur me kompanine “Omega pharm” ne 2013 pa asnje tender.
“Per te sqaruar publikun, nuk jane 31 milion leke por shume me pak sepse ne ate gare ka 25 lote dhe totali i 25 loteve eshte 31 milion dhe ajo (Omega Pharm) ka vetem nje lot, dmth eshte dicka te 600-700 mije leke. Por prape nuk ka rendesi sepse nuk duhet fituar nje tender ne menyre te paligjshme pavarsisht shumes. Deri diten qe ne e kishim shpallur fitues nuk kishte ndodhur ndalimi i tij dhe per sa kohe dikush nuk eshte shpallur fajtor nga gjykata nuk ndalohet te marre pjese ne tender dhe kete nuk e vendos une. “omega pharm” me spitalin e vlores, gjate 2013 ne kohen e PD ka lidhur kontrate pa tender fare”.
Ministri i Shendetesise Beqaj ka folur per lehtesirat fiskale te cilat sipas tij kane ulur cmimin e barnave.
“Ne sot kemi ne Shqiperi nje treg barnash i cili eshte 35% me i lire se ai ne 2013. Ddmth nqs ne Shqiperi ne 2013 barnat ne tregun e pakices, ne rimbursim e furnizim spitalor apo ato qe blihen nga parate e konsumatovere, kane qene 30 miliard leke, sivjet jane 20 miliard leke. Sigurisht efektin e pare e ka dhene heqja e tvsh pasi 2013 dhe 2015 jane dy vitet ku ka patur ndryshimin nga 10% tvsh ne heqje te saj.