Lulzim Basha: Kryetar jam unë, jo Berisha

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se si kryeministër do të anulojë të gjitha koncesionet që ka dhënë qeveria e Ramës. Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, ai akuzoi këtë qeveri si më të korruptuarën në hostorinë e vendit. Basha është pyetur edhe për kritikat e ditëve të fundit nga deputeti Eduard Selami, për të cilin tha se është ilirë bërë vërejtjet që mendon. Më poshte një pjesë e shkurtër e intervistës që lidhet me zhvillimet brenda PD­-së.

Si po kryhet procesi i hapjes së PD­-së?

Pjesë e këtij procesi janë edhe zgjedhjet për Forumin Ronor të PD­së, i cili pasi ka ripërtërirë anëtarësinë e tij, është proces që kanë si qëllim të hapin partinë me më të aftët në nivel lokal e kombëtar.

A mendoni se shumë drejtues lokal nuk duhet të jenë aty?

Në bazë të performancës, PD-­ja ka krijuar mekanizimin e vlerësimit dhe ripërtëritjes së kapaciteteve të veta drejtuese dhe duhet të vazhdojë ta bëjë atë.

Cili është gabimi juaj gjatë fushatës elektorale? A i njihni vetes një gabim?

Padyshim. Kush është në aksion, në veprim, në punë, padyshim që dhe gabon. Procesi zgjedhor ka pasur disa faza si atë të evindetimit të kandidatëve, atë të përzgjedhjes së kandidatëve. I gjithë procesi ka qenë i sforcuar për shkak të futjes në kolaps përmes skemës së kapjes së pushtetit nga dyshja Rama-­Meta. Diku është ndërhyrë, diku është përmirësuar dhe kjo është evidentuar në analizë por e kam të vështirë të përgjithësoj por përgjegjësia kryesore është individuale duke filluar nga kryetari i partisë që jam unë deri tek drejtuesit në bazë dhe kjo do të reflektohet nga vendimet që do të merren. U përfol që sulmet e krerëve të degëve janë iniciuar nga ju… Këto janë thashetheme pazari, për të cilat unë nuk kam pasur as shije as oreks që të futem. PD-­ja ka një liri shprehje e cila nuk duhet abuzuar. Detyra ime është që ta zgjeroj këtë hapësirë të lirisë. Pjesë e detyrës sime është që të kujdesem që mos të abuzohet dhe mos të kthehet në një argument të luftës personale sepse kjo nuk i shërben as vet demokratëve dhe as shoqërisë. Berisha ka thënë se një demokrat nuk duhet të sulmojë kurrë një demokrat… Është shprehja ime favorite. E ka thënë Regan që thotë që ‘kurrë mos flit keq për një bashkërepublikant’. Ne jemi një familje e madhe politike numërojmë qindra mijëra anëtarë dhe s’mund të jenë gjithë në një mendoje por ndajmë të njëjtën peshë historike dhe përgjegjësie me shoqi­shoqin aq më tepër kur kemi përballë një qeverisje si kjo e majta që na trajtoj jo si kundërshtarë politik por si armiq. Debatet pa bukë janë të dëmshme.

Ju keni thënë se do t'i qëndroni vizionit të qëndrestarëve dhe do të mbështeteni në trashëgiminë e lidershipit historik. A e keni tradhtuar ju këtë vizion? Nuk besoj që e kam tradhtuar.

Unë jam shprehur se do të nderoj të gjithë historinë pozitive të PD­së ku natyrisht vlerat e qëndresës së kurajës, dhe forcës që vjen nga mbrojtja e së drejtës, janë vlera frymëzuese për çdo demokrat dhe mbeten vlera edhe për mua si kryetar i partisë.

Pse ka mbetur i zhgënjyer nga ju Eduart Selami?

Unë nuk bej asnjëherë koment. Nuk mund të më kërkoni që unë të bëj koment për komentet. Ai e ka të gjithë hapësirat ai dhe çdo kush tjetër për të shprehur qëndrimet e veta dhe për të dhënë kontributet e veta nëse dëshiron. Kjo është një skemë e përhershme nën drejtimin tim. Çdo kush ka mundësitë reale dhe jo hipotetike, në forume, në struktura, në zyrën time. Askujt nuk i mohohet kritika e bazuar në fakte dhe argumente.

I dëgjoni kritikat?

Sigurisht që po. Përgjegjësia ime si lider është që të garantoj hapësirat. Askush nuk paragjykohet. Këtë nuk e bëj për shoë por besoj se mendimet kritike i vlejnë PD-­së por bazuar në fakte dhe argumente për ecjen përpara. I mirëpres dhe i nxis zërat kundër.

Sa ndikon z.Berisha në vendimmarrjen tuaj? 

Përvoja politike e z.Berisha mbetet një aset i pashlyer për mua. Por demokratët kanë votuar me votë të lirë një kryetari të ri pas dorëheqjes së z.Berisha

SHKARKO APP