Ish-këshilltari i Helmut Kol: Merkeli mund të bjerë
Reagimet pas sulmeve të të premtes mbrëma në Paris janë shumë të ndryshëm, nga ata që pasuan sulmin kundër redaksisë së Charlie Hebdo në janar: në Gjermani, ashtu sikurse në pjesën tjetër të Europës. Po ata politikanë që bënin thirrje të mos drejtohej gishti nga imigrantët, sot bëjnë thirrje për një linjë më të ashpër ndaj tyre. Në mesin e dy krizave ndodhi vala e migrimit që përfshiu Europën dhe i dha jetë një debati të fortë në Gjermani. “Jemi në pikën e kthesës: pas Parisit, Angela Merkeli, e hapur për imigrantët, nuk është më kandidarja ideale për kancelare, e CDU-së. Schaeuble është gati të qeverisë, por jo që të jetë Bruti i një komploti”, thotë profesor Michael Stuermer, ish këshilltar i Kohlit dhe intelektual i spikatur i qendrës së djathtë.