Lefterie Luzi: Lufta ime për zgjedhjet dhe burrecët që më sulmojnë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi në një intervistë jo të zakontë, flet jo vetëm për zgjedhjet e fundit dhe sulmet e politikës, por rrëfen dhe jetën e saj private. Përse sulmohet zonja e KQZ­së, cila është nota që ajo vetë iu jep zgjedhjeve të fundit lokale, çfarë ndodhi në Kurbin, në Vorë, Durrës e Tepelenë, si e gjykon rastin e Kelcyrës, cili është raporti i saj me të gjitha krahët e politikës, dhe a do tu përgjigjet ndonjëherë sulmeve personale. Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave zonja Luzi i ka dhënë në një intervistë për TVSH.

Mirë se erdhe! Kam patur merak gjithmonë një pyetje. Sa netë rrini pa gjumë ju anëtarët e KQZ-­së?

Nuk i kam numëruar në fakt.

Po mund të jetë i kthjellët njeriu pas aq shumë netësh pa gjumë?

Sigurisht që është shumë lodhje, sepse nuk është vetëm puna, por është dhe presioni, mënyra sesi menaxhohen zgjedhjet, se çfarë ndodh në të gjithë Shqipërinë, por ndonjëherë tempi i lartë të mban shumë më të kthjellët sesa një temp normal.

Dua te theksoj dhe një gjë, si gazetar, jo si qytetar. Kur vjen koha e zgjedhjeve të gjithë i kanë sytë tek KQZ­ja, por aty kam konstatuar se kushtet e punës janë skandaloze.

Po, janë vertetë skandaloze. Në fakt nga jashtë përceptohet sikur ay, në ish­Pallatin e Kongreseve është një luks i paparë, por në qoftë se futesh dhe shikon se çfarë ka brenda, atëherë perceptimi është krejt i kundërt.

Do vazhdohet të punohet aty?

Jo, shumë shpejt presim që të lëvizim. Që në takimin e parë me kryeministrin e kam ngritur këtë shqetësim dhe ai tashmë na ka vënë në dispozicion një godinë pranë ish­ministrisë se Mbrojtjes. Të shpresojmë që deri në fund të vitit të jemi atje.

Si e vlerësoni procesin zgjedhor që sapo kaluam?

Ju ma bëni pyejten mua, e cila sapo e ka zhvilluar këtë proces së bashku me anëtarët e tjerë të KQZ­-së. Unë mund të them se e vlerësoj shumë pozitivisht, krhasuar kjo me zgjedhjet e mëparshme. Persa i përket procesit të zgjedhjeve, nga votimi, numërimi, çertifikimi, ju jeni të kenaqur? Po, jemi shumë të kënaqur. Sepse në fakt gjithçka ka shkuar jo sipas të gjitha parashikimeve, se duhet thënë që gjithmonë ka gjëra që dalin i “supriza”. Sepse jo i gjithë procesi është në dorë të antarëve të KQZ. Këtë rradhë këmi brë në kohë rekord numërimin e votave. Në zgjedhjet e 2011 ka shkuar dy javë, kurse kësaj radhe shumë pak ditë. Po të mos kishim rastin e Malësisë së Madhe që e numëruam në fund në Tiranë, numërimi do të kishte mbaruar edhe më shpejt.

Ju keni një këndvështrim tuajin, kurse une në këndvështrimin tim si gazetar ia di “oraret zgjedhjeve’, kurse çfarë më ra fillimisht në sy këto zgjedhje ishin gabimet me fletët e votimit, si rasti i Tepelenes. Mban njeri përgjegjësi për këto raste?

Dua të them se fletët e votimit, këtë rradhë ishin 2 fletë votimi. Në 61 bashki, 2 fletë të ndryshme, seicila prej me elementë të lartë sigurie. Këto ne i konsiderojmë gabimë njerëzore. Edhe në Britani, në zgjedhjet lokale që u mbajtën 2 jave para zgjedhjdve tona, ndodhi një gjë e tillë. Atje, bile në fletët e votimit nuk ishte shënuar fare një kandidat. Ndersa në rastin tonë, mund të themi që gabimi ndodh, është njerëzor, është gabim shtypshkrimi dhe i specialistit tonë që ka ndjekur procesin e shtypshkrimit në Slloveni. E parë në kontekstin shqiptar do të thoja që gabimi ka qenë vetëm në numra, jo në emra. Por gjithsesi ishte problem që u shfaq ditën e votimit dhe KQZ u mblodh menjeherë për të vendosur që të vazhdonin zgjedhjet. Vendimmarrja jonë për të vazhduar votimin ka qenë e drejtë, pasi asnjëra nga palët nuk e ka kontestuar.

