Intervista e plotë e Berishës tek Eni Vasili

Teksti i plote i intervistes time dhene mbreme ne News 24, gazetares Eni Vasili ne emisionin e saj “Studio e Hapur” (per ata qe jane te interesuar)! sb

– Eni Vasili: Faleminderit që keni ardhur dhe keni pranuar ftesën zoti Berisha. Dje u çel sesioni parlamentar, ju munguat, ka patur ndonjë arsye të veçantë mungesa juaj?

Isha unë aty. Siç e pate, problemi kryesor i qeverisë ishin fjalimet e mia në Parlament. Nëse e dëgjuat deklaratën e PS në parlament ishte se kisha folur 2 orë më shumë se kryeministri, i cili vjen një herë në dy muaj në parlament.

– Si e shpjeguat këtë deklaratë të zotit Ruçi?

Po kur nuk kanë substancë çfarë do tu thonë shqiptarëve ata. Ata çelën sesionin parlamentar me mua, fjalimet e mia, me tematikat që unë trajtoj. S’kanë asgjë ç’tu servirin shqiptarëve.

– Ishte kritike e dyfishtë për Ilir Metën, deklarata e Ruçit?

Nuk ka rëndësi ajo. Se ajo kritikë ishte pupël ndaj Ilir Metës po të marrësh të tjera që bëri dhe bene Rama ndaj tij. Çeshtja është se qeveria Rama-Kokëdhima, nuk ka problem tjetër. Sot Shqipëria është bërë një vend që vërtetë po e shkelin me këmbë, po derdhin një mori përçmimesh ndaj saj. Shqiptarët po largohen njëlloj si sirianët. Cili ishte ne çelje te sesionit parlamentar problemi i qeverisë? Se Ruçi është zëdhënës. Kryetar grupi si gjysmë formal është.

– Pse kush është kryetari formal?

Aty, pas Ramës, omnipotent është sivëllau i tij Koço. Mafia nuk ka qef skenat ajo preferon t rrije mbrapa shpinës, nuk del mafia në skenë. Ruçi thjesht i lexoi ato. A kishte për të bërë një kongres kjo parti? Po. Ja u mori si top futbolli. Duhet të ishte bërë prej 5 muajsh, dhe jo se e thotë Blushi, por se kete e thote statuti i tyre. Dhe kur po bëhet? Atëherë kur e do Koçua. Po pse do dalë Koço në skenë? C’punë ka ai?

– A janë probleme të brendshme të PS këto?

Po ku ka PS tani. Partia Socialiste është vetëm një emër.

– Eshtë një parti që ka fituar zgjedhjet.

S’ka fituar zgjedhjet. Eshte një parti që ka rrëmbyer ka plaçkitur zgjedhjet, ka përdorur krimin për zgjedhje.A sheh ti një procedurë normale, demokratike të asaj partie? A ka një kryesi ajo parti, a ka një sekretariat ajo parti? Kurrë.

– Sipas Ramës partia kalon në plan të dytë, nëse në plan të parë është qeverisa…

Se del Koço në plan të parë. është vetëm një figurë. Ke dëgjuar njëri ti referohet sekretarit të përgjithshëm kush në PS? Edhe Gramozi ka harruar që është sekretar i pergjithshem i PS, vetëm një emër del aty, Koço Kokëdhima.

– Cili është problemi, dhe ju keni zgjedhur bashkëpunëtorët tuaj?

Ka zgjedhur për bashkëpunëtor një njeri që e ka sivllaun siamez në të gjitha vjedhjet dhe rrugët e tenderat në bashki. Në rezidencën që po bën në Qiparo. Gjithçka e ka me vetëm me këtë njeri. Ky njëri është ndofta sot kocka mafioze nr. 1 pak me thënë e Shqipërisë. Ky njeri bllokon dhe dhunon Kushtetutën.

– Si po e bën?

Ka marrë qindra pagesa pasi është bërë deputet nga entet publike dhe shtetërore të vendit. Gjykata, pasi iu deshën kaq muaj për të dhënë atë vendim të drejtë, por ky nuk po e lejon Kushtetuesen të zbardhet vendimi. Ky njëri asgjesoi Kushtetutën për grupin e PS, nuk pranoi të dërgohet për shqyrtim rastine shkeljes se kushtetutes ashtu si ç’e kerkon vet kushtetuta , në Gjykatën Kushtetuese, që është taksative, nuk pranoi dhe votoi kundër dhe pastaj me një seri votimesh të tjera kundër asgjesuan dhe ligjin e konfliktit të interesit…

– Në diskursin tuaj publik nuk ju dëgjoj të thoni apo të flisni për binomin Rama-Meta por Rama-Kokëdhima, Pse?

Absolutisht, në mënyrë kategorike jo për asnjë sentimet për Ilir Metën, por për sentimentin tim ndaj të vërtetës. Të dali kush të ma kundërshtoj. Me Koçon ai merr çdo vendim dhe në rastin e Koços prevalon çdo mendim i Koços në raport me të tjerët. Flasim zyrtarisht për dy kryeministra atë të Jugut dhe gjithë vendit. Nuk kishim dëgjuar ne, as me koalicion as pa koalicion, të flasim zyrtarisht për dy kryeministra, të flasim për kryeministrin e jugut dhe kryeministrin e vendit. Fuqia mafioze e Koçës është e jashtëzakonshme. Rama ka problemet e veta psikike, dhe Koçua esht i është introduktuar në të gjithë qënien. Te “Kurbani”, heroi i Ramës është Koço Kokëdhima. E kam sivlla thotë.

– Po ku është problemi?

Meta është vetëm për ti bërë fresk moj zonjë. Nëse ka njëri që më thotë se Meta ka rol tjetër përveç freskut me vota, hajde të më thotë.

– Po e keni pasur edhe ju në koalicion, fresk me vota ju bënte dhe ju atëherë?

Absolutisht jo. Ska bërë kurrë fresk me vota. Shko e pyete cili ka qënë roli i tij dhe ministrave të tij. Kurse ky e futi Metën në kafaz që në fillim. Unë ia thashë që në fillim, ai u tërbua por unë i thashë të vërtetën. Sa u kthye nga Gjermania I tha me kerkuan te të fus brenda. Si i thua partnerit kryesor të fus brënda? Po nëse i thua të fus brënda partnerit tënd kryesor, pa të cilin ti nuk qeveris, atëherë ke dy rrugë: ose ti thuash partnerit tënd te huaj që të lutem s, sill prokurorët, hajde ta hetojmë se unë nuk kam fakte, ose të ndahesh menjëherë nga koalicioni dhe të shkosh në zgjedhje.

