“KÇK një alibi e përdorur me kriminelët”, Vasili: Kur një institucion nuk e kapin dot, shkojnë te Venecia
Delgacioni i Komisionit të Venecias në vizitën e tij në Tiranë zhvilloi një takim me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi 2019 dhe 2020 në ambientet e Gjykatës së lartë. I ftuar në studion e “ABC News” nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili theksoi se Komisioni i Venecias është thirrur edhe për çështjen e Presidentit.
“U thirrën për një çështje që rilindasit e kishin votuar një ditë më parë. Këshilli i Europës është një pikë referimi, për çdo shkelje të shfaqur. Komisoni Venecias u thirr për çështjen e presidentit dhe u shpreh se nuk e ka shkelur Kushtetutën. Nëse Kuvendi nuk do të ishte i dhunuar do të bënte kërkesë për një komision të ri, nuk ka asnjë normë parlamentarizmi”, tha Vasili.
Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese përse mazhoranca i drejtohet Komisionit të Venecias?
Vasili: Mazhoranca lufton të rrëmbejë çdo institucion. Një pikë referimi jo Gjykatë Kushtetuese por një gardian i Kushtetueses është gjithmonë Presidenti. Kur këta një institucion nuk e kapin dot, shkojnë tek Venecia.
Më tej Vasili theksoi se Komisioni i Venecias i ka tërhequr vemendje mazhorancës për prishje të diskrecionit. “Të njëjtët njerëze hartuan, e propozuan dhe e zgjodhën reformën në drejtësi”, tha Vasili.
Në rast se Presidenti i Republikës nuk pranon betimin çfarë ndodh?
“Ka ligje që miratohen në heshtje. Nuk ndodh, presidenti nuk ka refuzuar të bëjë betimin”, tha Vasili.
Ndryshimet në KÇK
Vasili: Kryeministri është një njeri që kërkon të fshehë gjërat. Instrumentët i kemi, çfarë kërkon në këtë mes. Kush i pengonte ti çonin dosjet e krimit në Prokurori. E dinin gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhet dhe tani përpiqet të ushtrojë presion. Prokuroria e Krimeve e Rënda nuk ishte adresa e duhur, e pyes publikisht, pse nuk i përdori? Përse i ka fshehur deri tani? SPAK një organizëm i pavarur, futet në sqetullën e Ministrit të Bredshëm.
Përse po ia fut vetes me KÇK?
Vasili: Është një rimenazhim, një alibi e përdorur me kriminelët .
Sa i përket tarifave të rritura të kompanive celurare Vasili u shpreh se ishte e papranueshme. Sipas tij duhet të kishte një reagim më të fortë nga qeveria. Nuk mund të paguajnë shqiptarët tarifa kaq të larta. Jemi një shtet i ndarë në mes, falë telefonave shqiptaret komunikojnë me familjarët jashtë vendit”, tha Vasili.