“Ishim mirë me Asadin” – Flet siriani që jeton në Shqipëri
“Emri im do të thotë i guximshëm. Unë nuk dua të jem refugjat, dua të kthehem prapë në Siri. Ne kemi besim tek toka jonë. Ne jemi njerëz të lirë, mund të bëni kryq në Damask, mund të putheni, mund të pini alkool. Atëherë çfarë lirie u kërkua? Dhe pse po luftohet?”. Kështu shprehet Bassel Al Janan, i cili ka lindur në Damask, ku ka kaluar pjesën më të madhe të jetës. Prej muajit maj jeton në Tiranë, ku ka ngritur edhe një biznes. Ishstudenti i Letërsisë Angleze në Universitetin e Damaskut, ka rrëfyer për “Gazetën Shqiptare” Sirinë e tij, Sirinë e Adonisit dhe atë të Asmahanit, Sirinë e siteve të mbrojtura nga UNESCO.
***