Lady Diana: Më shohin si kërcënim

Një video e princeshës së Wellsit, Diana, ka filluar të shpërndahet me të madhe në internet.Kjo video është një pjesë e një interviste të saj e dhënë për televizion britanik BBC në nëntor 1995. Aty Diana tregon se është vetë familja mbretërore që nuk e do atë dhe nga e cila frikësohet. Ajo pyetet nëse do të bëhet Mbretëreshë, por e mohon. Ndër të tjera në këtë intervistë, ajo sikur e paralajmëron edhe vdekjen e saj dhe njëkohësisht edhe përgjegjësit e mundshëm që në këtë rast është vetë Familja Mbretërore. Diana humbi jetën në një aksident trafiku në një tunel në Paris në vitin 1997 së bashku me të dashurin e saj egjiptian, Dody Al Fayed, transmeton lajmi.net. Ajo ishte e martuar me princin Charles dhe la pas vetës dy djemtë, princat William dhe Harry. Bashkëshorti i saj Charles më vonë u martua me të dashurën e tij, dukeshën Cammila. Në vazhdim pergatitur nga lajmi.net ju vjen kjo intervistë të saj.

***

Gazetari: Mendoni se do të bëheni mbretëreshë?

Diana: Jo, nuk mendoj.

Pse mendoni kështu? 

Më pëlqen të jem mbretëreshë e zemrave të njerëzve. Në zemrat e njerëzve. Por nuk e shoh vetën të jem një mbretëreshë e këtij vendi. Mendoj se shumë njerëz nuk duan të më shohin mua si mbretëreshë. Kur them shumë njerëz, e kam fjalën për këtë establishment për të cilin unë jam e martuar. Sepse ata kanë vendosur se unë jam e dështuar.

Pse mendon se ata kanë vendosur në këtë mënyrë?

Sepse unë i bëj gjërat ndryshe. Sepse unë nuk i ndjek rregullat e shkruara në libër. Sepse unë drejtohem nga zemra e jo nga koka. E kjo më sjell probleme në punën time, dhe unë e kuptoj këtë. Por dikush duhet të dalë nga këtu dhe t’i dojë njerëzit dhe t’i shfaqë ata.

Dhe ju mendoni se nga mënyra se si ju silleni, ju parandalon ju të bëheni mbretëreshë?

Ndoshta jo të më parandaloj, nuk do ta thosha këtë. Por mendoj se nuk kam shumë mbështetës në atë mjedis që e kisha dikur.

 Ju mendoni në familjen mbretërore?

Po! Në njëfarë mënyre ata më shohin si kërcënim. Unë jam këtu të bëj mirë. Nuk jam një person destruktiv.

Pse ju shohin ju si kërcënim?

Çdo grua e fortë në histori, duhet të ecë një rruge të ngjashme. Kjo rrugë është një forcë e cila shkakton konfuzion dhe frikë. Pse është e fortë? Nga ku e merr këtë forcë? Ku e bartë këtë forcë? Kur do ta përdorë këtë forcë? Pse publiku edhe më tej e mbështet atë?

SHKARKO APP