– Ju thoni që nuk ka aleancë të vërtetë mes Ramës dhe Metës?

Po si mund të ketë aleancë. Primitivizëm politik që ka në Shqipëri unë ju them që nuk ka, rrezik as në ato vende ku vërtet një pjesë e popullatës janë akoma në stadin e fiseve. Po si mund të ketë aleancë. A ëshët e vërtetë që çdo aferë që i del Metës, i del nga Edi Rama?

– Nuk e kemi të vërtetuar këtë…

Po marr DIA-n. Kush e nxori në Vjenë, opozita i kishte të dhënat e Vjenës, jo ddhe jo . Ç’ka u zhvillua në studion e arbitrazhit në Vjenë i kishte direkt avokatja e përgjithshme e shtetit, Hicka. Kush i nxori në media, ata ishin të gjithë të komanduar nga Edi Rama. Marrim rastin e fundit. Del një regjistrim i vitit 2008, i bërë nga Ina Rama. Do thoni ju pse Ina Rama? Po se ishte deputet ai, atë se bënte dot as ai Osmani asnjë prokuror tjetër. E regjistron Ina Rama, në thyerje absolute të ligjit. Ajo duhet të kërkonte autorizimin nga kryetarja e parlamentit. Unë e kisha deklaruar publikisht që për çdo ministër që do kërkohet regjistrimi unë do t’ia jap menjëherë. E regjistroi, kujt ja dhanë, ja dhanë Edi Ramës. Nga doli bobina? Që Edi Rama kishte njohuri kjo është 100% e sigurt. Historia e regjistrimit është se një person që sot është bërë drejtor i rëndësishëm i Saimir Tahirit ia dha regjistrimin Tahirit. Tahiri ja dha Ramës, Rama ja dha Tomës. Secili në vend të Tomës ashtu do vepronte, secili në vend të Artan Hoxhës ashtu do vepronte dhe unë e përgëzoj Artan Hoxhën. Problemi është tek qeverisja. Sepse ky kryeministër me votat e këtij rri në karrike, pa votat e këtij nuk rri në karrike dhe ky i bën fresk atij.

– Ju e nxini në përgjithësi punën e qeverisë. Ju përmendi binomin Rama-Kokëdhima dhe jo Rama Meta. Duket sikur e shfajësoni Metën…

Si mund ta bëj përgjegjës unë kur atë se pyet kush. Aty pyetet vetëm Kokëdhima. Ta bëj përgjegjës pse nuk vuri anësoret e rrugve pse nuk i japin fondet? LSI në këtë koalicion ka detyrë të bëjë freskun e votave. Se pa freskun e votave nuk rri dot në qeveri ai.

– Dmth nuk ka përgjegjësi ai sipas jush?

Sigurisht ka dhe shumë të madh. Gjersa rri dhe i bën fresk ka përgjegjësi. Të tjerët nuk e përmendin Koçon, në një kohë kur është faktor sot. Koço Kokëdhima është shpallur edhe nga mediat edhe nga Rama si kryeministër i jugut. Atëherë si mund ta injoroj unë këtë..

– A po flirtoni me Ilir Metën, sepse ka kohë që flitet për flirt mes PD dhe LSI?

Absolutisht as edhe një flirt, përveç realizmit në analizë. Unë nuk bëj përgjegjës Ilir Metën për koncesionet, e bëj përgjegjës Metën se mban aleancën, por përgjegjësi direkte janë Rama dhe Kokëdhima. Janë këta autorët e 61 koncensioneve që të marra së bashku janë një gjobë e tmerrshme për qytetarët shqiptarë.

– Tone të ulëta të Metës për Berishën, tone të ulëta të Berishës për Metën. Për reformën në drejtësi jeni në një llogore…

Nuk ekziston asnjë aleancë. Sikundër në mënyrë të padiskutueshme unë vlerësoj qëndrimin e tij, kërkesën e tij për konsensus për Kushtetutën e re që po bëhet. Po ndryshohen 70 nene të Kushtetutës. Lulzim Basha dhe PD, unë me zërin tim, kemi kërkuar që në fillim konsensus. Nuk u angazhua PD në një draft të vetin. Se ajo do ishte pastaj shkelmim i konsensusit.Të gjitha ndryshimet e deritanishme janë bërë me konsensusin më të gjerë të mundshëm. Kurse Edi Rama e bazoi në blerje votash, në mënyrën më të pistë që mund të ekzistojë. Ai në mënyrë të përsëritur i kishte përsëritur eksponentëve politikë se unë 10 vota i kam nga opozita. Sigurisht që me këto ai gënjente dhe mashtronte veten. Ai është me probleme psikike, besonte se i kishte.

– Votat janë përfolur se janë blerë me pazare edhe në kohën tuaj…

Ky është një proces themelor. Pse Ilir Meta kërkon konsensus? Këtu ai për mua tregon përgjegjësi politike.

Sepse është një nga ata që e pësoi nga mos konsensusi. A nuk bëri ky njeri një grevë urie në kohën e konsensusit më të gjerë, por qe ky u përjashtua.

– Por ju dhe Rama bashkuat votat kundër tij..

Ky e gjen mënyrën,ujdine me Ramën, por konsensus me PD, e kerkon sepse nuk do më përsëritjen e 2008. Unë e marr kështu, se Meta me kërkesën për konsensus i bëri një shërbim vendit. Përjashtimi i opozitës do kishte pasoja të rënda, edhe të paparashikueshme. Nëse opozita do përjshtohej nga ky proces, atëherë opozita de facto do përjashtohej nga harku kushtetues dhe asaj nuk do i mbetej gjë tjetër përvecse të përdori çdo mjet për të marrë vendin e vet në këtë vend e shoqëri.

– Mendoni që kjo reformë realizohet para pranverës?

Shkaku më kryesor i problematikës së kësaj reforme është Edi Rama, është vila e Surrelit, pallati 5katësh i bashkëshortes pa asnjë faturë, pastaj janë problemet e tjera. Ky pretendon se po bën reformë nga njëra anë, nga ana tjetër fut papagajtë e tij dhe thotë kjo reformë synon arrestimin e këtij, atij. Kjo reformë synon arrestimin e partnerit të tij kryesor. Në të gjitha studiot televizive këtë përhap Rama.