Nuk do të ishte më e udhës që votimin ta shtynit për pas një jave?

Jo, votimit duhet të vazhdojë gjithmonë. Kontestimi mund të bëhet gjithmonë nga palët pastaj.

Do ta merrnit të njëjtin vendim po të ndodhte kjo në Tiranë fjala vjen 

Po. absolutisht.

Unë pyes, sepse mbaj mend që kur Genc Pollo krijoi Partine e Demokratike të Reformuar, KQZ-­ja e asaj kohe e toeleroi që këta të dilinin me logon PD dhe një R të vogël, gjë që sipas PD-­së, ndikoi në votat e PD-­së.

Komisionerët mund të vendosin brenda KQZ-­së, qoftë atë ditë, qoftë të nesërmen. Dua të shtoj edhe se në KQZ nuk janë vetëm komisionerët, janë edhe përfaqësuesit e partive politike, edhe ata kanë të drejtë që të kontestojnë në vendimarrjen e KQZ­se në kolegjin zgjedhor.

E keni lexuar raportin paraprak të OSBE/ODIHR­it?

Sigurisht që po. Janë dy deri tani për procesin zgjedhor. Raporti thotë që dita e votimit ka shkuar në mënyrë të qetë, është pozitive, nuk ka ndodhur asnjë gjë, qendrat e votimit janë hapur e mbyllur në oraret e caktuara. Në konstatimin e përgjithshëm që këto raporte bëjnë tëshkruhet ajo çfarë ka ndodhur realisht, ndërsa në konstatime të tjera, do të saktësoja se herë pas here ai i referohet interlekutoreve, duke shkruar fjali të tipit “ata thanë…” por se çfarë do të thotë raporti i OSBE/ ODIHR­it duhet të presim raportin përfudimtar, pasi ai është një raport që duhet t’i referohemi jo vetëm ne si KQZ, por edhe forcat politike në të ardhmen. Rekomandimet e këtij raporti duhet t’i kemi parasysh për të ardhmen, pasi sigurisht që raporti përfundimtar ndryshon nga ai paraprak.

Ka indicie se çfarë mund të thuhet në këtë raport, ai tregon rrugët drejt të cilit do të shkojë përfundimtari apo jo?

Sigurisht që po. Por ky raport përfundimtar është si puna e vendimeve të kolegjit zgjedhor. është fjala e fundit e nje procesi elektoral.

Po raportimet e koalicionit të vëzhguesve vendorë, çfarë mund të na thoni?

Këto raportime nuk kanë raportime që i bëjnë ata vetë. Ata marrin vetëm çfarë thiuhet në KQZ dhe e hedhin në raport. Kur një raport i vezhguesv vendorë merret dhe me mënyrën sesi flasim ne me stafin, kjo do të thotë se procesi zgjedhor është shumë i mirë. Vëzhguesit në tërësi dhe sidomos ata vendas do të thosha që duhet të jenë vëzhgues qëta njohin procesin zgjedhor. Mua me rezulton se vëzhguesit vendas nuk e njohin mirë procesin dhe legjislacionin zgjedhor.

Premto Goga dhe Genta Spahiu e njohin apo jo?

Sigurisht, por nuk është Premto dhe Genta që sjellin materialet ne koalicion, por ata që punësohen prej tyre. Këta duhet të njohin patjetër procesin zgjedhor. Edhe ne që jemi komisionerë diskutojmë çdo ditë për legjislacionin dhe kodin.

Cila është nota juaj për procesin?

Tetë pa diskutim.

Dëgjova Berishën që iu referohej vëzhguesve vendor dhe atyre të mbështetur nga ambasada amerikane që thonin se procesi ishte masakër…

Flasim për procesin zgjedhor që administron KQZ-­ja. Kam përshtypjen se politikanët e ngatërrojnë shpesh procesin zgjedhor me atë çfarë ndodh jashtë këtij procesi. Kështu që unë mendoj se duhet sqaruar se procesi i administrimit ka lidhje me hapjen e qendrave të votimit, të mbyllen në kohën e duhur, të numërohet në kohën e duhur. Nuk ka ndodhur asnjë gjë që ta njollosë këtë administrim.

Pra, juve nuk ju intereson nëse është blerë apo jo vota?

