Jozefina Topalli: Revolucion demokratik që të rrëzojmë Ramën
Dinamika juaj me kryeministrin Rama njihet, batuta dhe kundër batuta etj. Në mënyrë të përmbledhur, cilat janë mangësisë e kësaj qeverisjeje dhe çfarë mund të ketë pozitive kjo qeverisje?
Ua kam dëgjuar edhe herë të tjera personaliteteve të politikës këtë pyetje. Që të jem e sinqertë që gjatë këtyre dy viteve kam parë një mos mbajtje të asnjë lloj premtimi të qeverisë, premtime për të cilat zoti Rama erdhi në pushtet. Do të vij një moment në të cilën shoqëria jonë do të duhet t’i bëj pyetje vetes që nëse një politikan bën premtime dhe nuk i mban, ai duhet të vuaj pasojat. Kjo është një çështje themelore që shoqëria shqiptare duhet ta zgjidhë. Problemi tjetër më i madh është problemi i korrupsionit.
A është e gatshme opozita të vijë në pushtet?
Ne do të duheshim t’i kishim shpjeguar më qartë shqiptarëve se me këtë korrupsion nuk vazhdohet… kjo është një problem që zgjat me një brez tjetër nga 1 deri në 20 vjeç se janë kontrata 20-vjeçare. Pra, gjëma është shumë më e madhe nga një korrupsion nga një tender dhe kjo duhet stopuar.
Është e aftë PD me Bashën në krye të krijojë një qeveri të fortë?
Unë mendoj se ka për detyrë ta bëjë një gjë të tillë. Duhet të jetë i prerë që të tilla koncensione që vijnë nga klientelizmi, me vendosmërinë më të madhe duhet thënë dhe duhet bërë sepse me një vend të varfër është tepër luks të vazhdohet kështu.
Berisha ka thënë se nëse do të isha unë në këtë situatë do të kisha bërë një revolucion demokratik. Ju ketë do të ndiqnit?
Me këtë situatë sheshet duhet të ishin plot me qytetarë që duhet të protestonin. Situata me të cilat jetojmë një mik i imi po më thoshte… se këtu është një absurd, një skandal që mbulon njëritjetrin dhe megjithatë nuk ndodh asgjë. Në këto kushte, ne jemi përballë një kalbësire në sistemin ekonomisë, përfshi politikën sepse ne kemi parlamentin më … banditë jetojnë në parlament. Kisha mendu se në parlament duhet të vijnë me libra, por jo me pushkë. Unë me pushkë nuk vij dot. Do t’i thoja atyre që janë pesimist dhe që thonë se vendi nuk bëhet, unë them që bëhet me njerëz të ndershëm që të kenë aftësinë të krijojnë vende pune, lehtësira për biznesin.
Jeni shumë aktive në Parlament dhe keni pas kurajën që nuk e kanë pas edhe burrat për t’i vënë emër gjësë, por në jetën partiake nuk ju shohim kaq aktive.
Unë kam dhënë dorëheqjen dy vite më parë dhe unë besoj se bëj detyrën time. I kam borxh PD dhe atyre që më kanë besuar për kaq vite. Kam eksperiencë më shumë se të tjerët dhe këto gjëra i bëj me pasion të madh… përpiqem të ndihmojë me të gjitha mundësitë PD. PD duhet të ketë parasysh disa linja të veçanta, përveç një opozitë ballore dhe të fortë, por të jetë reale. Unë dua që PD dhe opozita të jetë e tillë dhe nga ana tjetër mendoj se kjo parti duhet të hapet më shumë.
Çfarë kuptoni me këtë?
PD është një parti që ka funksionuar gjatë gjithë viteve me hapjen ndaj të rinjve. Kur them të rinjve them të rinjve që sjellin energji të reja që spikasin në një fushë të caktuar. Duhet t’i drejtohet botës akademike. Duhet të vlerësojë asetet e PDsë dhe mençuria e lidershipit të ri është që të shkrijë brezat dhe për të krijuar një sinergji. Në këtë mënyrë, ruan identitetin si forcë e djathtë, ruan përfaqësimin dhe krijon besueshmëri. Por që kjo të arrihet, duhet të jesh i vërtetë dhe i vërtetë edhe me kostot personale… Opozita që është në vitin e tretë me lidershipin e ri, ka pas dhe ka kohën për të ofruar vlera morale me njerëz profesionalist që ka. Unë insistoj që ne mund të gjejmë njerëz të rinj pafund që kanë idealizëm.
Pjesë nga intervista në “ABC News”.