– Synohet edhe i juaji?

I imi është i parëndësishëm për qeverinë.. Ky kërkon arrestimin e Ilir Metës me këtë reformë..

– Pse i intereson zotit Rama kjo? Atij i duhen votat e Metës?

Edi Rama s’mund të marrë kurrë PD, ai do të marrë me çdo kusht LSI. Edi Rama e ka kuptuar që në fillim se me Ilir Metën, që në momentin që ti shkrepë në mendje Metës, ai është një hiç, jo kryeministër po ai ka rrezik të humbasë dhe partinë. Kjo që shqiptarët shohin sot, kjo është betejë për jetë a vdekje e Ramës për t’u bërë lideri i së majtës.

– Si do ta realizojë?

Edi Rama në strategji dhe në parime është një idiot komplet. Edi Rama nga njëra anë përdor reformën, nga një anë përdor regjistrimet, përdor gjithçka. Nuk di ç’të bëjë më parë në këtë betejë për të eliminuar një njëri për ti marrë një njeriu partinë.

– A është kaq e thjeshtë?

Pa e eleminuar nuk ia merr dot partinë. Sepse e vërteta është se ky zotëria, Meta, reflekset politike i ka 5 herë më të zhvilluara se Rama. Shiko, Rama shkoi në Nevv York dhe mendova se do kthehej me dy alternativa, ose me përmbysje të qeverisë që të krijonte një klimë më të mirë ose me zgjedhje të parakohshme. Që të dyja inisiativat ia mori Meta. Që në takimin e parë, sa u kthye.

– Si ia mori?

Ia mori, i tha për ndryshimet në qeveri, në kohën që Rama tha jo nuk ndryshon asnjë ministër. Meta bëri ndryshimin, ndryshoi ministër, i dha një sinjal. Pra e vuri përpara…

– Ju thatë se Rama synon LSI?

Aty e ka ai sepse e shef që nuk ka të ardhme politike pa të. Ai e shef se pa marrë LSI nuk ka të ardhme politike, mbetet një kryeministër aksidental

– Është përfolur gjatë për një koalicion PD-PS, për një takim të Bashës me Ramën në Vjenë…

Kryetari i PD Basha e mohon në mënyrë absolute darkën dhe takimet me Ramën. Në bindjen time më të madhe koalicioni i dy partive të mëdha do ishte një fatkeqësi e madhe për shqiptarët. Dhe do ta këshilloja vetëm inekstremis kur vendi është në një bllokim të plotë. Pra unë nuk jam për koalicionet e mëdhaja. Zoti Basha nuk më ka lënë kurrë ta kuptoj se është për koalicionet e mëdhaja. Unë mendoj dhe kam parasysh se nuk mund të bëhen kurrë zgjedhje me Ramën kryeministër.

– Atëherë qeveri teknike si?

Një qeveri teknike me një kryeministër i cili pranohet nga palët për të pregatitur zgjedhjet. Formulat e qeverive teknike, pa diskutim që pa rënë dakort partitë nuk bëhen. Zoti Basha me të drejtë ka hedhur tezën e qeverisë teknike sepse me Ramën s’mund të bëhen zgjedhje, sepse ai nuk njeh asnjë standart, është një politikan shumë i rrezikshëm. Pse është i rrezikshëm. Në skenën politike shqiptare ka vetëm një njëri, që ka dëshmuar në mënyrën më patologjike që s’di se ç’është dorëheqja, dhe ky është Edi Rama. Politikani që s’di ç’është dorëheqja është njëriu më i rrezikshëm në skenën politike. Sepse mund të ketë të gjitha të metat, por ai duhet të ruajë në fund një nonagram integritet për të thënë “mirupafshim”. Edi Rama se bën kurrë këtë. Humbi zgjedhjet dhe ndryshoi statutin, atë statut që kishte shkruajtur vetë. Zgjedhjet e 2015 faktuan në mënyrë absolute se me Edi Ramën shqiptarët nuk do mund të votojnë më.

– Ju do pranonit një koalicion me Ilir Metën nëse ai do tua propozonte?

Këto janë shpifje të papagajve të Edi Ramës. Janë trillime të mirëfillta. Koalicionet nuk jam unë që i përcaktoj. Ajo është pyetje që i takon udhëheqjes së partisë. Nuk marr përsipër të them e lejoj apo se lejoj. Unë nuk jam më udhëheqës i PD-së. Ky është një vendim që merret pasi shqyrtohet në të gjitha aspektet nga udhëheqja aktuale e PD-së.

– Do ishit kundër për një koalicion me Metën?

Unë jam për një fitore të plotë dhe totale të PD-së. Por se çfarë do bëjë PD pas zgjedhjeve atë nuk e përcaktoj unë.

– Do pranonit të ishit president me Ilir Metën kryeministër?

Unë jam ndarë nga funksionet politike. Unë mendoj se vendi ka një president të shkëlqyer me dinjitet dhe integritet të lartë. Edhe mund ti përsëritet mandati atij, mendoj unë. Unë nuk kam ambicie për asnjë post. Pasioni im është përqëndruar në parlament. E kam synim që të jem sërish në listën e deputetëve në parlamentin e ardhshëm. Natyrisht do vendosin forumet e partisë. Parlamenti është pasioni im.

A do ta votonit Metën për president?

Unë do të votoja Bujar Nishanin për president.

– A do pranojë opozita çfarëdolloj varianti që do të vijë nga Venecia në datën 21, dhe më pas në mars kur pritet një variant përfundimtar.

