Luftar Paja: Brekët e Shukriut dhe pordhët e Saliut

Aktori i njohur Luftar Paja, përveç artist, është edhe një person që ndjek me vëmendje zhvillimet politike në vend. Aktualisht ai ndodhet në Orikum për pushime, dhe ka dhënë një intervistë për gazetën Dita. Paja e përmbledh me humor, gjithë atë që po ndodh me reformën në drejtësi.

***

“Kur isha aty në Tiranë pashë një ëndërr që nuk di si ta shpjegoj. Në gjumë m’u bë sikur ishte gati për t’u votuar reforma, salla e parlamentit e mbushur plot e përplot, deputetët ishin të qeshur pasi më në fund ishte arritur konsensusi. Ne të gjithë i kishim sytë e zemrën në atë sallë dhe na ishte bërë zemra mal nga ajo dashuri dhe mirësi që rrezatonin fytyrat e deputetëve. Kur sa hapi gojën kryetari për të filluar votimi, u ngrit Saliu me një palë brekë në dorë dhe u bë shamata e madhe. Saliu u nxeh e tha: Nuk jemi dakord… Dhe duke tundur brekët doli nga salla. Pas tij fësht ia mbathën të gjithë deputetët e PD-së që nga Joze린na, Edi Paloka, Kastriot Islami, Flamur Noka, Arben Ristani… Nuk e di pse nuk më zuri syri Eduard Halimin… Mbase do ta kisha parë edhe atë, po aty më doli gjumi dhe ëndrra u prish. Ore, mos po bën ndonjë gomarllëk e m’i nxjerr në gazetë këto muhabetet që bëjmë…”, thotë aktori i njohur.

“Ta them troç: M’u mërzit Tirana. Dhe e di pse m’u mërzit: Nga brekët e Shukriut dhe pordhët e Saliut. Hapja televizorin në shtëpi dhe nuk e kuptoja nga vinte një erë e keqe. Dilja në rrugë, sa takoja një mik, pyetja e parë që më bënte: E pe atë kryetarin e Dibrës me brekë? Shkoja në kafene: I njëjti avaz: Brekët e Shukriut e dënglat e Saliut. Besoje apo jo, po këto ma bënë të pamundur qëndrimin e mëtejshëm në Tiranë, deri nga vjeshta, sa të jenë harruar këto gjëra të neveritshme. Ja, për këtë ia mbatha të mbledh mendjen e të qetësoj shpirtin”, vijon ai.

Sipas Pajës, brekët e Shukriut janë një lojë e Berishës për të tërhequr vëmendjen nga reforma në drejtësi.

“Shukriu, ai fakiri i Dibrës ra viktimë për të justifikuar lojën e Saliut… Akoma nuk e ke kuptuar se këto janë lojërat e Saliut? Se në vend të merreshin me punë të tjera të rëndësishme, u bë një muaj e ca që 䂳Μitet vetëm për Shukriun. Po aty janë vrarë njerëz në mes të Tiranës dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Aty është bërë kërdia me korrupsion dhe ke dëgjuar të dënohet ndonjëri? Jo. E pra, tani e kuptove ku e kam lla䂳Hn? Këto janë skenare që i kurdis vetëm një dorë: dora e Berishës. Pse do thuash ti? Që të mos bëhet reforma në drejtësi. Kjo është e gjitha. Prandaj Saliu shet pordhë tani…”

SHKARKO APP