Ne na intereson dhe kemi përgjegjesi kryesisht nëse ajo bëhet brenda ambienteve zgjedhore. Sigurisht që blerja e votës është shqetësim dhe është në fokus të KQZ­së, por deri tani kemi dëgjuar vetëm “i thashë, më thatë, të thashë…” kush ka ardhur konkretisht në KQZ me prova konkrete? Askush. Asnjëra nga forcat politike nuk kanë bërë denoncime pranë nesh.

Pra Berisha në këtë rast flet për një gjë që ju nuk e keni parë?

Nuk është vetëm Berisha që ka bërë këto deklarata. Por unë i kthehem përsëri idesë se ngatërrohen funksionet. Blerja e votës në një farë mënyre i mbetet politikës.

Po më thoni që blerja dhe mos blerja e votës janë thjeshtë argument politik?

Dëgjo, deri në këtë moment që në po flasim pranë institucionit tonë, nuk ka ardhur asnjë dokument, asnjë copë letër e shkruar apo kërkesë në lidhje me shit­blerjen e votës. Sepse nëse do të kishim ne do t’i drejtoheshim organeve kompetente. Ne punojmë me komisionerët dhe ne nuk kemi asnjë komisioner të blerë apo të shitur, nuk kemi asnjë ankimim në lidhje me korrektësinë e numërimit të votës. Duhet të saktësoj se procesi zgjedhor është një i tërë, por ajo çfarë i takon KQZ­së është tjetër gjë nga ajo çfarë i takon subjekteve politike, çfarë i takon institucioneve është tjetër gjë. Pastaj i parë në tërësi si proces zgjedhor nuk e bëjmë ne vlerësimin. KQZ­ja vetëm administron procesin.

Përse KQZ nuk e toleroi rastin e Kurbinit?

Nuk është KQZ-­ja që nuk e toleroi, është Kodi Zgjedhor. Ai nuk parashikon në asnjë resht të tij fjalën dorëheqje për kandidatët për kryetar. E kjo, jo vetëm për arsye personale, shëndetësore apo partike, por edhe në rast se ti vdes, emri nuk të hiqet. Në 2003 dhe 2007 ka qenë e përcaktuar dorëheqja e kandidatëve dhe biles ka qenë e saktësuar se brenda 24 orëve ke patur të drejtën të tërhiqeshe nga momenti i regjistrimit në KQZ. E biles ka patur dhe një element tjetër, subjektit zgjedhor nuk i jepej e drejta të të zëvëndësonte. Regjistrimi ka një afat kohor. Nëse p.sh regjistrohen të gjithë dhe pastaj të gjithë duan të ç’regjistrohen a do të kishte zgjedhje?! Unë them se në këtë kontekst ësht parë kjo pikë. Pra, partitë politike kur të zgjedhin kandidatët duhet që të mendohen mirë pasi kanë kohë 4 vjet, jo t’i lënë për minutën e fundit

. A mund ta krahasojmë rastin e Kurbinit me rastin e Finiqit?

Doreheqje nuk ka. Ai mbetet në garë dhe kur del dhe deklaron dorëheqjen. Në Kurbin dhe Finiq është votuar për dy kandidatë.

Në lidhje me rastin e Kurbinit thuhet që deputeti Mhill Fufi, në lidhje me këtë fakt ka akuzuar Jozefina Topallin, duke i thënë se Lefteri Luzin e ke zgjedhur ti dhe shiko si po sillet…

Tani, unë nuk dua të futem në komentet e politikanëve, pasi këto komente kanë filluar herët jo vetëm për këtë çështje, por që kur janë emëruar në krye të KQZ­së. Por në lidhje me këtë rast duhet të them që zotit deputet nuk ka qenë në Kuvend si i zgjedhur i popullit kur unë jam emëruar në krye të KQZ­së, kështu që unë jam zgjedhur sipas një procedure të parashikuar në Kod, ndryshe nga 6 anëtarët e tjerë.

Si ka ardhur rrugëtimi juaj profesional deri në krye të KQZ­-se? Kush jua ka propozuar?

Sipas kodit ka qenë një kërkesë që unë vetë e kam paraqitur pranë Kuvendit. Sepse kryetari i KQZ-­së zgjidhet nëpërmjet një gare të lirë dhe ne kemi qenë 24 kërkesa pranë Kuvendit. Emrat tonë kaluan në filtrat e komisioneve parlamentare dhe në fund mbetëm dy gra në garë, unë dhe Marsida Xhaferllari dhe kur erdhi fundi thashë që më vjen shumë mirë që në gjithë këtë rrugëtim të gjatë mes burrave mbetëm vetëm ne dy gratë.