Nga Venecia nuk vjen variant, nuk harton nene. Venecia jep opinione, se sa përputhen nenet me parimet e drejtësisë evropiane, me kartën evropiane të lirive dhe të drejtave të njeriut, me direktivat e atij komisioni i cili qe nga vitet 90 deri sot, është thinktanku më i pasur në botë në parimet mbi drejtësinë dhe ka hartuar kushtetuta nga Afrika deri në veriun e Europës e më gjerë. Ky komision foli në mënyrën më serioze. Rrëzoi përtokë, për çdo njëri që ka alfën e parimeve të shtetit të së drejtës dhe drejtësisë, draftin e dërguar nga një grup të quajtur ekspertë të lidhur kokë e këmbë me konfliktin e interesit. A mund të imagjinosh që të kryesojë komisionin Fatmir Xhafaj në një kohë kur i vëllai i tij është një nga koskat kryesore të trafikut të drogës në drejtësinë italiane. A mund të imagjinosh ti të ngarkohet për të shkruajtur nenet e Kushtetutës Sokol Sadushi dhe Dvoranin, të cilët kanë një militantizëm të papërgjegjshëm të hapur dhe armiqësi ndaj opozitës. A miund të imagjinosh ti që të jetë kunati i Mimi Kodhelit i cili transkripton në letër çdo sms që i çon Mimi në darkë. A mund të imagjinosh ti që këta emra ishin emra që duheshin vendosur. Apo Kristaq Traja i cili akuzohet direkt se ka marrë paret mbi mashtrim. Jemi në kohën e dekriminalizimit dhe kur ka ardhur problemi për politikanët ne përcaktuam në atë ligj disa standarte të cilat në mënyrë absolute duhet të jenë të njëjta dhe identike për shumë të tjerë. Ky komision, brenda me Luan Omarin, nipin e diktatorit Hoxha, nja nga avoketërit kryesorë të Kushtetutës së 74, kushtetuta më e keqe që ka njohur europa në historinë e saj e cila sanksiononte Shqipërinë si diktaturë proletariati. Dhe kur Ramiz Alisë i thanë pedagogët se pse të quhet diktaturë, Luan Omari i tha se është forma më e kulluar e demokracisë.

Këtu Imbrahimi smund të përzihej se është kunati i ministres. Ne dikur i kemi dhënë mbështetje atij, kur ska qënë Mimi ministre.

Cfarë tha Venecia. Ja rrëzoi të gjitha. Këta kishin parashikuar që gjykatësit dhe prokurorët të mos kishin të drejtë të ankohen, dhe Venecia u tha se është sheklje e konventës së të drejtave europiane të njëriut. Fatmir Xhafaj aty kishte krijuar ministrin jo të drejtësisë, por ministrin e gjykatësve dhe prokurorëve dhe e fuste veten në të gjitha formacionet e sundimit të drejtësisë. Kjo është në konflit të hapur interesi.

Këta asgjësuan konfliktin e interesit qoftë dhe si nen në Kushtetutë, pa le më ligjin. Vali Leskaj me thotë mua pse fëmijët e deputetëve s’mund të merren me biznese. Jo s’mund të merren me pasuri publike, nuk kanë të drejtë të përfitojnë asnjë qindarkë nga paratë publike. Këta asgjesuan konfliktin e interesit, Koço asgjesoi kushtetutën.

Ne thamë se jemi dakort me këtë që ka bërë Venecia dhe për ne këto rekomandime janë një bazë e plotë për një konsensus të plotë dhe total.

– Ka një interpretim të ndryshëm për reformën dhe kryeministri tha…

Rekomandimet janë bazë e plotë për një konsensus total. Jo Eni ishte pabesia dhe kulisat, një veprim i shëmtuar. Sa erdhi opinioni i Venecias, kur bëhet njoftimi në 29 dhejtor “të vini në mbledhje se do diskutojmë draftin”, në një kohë që na ishte thënë të ulemi e të punojmë në konsensus. Në një kohë kur rekomandimi kryesor i Venecias ishte të punohet si me ligjin e dekriminalizimit pra me kansensus.Kur shkon grupi ynë i thotë Sadushi dhe Dvorani se “e kemi gati draftin, e kemi bërë”. Kjo është reale. A veprohet kështu në mënyrë konsensuale? S’do Edi Rama konsensus se i del vila e Surrelit, ajo është kështjella e korrupsionit.

– Ka të dhëna se ju dhe Meta nuk doni të bëhet reforma për të fshehur vilat tuaja..

Unë e dua me bindjen më të thellë dhe jam i bindur se kam dhënë edhe ndihmesë jo të vogël në këtë drejtim.

A është e vërtetë që keni kërkuar garanci për vetën dhe fëmijët?

Kurrë në jetën time dhe se kërkoj kurrë. Të prekemi unë dhe fëmijët e mi për gjënë më të parë që mund të gjendet. Ky është qëndrimi Sali Berishës. Unë jetoj në një mjedis hajdutësh, shpifësish, jetoj në një mjedis me njërëz që kanë ndërtuar vila duke shpifur për Sali Berishën, me shkrimet e tyre. Vetëm një moment kam, të sqaroj për shqiptarët. E kam thënë dhe e them pasurua ime e patundeshme është vetem një apartament 125 metra katrorë në te cilin une banoje.Cilido që gjen dicka më shumë se kete lë ta mbajë per vehte.Dhe kame si depozita kursimet e mia te deklaruara ne ILDKP.Kam pasur një problem me fëmijët. Duke qenë se une asnjëherë, pavaresisht se çfar kane shpifur shkruar per mua apo kanë thënë gazetarët nuk kame paditur kurrë njeri, kam qenë kundër për shkak të idealizimit se fjala e lirë është dhe mbetet shpirti i lirisë. Të njëjtin standard une ju imponova fëmijëve të mi.Ata pavaresisht nga çdo lloje shpifje nuk kanë paditur kurr asnjë gazetar. Të njejtin standard ja imponova kryeministër edhe administratës në 8 vite.

– Përse e përmendni këtë fakt?

Çfarë ndodhi me fëmijët. Duke shpifur gjëra më të paimagjinueshme, ndaj tyre perseri ata nuk u pergjigjen ndaj ketyre shpifjeve me padi ndaj mediave.Por ata ndoqën një rrugë tjetër. Paditën cdo politikane qe shpifi ndaj tyre politikanët, dhe ata i kanë fituar që të gjitha çështjet pavaresishte ne se une kame qene ne pushtet apo ne opozite .Nëse fëmijët e mi do kishin paditur për çdo shpifje gazetarët, jam i bindur që qe keta te fundit nuk do mund të qarkullonin më shpifje rreth tyre. Nuk ekziston asnjë fakt i vetëm që të faktojë se vajza ime ose djali im kane përfituar qoftë edhe një qindarkë të vetme nga marrëdhëniet te firmës apo studjove te tyre me sektorin publik, nga përfaqësimi i interesave te ndonje privati me në sektorin publik ose e kunderta . Që të dy e kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre strikt në sektorin privat.Ata nuk kane perfaqesuar kurre ne gjykatat e vendit as firma private as dhe publike.Ne momentin kur une jam bere kryeminister ndonse nuk kishte asnje kerkes ligjore ata kane deklaruar ne ILDKP pasurite e tyre dhe ky standart esht vendosur me vone ne ligje

Ju po thoni që nuk keni patur nevojë të kërkoni garanci për familjen tuaj për ti dhënë konsensus reformës në drejtësi?

Absolutisht jo, kurrë. As më ka shkuar dhe as më shkon ndërmënd. Problemi qendron ne faktin thjesht se nuk thotë dot kush asnjë fjalë përveç shpifjes,nuk paraqet dot kurre asnje fakt te vetem perveç mashtrimit per mua apo femijet e mije.Për vajzën time s’thotë dot kush asnjë fjalë, e vetmja gjë që thonë është një person pakistanez që ma sollën dhe që unë i thashë se ne rastse ju doni te investoni si privat pa parteneritet me shtetin jeni i mirpriture por nuk mund te perdoresh dhe rrugen private dhe ate shtetërore, dhe ky pa me thene asnje fjale kishte kishte marrë avokat vajzen duke shpresuar se do mund perfitonte pra ta kapte ndonje favor nga qeveria.Por deshtoj sapo bëri tentativën mori kartonin e kuq në mënyrë kategorike. Që të gjitha shpifje apo trillime,te mediave ndaj tyre jane perseritur nga politikane te majte kanë shkuar në gjykate dhe të gjithë shpifësit pa perjashtim kanë marrë dënimin e merituar.

– Si e keni parë rolin e ambasadorëve për reformën në drejtësi. A ka patur një protagonizëm të tepruar, apo ishte i domosdoshme?

Unë mendoj se roli i ambasadoreve në procesin e dekriminalizimit, në mënyrë të veçantë i ambasadorit Lu, ka qenë shumë pozitiv. Përsa i përket vlerësimit të rolit të tyre në reformën në drejtësi, nuk do ta bëj tani por do ta bëj në përputhje me ecurinë e procesit. Deri tani është në udhëkryq. Po nese në Venecia shkojnë nga një mazhorancë qeverisëse, që nuk i ka votat për të ndryshuar kushtetutën, nëse shkojnë dy drafte faktikisht ato shkojnë të sakatuara. Ambasadori Lu ka bërë përpjekjet maksimale dhe zonja Vlahutin, që kjo punë të ecë me konsensus. Për këtë jam i sigurtë nuk kam dyshim.

– Po çfarë rezervash keni?

Unë nuk kam rezerva, por problemi është sa do ecë kjo.

Në një ndërmjetësim gjithnjë nuk duhet harruar se lockus minoris rezistence është opozita, kurse kundërshtinë e fortë e bën qeveria.

– Përse ju takoi zoti Lu përpara se të takonte zotin Basha?

Zoti Lu e ka shumë të qartë që PD e drejton Lulzim Basha.

Po marr Byronë e Hetimit. Kjo reformë është kryekëput para së gjithash synon luftën kundër korrupsionit. Unë e kam mbështetur Byronë por kam mbështetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese kur e rrëzoi Byronë. Grupi i juristëve që punoi për Byronë mendoi se e përshtati atë në masën 90-95% me sistemin shqiptar. Byroja është FBI, i cili në SHBA është një institucion më i fuqishëm se dhe zyra e prokurorit, se prokuroi ka funksion ekzekutiv, është ministër i drejtësisë. Në këtë kontekst ata ja dolën me zotësi të madhe, të marrin anët më pozitive të byrosë dhe të përshtaten me sistemin e një republike parlamentare. Kishte dy probleme. Se Edi Rama dhe zedhënësi i tij për rendin Saje qorri, nuk pranon kurrësesi që byroja të vendosej kund tjetër përveç ministrisë së brendshmë. Po kjo binte në kundërshtim me parimet. Vendi ku donte ta fuste Rama dhe drejtori që donte ti vinte nuk shkonin dhe që të dyja ja rrëzoi Venecia.

– Ju keni shumë vërejtje dhe për çështjen e kryeprokurorit Llalla?

Kur e kemi votuar Llallën, e kemi votuar bashkë me socialistët. Ai ka qenë kryetar i ILDKP-së. Ka qenë i propozuari i tyre dhe ne e pranuam. Zgjodhëm një njeri që e kishte votuar PS së bashku me PD në një post më parë dhe që skishte marrë asnjë lloj vërejtje.

– Nuk keni vërejtje as sot për Adriatik Llallën?

Absolutisht po dhe i kam shprehur. Natyrisht unë nuk mund të fajësoj atë kur ai vihet përballë të gjithë pushteteve.

– Përse këmbëngulni për mbarimin mandatit të zotit Llalla?

Ka një parimësi. Nëse lexon këtë Kushtetutë që është sot në fuqi, është ky Komision Venecia që para se te votohej Kushtetuta në ‘98 thotë, me nene tranzitore te saja se mandatet egzistuese do të vazhdojnë deri në fund. Përse e rrëzoi Venecia ligjin tonë të lustracionit, sepse shfrytëzoi këtë klauzolë. Nuk mund të ndërpresësh mandatet. Pra kjo është parimore.

– Jeni të panegociueshëm për variantin e 2/3?

Jemi të panegociueshëm për kapjen nga maxhoranca të sistemit të drejtësisë. A ka mënyrë tjetër përveç 2/3 për ti shpëtuar kapjes?

Unë qëndroj në mënyrë absolute kundër kapjes. Pastaj se si realizohet moskapja kjo është çështje e ekspertëve të cilëve ne u kemi besuar shumë.

– Ju dhe PD keni denoncuar artikullin reklamues për Shqipërinë në “The Economist”, çfarë të keqe ka që qeveria të paguajë për të nxitur investimet e huaja?