Ju thoni që nuk keni patur mbështetje politike në zgjedhjen në krye të KQZ­-së?

Po sigurisht, që kam patur, sepse unë mora vetëm votat e mazhorancës, ndërsa opozita në atë kohë nuk më votoi.

Jozefina Topalli luajti ndonjë rol?

Këtë pyetje duhet t’ia bëni zonjës Topalli. Unë kam një konsideratë shumë të lartë për të. Kam punuar me zonjën Topalli në Kuvend, kam qenë bashkëpunëtore e saj.

Cili është komenti juaj për zgjedhjet në Vorë?

Ankimimet i bëjnë gjërat që të kthehën si “thembra e Akilit”. Ne i shikojmë gjërat në aspektin teknik. Kush ka ankimime i ka sjellë. Aty ka komisionerë, vëzhgues, ndaj subljetet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë shënime në librat e protokollit dhe kur nga e gjithë Shqipëria na merrnin në telefon dhe po thonin po ndodh diçka këtu ose aty, gjëja e parë që iu thonim ishte shënojeni. Në rastin e Vorës nuk kemi as në librat e protokollit dhe as në procesverbalet e konstatimit asnjë gjë të shkruar, asnjë fjalë.

LSI pretendoi për 600 votues të paqënë, kallp, dhe këtë e kontestoi, por kutitë nuk u hapën…

Nuk është vetëm Vora, për të njëjtën arsye është kontestuar edhe për Kavajën, Durrësin. Ne këto i quajmë lëvizje elektorale në konceptin teknik. Kjo problematikë doli në këto zgjedhje, sepse nuk ka qenë në zgjedhjet e kaluara, kështu që kjo u diskutua në mbledhjet e mëparshme, jo në ditën e votimit. Fakti që rasti i Durrësit dhe i Kavajës, se rastin e Vorës e çoi vetë LSI-­ja në Prokurori, na bënte ne të mos merrnim hapa të mëtejshëm përsa kohë prokuroria është ende në proces hetimi. i mbetet prokurorisë të vërtetojë se çfarë ka ndodhur në këto qytete.

Në qoftë se prokuroria në një situatë hitpotetike i jep të drejtë LSI-­së, çfarë do të thotë kjo? Do të rivotohet në Vorë?

Po ku e dimë ne se për kë kanë votuar këta qytetarë të regjistruar së fundmi në Vorë? Votimi është i fshehtë. Brenda 600 personave mund të ketë dhe lëvizje natyrale te popullsisë. Por do të shikohet më parë e çfarë do të thotë prokuroria për këtë rast, pastaj duhet ndërhyrë në kod që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen.

Vora është e çertifikuar ndërkohë?

Po, LSI e ankimoi si vendimarrje, por KQZ-­ja e rrëzoi kërkesen.

Është interesant se gjatë gjithë kësaj periudhe ju i lexoni gazetat?

Në periudhën e zgjedhjeve nuk lexoj dot fare se nuk kam kohë.

Po a e di që të akuzojnë se je njeri i ilir Metës?

Jo, unë di që çdo ditë jam “njeriu” i dikujt, sipas vendimarrjes që marr. Një ditë më bëjmë me Ramën, një ditë me Metën dhe një ditë me Berishën.

Këta të opozitës thonë se Lefteri Luzi ka lëvizur…

Unë nuk e di se nga kush kam lëvizur?

Nga PD-­ja…

Une po them edhe njëherë. Lefteria vendos, voton e arsyeton në bazë të kodit elektoral. Nëse kjo vendimarrje nuk i shkon për shtat një partie a një tjetre kjo është gjë tjetër

Po në Durrës pse pranuat që t’i hapni kutitë, kur rezultati nuk ndryshon?

Nuk ndryshon fare, por jemi prapë tek kodi zgjedhor. Mjaftojnë vetëm votat e dy antarëve që të hapen kutitë. Në këtë rast ishin 3 antarë.

PDIU-­ja e Shpëtim idrizit që mbeti pa numërues ka patur një kontestim shumë të madh. Si shpjegohet?