Janë gjëra diametralisht të kundërta. Nuk kam shpenzuar qoftë dhe një qindarkë sa kam qënë në politikë për të promovuar imazhin e tim. S’kam pagur kurrë për të më rregulluar një vizitë. Është e vërtetë që kam kontraktuar Podestan dhe Paton Bogs, pasi jam përpjekur të heq vizat me SHBA. Është e vërtetë që kam paguar kompani, por kam luftuar për heqjen e vizave për shqiptarët. Shqipëria po punonte me intensitet për Millenium Challange Açount Coorporation për të kapur pragun. Kapja e pragut do të thoshte që Shqipëria merrte grand nga qeveria e Xhorxh Bushit ndoshta dhe 600 mln dollare ne vit. Ne po punonim dhe lobonim për këtë. Kur arritëm dhe kaluam mbi mesataren e pragut pra mertionim fondin ne kaluam për të ardhura për frymë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta të cilat përjashtoheshin automatikisht nga kjo nisme.Pra ne punuam dhe lobuam me këtë kompani pikërisht për të marrë atë, të cilin jo se nuk e merituam, por nuk merrnim dot fondin sepse kishim dale në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta te cilat qeveria amerikane i perjashtonte nga kjo nisem automatikisht.

Pra unë po flas për të promovuar ekonominë. Në titullin e The Economist, cilido qe ë e lexon titullin sheh që aty është paranojaku Edvin Rama: “Shqipëria lider i Ballkanit”. Ky u kthye nga Berlini ai tha më shpalli Merkeli lider të Ballkanit. A nuk doli shpura e servilëve dhe papagajve të tij për të thënë se Rama u shpall si lider i Ballkanit. Aq komik u bë dhe u përhap kjo saqë një gazetare pyeti Merkelin në Tiranë. Ajo tha lider është demokracia. Me gjej ti mua një shkrim të sponsorizuar që të thotë “Shqipëria lider i Ballkanit” apo Sali Berisha lider i Ballkanit.Ky bën titull për veten e tij, “lider i reformave”. Çfarë lidhje kanë zhgarravinat e Edi Ramës me arritjet e Shqipërisë. Po që të shpenzohen lekë për të thënë që ky hap dhe ekspozita… Ky është një i sëmurë psikik që merr dhe ngjit zhgarravinat e veta në muret e zyres se kryeministrit te vendit . Ajo nuk esht zyra e tij private nuk esht dhoma e tije e gjumit është zyrë shteti esht zyra e kryeministrit.Ai mendoj se do fitonte pike kur ja parqiti Merkelit zyren ne te cilen ka vendodur 400 zhgarravia te vehta.Zonje Merkel kur ky i tha se ne keto kemi te tjerat i keni ju u pergjigj jo jo ju keni detra dhe male me fjale te tjera ti nuk dine se ç’far keni.Unë kam pasur Vangjush Mion në zyrë në një anë, në tjetrën kam patur Buzën dhe ky ka hequr të gjitha këto dhe ka ngjitur shkarravinat e tij. Kam paguar unë, por kam hequr vizat për shqiptarët . kompania e Podestes ka zyrë në Bruksel.

– S’mund të thoni që i ka hequr vizat Podesta

Liberalizimin e vizave e kemi arritur në rradhë të parë nga zbatimi një për një i 120 kërkesave dhe që ta dini, çdo kryeministri i kam lërkuar vetëm një gjë, ose na sillni një ekip që të shikojë ecurinë ose po sjellim ekipin tonë t’ju informojë, ne nuk kërkojmë çfarë nuk na takon. Dhe lobuam sigurisht. Çfarë ka bërë Rama? Ka dërguar zhgarrvinat e tij që s’ja shef kush. Pse kur nuk ishte kryeministër nuk hapi dot një ekspozitë në asnjë vend.

– Edhe ju keni pasur edhe një këshilltar të huaj Tom Ridge… me një kontratë prej 500 mijë dollarësh. Pra edhe ju keni paguar për lobim

Kur e mora unë atë, e mora kur Shqipërisë nuk i besonte kush, në një kohë kur në Europë botoheshin çdo ditë shkrime të errëta për mafian shqiptare, Shqipëria kurrë nuk do mund të ecte për në NATO pa u konsideruar vend i sigurtë. Tom Ridg ishte krye eksperti i botës, u thir nga presidenti Bush si ish guvernator i Pensilvanisë pas ngjarjeve të 11 shtatorit për të riorganizuar sistemin e sigurisë së SHBA, dha këtu dha një kontribut të madh dhe i shërbeu vendit jashtë mase. Për Blair nuk them asnjë fjalë se për mua është një hero kombëtar i yni ai, Po Cambell që i bëri gropën Blerit me spinimet meditike dhe me pas boto me librat kunder tije, ai punon me Ramën kame rezerva te medha

– Modeli është i njëjtë me këshilltarë ju dhe ai..çfarë ka ndryshuar?

Ai model prodhoi ftesën e anëtarësimit në NATO prodhoi zgjatjen me 5 vite të vizës amerikane. Të më thotë ky se çfarë ka sjellë. Zhgarravinat e tij që i çon sa në një vend në një tjetër.

– Koncesionet, kryeministri nuk shikon asgjë të keqe tek biznesmenët. Edhe ju keni bërë shumë të tilla si Rapiskan, Markimi i karburanteve, pullave fiskale. Edi Rama i ka quajtur tradhti kombëtar.

Trafikantët dhe kontrabandistët të tilla do ti quajnë sepse janë armiqtë kryesorë të tyre. Skaneri Rapiskan shef drogën. Pse e mora? Doja që portet e vendit, doganat të kualifikoheshin të sigurta. Shpenzim i zbritur ishte. Me ato që diktonte skaneri rriteshin vlerat disa herë. Sepse i kontrollon skaneri, këta s’duan skanerë, këta duan kontrabandë dhe drogë. Nuk duan këta, nuk duan këta zonjë. Më fole për naftën. Të gjithë shqiptarët e kanë marrë vesh që vetëm një firmë, e Xillarit të tij, ka derdhur në stacionet e pompimit 4 mln litra naftë bruto. Nuk ka krim mjedisi më të shëmtuar në botë, do të thotë të derdhësh sasira kolosale squfuri, helm për qytetarët.

Markimin e vumë për çdo litër naftë që nxirret dhe vjen në Shqipëri. E vumë sepse kapem kompani që sjellin bote me naftë të nxjerrë nga toka dhe te papërpunuar e fusin në stacione pompimi. Punën e parë që bëri Koço anuloi pjesën e naftës së nxjerrë nga markimi . Shqipërisë i duhej për naftën që prodhonte brenda, e përjashtoi Koçoja donte që nafta të vidhej, të vidheshin qindra milionë.

– Edhe pullat fiskale janë interes publik?

Kur i kemi futur ne ishim i treti apo i katërti vend që i kemi futur, tani po futen në çdo vend dhe masivisht. Sa për Bregasin që thua ti, ai përfaqëson kontrabandën, se e di besoj që janë 1000 ton birrë më pak. Ai spërfaqëson asgjë vecse lidhjet e tij patologjike.. Me Bregasin kemi rënë dakort në zyrën time që të përgjysmohet akciza e naftës. Po pulla fiskale është antikontrabantë dhe do futej. Nuk duan kontrabandistët pullë fiskale. Si ka mundësi që Rama dontë të rriste akcizën e naftës së vendit? A ka mëndje njerëzore të thotë që kryeministri i vendit të rrisë akcizën e prodhimeve vendase në mënyrë që të na mbysë importi. Jo thonin, e ka për të dominuar Irfanin dhe mediat e Irfanit. Më thoni ju mua, po çfarë koncensoni është ai me Vilma Nushin? A e dini që është 100% i ndaluar, u gjet nga një studim se ai sillte më shumë probleme se të mira.

– Nga kush u bë studimi?

Nga një kompani anglosaksone. Kjo është vjedhje dhe vetëm vjedhje. Të vjedhësh të sëmurët të vret zoti dhe këta po vjedhin të sëmurët masivisht.

– A mund të themi se dhe ju nuk bëtë shumë për shëndetësinë…

Nuk them se nuk pati probleme. Por të gjithë aparaturat moderne janë të asaj kohe. Cdo gjë që inaugurojnë e kanë të trashëguar. Këta kanë paturpësi të inaugurojnë edhe njëherë qendrën e Urgjencës, të inauguruar njëherë nga unë me Petrit Vasilin ne vitin 2011.Ne po punonim me ekspertë vendas dhe të huaj për ti dhënë zgjidhjen përfundimatre reformës në shendetesi që ëstë dhe më evështira, kurse këta shkatërruan çdo gjë. Këta premtuan sistemin e shëndetësisë falas, dhe fakikisht kanë vendosur sistemin më të korruptuar. Me Bankën e këshillit të europës ne sollëm aparaturat më moderne të sterilizimit në Shqipëri, q ëtë gjitha të dixhitalizuara. Cfarë bëri ky? Ja dha një njëriu, emigrant, që s’ishte marrë kurrë me këtë gjë…

– Do ta çoni në prokurori dosjen e sterilizimit?

Unë besoj se PD i ka çuar dhe do ti çojë, por a i ka çuar konkretisht nuk mund të përgjigjem për këtë. Prokuroria nuk e zgjidh atë problem, se është Edi Rama që e mban prokurorin, e merr prokurorin në 11 të natës dhe e mban deri në 3 të mëngjësirt për Ilir Beqajn. Ka folur me prokurorin katër orë për Ilir Beqajn. Kur fillon e flet ai, nuk di të ndalojë. Ju i keni dëgjuar të gjitha aferat e ilaçeve, rimbursimet fallco të ilaçeve. Të gjithë shqiptarët i dinë këto. Këta duan të japin edhe tatimet me koncesion, e kanë përgatitur, sepse mbushin xhepat dhe ikin. Koncesionet i marrin një grusht njerëzish që i fitojnë të gjitha tenderat. Vetëm Papuli, Carapuli, Koço me njerëzit e tij, këta fitojnë të gjithë tenderat.

– Kryeministri Rama tha se nuk ia ka dhënë kompanisë turke Skavicën, por ka negociuar…

Në fakt ua ka dhënë dhe ka marrë ryshfetin me siguri. Ligji ka një nen i cili thotë se projektei që vjen i pari, nëse ky projekt plotëson kushtet mjedisore dhe plotëson kushtet e shfrytezimit optimal të ujit atëherë jepet dhe hidhet në treg. Janë dhënë 420 koncensione dhe nuk janë dhënë më shumë se katër pike.Skavica kur është hedhur në treg është hedhur me tre pikë. Edi Rama e hedh në treg me 8 pikë, nuk ka njeri tjeter që e fiton dot atë. Është pazar i bërë dhe i paguar. Ai që jep 8 pikë në një koncesion si ai, ai kryen një akt korrupsioni, më të rëndin pas CEZ-it. Ajo që ndodhi me Skavicën është një krim i shëmtuar. Unë ekam deklaruar në publik, është projekti për mua në interesin më të madh publik për tu ndërtuar nga shteti shqiptar. Sepse ne se se nuk është publik, do jesh i detyruar ta paguash ujne e rezervuarit te saja në çdo kaskadë. Rruga e vetme për të bërë kaskadën e Drinit nje mrekulli te vertet njerzore dhe natyrore është ndërtimi i Skavicës me para publike.

Problemi është se janë bërë 61 koncensione të cilat e kanë zhytyr Shqipërinë në të paktën 3.5 miliardë dollarë detyrime.Që të gjitha do të anullohen. Por dhe do çohen për ndjekje penale këta mafiozë.

Sot Edi Rama merr vendimin e KM që parqet tu jepen në menaxhim privatëve, dhe katër dite pas këtij vendimi urdhërohet Erion Veliaj dhe i jep parkun për ndërtimin e një parkimi gjigand një kompanie të falimentuar, një mafiozi nga më të rrezikshmit në Shqipëri.

Sa për sms, unë kam një ligj, unë me kërcënimet s’merrem kurrë. Po e çoi grupi parlamentar por unë nuk e çoj. Ai është një supermafioz, dhe është njëri i Ramës dhe Rama e ka se bashku me të parkimin dhe ju bëj thirrje qyetarëve të Tiranës që me mosbindje civile mos ta lejojnë ndërtimin e tij

Gjithashtu Informoj shqiptarët se Ajet Sula, krysori i trafikut të drogës së Durrësit ishte pronari i kompanisë së tij të bitumit dhe naftës. Rama nuk ja konfiskoi. Besnik Sula ky mafioz i mbrojtur nga Rama i lejoi vetes tja kalojë vëllait tjetër kompaninë që e kishte Ajeti trafikant. A e di që janë qindra punëtorë në Ballsh që nuk marrin rrogën? Sepse ky nuk paguan qeranë. Ai është një mafioz ordiner se kryemafioz është Rama që i bën këto.

Një qytetar na shkruan që i keni dhënë 10 pikë kompanisë italiane për Skavicën

Absolutisht s’është se vërtetë sepse kompania italiane është tërhequr. Unë kam iPad por kam dhe memorie. Kompania italiane u tërhoq sepse grupi financiar i kompanisë ra në vështirësi financiare nga kriza. Kompania italiane nuk mori pjesë në garë.