Edhe problemi i PDIU-­se lidhet me Kodin. Sepse të gjitha partitë politike kërkojnë të kenë vëzhgues pranë vendeve të numërimit dhe të gjithë aludojnë faktin se votat e tyre kalojnë sa tek njëra parti tek tjetra. Por a mund të imagjinohet që 65 subjekte politike të kenë vëzhguesit e vet në 100 metra katrorë vend ku numërohen votat?! Ndërsa PDIU­ja nuk kishte numërues ka dalë fitues dhe nuk nuk ka ankimuar. Duhet hequr dorë nga ideja se duhet të ketë patjetër numërues e vëzhgues. PDIU-­ja pavarësisht mandateve është një parti që lëvizi nga koalicioni i djathtë, për tek i majti, por kodi ka dhe parashikimin që partia që pretendon numëruesit duhet të jetë dhe bashkëqeverisëse që të ketë dhe këtë të drejtë. Deri më sot PDIU-­ja nuk është në bashkëqeverisje. Fakti që është brenda një koalicioni nuk i heq të drejten që të ketë numërues, ata mund t’i merrte brenda koalicionit. Pra nuk i është hequr asnjë e drejtë

 Bëhet më e komplikuar situata. PDIU-­ja nuk është në bashkëqeverisje, po nese ajo del si forcë më vete?

Për këtë do të flasim po sipas Kodit. Sepse ligji deri më tani numëruesit i ndan mes pozitës dhe opozitës, jo forcave të treta. Edhe kjo duhet riparë në Kod, sepse partitë kur bëjnë Kodin më së shumti mendojnë për veten e tyre, jo për qytetarin

Shumë nga vendimet e KQZ­së janë vendosur falë votës suaj. Ju në këto momente që po flasim ndjeheni, majtas, djathtas, apo ndjeheni KQZ?

Unë ndjehem KQZ dhe respektoj Kodin.

E bëra këtë pyetje sepse parardhësi juaj në detyrë është bërë deputet, prandaj…

 Është një zgjedhje personale e tij. Unë deri tani nuk e shikoj veten në politikë, ose më saktë në këtë politikë.

A mund të parandalohej çështja e kandidatëve me të kaluar të inkriminuar nga ana e KQZ­së?

Jo. KQZ-­ja nuk ka patur tagër që të bëjë “eleminimin” e kandidatëve me të shkuar kriminale. është problematik fakti që partitë politikë duna t’i zgjidhin gjërat në tavolinën e KQZ-­së. Këto janë gjëra që partitë që heret duhet t’i zgjidhin me veten. Subjektet zgjedhore duhet të shikojnë të kaluarën e kandidatëve. Kjo nuk bëhet as sot, por as nesër nëse ndryshon kodi. Kjo nuk duhet të jetë detyrë e KQZ­=së. Ky institucion nuk është as Prokurori, as gjykatë as SHISH.

Në momentin që ju regjistroni kandidatin, ju shikoni CV-­të dhe vetëdeklarimin e kandidatit?

Po.

A është e vërtetë që këtë shqetësim jua ka përcjellë dhe ambasadori amerikan Donald Lu?

Jo. me ambasadorin amerikan dhe mabasadorët e tjerë kemi folur thjeshtë për procesin zgjedhor. Ata kanë ardhur rregullisht pranë KQZ­-së.

Sa e pranishme jeni në shtëpi? Me ketë punë është e vështirë të jesh gjatë në shtëpi. Ndaj unë mundohem që te jem sa më gjatë në punë, që kur të shkoj në shtëpi të mos përcjell problemet e punës aty. Kur jam në shtëpi dua të jem 100% aty. Ka ndodhur në zgjedhjet e 2013­ës që djali im i vogël ka fjetur në zyrën time, sepse nuk kisha mundësi të shkoja në shtëpi.

Jeni një zonjë elegante që tërheq vëmëndjen dhe jeni bërë së fundmi dhe shënjestër e disa gazetave.

Po, i kam lexuar dhe siç thashë jeta ime private është e shenjtë, por unë nuk mendoj që ndonjë ditë t’i kthej përgjigje këtyre shkrimeve.

A ka rëndësi që ne ta dimë jetën tende private.

Jo, nuk e besoj. Askujt nuk mund t’i duhet jo jeta ime private, por e askujt tjeter

Çfare mendon për burrat që shajnë gratë? Burrecë. Është një farë dhune kjo?

Po, ntyrisht. Në këtë vend gratë i shajnë më kollaj, janë më të shpeshta sharjet, sulmet. Si duket e kanë më lehtë. E pikërisht fakti që ne gratë nuk i kthejmë përgjigje mendoj se i bën ato këta që janë.

Pret që të të kërkojnë ndjesë?

Jo. Përsa kohë shkruajnë gjëra të tilla, jo.

Po nga krerët e partive politike ke patur ndonjëherë ndërhyrje? Jo, asnjëherë. Ata kanë përfaqësuesit e tyre në KQZ të cilët sjellin çdo ankesë a kërkesë. 

SHKARKO APP