– A i verifikoni informacionet që ju sjellin qytetarët?

Për qytetarin dixhital kam shumë respekt. CNN punon me një burim edhe unë nuk i vërtetoj, por i analizoj. Qytetari dixhital është qytetari më i saktë, më i ndershëm dhe më informativ që ekziston. Të vërtetat flasin vetë.

– Kam shumë pyetje për rastin Peleshi…

Kam thënë atë që thotë qytetari dixhital, por për më shumë pyesni peleshin vetë, ka marrë grushta apo jo. Raste grushtesh të tjera nga Edi Rama janë tashmë të njohura këto.

E.VShumica e qytetarëve nuk e besojnë…

S BKëtu tek unë e besojnë të gjithë..

– një qytetar pyet A mendoni se mund të shmangeshin viktimat e 21 janarit?dhe a esoni perseri se isht nje grusht shteti?

Kame bindjen ne te thelle se ishte një puç dhe nuk i heq asnjë presje. I them atij zotërisë të lexojë deklaratëne e OSBEsë të atyre ditëve, të lexoj disa deklarata të tjera që flasin për tentativa me dhunë ndaj pushtetit. Sigurisht që të huajt nuk mund të dinin çmëndurinë e Ramës, Ina Ramës dhe Bamir Topit për ato që thurrën dhe koordinuan, që sigurish ja u rrëzoi Sali Berisha. Nëse Edi Rama nuk do sillte njerëz për të marrë Kryeministrinë, nuk do kishte asnjë viktime. Më lëndon jeta e njeriut, por një institucion kushtetues nuk mund të merret kurrë me dhunë në një vend demokratik.

– Si e përkufizoni 25-vjeçarin tuaj në politikë?

Nëse ekziston lumturia politike, unë jam njeriu më i lumtur politikisht, për disa arsye. Arsyeja e parë është Kosova e lirë, përbën për mua ëndrrën më sublime dhe arritjen më të madhe për aq sa unë kam arrit të kontribuoj. E dyta, unë kam një të shkuar intelektuale.Kane qene mjek studjues kerkues shkencor me punime origjinale te botuara ne mbare boten qe qendrojne dhe sot si studime reference.Nuk kame qene i varefer ne kushtet e atij rregjimi.Kame punuar ne nhe rrethe mjekesh brenda te cilit kemi folur lirshem per ço gje.Sekreti me i madhe i kohes ishte shendeti i Enver Hoxhes une ne tersi dija gjithcka per te nga miqt e mij qe e kuronin.Jam angazhuar për një qëllim tjetër të madh,anti konformizmin.Njeriu i shtypur esht njeri pa dinjitet.Perpjekje ime ishte pra nje perpjeke per dinitetin tim njerzorMe pas unse se bashku me te rjere permbysem diktaturen komuniste. Kur jam bërë president republike kam patur një rrogë 16 dollarë, sot Shqiperia esht ne grupin e vendeve me te ardhura te mesame te larta mbi 11 mije dollar per fryme.Shqipëria është vend në NATO, jam i pari nga të gjithë ish-liderët e revolucioneve të asaj kohe që kërkova anëtarësimin në NATO para të gjithëve.Shqiptaret sot levizin te lire pa viza ne Europe, sot vendi ka nje infrastrukture tjeter dhe esht kandidat per vend antar ne BE.

– Keni shpjegim pse tre ish ministrat tuaj kanë shkuar në prokurori dhe jo të LSI?

Ka shumë dokumente që faktojnë si është bërë procedura. Unë të thashë që ata e kanë për fresk. Projekti i Skavicës është një krim i shëmtuar. Janë bërë 61 koncesione të cilat e kanë zhytur Shqipërinë në një borxh 3 miliardë e gjysmë dollarë.

– Do bëni ndonjë aksion?

Që të gjitha do anulohen, do çohen për ndjekje penale këta mafiozë. Kontratat tona ishin të rregullta. CEZ është kompania e 5 në Europë edhe pse falimentoi në Shqipëri, Bullgari dhe Turqi. Veliaj ia jep koncesionin e parkimit një biznesmeni të falimentuar.

– A hoqët dorë nga dërgimi në prokurori?

Ai është një supermafioz, njeri i Edi Ramës. Edi Rama e ka me të parkingun, qytetarët të mos e lejojnë atë vepër. I informoj se Ajet Sula kryesori i grupit të trafikut të drogës ishte pronar i kompanisë së tij të bitumit dhe naftës. Rama nuk ia konfiskoi. Rama e lejoi t’ja transferojë vëllaut kompaninë që kishte Ajet trafikanti. E dini që në Ballsh punëtorët s’kanë kafshatën se ky s’paguan qeratë. Ka shumë perse, por kjo është mafia e Edi Ramëës. Nëse fshatarit 82 vjecar i prishet kasollja në Sarandë dhe e kanë arrestuar Kocoja ndërton saraje sepse i ka bashkë me Ramën ai ndërtonte kasolle për drogën. Kurse ky tjetri, që Saje Qorri shkoi dhe i kërkoi të falur, Ajeti, jo që s’ju konfiskua pasuria por përkundrazi besnuku i Ramës ibëri transferimet tek vëllai i tij.

– A ju bën të lumtur Basha për mënyrën se si po përformon në krye të PD? Ka diçka që duhet të përmirësoni?

Në raport me partinë uroj dhe shpresoj që Lulzim Basha do ta çojë edhe shumë më përpara PD-në, janë detyrat dhe mundësitë e kohës.

– A po bën gjithçka që është në mundësitë e tij?

Unë them se po bën gjithçka.

– A i duhet modeli juaj?

Jo nuk e këshilloj, është i papërsëritshëm është i lidhur me një njeri. Nuk do doja unë, Qytetarët është normale të provojnë një model tjetër. Unë i mirëkuptova edhe kur votuan Edi Ramën edhe pse ju doli Nastradin. Opozita ka krijuar një klimë pozitive. Mendoj që opozita duhet të ketë dialog intensiv konkret me çdo qytetar. Ta ketë të qartë se duhet ti hyjë detit me këmbë Këshilla ime për cdo demokrat, të përmbushë misionin e tij. Qeveria Rama Kokëdhima është e vdekur.

SHKARKO APP